• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Ja pse ua kërkova dy herë dorëheqjen si ministër, i kam kuptuar gabimet, ju lutem më falni / Letra e Beqir Ballukut nga burgu për Enverin…

Memorie.al
Memorie.al Beqir Balluku
“Ju tregoj raportet që babai kishte me Enverin, Hysniun, Mehmetin, përse e eliminuan dhe kush e sulmoi…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të ish-ministrit Beqir Balluku
“Shoku Enver, t’ua bëjmë kinezëve siç i’a bëmë Hrushovit, që ta marrë vesh bota se me shqiptarët s’bëhet shaka, sepse…”/ Letra e Hysni Kapos në  korrik 1978
Letra e Beqir Ballukut  nga burgu për Enverin: Mos më quani armik, kam pasur koncepte borgjezo-revizioniste, më lini në….
BEQIR_BALLUKU_ME_NUSEN_OSE
“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin
“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al publikon letrën e plotë të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku për Enver Hoxhën, e datës 18 Shtator të vitit 1974, e dërguar nga Roskoveci ku vuante fillimisht internimin, i akuzuar si “armik i partisë dhe popullit”. Në plot 24 faqe të asaj letre, Balluku i shpjegon gjithçka ish-shefit të tij, duke filluar që nga periudha e Luftës, e deri në atë ditë që ndodhej aty, larg shokëve dhe i ndarë nga familja. Dhe me damkën e madhe si i “pushkatuar politikisht” ai i lutet Enverit dhe Partisë, që të vënë dorën në zëmër dhe t’i japin edhe njëherë mundësinë që për ato pak vjet të jetës që i kanë mbetur, t’i kalojë pranë shoqërisë socialiste, duke dhënë kontributin e tij qoftë dhe në duke punuar në punë krahu…?!

                                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Balluku: Dy herë të kërkova dorëheqjen si ministër

Unë duke vërejtur defektet e kësaj strukture si dhe pre-dispozicionin e shokëve, sidomos pas mbledhjes së Byrosë që Petriti të ngarkohet më shumë, dhe kritikat e vërejtjet në adresë time kalimin në strukturën e parë, e bëra duke kërkuar largimin tim dy herë radhazi nga posti i Ministrit dhe ngritjen e Petritit, sepse kam menduar se qenia e tij në këtë post është më adapte se sa Shef i Shtatmadhorisë dhe në vendin e tij të shkonte një shok i ri dhe me perspektivë, unë tashi shoh se kjo çështje është ndoshta e parë, ndërsa motivimi që bëja unë në atë kohë, se këtë motivim e bëj për çështje shëndetësore, është jo i pari, por i fundit, këtë problem unë nuk e kam shtruar direkt sepse si i lidhur me mua, ky është gabim. Duke kërkuar largimin tim nga posti i Ministrit e them sinqerisht se nuk e kam menduar kurrë që të largohet Petriti, me gjithë dualitetin që ka ekzistuar në mes nesh e të mbetem unë.

Unë e kam menduar e jam shqetësuar kurdoherë nëse po e kryej detyrën, sepse shëndeti më ka penguar që të ndjek në praktikë stërvitjet e detyrat e ushtrisë në stina të ndryshme të vitit e veçanërisht ato me karakter fushor.

Me gjithë pikëpamjet e kritikat që i kam bërë Petritit, unë nuk kam mohuar kurrë aftësitë e tij, eksperiencën e stazhin e gjatë në ushtri, pra duke bërë këtë propozim unë kam bërë me ndërgjegje të plotë se si për moshën, gjendjen e tij shëndetësore dhe stazhin e gjatë në Shtatmadhori, ai është adapt për postin e Ministrit. Për sa i përket sektorit të punës ku mund të punoja unë, i kam thënë shokut Hysni se unë jam i gatshëm që të mendoj Partia, por personalisht kam menduar se mund të shërbej në aparatin e Kryeministrisë ku mund të merresha me sektorin ushtarak MCR, sigurisht mendoja se në këtë rast ky sektor mund të riorganizohej e plotësohej për të përballuar drejtimin e punës dhe përgatitjen e organeve shtetërore.

Në përfundim të kësaj letre unë i drejtohem Partisë dhe shokut Enver me ndjenjën e ndërgjegje e plotë e të pendesës, për gabimet e fajet e rënda që kam bërë, i bindur plotësisht për drejtësinë e masave ndëshkimore të marra ndaj meje, dhe i lutem asaj nxehtësisht të më fali për dëmet që i kam sjellë.

Partia dhe shoku Enver qysh në moshën 24 vjeçare më dhanë dorën, më edukuan dhe më udhëhoqën në luftën fisnike për çlirimin, ndërtimin dhe mbrojtjen e atdheut tonë socialist, dhe sot e gjithë moshën time të pjekur dhe stazhin e gjatë në gjirin e Partisë, unë rashë viktimë e presionit të ideologjisë borgjeze-revizioniste, dhe në këtë moment tragjik të jetës sime ajo bëri të gjitha përpjekjet për të më korrigjuar nga kjo sëmundje e rendë, ky qëllim nuk u arrit për fajin tim.

 Balluku: I kam kuptuar gabimet, ju lutem më falni

Megjithëse unë tani nuk kam asnjë të drejtë morale t’i bëj Partisë edhe kërkesën më të vogël, por megjithatë po i drejtohem me lutje zëmrës së madhe të kësaj nëne fisnike, që të më fali për gabimet dhe fajet e rënda që kam bërë, dhe të mos më rreshtoj në radhët e armiqve të saj, por të më konsideroj si ish birin që ka gabuar rëndë dhe që kërkon dorën e fuqishme të saj, për të dalë nga bataku i urryer i botës borgjezo-revizioniste dhe të eci deri në fundin e jetës sime me kauzën e saj si patriot.

Unë i lutem nxehtësisht Partisë që këtë pjesë të shkurtër të jetës sime ta kaloj me qëllim në jetë, për këtë arsye të më japi mundësinë që atë ta kaloj në gjirin e shoqërisë tonë socialiste, me dëshirën e gatishmërisë së zjarrtë që edhe unë të jap një kontribut të vogël në betejën për ndërtimin socialist të vendit kudo që të shikohet e arsyeshme. Bile me gjithë moshën dhe gjendjen shëndetësore jam i gatshëm edhe në punë krahu me qëllim që edhe këtë pjesë të jetës ta ngrys jo në anën tjetër të barrikadës, por në anën e Partisë dhe të popullit, sepse nga interesat dhe kauza e tyre, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë motiv që të më ndaloj, unë nga rrëzimi dhe paralizimi i ideologjisë së huaj dua të ngrihem të mos qëndroj në llumin e saj, por të eci përpara si qytetar i thjeshtë e patriot në rrugën e lavdishme që udhëhoqi Partia dhe shoku Enver, kjo është kërkesa ime e vetme në këtë moment tragjik të jetës sime. E siguroj Partinë dhe shokun Enver, se me gjithë gabimet dhe fajet që kam bërë për shkaqet që shtjellova më lart të cilat i dënoj me ndërgjegje të plotë, se në zemrën dhe në mendjen time nuk është shuar dhe nuk do të shuhet kurrë dashuria ndaj Partisë dhe shokut Enver.

I lutem Partisë që të më japi mundësinë që të filloj jetën rishtazi, i lutem që me shpatën e saj të mprehtë të pres nga rrënjët pjesën e keqe të jetës sime, që të vete në varr jo si armiku i Partisë e popullit, por si qytetar i thjeshtë dhe patriot dhe që fëmijët e mi dhe tërë rrethi i im familjar që janë të lidhur si mishi me kockën me Partinë dhe që dënojnë me ashpërsi gabimet dhe fajet e mia, të ecin në rrugën e jetës si bij dhe bija të saj dhe jo si armiq klasor.

E përfundoj këtë letër me ndërgjegje të tronditur dhe i penduar për gabimet dhe fajet që kam bërë, i bindur se dëmet që i kam sjellë Partisë nuk lahen as me jetën time, e cila është në dispozicioni të Partisë në çdo moment. Afirmoj solemnisht para Partisë dhe shokut Enver se me gjithë gabimet dhe fajet që kam bërë, në mendjen dhe zëmrën time aktualisht jo vetëm që nuk është shuar, por në të kundërtën, është shtuar urrejtja kundër armiqve imperialistë-revizionistë dhe besimi e vendosmëria për të luftuar e fituar kundër tyre, si në fushën politike, ideologjike dhe për t’i dërrmuar dhe asgjësuar në luftën e armatosur.

Rroftë Partia

Rroftë shoku Enver

Me respekt të thellë ndaj Partisë, K.Q dhe shokut Enver

Roskovec, më 18.9.1974

                               Ish-anëtari i Partisë

                                  (Beqir Balluku)

SHËNIMET E MEHMET SHEHUT TE LETRA E BEQIRIT

Sipas këtyre dokumenteve arkivore që disponojmë, pasi Enveri e ka parë dhe lexuar letrën, ja ka dërguar atë dhe Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Ramiz Alisë, Rita Markos dhe Haki Toskës. Kjo gjë konfirmohet edhe nga shënimi i shefit të kabinetit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, i cili në letrën përcjellëse ka shënuar: “Letra e Beqir Ballukut datë 18.9.1974, ku përpiqet të shpjegojë fajet e tij për punën armiqësore dhe kërkon që t’i jepet mundësia që të punojë si qytetar i thjeshtë në këto vitet e fundit të jetës së tij.

Kanë marrë dijeni shokët Enver, Mehmet, Hysni, Haki, Ramiz dhe Rita. (Haxhi Kroi)

 Ndërsa nuk dihet, të paktën zyrtarisht se si kanë reaguar Hysniu, Ramizi, Hakiu dhe Rita Marko për letrën e Ballukut, Mehmet Shehu mbi atë letër ka bërë shumë shënime gati në çdo faqe të saj ku ka shkruar:

  1. Demagogji, hipokrizi, llafollogji, frikë, mbrojtje e trashë. (Këto janë shkruar me shkrimin e Mehmetit në krye të letrës)
  2. Si, pse?
  3. Cilat koncepte?
  4. Përciptësi apo punë armiqësore?
  5. Nuk është punë armiqësore kjo?
  6. Ku kërkoje të shkoje si arrivist?
  7. Gënjen. Beqiri në aktiv (Qershor 1974), as që përmend fare ekzistencën e materialit të fshehtë.
  8. Përse ky tendenciozitet i Beqirit, frikacak në këtë rast. Ku ka qenë që i druhet këtij…?!
  9. Ku doje të arrije.
  10. Ç’na mbushe mendjen, viktimë bie një i paditur dhe jo Beqir Balluku.
  11. Po, në qoftë se ne e hamë sapunin për djathë?! Po Partia jonë këtë se ka bërë kurrë.
  12. Po fajet e tjera, abuzimet me pozitën zyrtare, përfitimet nga pasuria e shtetit etj?

Për shokun Enver

Këto dy relacione i kanë bërë dy ish-zv/drejtorë politikë të ushtrisë që kanë punuar për një kohë të gjatë në Drejtorinë Politike.

Unë porosita Dilaverin t’i thërriste dhe të shpjegonin se si qëndron puna e literaturës revizioniste sovjetike që është dërguar me shumicë në ushtri dhe përdorur për edukimin  politik, ideologjik dhe ushtarak./Memorie.al

     7. X. 1974 Hysni Kapo

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share7TweetPinSendShareSend
Previous Post

19 tetor, Jubile botëror i Lumturimit të Nënë Terezës Varfëria dhe përbuzja - dashuri dhe etje për Zotin Nënë Tereza: “të varfërit, vuajtja na bën më të dashur dhe më të afërm me Zotin”

Next Post

Dokumenti: Enver Hoxha me Shtabin e tij ndodhet n’atë qëndër ku ruhet nga n/oficera e ushtarë englezë të pajisun me radjo transmetuese. Për ruajtjen e këtij Shtabi janë caktuar element kurveleshas….

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
Woodard funksionar i U.N.R.A.Ç me pergjegjesine e bujqesise

Dokumenti: Enver Hoxha me Shtabin e tij ndodhet n’atë qëndër ku ruhet nga n/oficera e ushtarë englezë të pajisun me radjo transmetuese. Për ruajtjen e këtij Shtabi janë caktuar element kurveleshas….

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!