• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

“Oficerët e Sigurimit e tërhoqën me forcë dhe nuk e lanë të përqafonte gruan e tij bukuroshe, jugosllaven, Anica, me fëmijën një muajsh që po i jepte gji, të cilës…”/ Historia tragjike e familjes nga Kuçova
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli
Memorie.al
Memorie.al

Nga Marsida T. Najdeni

Memorie.al / Sa shumë falënderime duhet t’i japim këtij mjeshtri të artit koreografik shqiptarë, ama sa pak e njeh këtë emër të madh shoqëria shqiptare dhe pse me krijimtarinë e tij, janë rritur të gjithë shqiptarët, pa e ditur kush i ka krijuar këto valle kaq të bukura, të cilat sot i trashëgojmë me krenari. Ndjehem me fat që punën e Profesor Gëzim Kacelit, e njoh personalisht dhe nga e bija e tij, e cila është po aq artiste sa i ati. E di, nuk jam personi i duhur për t’i kushtuar këtij artisti një shkrim, por dashuria dhe mirënjohja ndaj tij më shtyn kaq shumë.

Për të kuptuar Gëzim Kacelin, këtë krijues të madh, këtë intelektual soji, punëtor i palodhur, qytetar i denjë i një kryeqyteti, shtetas i ndershëm i atdheut tonë mjaft të vuajtur, duhet më parë të njohim derën nga e cila doli ky qelibar i artit Shqiptarë.

Familja Kaceli është nga ato dyer autoktone tiranase, të cilët u flijuan për atdhe. Ismail Kaceli ka qenë një luftëtarë me emër gjatë Lidhjes së Prizrenit, vdiq maleve të Malësisë, bashkë me vjehrrin e tij, Mehmet Tufina, duke mbrojtur pikërisht atë, Nënën Shqipëri. At Gjergj Fishta në kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë”, i ka dedikuar këto rreshta trimit në fjalë:

Gjithashtu mund të lexoni

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Merr, Kacel, njihër lahutën,
E na thuej nji kângë Shqyptare;
S’májm na zí pá na qitë fare!
Muer lahuten n’dorë Kaceli,
M’tê magjarin n’vend e ngeli,
E, mbasi per zâ atê ujdisi,
Kështu kângës atëbotë ia nisi”.

Madje dhe i biri i Ismailit, Osman Kaceli, luftoi për mbrojtjen e Shkodrës, gjatë sulmit malazez. Një figurë tjetër e rëndësishme ka qenë dhe Ali Kaceli, babai i Gëzimit, i cili ishte ndër krijuesit e parë të artit të kartolinave në Tiranë, me pamje vizive po nga qyteti i lindjes. Fotografitë e Aliut sot janë relikë në llojin e vet, sepse pasqyrojnë një Tiranë pothuajse të shuar nga kujtesa kolektive falë maskaradës ndërtuese, që është bërë me këtë qytet. Aliu, dhe pse një figurë mjaft e respektuar, do të vdiste i plevitosur rrugëve të internimit në Berat. Pra, siç shihet arti, ishte pjesë e gjenit të Gëzim Kacelit.

Kur përmendim Kacelët e Tiranës, nuk mund të mos përmendim një nga piktorët më të mëdhenj shqiptarë, Sadik Kaceli, i cili fillimet e tija i ka në Shkollën e Vizatimit të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Më pas ai do të ndiqte një nga shkollat më të njohura të pikturës në Evropë, siç ishte “Ecole Nationale Supéreure des Beaux Arts” dhe do të ishte nxënës i piktorit të famshëm francez, Henri Matisse. Hapat e Sadikut i ka ndjekur dhe i biri, Buron Kaceli, i cili është sot për sot një nga piktorët më në zë. Një profesor i vërtetë në fushën e tij dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, me atë babë për mësues.

Po ashtu familja Kaceli njihet si dhe një nga familjet e para shqiptare për tregti, dhe të bërit tregti është art më vete. Godina që ata ndërtuan 1928-1929, për të bërë biznesin modern, u ideua nga një arkitekt Italian dhe sot studiohet si një godinë trashëgimore në Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë. E në këtë aspekt, nuk mund të rrimë pa përmend martirin e demokracisë, tregtarin vizionar, Jonuz Kacelin, i cili u vra barbarisht nga dora komuniste, me të ashtuquajturin; “Grupi bombës sovjetike”.

JETA E GËZIM KACELIT

Pra për Gëzimin, siç shihet vlen shprehja; “molla nuk bie larg nga pema”. Ai u lind dhe u rrit në një familje që artin dhe kulturën shqiptare, e ka në gjenezë. Por le ta njohim Gëzim Kacelin më mirë, veçse më përpara kërkoj mirëkuptimin, se jeta e një divi si Kaceli, nuk mund të përshkruhet e gjitha në një artikull gazete. Ai lindi në 7 qershor 1933 dhe në moshë mjaft të re, familja e tij do të internohej në Berat dhe më pas në fshatrat e thella të Tepelenës.

Nuk do të qe e largët koha kur Gëzimi djaloshar, do të binte në sy për aftësitë e tija si valltar. Ai fitoi konkursin e organizuar nga balet-maestro rus, Georgi Perkun, i cili po kërkonte elementë për krijimin e një trupe baleti profesioniste në Shqipëri. Të fitoje një konkurs atë kohë, duke qenë i persekutuar, tregon kjartasi se çfarë talenti ka patur Gëzimi, aq sa rusi nuk bënte dot pa të. Ishte koha kur sistemi përpiqej të krijonte “njeriun e ri komunist”. Megjithatë, përsos faktit se Gëzimi vinte nga një familje për kohën me një biografi të keqe, ai kurrë nuk doli nga fisnikëria e mbiemrit të tij.

Me punë të madhe deri në vetëmohim, do të arrinte të bëhej balerin solist. Mjeshtërinë e tij prej balerini do ta tregonte si solist në; “Flamuri i Paqes”, “Shatërvani i Bahcisarajt”, “Esmeralda”, “Traviata”, etj., shfaqje pafund. Vlerat e tij të rralla si balerin, i tregonte në mënyrë të tejskajshme falë individualitetit të tij artistik. Një teknikë të tillë dhe elegancë të përkryer në të bërin balet, Shqipëria s’kish parë më parë. Vetëm në moshën 24 vjeçare, Gëzim Kaceli do të ishte dhe një nga themeluesit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Kompozitori i shquar Çesk Zadeja, duke parë talentin e të riut Kaceli, do t’i besonte koreografinë krijuese të t’gjithë Ansamblit të Valleve. Prej këtu merr udhën një jetë magjike, dhe pse plot vështirësi, por me një dashuri deri në përrallore, për etnografinë shqiptare. Gëzimi kaloi vite në të gjitha trevat e vendit, duke hulumtuar çdo grimcë trashëgimore artistike tonën si popull. “Vallja e Tropojës”, një perlë në reporterin e valleve tradicionale, u krijua në mënyrë aq sublime, nga një tiranas. Kjo vlen për të treguar sa thellësisht dhe imtësisht i studionte maestro Kaceli, gjitha detajet etnografike pavarësisht trevave.

Më pas krijimtaria e Gëzim Kacelit, nuk do të kish më të sosur. Premierat e tij vijuan me “Suita e valleve të Tiranës”, “Vallja e Dropullit”, “Vallja Devolliçe”, “Vallja Dyshe e Shupalit”, “Trio e Shupalit”, “Vallja Labe”, që konfirmonin sërish e sërish jo vetëm aftësitë krijuese koreografike por, edhe njohurinë e lartë që Gëzimi kishte, për kulturën e zonave të ndryshme të Shqipërisë. Ai ishte një burim i pashtershëm përsa i përket folklorit tonë artistik. Apo siç do të shprehej aq ëmbël autorja e librit “Gëzim Kaceli – Monografi” zonja Terezina Vasia, e cila e përmbledh punën e Profesor Gëzim Kacelit: “Nuk ka gjë më të bukur, se sa të shohësh një premierë ku vallëzon e gjithë Shqipëria”.

Ky talent, këto motive plot jetë, përkushtimi madhështor, nuk do ta nisnin rastësisht me studime në Rusi. Rusia, ky vend me shkollën më të fortë në botë për balet, pati fatin të merrte një student shumë të sprovuar në aftësitë e tija, ama dhe Gëzimi, pati fatin të zgjeronte dijet e tija, në një nga shkollat më të famshme. Kështu ai studioi për baletmaestër e koreograf, në Institutin e Regjisurës dhe Koreografisë “Lunacharsky” (GITIS) në Moskë. I etur për më shumë në Rusi, do të vinte në skenë vallen e Malësisë së Madhe dhe atë të Shupalit. Fat tjetër i madh për të ishte, se u përgatit nga koreografë të shquar rusë, si Rostislav Zakharov, Leonid Lavrovsky, Shatin, etj.

Me prishjen e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik, Gëzimi e mbaroi shkollën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Me mbarimin e studimeve, krijimtaria e tij do të merrte një hov marramendës, me premiera si; “Dasma Tiranase”, “Dasma në Malësi”, “Barinjtë e Korabit”, “Valle e Burrave Dibranë”, “Motive të Shëngjergjit”, “Valle e Koxhaxhiut”, “Arbënia Kryezonjë”, kjo e fundit mbetet një nga të parat poemë vokalo koreografike shqiptare, e sa dhjetëra – e dhjetëra krijime të panumërta.

Dhe pse intrigat komuniste të kohës do ta largonin nga Ansambli, që ai e kishte ngritur po vetë, Gëzimi kurrë nuk ndaloi së krijuari, së punuari, së ëndërruari. Tashmë si i jashtëm do të vinte në skenë tre opereta me koreografi të tijën “Dhëndri u Transferua”, “Karnavalet” dhe “Vjeshta e Artë”. Po nuk mund të rri pa përmend dhe një nga kryeveprat e Profesor Kacelit, sepse nëse nuk e përmend, çdo fëmijë shqiptarë do t’më marr inat. Bëhet fjalë për baletin “Kecat dhe Ujku”, që Gëzimi e krijoi dhe e vuri në skenë, në një periudhë ku sistemi komunist ia kishte vështirësuar goxha jetën. Fama e kësaj vepre shihet në vetë brezat që ndër vite rriten me të.

Imagjinoni çmendurinë, si një gjeni në sojin e vet të artit dhe e degdisën në Ansamblin e Kombinatit e, më pas në Ansamblin e Ushtrisë, por Gëzimi siç kishte emrin, kurrë nuk rreshti së besuari në aftësitë e tija, e si një shuplakë për trajtimin që po i bëhesh, krijoi dhe një tjetër perlë klasike “Legjenda e Lules Honine”. Honina ishte një vajzë jetime, e cila shërbente si punëtore e thjeshtë në një familje të pasur. A vallë Gëzimi ndjehej po aq i lodhur si Honina prej atij sistemi, por fiks si Honina dhe ai dinte të triumfonte sa herë përpiqeshin ta ndanin nga dashuria e tij më e madhe, arti. Kudo që e dërguan falë biografisë, që si përputhej njeriut të ri komunist, ai diti të arrinte kryevepra.

Mjafton respekti i Çesk Zadesë, Feim Ibrahimit, Agim Krajkës, Tish Daisë, Agron Aliajt dhe mjaft artistëve të tjerë karshi Gëzimit, për të kuptuar që ai është një kolos në artin e tij. Meritë e madhe e Profesor Kacelit, është dhe fakti se ai diti të formonte breza e breza balerinësh, të çdo lloj forme lirike apo klasike. Janë me qindra artistët që i detyrohen Profesorit të tyre, megjithatë, Gëzimin e gëzonte fakti se nxirrte artistë kualitativë. Gjithë shqiptarët i janë borxhli, punës plot devotshmëri të Profesor Kacelit.

Jo vetëm ne shqiptarët brenda kufijve, edhe vëllezërit arbëreshë, e kujtojnë me nostalgji Profesor Gëzimin. Viti 1991 do ta gjente emigrant në Kalabri, ku me një modesti solemne, do t’i përvishej punës për të krijuar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Arbëreshe. Ai punoi në shkollat më në zë të zonës, si “Isabella Sisca” në Kozencë, apo “Carmen Biscardi” e Rosanos. Vdekja e parakohshme, do ta ndante nga kjo jetë në vitin 1999, ku trupi i tij i pajetë, mori homazhet e gjithë shoqërisë shqiptare, në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe sot prehet në qytetin e lindjes Tiranë.

Këtë mars u bënë plot 25 vjet pa mjeshtrin dhe fisnikun Profesor Gëzim Kaceli. Kjo gjë aq sa na trishton, aq dhe na jep forca, sepse ai jeton përmes trashëgimisë së tij artistike dhe çdo shqiptarë lindet e rritet, me krijimtarinë e tij. Po ashtu, ai jeton me të birin, Renis Kaceli, i cili ka ndjekur hapat e të atit, duke mbaruar Liceun Artistik të Tiranës për balet, e prej vitit 2009, mban dhe diplomën e meritës në balet, nga Akademia e La Scala të Milanos, si dhe është krijuesi dhe drejtori i një shkolle private baleti në Itali.

Gjithashtu, Gëzimi jeton dhe me të bijën, Sonila Kaceli, e cila ka mbaruar studimet për etnomuzikologji dhe këndim operistik barok, në Universitetin e Bolonjës dhe po ashtu studimet si aktore në shkollën Teatrale të Collit. I përjetshëm kujtimi i një ajke të shoqërisë shqiptare! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe...”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
Personazh

July 2, 2025
“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë
Personazh

“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

July 2, 2025
“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

July 1, 2025
“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

June 28, 2025
“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

June 24, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme