• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ju tregoj hetuesit dhe inspektorët e UDB-së që më arrestuan dhe torturuan në burgun e Zenicës, si dhe prokurorët e gjykatësit që më dënuan me akuza të montuara, si agjent i CIA-s dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Nafi Çegranit nga Shkupi

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
“Sipas shtypit grek, trazirat e ’81-it në Kosovë, do të çonin një konflikt midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku sovjetikët, do t’i dilnin në ndihmë Tiranës dhe……”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

Nga Nafi Çegrani                                 

                                Dëshmia e një gjykimi të vdekur para Drejtësisë

                      (Procesi i Zenicës rast i montuar politik në Jugosllavinë e vitit 1981)

Memorie.al / Në një kohë kur njerëzimi po përpiqet të ndërtojë ura mirëkuptimi në një botë gjithnjë e më të trazuar, në zemër të Ballkanit, që nga e kaluara e sistemit komunist, ende  po ringjallen hijet e asaj të kaluare fantazmash, me një gjuhë që nuk njeh as arsyen, ose ende heshtje nga gjykatat dhe drejtësia, nga ata të cilët duhet të mendojnë mirë para se të flasin dhe të sjellin vendime, jo të mbajnë në kokë mendjen e tyre fajtore të  ndryshkur, pa ndonjë fije të  ndërgjegjes njerëzore. Dhe kur një një varg gjykimesh të inskenuara të stilit të tyre të egër dhe të stilit bolshevik, ato gjykime me akuza të kurdisura, sa keq kur ende nuk dënohen si të tilla, por ende mbahen në sirtarë të fshehura dhe të mbyllura, në heshtje dhe pa u shfletuar me syrin e drejtësisë, apo ndoshta nga shkaku  se u krijuan nën urdhra dhe plane të fshehta të regjimit dhe  ideologjisë fashiste e shoviniste të kohës kur dirigjonin UDB-a dhe krerët e nëntokës së saj shoviniste dhe fashiste, dhe ende  tolerohen, ajo bëhet rrezik kolektiv, në veçanti për drejtësinë, bashkëjetesën, për sigurinë, për demokracinë vetë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata…”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik

Kjo klimë nuk është e re për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në këtë cep të Ballkanit. Ne kemi kaluar përmes valëve të mohimit historik,të dëbimeve dhe të syrgjynosur si popull dhe si komb, përballë stuhive të diskriminimit institucional të Jugosllavisë komuniste, madje edhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta zhvlerësuar identitetin tonë kolektiv. Kemi duruar stuhitë e shekujve, kemi ruajtur gjuhën, kulturën, kujtesën dhe rrënjët, fisnikërinë dhe bujarinë ndaj të tjerëve, por nuk mund të qëndrojmë të heshtur, kur gjithçka njerëzore vihet sërish në pikëpyetje fryma primitive e shovinizmit dhe urrejtjes nga ata që nuk e njohin as veten, që nuk e ndërtojnë historinë mbi vlera humane, përpiqen ta shfaqin forcën e dhunës dhe krimit, të urrejtjes dhe të poshtërimit të të tjerëve, sidomos ndaj ne shqiptarëve, sepse këtë e kanë praktikë nga e kaluara institucionale komuniste, përmes poshtërimit të tjetrit.

Këto fyerje dhe kërcënime të organizuara dhe të trashëguara nga sistemi monist dhe e kaluara, është krim moral, është mohim i vetë të drejtës njerëzore dhe drejtësisë. Edhe ajo që është bërë me vite e dekada nga ata që duhet të ndajnë drejtësinë si gjykata, (kam si shembull rastin e montuar të Zenicës që nga 1981), me dekada u bënë dhe mbetën masha të ndryshkura të atij sistemi keqbërës komunist, siç ishin Kapetanoviqat e Baboviqa, Mustaqat e Berbatoviqa, Bradariqat etj., etj., kur me urdhër dhe plan të fshehtë kanë dënuar njerëz të pafajshëm dhe me burgje të rënda. Pse kështu, vallë?

Ky është një akt që kërkon dënim politik, ligjor, etik dhe shoqëror. Heshtja përballë këtij fenomeni nuk është neutralitet, por bashkëfajësi. Ne shqiptarët nuk kërkojmë mëshirë. Ne kërkojmë drejtësi. Ngjarjet që rrëfej nuk ndodhën në errësirën e shekujve të kaluar, por në Evropën që nga 1980 dhe fillim-viteve ’81 e, me radhë, ku hoqëm të zitë e ullirit në një shtet që pretendonte se ishte “socialist dhe vëllazëror”.

Por, mjerisht, shtrëngatat e padrejtësisë i ndjejmë dhe përballemi edhe sot, kur sytë i kemi kah Europa demokratike dhe BE.

Ky është rrëfimi im, rrëfimi i njeriut të dënuar me vdekje-pushkatim, në të drejtën e Zotit, dhe me vite e vite jam i  shënjestruar, i rrethuar nga një makineri gjakftohtë: hetues, prokurorë, gjykatës e ministra, të gjithë të lidhur në një zinxhir urdhrash nga qelitë e hetuesisë të burgut të Zenisës, ku përjetova skëterrën me pranga e zinxhir të lidhur gjaku, deri te zyrat e Beogradit dhe kabinetet e pushtetarëve federalë.… Në fillim të viteve ’80-të, shqiptarët në Jugosllavi përballeshin me një realitet ku kombësia e tyre ishte vetë prova e fajësisë.
Refuzimi im për të qenë vegël e projekteve për asimilimin e shqiptarëve dhe për pastrimin e identitetit të tyre, më futi në shënjestër të UDB-së dhe SDB-së.

Konfliktet me qarqet e Beogradit e Shkupit më bënë “armik të brendshëm” ose, “agjent të CIA-s”, disa vite para se të hapej çështja ime penale, në veçanti pas kthimit tim nga SHBA-ja ku isha arratis para shumë kohësh dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e demonstrative në Kosovë, era me ngrica akulli nisën të përplasen në ballin dhe shpirtin tim dhe të familjes sime.

… Arratisja në SHBA, nuk më shpëtoi. Nga prapaskena, shërbimet sekrete ndërtuan akuza të absurde — më shpallën “agjent të CIA-s”, trillim i orkestruar për të më damkosur politikisht dhe për të justifikuar likuidimin tim si figurë e padëshiruar. Akuzat nuk ishin vetëm një goditje ndaj meje, por pjesë e një politike të gjerë për të krijuar frikë dhe për të shkatërruar çdo individ që guxonte të mos përkulet.

 Arrestimi dhe dërgimi në Zenicë

Viti 1981 — demonstratat shqiptare në Kosovë tronditën themelet e një shteti që kishte harruar se popujt nuk burgosen përgjithmonë. Në këtë klimë represioni, u arrestova me akuza të fabrikuara për një “vrasje”, që nuk kishte ndodhur kurrë.
Nga qelia e Bugojnës, ku policët e saj të egërsuar më trajtuan si kriminel, para se të më gjykonin, u transferova në burgun hetues të Zenicës — një vend që të burgosurit e quanin “varre të gjalla”.

Hetuesit dhe policia

Budo Nikica – gjyqtari hetues i cili legjitimoi torturat si “procedurë”

Ante Bernada dhe Stipe Grabovac – inspektorë të SPB-Bugojno, ekzekutorë të dhunës fizike dhe psikologjike,

Fikret Bradariq – shef hetuesie, mik personal i Zdrako Mustaqit në Beograd, që koordinonte skenarin e procesit.

Gjykatësit dhe prokurorët

Sulejman Kapetanoviq – gjykatës kryesor, i njohur për proceset politike kundër shqiptarëve. Tihomir Baboviq – gjykatës bashkëdrejtues i farsës gjyqësore,

Mensur Hoxhiq – prokuror që përdorte aktakuzën si instrument politik,

Ante Varunek – gjykatës i Gjykatës Supreme që vulosi vendimin politik, Mirko Vlajsavleviq – përjashtim i rrallë, vendimi i të cilit kishte bazë më të drejtë dhe juridikisht të saktë!

Urdhërdhënësit nga prapaskena

Dushko Zgonjanin – ministër i Punëve të Brendshme, Nikolla Ilievski – shef i SDB në Shkup, Zdravko Mustaq – funksionar i lartë i SDB federative në Beograd,

Mirko Bunevski – zyrtar i SDB federative,

Stane Dollanc – ministër federal i PB dhe figurë kyçe e sigurisë jugosllave,

Branko Mikuliq – kryetar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i informuar drejtpërdrejt për rastin tim. Ky ishte zinxhiri vertikal i përndjekjes: nga hetuesit e qelive të Zenicës e Bugojnës, deri te zyrat federative në Beograd, ku raportet për ecurinë e procesit tim kalonin si materiale strategjike.

  ***

Salla e gjyqit nuk ishte vend drejtësie, por arenë ku ligji kishte vdekur.

Gjykatësi Kapetanoviq, solli në sallë Vahedin Ramadanin, me fytyrë të ënjtur e të nxirë nga goditjet. Me zë të dridhur ai përsëriti fjalët e mësuara nën torturë: “Vahedine, reci mu na Nafija u oči sve šta si nam rekao nama”! E dinte se po gënjente, e dinte se ishte vegël e dhunës. Por për ta, kjo ishte “provë”. Unë refuzova çdo akuzë, duke deklaruar se procesi ishte një farsë e mbështetur në torturë, provokim dhe urdhra politikë.

Procesi im shkelte parimet e garantuara nga: Neni 3 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut – e drejta për jetën, lirinë dhe sigurinë personale, Neni 5 – ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor, Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut – e drejta për një proces të drejtë, Konventa e OKB-së Kundër Torturës – ndalimi absolut i përdorimit të dëshmive të marra me torture.

Në qelinë e vetmisë, me një dritë të zbehtë që lëkundej si fryma e fundit e shpresës, kuptova se njeriu është i vogël përballë errësirës, por bëhet i madh kur mban ndezur dritën e ndërgjegjes. Vendosa të mos thyhesha. Kam kërkuar falje edhe kur nuk kam qenë fajtor – jo nga dobësia, por nga besimi se fisnikëria nuk ka nevojë për fitore, për të qenë e drejtë. Ku mbetet drejtësi, vallë? Historia ime nuk është e vetme. Ajo është pjesë e një kapitulli të errët në marrëdhëniet e Jugosllavisë me shqiptarët. Padrejtësia e harruar është padrejtësi e përsëritur. Prandaj, ky dokument nuk është thjesht një kujtim personal, por një thirrje që e vërteta të mos fshihet dhe përgjegjësit të mos harrohen. Edhe kur drejtësia ligjore dështon, mbetet gjykata e historisë — dhe ajo nuk korruptohet. Rruga juridike e vonshme (dokumentim & rihapje).

Dokumentoni çdo gjë, duke përfshirë të gjitha vendimet gjyqësore, akuzat, dëshmitë, dhe çdo provë që tregon për inskenim ose shkelje të procedurave.

Kërkoni rihapje të çështjes me bazë shkelje të të drejtave themelore, veçanërisht nëse keni prova ose dëshmi të reja. Përdorni juristë të specializuar në të drejtat e njeriut dhe në rastet e montuara politike. Edhe pse Strasburgu është i ngadalshëm dhe shpesh formalist, një dosje e punuar mirë nga një ekip i besueshëm rrit gjasat.

Rruga historiko-publike (e vërteta si mbrojtje).

Duke qenë se shpesh drejtësia formale dështon, shpallja publike e së vërtetës është një formë tjetër mbrojtjeje. Mund të përgatitni një libër, dosje dokumentare ose artikuj ku paraqisni rastin tuaj në kontekstin e veprimit të UDB/SDB ndaj shqiptarëve — kështu nuk mbetet vetëm një rast personal, por pjesë e një historie më të madhe represioni. Bashkëpunimi me gazetarë investigativë, historianë dhe studiues të pavarur, mund t’ju ndihmojë të fitoni hapësirë publike që nuk e keni pasur në gjykata.

Rruga ndërkombëtare alternative (jo vetëm Strasburgu)

Ekzistojnë edhe organizata të tjera ndërkombëtare përveç Gjykatës së Strasburgut: Komiteti i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, OSBE, Amnesty International, Human Rights Watch. Këto nuk janë gjykata, por raportet dhe presioni publik që krijojnë mund të detyrojnë një reagim nga autoritetet kombëtare. Jam duke shkruar me shumë bindje të plotë dhe guxim për drejtësi, dhe NUK DUA TA LË ÇËSHTJE vetëm në duart e gjykatave, jam duke kërkuar zbardhen e të vërtetës ligjore dhe të Perëndisë, sepse edhe duhet ta kthenë këtë çështje në binarët e ligjit dhe drejtësisë, çdo kush dhe çdo njeri që ka një shpirt njerëzor, apo në veçanti ata të cilët drejtojnë institucione, organe përkatëse dhe gjykata, të del në dritën e diellit nga një çështje e mbyllur e një “viktime të harruar”, në një rast shembullor që tregon fytyrën e mekanizmit represiv të ish-Jugosllavisë dhe pasojat e tij deri sot.

Kjo e bën të pamundur që të heshtet. Andaj edhe shkruaj, nuk heshti se jam në rrugën e vërtetë të drejtësisë. Kështu veproj me shpirt e zemër, me mendje të shëndoshë dhe krenari si shqiptar, sepse kam besim dhe bindje tek njerëzit e drejtësisë,  dhe nëse nuk arrij drejtësi juridike të plotë, do të arrij drejtësinë morale dhe historike, e cila ndonjëherë është e vetmja formë që do të mbijetojë edhe pas vdekjes sime.

Atmosfera e kohës…!

(Çfarë duhet patur parasysh): Përshkrim i realitetit politik të Jugosllavisë së viteve para dhe pas vdekjes së Titos.

Gjendja e shqiptarëve dhe funksionimi i gjykatave si vegla politike. Theksi: gjykata nuk ishte tempull i ligjit, por një skenë farsash. Arratisja, shkaqet dhe arsyet e ikjes sime në SHBA-ës dhe përndjekja ndërkufitare. Akuzat absurde (“agjent i CIA-s”) dhe orkestrimi i tyre nga UDB/SDB. Arrestimi në 1981 në klimën e demonstratave shqiptare. Dërgimi në Zenicë, burgun famëkeq me “varre të gjalla”. Përshkrimi i trupit gjykues: emrat, lidhjet politike dhe shërbimet sekrete. Skena me Vahedin Ramadanin si dëshmi e torturës dhe e përdorimit të dëshmitarëve të dhunuar. Reagimi juaj publik në sallë: refuzimi i akuzave dhe denoncimi i farsës.

Shkeljet Themelore të të Drejtave të Njeriut

Listim i neneve të shkelura sipas

Deklaratës Universale, Konventës Evropiane, Konventës Kundër Torturës.

Argumentimi pse procesi nuk kishte asnjë bazë ligjore. Rezistenca dhe Dinjiteti:

Përvoja në qelinë e vetmisë dhe reflektimet mbi dritën e ndërgjegjes.

Vendosmëria për të mos u thyer, pavarësisht torturës, poshtërimit dhe izolimit. Parimi i faljes si shenjë e fisnikërisë, jo e dobësisë. Vendimet e ndryshme gjyqësore: padrejtësitë dhe përjashtimet. Roli i gjykatësit Mirko Vlajsavleviq si shembull i një vendimi më të drejtë. Vendosja e rastit në kontekstin e përndjekjeve sistematike ndaj shqiptarëve nga UDB/SDB.

 Padrejtësia e harruar si padrejtësi e përsëritur. Nevoja për dokumentim publik dhe ndërkombëtar të rasteve të tilla.

Vlera e dëshmisë historike në mungesë të drejtësisë juridike. Lexuesi (jurist, historian apo publik i gjerë) e ndjek lehtë kronologjinë dhe logjikën e ngjarjes. Argumentet ligjore dhe morale dalin të ndara qartë. Historia bëhet më e fortë si dokumentim për përdorim publik dhe ndërkombëtar.

…Strukturat më të errëta të nacionalizmit jugosllav më kishin shënjuar si “armik të brendshëm” shumë kohë para arrestimit. Shkaku? Refuzova të bëhesha vegël në projektet për shuarjen e identitetit shqiptar. Konfliktet me qarqet e Beogradit dhe Shkupit më futën në listën e zezë të UDB-së dhe SDB-së. Kur u arratisa drejt SHBA-ve, mendova se kisha lënë pas kthetrat e tyre. Por sistemi të ndjek si hije: akuzat për “agjent të CIA-s” – një trill absurd – u përdorën për të më diskredituar dhe legjitimuar eliminimin tim politik. Në vitin 1981, mes trazirave të demonstratave shqiptare në Kosovë, u arrestova me akuza të fabrikuara, për një “vrasje” që nuk kishte ndodhur kurrë. Me duart e lidhura më çuan në burgun hetues të Zenicës – vendin që të burgosurit e quanin “varre të gjalla”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe...”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata...”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

Artikuj të ngjashëm

“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata…”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

August 15, 2025
“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik

August 15, 2025
”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76
Dossier

”M. Gjikopulli, K. Plaku, krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, e kanë kryer në formën e spiunazhit, si agjentë të vjetër të zbulimit…”/ Relacioni i Presidiumit, për “Grupin sabotator të Naftës”, qershor ‘76

August 15, 2025
“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76
Dossier

“Andrea Manço është i përgjegjshëm dhe ai do të dënohet, sepse mua më kujtohet që në Gjyqin Special, ku Beqir Valteri, luajti këtë rol…”/ Diskutimi i Haxhi Lleshit, në mbledhjen e Presidiumit, 26 qershor ‘76

August 15, 2025
“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

August 15, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
Next Post
“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata...”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme