• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën, të paktë ishin komunistët që ishin edhe frankmasonë, lidhja e komunizmit shqiptar me masonerinë botërore, ishte vepër e Enver Hoxhës, pasi…”/ Libri i ri i Bashkim Shehut

“Më zgjoi kërkëllima e derës së qelisë dhe disa gardianë që hynë brenda, më hoqën zinxhirët e skafandrën, ndërsa skuadra e pushkatimit…”/ Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut
“Enver Hoxha e mashtroi vajzën bukuroshe italiane, Aurelia Terruzi, bashkëshorti i së cilës, Renato, vdiq në burgun e Burrelit, pasi…”/ Historia tragjike e familjes Pozelli
E arrestuan se kur vdiq Enveri u lye me buzëkuq dhe bënte xhiro…./ Historia e rrallë e Nora Prosit, që i tha Sigurimit: Zinë le t’ja mbaj Nexhmija…
“Edhe pse babai kishte qenë shok klase në Liceun e Korçës dhe flinin në një dhomë te teto Polikseni, e më pas në Montpelje, ai e dënoi me vdekje…”/ Historia tragjike e profesorit nga Vunoi
“Jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën, të paktë ishin komunistët që ishin edhe frankmasonë, lidhja e komunizmit shqiptar me masonerinë botërore, ishte vepër e Enver Hoxhës, pasi…”/ Libri i ri i Bashkim Shehut
“Jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën, të paktë ishin komunistët që ishin edhe frankmasonë, lidhja e komunizmit shqiptar me masonerinë botërore, ishte vepër e Enver Hoxhës, pasi…”/ Libri i ri i Bashkim Shehut

Memorie.al / Çfarë kanë dosjet, çfarë mund të ketë në to, ç’ka mbetur prej tyre; pse Enver Hoxha ishte mason dhe si lidhet ai me franmasonerinë, cilët janë numrat që e lidhin ish-diktatorin me shoqëritë e fshehta dhe pse komunizmi ra më 1989; cila është lidhja e Kryegjyshatës me Këshillin Nokturn, nga bashkim të fuqishmish që sot kontrollojnë Shqipërinë; cila është fallxhorja që parashikoi fundin e Enver Hoxhës dhe pse shkoi gruaja e udhëheqësit tek ajo? Teoritë konspirative bashkohen me të vërteta historike e personazhe të njohura për shqiptarët në një roman, ku duket se shumëçka e panjohur gjen fillin e zbulesës, ndonëse është veçse letërsi. Bashkim Shehu shpërfaq në librin e tij më të ri, shumëçka që ngjall interes për ata që e jetuan dhe ata që s’e njohën atë kohë.

Kryegjyshata, masoneria dhe viti ’89

…Thuhet gjithashtu se prejardhja e Këshillit Nokturn është edhe më e hershme se aq, duke qenë e lidhur me një urdhër të fshehtë fetar që u zhvendos në Shqipëri nga Turqia në kohën e reformave laicizuese të Ataturkut, në një kohë me zhvendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, por në mënyrë të pavarur dhe pas çdo gjase edhe të panjohur prej kësaj. Kjo përkon kronologjikisht, pak a shumë, edhe me fillimin e përhapjes së ideve komuniste në Shqipëri. Thuhet se kreu i këtij urdhri të fshehtë ishte i padukshëm. Thuhet se quhej “Hoxha i Zi”.

Ndërkaq, pikënisja ose mbështetja e kësaj legjende mbi prejardhjen e Këshillit Nokturn nga një urdhër i fshehtë fetar i zhvendosur në Shqipëri nga Turqia, në një kohë me zhvendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, është ajo e sulmeve në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, që grupe të ndryshme majtiste turke, në luftën e tyre propagandistike vëllavrasëse, ndërmerrnin kundër një partie të vogël marksiste-leniniste filoshqiptar të Turqisë, duke botuar madje në fletushkat e tyre, krahas rrëfimeve nga më të përçudnuarat, edhe fotografi ritualesh fetare që paraqiteshin si rituale pranimi të anëtarëve të rinj në këtë parti të vogël marksiste-leniniste dhe që kishin një ngjashmëri të madhe me skenografitë e mistereve të urdhrit të fshehtë fetar të lartpërmendur, ose me përfytyrimet e këtyre skenografive (legjendë që u përhap në Shqipëri mbas botimit të një romani të titulluar ‘Libri i Zi’, të shkrimtarit turk O. Pamuk, i cili bën fjalë për diçka të ngjashme, që disa lexues e zhbiruan dhe arritën të zbulonin një kuptim të nëndheshëm, që sipas tyre ishte prejardhja e vërtetë e Këshillit Nokturn).

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut

“Shokët e mi nga Tirana, m’u lutën që takohesha me Selman Vaqarin, që dikur kishte organizuar rrahjen time në gjimnaz, me rininë komuniste, unë pranova, por kur ai erdhi…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Një tjetër version i prejardhjes së Këshillit Nokturn, ose të Këshillit të Natës, e lidh këtë me franksmasonët. Historitë që e lidhin komunizmin me masonerinë botërore janë të njohura, po e veçanta e këtij versioni është lidhja nëpërmjet Enver Hoxhës, i cili qenkësh bërë frankmason gjatë qëndrimit të tij në Francë në vitet tridhjetë, dhe duke qenë se jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën, fare të paktë ishin komunistët që ishin njëkohësisht frankmasonë, lidhja e komunizmit shqiptar me masonerinë botërore, qenkësh pikërisht vepër e Enver Hoxhës.

Edhe, duke qenë se komunizmi ishte thjesht një stacion i përkohshëm apo një pamje ose maskë e përkohshme e masonerisë, tekembramja një rol i përkohshëm i saj në karnavalin apo në teatrin e historisë botërore, sepse e tërë bota s’është veçse një skenë (all the ëorld’s a stage, siç thotë Shekspiri, për të cilin gjithashtu thuhet se ka qenë frankmason), njëlloj siç kishte qenë edhe Revolucioni Francez, pamje ose maskë e përkohshme për masonerinë apo rol apo stacion i përkohshëm i saj, për komunizmin do të vinte koha që të zhdukej nga skena e historisë botërore.

Kronologjia e largimit të komunizmit nga skena e historisë botërore, një kronologji e paracaktuar, ka të bëjë me misterin e numrit 89. Misterin e këtij numri e njohin vetëm anëtarët e urdhrit masonik, duke filluar nga një rang i caktuar i hierarkisë masone, në majën e së cilës ndodhet Le Grand Architecte de l’ Univers, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, që është vetë Zoti i frankmasonëve, i cili është edhe njeri, veçse është i pavdekshëm, dhe jeton në qiell dhe në tokë njëherësh, por duke mbetur i padukshëm në tokë, edhe pse i gjithkundshëm.

Dhe Enver Hoxha, që thuhet se kishte arritur të ngjitej gjer në rangun e rëndësishëm të tullë mbajtësit në shestimin e amshuar të Arkitektit të Madh të Gjithësisë, pra vetëm shtatëmbëdhjetë rangje poshtë atij të ustait…, e ka ditur këtë mister, sikurse ka ditur edhe ta lidhë me vitin 1989, viti i shembjes së një ngrehine, që ishte i ashtuquajturi Mur i Berlinit, pra, viti i rënies së komunizmit, duke u mbyllur kësisoj cikli që kishte filluar më 1789 me Revolucionin Francez, një cikël dy qindvjeçar, sepse dyqind vjet është shekulli i kalendarit masonik (dhe “shekull” në argot-in e frankmasonëve do të thotë “cikël”).

Po Enver Hoxha, i cili e dinte misterin e numrit 89, ose kuptimin e mistershëm të këtij numri, dhe rrjedhimisht, ka qenë i parapërgatitur për largimin e komunizmit nga skena e historisë botërore më 1989, ndërroi jetë më 1985, ndaj dhe nuk pati mundësinë që ta përudhte vetë ndryshimin, duke krijuar zyrën e fshehtë përkatëse apo ndonjë sendërgji tjetër për të ruajtur pushtetin e padukshëm. Ndërkaq, duke e ditur këtë kronologji, kur e ndjeu se po i vinte vdekja, arriti ta përcillte mesazhin e duhur te pasardhësi i tij.

Kumtin e dha në mënyrë të tërthortë, madje në mënyrë dyfish të tërthortë. Së pari, e dha nëpërmjet një ëndrre që iu shfaq atëherë kur e ndjeu se po i vinte vdekja. Së dyti, ëndrra iu kumtua pasardhësit të tij me ndërmjetësinë e një njeriu tjetër, të cilit iu shfaq e njëjta ëndërr po atë natë që e pa Enver Hoxha dhe iu përsërit pasi Enver Hoxha kish vdekur, dhe njëkohësisht me këtë njeri e pa atë ëndërr të përsëritur edhe pasardhësi i Enver Hoxhës.

Kumtimi i ëndrrës nuk u përcoll nëpërmjet fjalëve, nëpërmjet rrëfimit të ëndrrës, por me një rrugë analoge (tekembramja të njëjtë) me mjeshtërinë masonike të pasqyrës , domethënë të komunikimit të njerëzve apo edhe të sendeve nëpërmjet shëmbëllimeve të tyre në një pasqyrë ose në një sistem të shumëfishtë pasqyrash që japin e marrin me njëra-tjetrën. Ndërmjetësuesi i ëndrrës, i cili shërbeu si pasqyrë, apo si një dyzim pasqyrash duke qenë se ëndrra iu përsërit, ishte kipci i Enver Hoxhës, dytëshori apo sozia i tij, që i ngjante fizikisht si të ishte shëmbëllimi i tij në një pasqyrë.

Këshilli Nokturn, fillesat e hershme

Legjendat mbi prejardhjen e Këshillit Nokturn, ose të Këshillit të Natës, janë të shumta. Disa prej tyre e shpien edhe më herët se masoneria botërore dhe se urdhri i lartpërmendur fetar i ardhur nga lindja. E shpien gjer në Mesjetën e hershme, duke e lidhur me gjithfarë urdhrash të fshehtë kalorësiakë apo fetarë, ose edhe më herët, gjer në Lashtësi.

Një nga legjendat që shkon më larg në thellësi të kohërave është ajo që e gjen prejardhjen e mbrame të Këshillit Nokturn te një sekt i vogël i fillimeve të krishterimit, i një periudhe kur krishterimi përndiqej nga perandorët romakë dhe besimtarët vriteshin ose u hidheshin egërsirave në arenat e cirqeve të Romës.

Thuhet se ka ardhur në Shqipëri, më saktë në provincën romake Illyricum, në vitin 178 mbas Krishtit. Ky përcaktim kronologjik për-shoqërohet me misterin e numrit 89, dyfishi i të cilit është numri 178, përllogaritje që përkon me bimultiplikativitetin (dyshumëzueshmërinë) e frankmasonëve, për të cilët shekulli nuk zgjat njëqind vjet, por dyqind vjet, dhe kësisoj për-shoqërohet me vëllazërinë e mëvonshme të frankmasonëve.

Ky sekt i vogël, i ardhur në Shqipëri për t’u shpëtuar përndjekjeve, mbeti i fshehtë edhe pasi krishterimi u shndërrua në fe zyrtare të Perandorisë Romake nga perandori Konstandin midis vitit 312 dhe Koncilit të Nikesë të vitit 325, dhe, duke mbetur i fshehtë, asnjëherë nuk u integrua në Kishën e krishterë, madje ka qenë një nga armiqtë më të vendosur të Kishës.

Me këtë mund të shpjegohet, sipas legjendës në fjalë, mbyllja e kishave më 1967, sikurse prania e komponentes tjetër të fshehtë fetare në gjirin e komunizmit shqiptar sipas legjendës përkatëse dhe rivaliteti i padukshëm dhe gjithpoaq i paepur i kësaj kompenenteje të fshehtë me islamin e institucionalizuar mund të jetë një shpjegim i mbylljes së xhamive e të teqeve më 1967. Në këtë pikë, dy legjendat rivalizojnë me njëra-tjetrën.

Ndërsa midis legjendës së prejardhjes së Këshillit Nokturn nga një sekt i mënjanuar i krishterimit dhe asaj të prejardhjes së tij nga masoneria botërore ka edhe rivalitet, edhe simbiozë, duke qenë se ndërthurja e së parës me të dytën i jep më shumë besueshmëri së parës në sajë të vazhdimësisë së një sekti të vogël të dymijë vjetëve më parë nëpërmjet vëllazërisë botërore të frankmasonëve, ndërsa më anë tjetër i jep së dytës, domethënë asaj që bën fjalë për këtë vëllazëri, një gjenealogji bukur të moçme.

Sidoqoftë, legjenda që shkon më larg në thellësi të kohërave për të gjetur prejardhjen e Këshillit Nokturn është ajo që e shpie këtë prejardhje në Greqinë klasike, duke e lidhur me Platonin, më saktë me dishepujt e Platonin, si krijues të mundshëm të Këshillit Nokturn, së bashku disa prej tyre, ose vetëm ndonjëri prej tyre (gjasat çojnë më shumë te Filipi i Opontit, si krijues i vetëm apo si nismëtar i një krijimit të përbashkët, ndërsa atij i mvishet edhe autorësia e apendiksit të Librit XIII të dialogut Ligjet, e vetmja herë në krejt veprën e Platonit që bëhet fjalë për Këshillin Nokturn, dhe prandaj ka studiues që mendojnë se është pjesë apokrife e veprës së Platonit, ose pjesë e paqenë e saj, shtesë e rreme)….

1997, një komplot kundra Shqipërisë

…Ideja e labirintit mund të jetë shfaqur në mendjen e tij vetëm nëpërmjet një për shoqërimi të pavetëdijshëm në kohën e shembjes së piramidave financiare (dimër 1996-1997 ose pranverë 1997), duke qenë se piramida është njëkohësisht edhe labirint, ose ngërthen brenda vetes labirintit.

Po në këtë periudhë (më me gjasa në kohën e shembjes së piramidave të fundit), Naun Gjikës gati-gati iu krijua bindja se komploti i madh kundër Shqipërisë (edhe më i gjerë se komplotet e dikurshme të dy superfuqive dhe të aleancave të përbotshme kundër këtij vendi të vogël, kështu që mund të ishte njëkohësisht një komplot kundër mbarë njerëzimit, kundër planetit vetë) po vihej në zbatim, ndërsa ai ishte mbrapa me kërkimet e tij dhe s’kishte arritur ta zbulonte.

Shenjat e një ndodhie të tillë ishin skafandrat që shfaqeshin ngaherë e më shumë rrugëve dhe ekraneve televizive, te njëra prej palëve të konfliktit të atëhershëm dhe po kështu fytyrat e mbuluara, ose maskat, që shfaqeshin te pala tjetër, dhe këto mënyra të fshehjes së fytyrës i kujtonin njeriun me motoçikletë atë ditë që ai kishte gjetur mesazhin me fundit e liqenit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut

Next Post

“Fati i Kadaresë ishte në rrezik nga shteti diktatorial dhe ardhja e tij në Francë, ku kërkoi azil politik, krijoi një elektroshok në Shqipëri, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e botuesit francez të “Fayard”, Klod Dyrand

Artikuj të ngjashëm

“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut
Dossier

“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut

July 9, 2025
“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
Dossier

“Shokët e mi nga Tirana, m’u lutën që takohesha me Selman Vaqarin, që dikur kishte organizuar rrahjen time në gjimnaz, me rininë komuniste, unë pranova, por kur ai erdhi…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 8, 2025
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Dossier

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

July 6, 2025
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

July 6, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 6, 2025
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
Dossier

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

July 5, 2025
Next Post
Njeriu që mbajti kombin me kokën nga Perëndimi

“Fati i Kadaresë ishte në rrezik nga shteti diktatorial dhe ardhja e tij në Francë, ku kërkoi azil politik, krijoi një elektroshok në Shqipëri, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e botuesit francez të “Fayard”, Klod Dyrand

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme