• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Ja provat shkencore, që tregojnë se vdekja e Mehmet Shehut, ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje, siç e kanë paraqitur deri më sot, pasi…”/ Dëshmia e bujshme e profesorit të njohur, të Mjeksisë – Ligjore

“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Babai im, Dr. Spiro Çipi, i diplomuar në Sorbonë një nga themeluesit e Mjekësisë Ligjore, vitet e para pas luftës, priste ta arrestonin nga çasti në çast, pasi infermierët…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur
Memorie.al
“Mehmeti dhe Fiqreti ishin në dijeni për kriminelin e luftës, Myzafer Pipën dhe reaksionarin e egër e shumë aktiv, Arshi Pipën, i cili edhe sot…”!/ Mbledhja e Byrosë, 18 dhjetor ‘81
“Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit, filluan që në ’76-ën, madje ato u reflektuan edhe te Nexhmija e Fiqreti dhe dy grupet e shoqërimit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit
“Pasi i mata pulsin dhe pashë se ai nuk kishte shenja jete, lajmërova në telefon Ramiz Alinë, i cili fare i qetë, më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-komandanti i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Pjesa e tetë

                                           PROVA SHKENCORE TË VDEKJEVE MBRESËLËNËSE

                                      (Persona publikë, viktima të diktaturës, ngjarje të tjera)

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Memorie.al / Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj. Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara. Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania nowadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

                                                             Vijon nga numri i kaluar

                Provat shkencore që vërtetojnë që vdekja e Mehmet Shehut ka qenë vrasje

                                (Analizë e mjekësisë ligjore kriminalistike)

Një nga ngjarjet më të bujshme në vendin tonë, për të cilën bëhen edhe në kohën e tanishme diskutime të shumta të pasqyruara në shtyp dhe media, madje edhe në mjaft botime studimore dhe letrare, si romane etj., është edhe ajo e vdekjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

Sipas versionit zyrtar, Mehmet Shehu, kryeministër i R.P.S. të Shqipërisë, natën e 17 Dhjetorit të vitit 1981, në një moment krize nervore, vret veten, sepse në një mbledhje të fundit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror t PPSh-së, ai sapo ishte kritikuar shumë ashpër nga E.Hoxha dhe anëtarët e tjerë të kësaj byroje.

Por ky version, pas viteve 1990, nga të afërmit, miqtë e Mehmet Shehut dhe shumë dashamirës të tjerë të tij, nuk u pranua. Ata kanë shpallur publikisht, se ai është vrarë. Argumenti shkencor kryesor i vrasjes mbështetet në faktin, që pas kësaj ngjarjeje të rëndë, nga instancat e larta të shtetit dhe partisë, nuk u lejua të kryhej autopsia e kufomës së M. Shehut, ndërsa në raste të tjera të ngjashme, ajo është bërë.

Që atëherë, në media dhe shtyp, ka pasur artikuj dhe libra të shumta, që përpiqen të argumentojnë vrasjen. Nga ana tjetër, njerëzit e rrethit të Enver Hoxhës, të afërmit, ata që i kishin shërbyer atij dhe shumë pasues të tjerë të tij, mbrojnë variantin zyrtar, të vetëvrasjes.

Pikërisht, në këtë kohë, rreth viteve 2000, kryesisht për të përforcuar këtë qëndrim, u botuan në shtypin tonë të përditshëm materialet kryesore të dosjes hetimore të vdekjes së M. Shehut, ku përfshiheshin edhe proces-verbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, aktet e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe kriminalistike, të shoqëruara me foto të shumta të kufomës, si dhe dëshmitë e familjarëve dhe personave që i kishin shërbyer M. Shehut, ditën para se të vdiste.

Por argumenti më i rëndësishëm, që mbështeste vetëvrasjen, pa dyshim ishte e ashtuquajtura letra e lamtumirës të M. Shehut, që ai kishte lënë para se të vriste veten, që u shfaq dhe u botua në vitet 2000, nga Paskal Milo, pra mbi 20 vite pas vdekjes së M. Shehut. Më pas ka pasur mjaft diskutime, madje të botuara, me arsyetime të shumta të stisura, kryesisht të karakterit psikologjik, që përpiqen të përforcojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.

Në këto rrethana, unë si ekspert mjeko-ligjor, nuk mendoj se do të shkel parimin e konfidencialitetit, po ta analizoj këtë ngjarje, për të cilën detajet dhe ekspertimi i saj, janë paraqitur dhe diskutuar në të gjitha hollësitë e tyre në shtypin dhe median e vendit tonë. Po kështu, besoj se nuk do të prek as dinjitetin dhe pavarësinë e kolegëve të mi, që kanë kryer ekspertimin e këtij rasti.

Në të vërtetë, idea që ta shqyrtoj këtë ngjarje në lidhje me ekspertimin e saj, më ka lindur që prej shumë vitesh, por mendoj se vetëm tani ka ardhur koha që unë ta bëj këtë analizë, kjo në  frymën e mjekësisë ligjore kriminalistike, për të dhënë një mendim sa më të pjekur, mbi të vërtetën e kësaj ngjarjeje, i cili do të shërbejë për një sqarim sa më plotë të opinionit të vendit tonë.

Siç dihet, mjekësia ligjore kriminalistike, merr parasysh jo vetëm të dhënat e këqyrjes së kufomës, por edhe materialet hetimore, ato kriminalistike dhe shumë të tjera, për të ndihmuar organet e drejtësisë, që ta rindërtojnë nga ana mjeko-ligjore dhe kriminalistike, ngjarjen kriminale, për t’u bërë kështu i mundur klasifikimi juridik i saj: vrasje, vetëvrasje, apo aksident.

Cilat janë të dhënat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kufomës, si dhe të dokumenteve të ekspertimeve mjekoligjore kriminalistike e të dëshmive?

-Në proces-verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kryer nga kryetari i hetuesisë të Tiranës të asaj kohe, me pjesëmarrjen e shefit të Byrosë së Ekspertimit Mjeko-ligjor në Tiranë, një eksperti tjetër mjeko-ligjor, si dhe një eksperti kriminalist, përshkruhet me hollësi dhoma e gjumit të shtëpisë, ku u gjet i vdekur kryeministri M. Shehu.

Në këtë dhomë, midis të tjerave, përshkruhet një krevat me gjerësi 181 cm. dhe lartësi 90 cm., si dhe një komodinë në anën e majtë të krevatit. Në komodinë gjenden sende të ndryshme, si medikamente etj., po kështu një gotë me lëng të verdhë dhe një gëzhojë predhe pistolete, të kalibrit 9 mm., që në nuhatje ka erë të lehtë baruti.

Krevati ka sustën në formë divani, një dyshek të trashë dhe sipër tij një të hollë, çarçaf të bardhë dhe një batanije dopio dhe një teke.

Në anën e majtë të krevatit. gjendet kufoma, e seksit mashkull, me moshë rreth 70 vjeç, e shtrirë në shpinë me kokën pak të ngritur të vendosur në dy jastëkë dhe një batanije të palosur poshtë tyre; të dy duart janë të thyera në bërryla të mbështetura në trup, me gishtat gjysmë të mbledhura; trupi është i mbuluar me batanije dhe çarçafin e krevatit, gjer afër mjekrës.

Pas lëvizjes së kufomës shihet në buzën e poshtme, gati në mes të jastëkut të sipërm, një vrimë depërtuese me diametër 0.5 cm., me një njollë me ngjyrë të kuqe të errët, sipër, përreth saj, 3 x 3 cm; në jastëkun e poshtëm, ka një vrimë 0.5 cm., në pjesën e sipërme të të cilës, 4 cm. majtas, ka një njollë me ngjyrë të kuqe të errët, 1 x 1 cm.

Në batanijen e palosur në tetë pjesë, në buzën e poshtme, gati në mesin e saj, ka një vrimë depërtuese me diametër 0.5 cm. Në çarçaf, ngulur në dyshek, 49 cm. nga e majta dhe 23 cm. nga kreu, gjendet një predhë e kalibrit 9 mm., e cila merret si provë materiale.

Pothuajse në mesin e krevatit, mbi batanijen e sipërme, 48 cm larg nga dora e djathtë dhe në të djathtë të kufomës ndodhet një pistoletë e tipit “Makarov”, prodhim i vitit 1954, me një fishek në fole dhe pesë fishekë të tjerë në krehër.

Veshja e kufomës përmban sipër: një këmishë të bardhë puplin dhe një kanotiere të bardhë me 3 kopsa (disa prej kopsave të këmishës dhe kanotieres janë të zbërthyera), ndërsa poshtë ka një palë pizhame.

Në anën e majtë të këmishës, 14 cm. nën qepjen e jakës së saj dhe 9 cm. majtas buzës së vrimave të kopsave, shihet një dëmtim i çarë në formë kryqi, me përmasa 3 x 2.3 cm; buzët e dëmtimit kanë ngjyrë të errët, veçanërisht më e theksuar në pjesën e sipërme, rreth e përqark, materiali i këmishës në vendin e mësipërm, paraqitet me nuancë të errët, në një zonë që shtrihet nga e djathta në lartësinë 1.1 cm., nga ana e majtë, 1 cm. sipër dhe poshtë 0.5 – 0.8 cm. Poshtë këtij dëmtimi të këmishës, fillon një njollë me ngjyrë të kuqe, me trajtë të çrregullt me përmasa 5.3 x 4 cm.

Në anën e majtë të kanatieres dhe pikërisht 12 cm. poshtë jakës dhe 10 cm. larg hapjes së gjoksit, shihet një dëmtim në trajtë pothuajse të rrumbullakët dhe me diametër rreth 1.4 cm; buzët e dëmtimit paraqiten me ngjyrë të errët.

Rreth e përqark dëmtimit, në një masë rreth 1 cm., ka një hematomë gri, 2 mm. poshtë dëmtimit, dallohet një njollë ngjyrë të kuqe, që fillon 12 cm. sipër saj, në trajtë vizash të fshira, ndërsa poshtë zgjerohet deri në 12 cm. dhe kap gjithë këmishën, duke u shtrirë deri në fund 30 cm.

Në pjesën e pasme të kanatieres, 26 cm. nën qepjen e jakës, afërsisht në mesin e saj, duket një dëmtim në formë gati të rrumbullakët, me diametër 0.6 cm., me buzë të përveshura nga jashtë.

Në përshkrimin e vetë kufomës, midis të tjerave, shënohet se:

-Në anën e majtë të kraharorit, 6.5 cm. nga vija e mesit, 3 cm. mbi nivelin e thithkës dhe 10.5 cm. poshtë klavikulës, ka një defekt vezak të indeve të buta, 1.2 x 1.1 cm., me unazë dërrmishjeje përreth, me gjerësi 2.5 mm., me minus ind.

-Në anën e majtë të shpinës dhe pikërisht 7.5 cm. nën këndin e shpatullës dhe 5 cm. nga vija e mesit, shihet një dëmtim i indeve të buta, gati i rrumbullakët, me diametër 0.6 cm.

-Në thoin e gishtit të madh të dorës së djathtë dhe 2-3 mm. majtas tij, ka njolla blu të errët, që nuk fshihen.

Gjatë këqyrjes së jashtme të kufomës, nuk u vunë re dëmtime të tjera.

 -Në aktin mjekoligjor të ekzaminimit të kufomës së qytetarit M. Shehu, bëhet po ai përshkrim, si në proces-verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, por në lidhje me pikat e errëta me ngjyrë blu të thoit të gishtit të madh të dorës së djathtë, është shtuar se; ato janë nga veprimi i copave të barutit, po kështu është shtuar se dora e djathtë, është e mbledhur grusht, me gishtin tregues më afër pëllëmbës.

Konkluzioni i këtij akti, paraqitet si vijon:

Në trupin e kufomës së qytetarit M. Shehu, u konstatua një plagë e tej përtejme arme zjarri, me vrimë hyrje në pjesën e përparme të majtë të gjoksit dhe me vrimë dalje, në pjesën e majtë të shpinës, me karakteristikat e përmendura në pjesën përshkruese të këtij akti.

Dëmtimet e mësipërme, janë shkaktuar nga një qitje e vetme arme zjarri, në distancë me puthitje jo hermetike dhe me drejtim nga përpara prapa, lehtësisht nga e djathta në të majtë dhe nga lart poshtë.

Vdekja e qytetarit M. Shehu, ka ardhur nga shoku hemorragjik i shkaktuar me mundësinë më të madhe, si pasojë e çarjes së zemrës ose, të enëve të mëdha të gjakut që dalin prej saj. Vdekja duhet të ketë ndodhur rreth 10 – 12 orë, para momentit të këqyrjes së kufomës, që u krye në orën 12.00.

 Raporti i ekspertimit tekniko-balistik të pistoletës, gëzhojës dhe predhës të gjetur në vendin e ngjarjes, si dhe shenjave të gishtave të M. Shehut, për t’u krahasuar me ato të gjetura në djepin luajtës të pistoletës.

Nga ky ekspertim, i kryer ditën e këqyrjes së vendit të ngjarjes (18 dhjetor 1981), i plotësuar edhe me provat e bëra me reaktivët Griss dhe Difenilaminë, për zbulimin e faktorëve plotësues të qitjes, u arrit në përfundim se në pistoletën, teknikisht e rregullt dhe e përshtatshme për qitje, janë bërë qitje sot; gëzhoja dhe predha të gjetura në vendin e ngjarjes, janë qitur me këtë pistoletë.

Gjurma e gishtit në pistoletë, është e të njëjtit lloj me shenjën e gishtit të madh të dorës së majtë, të Mehmet Shehut.

 Nga dëshmitë e personave që e panë për herë të parë kufomën e M. Shehut: djali i tij Vladimiri, shoqëruesi A. Çeno dhe mjekët M. Kostaqi dhe Ll. Rroku, etj., rezulton se kufoma u gjet e shtrirë në kurriz, e mbuluar me çarçaf dhe batanije, deri afër qafës, me syze me skelet metalik me ngjyrë të verdhë dhe me fytyrë drejt nga tavani.

Mjeku Ll. Rroku, pa rreth 1 m. larg krevatit, një gëzhojë që e mori dhe e vendosi sipër komodinës. në krahun e majtë të krevatit. ku ishte kufoma e M. Shehut. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Tetovë ka gruan dhe babanë, është anëtar i ‘Ballit Kombëtar’, dyshohet se punon për policinë, jeton në Damask ...”/ Dosja sekrete e UDB-së, për kryetarin e ‘Lidhjes Kosovare’ të SHBA-së, që vdiq 103 vjeç 

Next Post

Kalendari Historik 24 Prill 2024

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Prill 2024

Kalendari Historik 24 Prill 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!