• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Islam Zeneli, djaloshi 15 vjeçar që u priu 100 burrave të Kastratit kundra serbëve në 1920-ën, mbeti në burg deri në 1989-ën, se s’pranoi “ofertën” e gjeneral Hilmi Seitit

Hilmi Seiti

Nga Caf Jonuz Çulaj              

Memorie.al/ Përveç shumë të tjerëve, fshati Aliaj i Kastratit, në Malësinë e Madhe, përmend edhe tre breza luftëtarësh, të dalluem për mendje të kjartë e për burrni, të dyja të njohura në këtë zonë.

Këta janë: Shaban Elezi, Zenel Shabani e Islam Zeneli: pra gjysh, babë e bir.

Shaban Elezi, përmendet në popullin e zonës si burrë i urtë e kuvendar, i zgjuar, luftëtar i madh në krye të shokëve për mbrojtjen e trojeve amtare nga çdo rrezik, ishte pra trim i njoftun si dhe bukëdhënës i dalluem. Dera e shtëpisë së tij që e hapun për miq të shumtë. Edhe i biri, Zenel Shabani, ndoqi shembullin e babës së vet, njihej e vlerësohej si nga populli, por edhe nga të huajt.

Gjithashtu mund të lexoni

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

“Në gusht 1943, te zyra e shtypit komunist në Prefekturën e Beratit, që kontrollohej nga PKSH-ja, më ra në dorë një letër e firmosur nga ‘Shpati’, Enver Hoxha, ku thuhej…”/ Dëshmia e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

Tradita thotë se Knjaz Nikolla i Malit të Zi, mblodhi këshilltarët e vet e u tha: “Kush e pengon Malësinë e Madhe me u bashkue me Malin e Zi”? Pasi ndigjoi përgjigjen e tyre, Knjazi konkludoi: “Tri shtëpi me influencë janë pengesa kryesore: shtëpia e Çun Mulës, bajraktarit të Hotit e Zenel Shabanit, Vojvodës së Kastratit dhe Sokol Bacit, Vojvodës së Grudës”.

Jemi në fundin e shekullit XIX-të e ngjarjet ecin. Shumë figura historike naltohen e ndonjë edhe bie.

Islam Zeneli, djali i Zenelit e nipi i Shabanit, u rrit kështu në këtë mjedis atdhetar. Fitoi cilësitë kombëtare e i zhvilloi mandej: dera e burrnisë, e trimnisë e urtisë, e mikpritjes qëndroi e hapun për të gjithë Malësinë e Madhe.

Islam Zeneli lindi në vitin 1905 e deri më 1919-ën mori mësimet e para në shkollën e jetës, që ishte shumë e vështirë. U bë ma e vështirë kur i ati, Zeneli, vdiq në vitin 1919. Islamit i duhej të drejtonte shtëpinë me të gjitha problemet që kishte dhe të kontribuonte për fisin e tij, jo vetëm për atë por edhe për mbarë fatet e atdheut.

Në korrik të vitit 1920, Jugosllavia sulmoi Shqipninë. Populli u ngrit në mbrojtje të kufinjëve. Qeveria Shqiptare dha maksimumin e vet e populli i’u përgjigj duke lanë shtëpitë e duke zanë llogoret e mbrojtjes së vendit. Ishte vetëm 15 vjeç, e u priu 100 burrave të armatosun të Kastratit në krah të ushtrisë shqiptare. Major Taip Shkodra, një patriot i madh i kohës, që mori pjesë në mbrojtjen e vendit, do të shkruante në ditarin e tij se: “Në mes të heroizmave që treguan malësorët, u dallua edhe djali 15 vjeçar i Zenel Shabanit…”, pra Islam Zeneli.

Periudhën deri më 1939-ën e kaloi si oficer Kreshnik, që don të thotë se ishte kuadër ushtarak në rezervë, por që meritonte nderimin si oficer i karrierës. Si nacionalist, deri më 1939-ën shërbeu në radhët e Ushtrisë Shqiptare, si antifashist, pas 1939-ës u radhit në Frontin e përbashkët kundër pushtuesve të huaj italianë e gjermanë. Me të u bashkuan edhe shumë patriotë të tjerë. Ishte në kulmin e forcave e të tjerët i shkonin mbrapa. Për këtë kishte dhanë shembuj, ashtu si paraardhësit e tij.

Ai ishte antifashist, pra ishte kundër diktaturës së jashtme, por ishte edhe antikomunist, pra kundër diktaturës së brendshme që po instalohej me ndihmën e të huajve. Në shtëpinë e tij në vjeshtë, mblidhen shumë nacionalistë për të diskutue rreth së ardhmes së vendit. Çdo gjë ishte e kotë, pasi fatin e Shqipnisë e kishin vendosun në Jaltë, Fuqitë e Mëdha (SHBA, Anglia e BS).

Aty u bë një rindarje e botës, Shqipnia mbeti në Lindje, gjë që nuk e pranuan qarqet nacionaliste. Në janar 1945 shpërtheu Lëvizja e Koplikut, e pas dy javësh (shkurt 1945), u bë qëndresa antikomuniste në zonën e Kelmendit. Pas një viti (shtator 1946) edhe në Postribë. Të gjitha shuhen me zjarr, 150 të vrarë e 250 të burgosur malësorë, pa llogaritur mandej internimet në vendet pa jetë.

Islami u arrestua pas dështimit të Lëvizjes së Postribës. I qëndron torturave, i qëndron edhe burgut. Pasi lirohet, kthehet në shtëpi me titullin “kulak i fshatit”. Meqë ishte me influencë në Malësi, e meqë ishte i njohun edhe tek malësorët e përtej kufinit, Sigurimi i Shtetit kërkon prej tij bashkëpunim, por ai nuk pranon. Ri arrestohet në vitin 1952, me akuzën: “Armik i Popullit”.

Filloi përsëri jeta e burgut. Në vitin 1956, ndodhej në burgun e Shkodrës, aty vjen për vizitë Beqir Balluku, i shoqëruar nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seiti. Zhvillohet kjo bisedë në prani të Islamit, I cili do t’i dëshmonte ma vonë:

Hilmi Seit: Shoku ministër, ky asht kulaku i Malësisë së Madhe, Islam Zeneli. Sikur të më dëgjonte mue, tani nuk do të ishte në burg, por në shtëpi pranë familjes.

Beqir Balluku: (duke i’u drejtue Islamit) Asht e vërtetë, përsa thotë shoku Hilmi?

Islami: (ngrihet në këmbë, si me përtesë dhe mbasi merr një pamje serioze, i përgjigjet) Ndoshta edhe po, zotni ministër. Por sikur ta pranoja kërkesën e z. Hilmisë, pra që të spiunoja vllaznit e mi, mue nuk do të më duhej as të gjallët e as jeta, e aq ma pak familja, do të koritsha veten e pasardhësit e mi, e deri edhe varret e të parëve.

Dy funksionarët e naltë e shikuan njeni – tjetrin në sy. Mandej Beqir Balluku tha: “Ti këtu e ke vendin dhe këtu do të lesh kockat”. “S’ka rëndësi – iu përgjigj Islami – mjafton që të vdes si shqiptar i ndershëm”.

Profecia e Beqir Ballukut doli gati e vërtetë, sepse Islami vazhdoi jetën burgjeve e kampeve të përqendrimit edhe për shumë vite më vonë.

Islam Zeneli ose xha Islami, siç e quanin bashkëvuajtësit, qe për ta mësues i mirë e edukator i madh sidomos për brezin e ri.

Pas lirimit nga burgu internohet në Zadrimë (Hajmel). Pesë vetë, me një krah pune në kooperativën bujqësore të fshatit, me atë pagë qesharake. Si mund të jetonin ata me këta të ardhura? E dinte vetëm ai dhe të tjerët si ai. Të tjerë, mbase jo. Vdiq në vitin 1989, duke lanë mbrapa gruan, dy djemtë e një vajzë. U varros aty e jo në fshatin e lindjes. Pas 10 vitesh u bë rivarrimi i eshtrave të tij në Bajzë të Kastratit. Prania e shumtë e popullit në këtë ceremoni njerëzore tregon për nderimin që i është ba. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 14 Maj

Next Post

Ramiz Alia: “Për filmin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ të Anagnostit, i cili është një nga filmat tanë më të…”/ Debatet për kinematografinë në Komitetin Qendror në ’90-ën

Artikuj të ngjashëm

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës
Personazh

January 26, 2026
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Personazh

“Në gusht 1943, te zyra e shtypit komunist në Prefekturën e Beratit, që kontrollohej nga PKSH-ja, më ra në dorë një letër e firmosur nga ‘Shpati’, Enver Hoxha, ku thuhej…”/ Dëshmia e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

January 26, 2026
“Rumenë, shqiptarë, grekë, sllavë, latinë etj., e trajtojnë dhe e respektojnë si bashkëqytetaren e tyre të palodhur Dora d’Istrian, sepse…”/ Historia e panjohur e princeshës së famshme me origjinë shqiptare

January 25, 2026
“Në Berat isha në një klasë me Margarita Tutulanin, ajo ishte shumë e bukur dhe Namik Mehqemeja, Resul Dollani, Vangjel Myzeqarin etj., ishin dashuruar pas saj,…”/ Dëshmia e rrallë e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

“Dora d’Istria është pranuar nga shumë akademi të Europës, Azisë së Vogël, si dhe antare nderi e shoqatës Arkeologjike të…/ Historia e panjohur e princeshës me origjinë shqiptare, në qytetërimin europian

“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve…”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare

January 22, 2026
Next Post
Ramiz Alia: “Për filmin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ të Anagnostit, i cili është një nga filmat tanë më të…”/ Debatet për kinematografinë në Komitetin Qendror në ’90-ën

Ramiz Alia: “Për filmin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ të Anagnostit, i cili është një nga filmat tanë më të…”/ Debatet për kinematografinë në Komitetin Qendror në ’90-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme