• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, April 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kadri, ti bëre të kundërtën e asaj që bisedova unë me Stalinin, pasi nga 7 – 8 këshilltarë, ti more 40 dhe i prite me duartrokitje në Ministrinë e Brendshme…”/ Debatet e Enver Hoxhës në Byro, 8 tetor ‘82

“Pasi e burgosën shtatë herë, në ’74-ën, Sigurimi e zhduku pa gjurmë babanë tim, kapiten Sami Bineri, kurse mua që isha shtatzënë, më…”/ Dëshmia tragjike e së bijës
“Kadri, ti bëre të kundërtën e asaj që bisedova unë me Stalinin, pasi nga 7 – 8 këshilltarë, ti more 40 dhe i prite me duartrokitje në Ministrinë e Brendshme…”/ Debatet e Enver Hoxhës në Byro, 8 tetor ‘82
Memorie.al
“Kadri, ti bëre të kundërtën e asaj që bisedova unë me Stalinin, pasi nga 7 – 8 këshilltarë, ti more 40 dhe i prite me duartrokitje në Ministrinë e Brendshme…”/ Debatet e Enver Hoxhës në Byro, 8 tetor ‘82
Memorie.al Kadri Hazbiu gjyq
“Kadri, ti bëre të kundërtën e asaj që bisedova unë me Stalinin, pasi nga 7 – 8 këshilltarë, ti more 40 dhe i prite me duartrokitje në Ministrinë e Brendshme…”/ Debatet e Enver Hoxhës në Byro, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (që për tre dekada me radhë kishte mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme), si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poliagjentit  Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti prej 24 faqesh, me autokritikën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (ku në çdo faqe të saj, Enver Hoxha, ka vënë shënime me shkrimin e tij), e cila bëhet për herë të parë publike nga Memorie.al    

                                              Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve

“Bedri Spahiu ishte aktivisti komunist më i zjarrtë në qarkun e Gjirokastrës dhe e ndiqte Baba Rexhebin, veç t’a zinte e, t’a rripte të gjallë, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË                                   TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                      PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                  ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë jam i bindur, shoku Enver, se shënimet janë atje.

SHOKU HEKURAN ISAI: Atje nuk ka asgjë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ti thua se dokumente i kam djegur në vitin 1960, si paska shënime?

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, mo shoku Enver. Më falni, mund të jenë djegur dokumentet, listat dhe dosja e tyre, këta ua thashë, kurse regjistrat janë atje, se ruhen.

SHOKU ENVER HOXHA: More, po i dimë ne regjistrat dhe do të gjejmë gjëra të tjera në ato regjistra, kurse tani po diskutojmë për gjë tjetër, flasim për dokumentet që tregojnë fajësinë tënde. Këtë duhet ta kuptosh dhe ta shpjegosh ti dhe kështu është, se nuk po na shpjegon gjëkafshë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, mirë, mirë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kjo çështje ka filluar zyrtarisht në vitin 1955.

SHOKU KADRI HAZBIU: Çfarë ka filluar.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dërgimi, dhënia e agjenturës sonë sovjetikëve.

SHOKU HEKURAN ISAI: Pas vitit 1961, nuk është bërë asnjë analizë serioze për këtë çështje, nuk është informuar në Komitetin Qendror, kjo doli rastësisht, pse, në qoftë se nuk do të kishte dalë çështja e Malo Hashorvës, as ekstrati i Ismail Qinetit, nuk do të kishte ardhur në Komitetin Qendror. Ju nuk bëtë asnjë analizë mbi bazën e këtyre të dhënave, as nuk erdhët të informonit në Komitetin Qendror dhe të thoshit, more shoku Hysni, na falni, po këtu ne kemi Ismail Qinetin, kemi 20 ushtarak, kemi pasur njerëz në Hungari, kemi pasur në Rumani.

SHOKU ENVER HOXHA: More, ju na keni dërguar informacione për ngjarje fare të thjeshta, edhe për çfarë tha njeri në Velabisht, apo në buzë të lumit dhe nuk na dërgoni për dijeni dokumente me rëndësi kaq të madhe. Është tjetër gjë, në qoftë se siç thua ti, nuk di, është diçka tjetër.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po unë… më falni…!

SHOKU ENVER HOXHA: Kjo është punë tjetër të thashë. Unë nuk fal njeri, këtë ta dish. Ata që s’kanë gabime, s’ka përse t’i fal. Ata që kanë gabime të vogla, për pjesën time, i fal, kurse ata që kanë gabime e faje të mëdha, nuk ka arsye t’i fal.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, unë them për këtë, shoku Enver, se nuk bindem. Kujtesa në asnjë mënyrë nuk ma lejon të them gjë, nuk di qysh e kemi trajtuar këtë problem.

SHOKU PALI MISKA: Atëhere, vërtetoje.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Shoku Kadri, ne jemi këtu në Byronë Politike dhe nuk kemi ndonjë kuriozitet që ta dimë në cilën ditë, në cilën dhomë e me cilin bisedove. S’kemi nevojë të na flasësh për gjëra të tilla.

SHOKU KADRI HAZBIU: E, po…

SHOKU MANUSH MYFTIU: Ti ke qenë ministër i Punëve të Brendshme dhe anëtar i Byrosë Politike për shumë vjet, këto që janë bërë te ju, janë veprime të gabuara rënda. Atëhere, pse i ke bërë këto dhe nga ç’arsye je nisur? Na fol për lidhjen e agjenturës sonë me atë të revizionistëve, kjo del vetëm më 1975. Mosthënia e kësaj çështje Partisë edhe pas 20 vjetësh, kur doli çështja e Malo Hashorvës, mosdhënia e përgjigjes së dytë Hysniut, i cili thotë se nuk di gjë hiç për këtë punë, çka do të thotë se Komiteti Qendror i Partisë, nuk di gjë, përbën një gabim të rëndë nga ana jote. Hysniu ka shkruar për këtë për këtë çështje dhe ta ka thënë ty. Në qoftë se do të supozojmë se, Hysniu do të thoshte një gjë të pavërtetë, ti me siguri do të revoltoheshe nga kjo dhe me siguri do të vije t’i ankoheshe shokut Enver, që kjo nuk është e vërtetë, unë ia kam bërë këtë të ditur Komitetit Qendror. Mirëpo, ti nuk ke vepruar kështu, ke heshtur, çka do të thotë se Komiteti Qendror, deri në 1975, me të vërtetë, nuk di gjë. Atëhere ti, duke u nisur nga kjo, ke bërë kërkesën tjetër, dhe këtë gjithashtu nuk ja ke dhënë Komitetit Qendror!

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, përgjegjësinë për këtë e mbaj unë.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Po ti nuk e thua këtë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, e mbaj unë përgjegjësinë, s’e dërguam, s’e kam dërguar.

SHOKU ENVER HOXHA: Shiko Kadri, me ne mos luaj këtu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, s’luaj unë.

SHOKU ENVER HOXHA: Mos thuaj se e mbaj unë përgjegjësinë, çka do të na thuash se nuk ke asnjë përgjegjësi, në mënyrën se si e shprehe. Ti ke bërë gabime dhe gabimet e tua janë krime, gjë që ti nuk e thua, po thua: “kështu e kam gjykuar”, “kështu e kam menduar”, “e mbaj unë përgjegjësinë”, “nuk është kështu”, etj. Po ne nuk hamë bar këtu, se kemi 40 vjet, që luftojmë me elementët armiq.

SHOKU KADRI HAZBIU: Dakort shoku Enver, por dhe mua mos më përjashtoni nga kjo luftë me armiqtë. Tashti gabimet që kamë bërë, janë gabime, po mendoj se janë të pandërgjegjshme.

TË GJITHË SHOKËT: Po si janë gabime këto more Kadri, kur këto janë gabime shumë të rënda?

SHOKU RITA MARKO: Ai të thotë në këtë proces që është agjent, kurse ti e ke mbuluar këtë. Nuk është faj ky?!

(Bëhet pushim)

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë Kadri, vazhdo, ti e ke fjalën, e kishim për materialin.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ky material nuk mund të konsiderohet komprometues, mendoj unë, për arsye se këshilltarët sovjetikë e kishin rrugën të çelur, ata i merrnin këto materiale në ministri, pa pengesë.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Për t’ju implikuar edhe juve.

SHOKU KADRI HAZBIU: Për të implikuar mua, jo, se unë e dija që këto punë janë bërë me autorizim.

SHOKU ENVER HOXHA: Nga kush?

SHOKU KADRI HAZBIU: Shoku Enver, tashi, siç e kuptoj unë, kishte një praktikë atje, që unë e gjeta dhe marrdheniet me ta kështu i vazhdova.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, nuk qenë kështu marrëdhëniet me ta. Për ne është e qartë se marrëdhëniet me këshilltarët sovjetikë, nuk qenë aspak kështu, bile, vetë Stalini më ka thënë mua: “ne do t’ju japim disa këshilltarë, por brenda dy tre vjetëve maksimumi, ata duhet të largohen”. Në fakt, kështu ngjau, aq kanë ndenjur ata dhe u larguan. Në organet e Sigurimit të Shtetiut, kanë qenë 8 këshilltarë dhe njeri nga të cilët ishte i ambasadës sovjetike, po pastaj, pas vitit 1954, kur ti ishte bërë ministër, erdhën dhe u bënë 30 – 40 veta. Pra ndodhi e kundërta e asaj që kishim rënë dakord me Stalinin, prandaj nuk mund të ketë dhe s’ka pasur udhëzim nga lart.

SHOKU KADRI HAZBIU: Më falni, shoku Enver, po këta me lejen time erdhën? Unë i kërkova këta?

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, këta kanë ardhur si hani me dy porta, ia hipën avionit, erdhën këtu, ju i pritët me duartrokitje dhe i futët nëpër zyra.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, ashtu është shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Kanë marrë viza a s’kanë marrë, këtë se di. Mbase s’kishin marrë as viza, mundet që edhe pa viza të kenë ardhur. Vihet pyetja, po pse nuk erdhën edhe në dikastere të tjera këshilltarët sovjetikë, po vetëm te ju?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po kur herë të tjera?

SHOKU ENVER HOXHA: Jo herë të tjera, po thashë përse nuk erdhën edhe në të tjerë sektorë, por nga gjithë të tjerët u larguan, kurse te ju ndodhi e kundërta, u shtuan?

SHOKU KADRI HAZBIU: Nuk e di unë se si ka qenë punë në sektorët e tjerë shoku Enver, por unë…!

SHOKU ENVER HOXHA: Mirëpo këtë ta them unë, e di unë. Unë jam sekretar i parë i Komitetit Qendror, për ju nuk kam dokumenta, për të tjerët kam.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, mirë, po nuk e dinte Komiteti Qendror, që te ne erdhën këta këshilltarë?

SHOKU ENVER HOXHA: Komiteti Qendror dinte që në fillim që erdhën 7 këshilltarë dhe Stalini më kishte thënë për ta se do të qëndrojnë 2 – 3 vjet dhe pastaj do të largohen, kurse te ju, u bënë 40 veta.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ja shoku Enver, Komiteti Qendror nuk e dinte se kishin ardhur?

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, nuk e dinte, dinte se vetëm kishin ardhur këshilltarë, po se sa, nuk e dinte. Përveç kësaj, dinte se çdo të thosh këshilltar. Komiteti Qendror kish të qartë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore, ishin sektorët më sekretë të shtetit tonë, dinte që në Sigurimin e Shtetit, kishte njerëz të besuar dhe nuk kishte dhënë asnjë urdhër që, këshilltarët e huaj të fusnin hundët dhe duart e tyre deri në bërryl, në dokumentet e këtyre sektorëve. Ke ti dokumente për këtë gjë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, s’kam.

SHOKU ENVER HOXHA: Atëhere?

SHOKU KADRI HAZBIU: Mirë, për këtë e mbaj unë përgjegjësinë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po jo ta mbash vetëm me fjalë, po ta mbash me plotë gojën.

SHOKU KADRI HAZBIU: Me plot gojën e mbaj, vetëm një gjë shoku Enver…

SHOKU ENVER HOXHA: Çfarë gjeje?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po pse nuk dihej nga Komiteti Qendror se kishin ardhur gjithë këshilltarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme?

SHOKU ENVER HOXHA: Po ta thashë pra, dihesh, por jo 40, bile as ju nuk e dinit se sa ishin. Hekurani ka pyetur ata që i kanë dokumentet në Ministri dhe ka nxjerrë se kanë qenë 40 veta, bile ka thirrur njerëz nga jashtë që t’u thonë se kush ishte.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ka dokumente?

SHOKU HEKURAN ISAI: S’ka dokumente për këtë.

SHOKU ENVER HOXHA: Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte bërë si hani me dy porta, kurse ti kërkon që të dijë Komiteti Qendror, ka, apo s’ka dokumente, kurse ti vetë nuk di gjë për këtë. Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur katili më goditi me shkelma në protezën prej druri, iu drejtova: kjo këmbë nuk ndjen dhimbje, se...”/ Dëshmia e trishtë e organizatorit të demonstratës së 13 janarit ’90-të, në Shkodër

Next Post

“Shtëpia e madhe dhe fisnike e Qafajve të Fushë – Arrësit, që kishte flamurin e saj të shekullit XIX-të, nxorri disa burra në za e, patriotë të shquar...”/ Historia e panjohur e familjes që u masakrua nga komunistët

Artikuj të ngjashëm

“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve
Dossier

“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve

April 20, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Dossier

“Bedri Spahiu ishte aktivisti komunist më i zjarrtë në qarkun e Gjirokastrës dhe e ndiqte Baba Rexhebin, veç t’a zinte e, t’a rripte të gjallë, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 20, 2026
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Dossier

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 18, 2026
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
“Kur të dërguarit nga Tirana, i thanë Nolit; ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit’, Noli i ndezur u…”/ Shkrimi i gazetës “Dielli”, 20 tetor 1965
Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

April 19, 2026
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dossier

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 17, 2026
Next Post
“Shtëpia e madhe dhe fisnike e Qafajve të Fushë – Arrësit, që kishte flamurin e saj të shekullit XIX-të, nxorri disa burra në za e, patriotë të shquar…”/ Historia e panjohur e familjes që u masakrua nga komunistët

“Shtëpia e madhe dhe fisnike e Qafajve të Fushë – Arrësit, që kishte flamurin e saj të shekullit XIX-të, nxorri disa burra në za e, patriotë të shquar...”/ Historia e panjohur e familjes që u masakrua nga komunistët

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme