• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 28, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“John Nasse dhe gangsterët e tij, të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, kanë bashkëpunim me reaksionarët dhe me fashistët, për përmbysjen e regjimit t’uaj demokratik…”/ Letrat e Nolit për Enverin

“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946
“Në fillimin e viteve ’50-të, për shkak të lëvizjes antikomuniste në SHBA-ës, Noli, u sulmua në shtyp, madje edhe u thirr në pyetje nga autoritetet amerikane…”/ Ana e panjohur e Peshkopit të famshëm
“Sipas porosive nga qendra në Tiranë, në vitin 1958, u takova me Fan Stiljan Nolin, në kishën e tij, fshehurazi natën dhe ai më tha për udhëheqjen tonë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të Zbulimit
“Kur shkova në spital te Nako Spiro dhe i thashë; ke për të parë, se do shërohesh, ai më hodhi një shikim plot kërcënim përbuzje e më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Spahiut
“Kur i thashë se; jam gazetare, madje jemi patriotë, të dy nga Korça, ai m’u përgjigj; unë jam patriot me të gjithë shqiptarët, por…”/ Historia e panjohur e shqiptarit më të famshëm në Boston dhe SHBA-ës
Memorie.al

Nga Alma Mile

Pjesa e dytë

Memorie.al / Edhe pse kishte deklaruar se ishte tërhequr nga politika dhe i ishte përkushtuar veprimtarisë kishtare, Fan Noli asnjëherë nuk u shkëput vërtet prej saj. Këtë e shohim në vitet ’45, ’46, ’47, në një letërkëmbim që ai ka me Enver Hoxhën. Nga sa lexojmë, Noli ka qenë një ndërmjetës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, që Shqipëria të mund të pranohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në UNRRA, apo në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA-të. Noli i raporton Enver Hoxhës, të gjitha veprimet më të fundit në SHBA-ës, në lidhje me këto çështje, por edhe të tjera. Dukej qartë që ai ishte një mbështetës i politikës së Hoxhës, por i mëshonte shumë vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën.

Ky letërkëmbim është pjesë e një vepre, që pa dyshim është nga prurjet më interesante në tregun e librit së fundi. Bëhet fjalë për “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, një vepër e përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi dhe botuar nga shtëpia botuese “Erik”. Janë 544 letra që Fan Noli u ka dërguar personaliteteve të ndryshme, shqiptarë e të huaj, politikanë e klerikë, miq e familjarë, por edhe përgjigjet e tyre, të cilat flasin së tepërmi për personalitetin  e tij. Sipas studiuesit Jorgaqi, për realizimin e kësaj vepre janë dashur shumë vite punë dhe kërkime në arkiva.

Gjithashtu mund të lexoni

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Telegrami i Fan Nolit, dërguar Enver Hoxhës

                                          28 maj 1946

Të tre mesazhet t’uaj që mi dërgoi ministri fuqiplotë Hysni Kapo, nga Belgradi, më 10 prill, më arritën sot më 28 maj. Për shkak të kësaj vonese, lipsen me urgjencë shpjegime të tjera. Më parë, nëse nga pikëpamja e juaj traktatet e regjimeve të kaluara do të mbeten të pandryshuara.

Së dyti, cilët traktate në përgjithësi dhe cilat pika në veçanti i konsideroni ju të papranueshme.

Së treti, nëse ia kini shpjeguar pikëpamjen t’uaj mi traktatet dhe pikat qeverisë së Shteteve të Bashkuara me shkrim. Së katërti, në se të tre mesazhet t’uaj janë vetëm për udhëheqjen t’ime, apo munt t’i botoj ose, t’ua komunikoj departamenteve ose delegacioneve të interesuar.

Ju them me keqardhje se John Nasse dhe gangsterët e tij, të të ashtuquajturit Komitet i “Shqipërisë së Lirë”, bëjnë korrespondencë të fshehtë dhe kanë bashkëpunim me reakcionarët dhe me fashistët përtej, për përmbysjen e regjimit t’uaj demokratik.

Para lufte ata u munduan shumë ta sillnin këtu peshkopin renegat Pandelimon Kotoko dhe ta vinin në krye të Kishës Orthodhokse në Amerikë.

Kryetari i delegacionit frances, Alexandre Parodi, hero i famshëm i rezistencës franceze, që shërben tani si president i Këshillit të Sigurimit, tregoi një interes të dukshëm në shpjegimin t’im të hollësishëm mi betejën t’uaj të fortë kundër armikut të përbashkët dhe me reformën agrare që kini bërë pas çlirimit të atdheut.

Ay më sugjeroi rregullimin e shpejtë të ndryshimeve tuaja me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, si konditë e domosdoshme për pranimin e Shqipërisë në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara.

                     Peshkop Fan Noli

               Letër e Sejfulla Malëshovës, dërguar Fan Nolit

                                       Tiranë, 27-VIII-‘45

Hirësi, Enver Hoxha, unë dhe gjithë qeveria, jemi të mendjes se ardhja Juaj në Shqipëri, do të ishte një fat i madh për Shqipërinë. Kështu jo vetëm do të kurorëzohej tërë e shkuara juaj patriotike, por vendi ynë do kishte në situatën e sotme, një ndihmë të madhe morale dhe politike.

Jam i sigurt se populli shqiptar, që sot e ka vënë fatin e tij në dorë, do të ju nderojë si duhet dhe do të Ju japë vendin që meritoni.

Për së afërmi, ndofta nga fundi i tetorit, do të kemi zgjedhjet për në Kuvëndin Themelonjës. Do të ishte shumë mirë që të vinit me këtë rast në Shqipëri, qoftë edhe provizorisht. Sidoqoftë, Ju lutem të më shkruani se ç’mendoni, mi ardhjen tuaj në Shqipëri.

Këtë letër po Jua dërgoj me anën e një mikut tim, pse kështu jam i sigurt, që do të ju bjerë në dorë. Po të dëshironi të më ktheni përgjigje, Ju lutem ma dërgoni letrën me këtë udhë.

Të gjithë presim me padurim fjalën tuaj!

Të fala, me respekt!

Sejfulla Malëshova

                                 Letra e Fan Nolit dërguar Enver Hoxhës

                                        Kryeministrit Enver Hoxha

  Tiranë, Shqipëri, 1945

Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara dhe unë bashkë me ta kemi ndjekur me emocion të thellë luftën tuaj heroike dhe jemi të gëzuar aq sa nuk shprehet me fjalë, për sukseset tuaja të shkëlqyera. Ne e ndiejmë veten krenarë për ju, sepse ju jeni i vetmi udhëheqës ushtarak në këtë luftë, i cili ia doli ta çlirojë vendin nga pushtimi i huaj, me forcat e veta, pa ndihmën e ndonjë ushtrie çlirimtare mike; ju jeni gjithashtu një nga të paktat qeveri, që mund të qëndrojë me këmbët e veta, e pambështetur nga ushtri mike të pushtimit.

Për më tepër, ne e miratojmë me gjithë zemër politikën tuaj të bashkëpunimit të ngushtë me Jugosllavinë dhe me udhëheqësin e saj të madh, Mareshallin Tito, nën udhëheqjen frymëzuese të të cilit ne shpresojmë të kemi një Federatë të gjithë popujve të Ballkanit, duke vendosur kështu një paqe të qëndrueshme në gadishullin tonë të shqetësuar.

Ju lutem t’u transmetoni përshëndetjet e mia të përzemërta gjithë kolegëve tuaj që kanë marrë pjesë në kryqëzatën tuaj aq të vështirë e aq me zotësi dhe gjithë popullit shqiptar që qëndroi i patundur e me besnikëri përkrah jush.

Perëndia ju bekoftë të gjithëve.

                            Peshkopi F.S. Noli

 Letër e Enver Hoxhës, dërguar Fan Nolit

25 shtator 1945

I nderuar zoti Noli,

Mesazhi i përzemërt që më dërguat, më preku shumë dhe ju faleminderit. Për mua, për shokët e mi të luftës dhe për gjithë popullin shqiptar, fjalët Tuaja shprehin ndjenjat e larta patriotike dhe pasqyrojnë shpirtin demokrat të vëllezërve tanë të dashur të Amerikës dhe tuajat, që keni qenë shpirti dhe mburrja e tyre.

Në vuajtjet e popullit tonë, në zjarrin e rreptë për çlirim. Ku hodhëm pa rezerva gjithë forcat tona për kauzën e shenjtë të atdheut dhe të njerëzimit, ne mbanim të pashuar në zemër kujtimin dhe dashurinë për ju, o vëllezërit tanë të Amerikës, që në çdo moment keni luftuar për atdheun tonë të shenjtë dhe të përbashkët.

Populli ynë heroik që dha prova të shkëlqyera në këtë luftë, me besim të madh në forcat e veta, i është përveshur punës për të ndërtuar një të ardhme të lulëzuar. Dhe në përpjekjet tona për t’ia arritur këtij qëllimi do të jemi të gëzuar që Ju, si një luftëtar i palodhur për pavarësinë dhe demokracinë shqiptare, të jeni në gjirin e ngrohtë të popullit tuaj, për t’i dhënë ndihmën tuaj të çmueshme dhe për të kurorëzuar përpjekjet e vlefshme në atdheun ku triumfuan idealet e popullit.

Mua ma do zemra që në zgjedhjet e afërme për Asamblenë Kushtetuese, emri Juaj të figurojë tok me tanët dhe populli shqiptar, lirisht dhe demokratikisht të sanksionojë përpjekjet dhe veprat tona të përbashkëta. Ashtu si kemi qenë kurdoherë të bashkuar me zemër në luftën tonë, ashtu të jemi dhe tani e përgjithmonë për të mirën e popullit tonë të dashur dhe për mbrojtjen e paqes së njerëzimit.

       Gjeneral-Kolonel

         Enver Hoxha

                                             Letër e Fan Nolit, dërguar Enver Hoxhës

Me kënaqësi të madhe mora mesazhin tuaj të nxetë dhe bujar, si dhe letrën e mikut tim të mirë dhe kolegut tuaj Sejfulla Malëshova. Kam dëshirë të madhe të jem aty me juve, po sot për sot nuk munt, pse udhëtimet janë të kufizuara, përveç që ka edhe pengesa të tjera…! Mundet të ju bëj një vizitë pas Pashkëve, kështu do të takoj përsëri me miqtë e mij të vjetër.

Kam shumë arsye që më pengojnë të vë kandidaturën në Shqipëri. Ju siguroj se ju kini përkrahjen time të plotë dhe munt të përdorni emrin tim në fushatën elektorale, që populli të votojë për Frontin. Bashkë me këtë, ju lutem të drejtoheni tek unë për çdo gjë që munt të bëj për këtë çështje. Si juve, ashtu dhe kolegëve tuaj ju uroj suksese, sikundër e meritoni, në zgjedhjen për Asamblenë Kushtetonjëse.

Perëndia qoftë me juve.

      Peshkop Fan Noli

Letër e Fan Nolit, dërguar Kryepeshkopit Kristofor Kisi

                                              25.X.1945

Tash që konditat më lejojnë, po ju dërgoj përshëndetjet e zjarrta juve dhe shokëve tuaj anëtarë të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe mbarë Klerit.

Ju falënderoj shumë për ndihmën tuaj të vlefshme që i kini dhënë Qeverisë Demokratike të Gjeneral Enver Hoxhës. Jemi të bindur që do t’i qëndroni besnikë atij dhe Frontit Demokratik dhe do të ndihmoni që të përforcohet Qeverija, e cila është me popullin dhe punon për popullin.

Peshkop Fan Noli

                                          Mesazhi i Fan Nolit, dërguar Enver Hoxhës

27 mars 1946

Sipas “Neë York Times”, datë 25 mars, Shqipërisë iu mohua pranimi në UNRRA me 23 vota kundër 6. Disa shtete votuan kundër pse Shqipëria nuk është anëtare e UNO-s.

Delegati grek u ngrit kundër pranimit të Shqipërisë, dyke thënë se Shqipëria është akoma në luftë me Greqinë dhe disa delegatë thanë se nuk mund të pranohet një vënt që është akoma në luftë me një nga anëtarët e Kombeve të bashkuara.

Ndihmës-Sekretar i Shtetit Bill Clayton, tha se Amerika është kundër pranimit të Shqipërisë, vetëm pse Amerika nuk e ka njohur Shqipërinë, nga shkaku se Shqipëria nuk siguron që ka nërment të respektojë traktatet me Amerikën.

Ne kemi frikë që kërkesa shqiptare për pranimin në UNO, do të ketë po këtë fat, veçse po të merret vendim që të fitohet përkrahja e Amerikës dyke i dhënë asaj sadisfaksion të plotë në çështjen e trakteve. Memorie.al

                               Peshkop Fan Noli

                                                        Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur operativi Sigurimit të kampit, vlonjati Fejzi Liço, iu drejtua Pal Zefit; ‘i dënuar, zbrit poshtë, hidhe levën dhe hajde në birucë’ Pali i tha...”! / Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj 1973

Next Post

“Vaskë Panariti nga Korça, një djalë simpatik, ndryshe nga hetuesit e tjerë, jo vetëm që u soll shumë mirë me mua, por njëherë më çuditi, kur më tha se...”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Artikuj të ngjashëm

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
Dossier

“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73

June 27, 2025
“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/  Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën
Dossier

“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/ Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën

June 27, 2025
“Pas reagimit të shkrimtarit, komisari Shahin Skura na u hakërrye: ‘Ç’a me i ba Partisë dhe shokut Enver, pa ta tregoj unë të drejtën universale! Ju ballistët, s’meritoni asnjë të drejtë, pasi….”! Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Dossier

“Vaskë Panariti nga Korça, një djalë simpatik, ndryshe nga hetuesit e tjerë, jo vetëm që u soll shumë mirë me mua, por njëherë më çuditi, kur më tha se…”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 27, 2025
“Edisoni tha se jam i mërzitur dhe nuk po gjej qetësi, pasi…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, me spiunët që fundosën piktorin Gjergo, nga “Bufeja e madhe” te “Artisti”, “Gjethja e mollës”, etj.
Dossier

“Kur operativi Sigurimit të kampit, vlonjati Fejzi Liço, iu drejtua Pal Zefit; ‘i dënuar, zbrit poshtë, hidhe levën dhe hajde në birucë’ Pali i tha…”! / Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj 1973

June 27, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Nga Jonuzi, Veloja, Hasani e Rustemi, kapterë injorantë që na hanin ushqimet, te Irakliu e Llambi, hetuesit që kishin mësuar shkrim e këndim, partizanë…”! / Dëshmia e Uran Kalakullës, për Degën e Durrësit

June 27, 2025
Next Post
“Pas reagimit të shkrimtarit, komisari Shahin Skura na u hakërrye: ‘Ç’a me i ba Partisë dhe shokut Enver, pa ta tregoj unë të drejtën universale! Ju ballistët, s’meritoni asnjë të drejtë, pasi….”! Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

“Vaskë Panariti nga Korça, një djalë simpatik, ndryshe nga hetuesit e tjerë, jo vetëm që u soll shumë mirë me mua, por njëherë më çuditi, kur më tha se...”! / Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme