• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Jam i sigurt se, pavarësisht nga sundimi stalinist, prej më se katër dekadash, 3.3 milionë shqiptarët, do ta shkundin diktaturën dhe…”/ Shkrimi i New York Times, me deklaratën e Kadaresë nga Franca, 6 dhjetor 1990-të

“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit
“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit
Memorie.al
Memorie.al Ismail Kadare

Memorie.al / Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur i Shqipërisë, thotë se kërkoi strehim në Francë një muaj më parë, sepse “dezertimi im do të ndihmojë demokratizimin e vendit tim, më shumë sesa çdo veprim tjetër që mund të ndërmerrja në Shqipëri”. Shqipëria është vendi i fundit në Europë, i sunduar nga komunistët dhe Ismail Kadare, novelat dhe poemat e të cilit janë publikuar në rreth 1 milionë kopje, ka qenë një figurë kombëtare këtu, e krahasuar ndoshta me popullaritetin e Mark Tuenit, në SHBA-ës. Vepra e tij është përkthyer në 15 gjuhë të botës.

Në përgjigje të kërkesave, shkrimtari 54-vjeçar, në intervistën e parë të dhënë qëkur u arratis, tha se ka qenë nën kërcënimin e Sigurimit, policia sekrete e kudogjendur në Shqipëri.

Sipas tij, “kjo së bashku me zhgënjimin e tij, rreth trajtimit brutal nga ana e qeverisë, të disa prej 5000 azilkërkuesve të ambasadave të huaja në Tiranë, në verën e këtij viti, e shtynë atë të largohej.

“Me rastin e procesit të demokratizimit në Shqipëri hapi i ndryshimit është një çështje e jetës dhe vdekjes”, – thotë ai, duke iu referuar programit të shtatë muajve më parë, të presidentit Ramiz Alia, për ndryshim të matur politik dhe ekonomik.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

“Në qoftë se ka ndonjë dyshim, se duke përshpejtuar të tilla procese, do të shkaktohet shqetësim dhe anarki dhe, si rrjedhim, plagë kombit shqiptar, unë, nuk do ta ngre kurrë këtë çështje. Por unë jam i bindur, se e vërteta është ndryshe. Jam i bindur se një ngadalësim në këtë drejtim, do të ishte fatale.

“Shoh fundin e diktaturës”

Ai tha gjithashtu se është thellësisht i sigurt se pavarësisht nga sundimi Stalinist, për më shumë se katër dekada, 3.3 milionë shqiptarët, do të jenë në gjendje ta shkundin diktaturën.

“Ky është një popull me pasuri të brendshme, – tha ai, – me një traditë të fortë dhe një sens të madh të drejtësisë. Populli shqiptar, do të jetë i aftë, që të marrë hapin e duhur në këtë kohë të vështirë.

E keqja e ka prekur këtë vend vetëm në sipërfaqe dhe ky është qëllimi ynë i përbashkët që ta shpëtojmë”.

Si edhe në veprat e tjera letrare të krijuara nën diktaturën komuniste, vepra e Kadaresë, është lexuar në mënyra të ndryshme dhe në nivele të ndryshme.

Sipas një shprehje të Arshi Pipës, një kritik shqiptaro-amerikan; “ai ka një mënyrë të dyfishtë të të shkruarit, aluduese, analogjike dhe shpesh alegorike, të theksuara nga situata që lënë të nënkuptohen”.

Zoti Kadare ka qenë i tillë, si burim polemikash në vend edhe në ciklin letrar. Romanet dhe vjershat e tij, janë kritikuar, por edhe lavdëruar nga regjimi tiranik komunist i Enver Hoxhës, i cili vdiq në vitin 1985.

Për shembull, romani i tij, “Kronikë në gur”, i publikuar në vitin 1971, portretizon deri në detaje jetën në Gjirokastër, vend ku ka lindur ai dhe Enver Hoxha. Disa nga këto shmangie, e shqyrtojnë zotin Hoxha, në një dritë të zbehtë.

Por te “Dimri i Madh”, një roman që flet për ndërprerjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, në vitin 1960, Kadare e përshkruan Enver Hoxhën, si një hero kombëtar, për të sfiduar Nikita S. Krushovin, liderin sovjet të asaj kohe. Për këtë moment, gjithashtu, ai ka bërë edhe një poemë të gjatë të titulluar “Vitet ‘60”.

Jo “divorc”

I pyetur nëse ai mund të rishikojë pikëpamjet e tij për “epokën e Enver Hoxhës”, të cilën e mbajti për 40 vjet, Kadare përgjigjet: “Ka nevojë për mua të ndryshojë. Për më tepër se unë, nuk do të hedh poshtë kurrë, atë që kam shkruar. Unë nuk kam qëllim të hedh baltë, në 50 vitet e jetës së popullit tim”.

Ai nuk e hedh poshtë, pasi ka përfituar edhe mbrojtjen e Enver Hoxhës. “Për 20 vjet, ata më kanë goditur mua në mënyrë të vazhdueshme. A e besoni se ndokush në Shqipëri, do të më kishte goditur, veçanërisht me të tilla metoda kaq të ashpra, megjithëse ai, ka qenë mbrojtësi real i Enver Hoxhës”?!

Shkrimtari thotë se nëse mbroheshe prej tij, me këtë do të ishte “i gjithë shteti shqiptar”, falë aprovimit të padiskutueshëm të veprave të tij.

Në të vërtetë, këtu është e vështirë të gjeje një familje shqiptare, pa librat e Kadaresë dhe çdo vizitor i huaj, është njohur me vëllimet me poezi të tij, të cilësuara si suvenire.

“Nëse do të kishte qenë ngritur në dogmën zyrtare, vepra ime do të ishte djegur shumë kohë më parë”, – thotë ai. Ai thekson një incident të vitit 1975, kur kishte paraqitur poemën e quajtur “Pashallarët e kuq”, që atakonte burokracinë komuniste.

Thelbi i poemës, arrinte të bënte thirrje për një revoltë dhe burokracia partiake, arriti të shmangë publikimin e tij, duke e detyruar zotin Kadare, që të bëjë autokritikë dhe të mos e publikojë atë, për një kohë të gjatë. “Askush nuk më doli në mbrojtje”, – tha ai.

Në këtë vit, më herët, ai tha se policia sekrete ka fabrikuar formulimet, duke e akuzuar se ai kishte dënuar një azilkërkues në Tiranë. Ai e cilësoi këtë, një “mashtrim përbuzës”.

“Një sulm përfundimtar, – vazhdon ai, – ishin kërcënimet direkte dhe indirekte nga Sigurimi, i cili kërkonte që të lante borxhet e vjetra. Sigurimi ka përdorur dëshminë e parë, për shlyerjen e këtyre borxheve”.

Lista e zhdukjes

Zoti Kadare aludohej këtu, se ishte në listën e rreth 100 intelektualëve shqiptarë, që do të arrestoheshin nga policia sekrete. Ekzistenca e kësaj liste, ishte thashethemuar në Tiranë pranverën dhe verën që kaloi, si një tentativë e dukshme që të trembë intelektualët. Shkrimtari ishte raportuar i përfshirë në këtë listë.

Kadare e dinte se e ishte takuar dhe diskutuar rreth pikëpamjeve të tij për të ardhmen e Shqipërisë, me presidentin Alia, sidomos së fundi, në gusht, dhe që; “ndonëse bashkëbisedimi im me të ishte ndërprerë, unë akoma besoja se mund të bisedoje dhe të kishte një dialog me të”.

Gjithashtu, ai thoshte se; ishte e dukshme se regjimi i Alisë, nuk ishte aq brutal sa i Enver Hoxhës. “Regjimi në momentin aktual, është shumë më pak diktatorial”, – tha ai.

Shkrimtari është tashmë prej disa javësh në Francë, ku edhe ka lajmëruar, se ka kërkuar azil politik, që më 25 tetor. Pasi kishin kaluar 28 orë nga largimi, agjencia zyrtare shqiptare e lajmeve, e trajtoi çështjen në qëndrimin e tij “me një akt të shëmtuar”, – thotë Kadare, duke shtuar se e arsyetonin edhe; “si një shërbim që u bëhej armiqve të Shqipërisë”.

Në një intervistë, Zoti Kadare tha: “Zyrtarët dogmatikë gjithmonë kanë bërë gjëra të tilla. Ata që janë gjithashtu vigjilentë, të mbrojnë kriminelët dhe kundërshtarët e Shqipërinë, si Stalini, janë gati të flakin me kënaqësinë më të madhe vlerat e kombit. Por tani është vonë. Koha e tyre ka përfunduar”.

Reagojnë shkrimtarët e tjerë

Reagimet e menjëhershme nga shkrimtarët e tjerë të njohur në Tiranë, ishin të ndryshme; me keqardhje, me miqësi dhe admirim për Kadarenë.

“Unë vazhdoj të kem një respekt të madh për veprën e tij”, – thotë Dritëro Agolli, një poet që kryeson Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. “Unë ndihem i çlirët” – thotë Neshat Tozaj, një shkrimtar, duke komentuar: “Unë jam akoma shoku i tij”.

Që nga arratisja e tij, Kadare vazhdon të mbetet i izoluar në vendndodhjen e tij, të mbajtur të fshehur nga botuesi i tij në Paris. Pyetjet e intervistës, i ishin dhënë atij në frëngjisht përmes botuesit.

Përgjigjet ishin dhënë në gjuhën shqipe, dy javë më vonë. Ai tha se arratisja e tij, ishte e “paralajmëruar” në mënyrë figurative në pranverën e shkuar, në një poemë të titulluar “Koha e pamjaftueshme”, e publikuar së fundi në Shqipëri.

Në të ai flet se është duke iu afruar “zhdukja” e tij, gjë që e thotë në një intervistë: “Largimi nga kjo botë, ka qenë i njëmendët me largimin nga atdheu”. Strofa e fundit është:

“I persekutuar deri në momentin e fundit,
Nga qetësia dhe të qenit peng tragjik.
Ndoshta në një mënyrë të pakuptueshme,
Unë do largohem nga të gjithë dhe arratisem”! Memorie.al

Artikulli është publikuar në “New York Times, më 6 dhjetor 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Disa ditë pas Festivalit të 11-të, ku unë u paraqita me këngën ‘Kafe Flora, burra plot’, më thirrën në Degën e Brendshme dhe sa hyra aty, kryetari, duke ulëritur, më...”/ Dëshmia e rrallë e Agim Krajkës

Next Post

Kalendari Historik 12 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 18, 2025
“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970
Dossier

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

July 17, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Komandanti i parë i burgut Burrelit, ishte sadisti me gradën e togerit, me emrin e mallkuar Vangjel Rrëmbeci dhe, deri në vitin 1949, ai mori emrin ‘Burgu i shfarosjes’, pasi aty…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 17, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
“Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”
Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

July 16, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 12 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme