• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Në shtëpinë e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 gra, fëmijë dhe burra, te Haxhi Latifi u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit, kurse Hava Ajshe dhe Nazo Arapi…”/ Memorandumi dërguar OKB-së, në 1947-ën
“Marrëveshja u nënshkrua nga Rexhep Plaku, për Frontin Çlirimtar të Çamërisë, nga Bedri Spahiu, për Partinë Komuniste dhe Aleksis Janaris nga EAM-i, i cili…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Në tetor 1945, Enver Hoxha, deklaronte; disa anëtarë partie, duan të filozofojnë, se mos thotë populli, se ç’bëtë me Kosovën, por Jugosllavia është…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Kosove Çameria Memorie.al
Kalendari Historik 30 Gusht
“Unë isha ministër i Brendshëm kur u bë Masakra e Tivarit, ja tregova Enverit dhe ai…”/ Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Hoxha ia ‘faturoi’ Koci Xoxes

Nga Fahri Xharra

Memorie.al / Jam i sigurt që i njihni që tri figurat historike të Luftës së Dytë Botërore, në të dy fotografitë e mësipërme. I publikova me një shkas, për temën që do e trajtoj sot. Jo për luftën e shteteve të tyre kundër nazizmit dhe fashizmit, por për një vendim të tyre të Konferencës së Jaltës (4 – 11 shkurt 1945). Më 4 shkurt të vitit 1945, u takuan tre liderët e fuqive aleate në luftën kundër Gjermanisë naziste: Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Britania e Madhe) dhe Joseph Stalin (BRSS). Ata u mblodhën në Jaltë të Bashkimit të atëhershëm Sovjetik në gadishullin e Krimesë.

Takimi i “Tre të mëdhenjve”, kishte të bënte me ndarjen e Gjermanisë pas kapitullimit dhe me krijimin e një rendi të ri të pasluftës në Evropë. Por jo vetëm ndarja e Gjermanisë, kishte diçka më shumë që doemos na intereson neve e që është folur shumë pak nga ne. Kosova si Kosovë, e përplasur herë nga veriu e herë nga jugu, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga Perëndimi, nuk e ka gjetur qetësinë e saj me dekada.

Të “harrojmë” periudhën turke kur ishte “Vilajeti i Kosovës” rëndësia e të cilit është vetëm në emrin e saj, sepse si i tillë tregonte që aty banon shqiptarët në tokat e tyre – një fakt dhe dokument i pa mohuar kurrë, të kalojmë në kohën e zaptimit serb nga viti 1912 e deri sot, Kosova nuk e kishte dhe ende nuk e ka qetësinë e saj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

Të përsëris, e rrahur nga Lindja dhe e përqafuar nga Perëndimi por kurrsesi të del nga kthetrat e lakmive dhe sabotimeve të shtetësisë së saj. Çdo kush që mendon se me atë ka filluar historia është në gabim të rëndë. Edhe Skënderbeu në përkrenaren e tij karakteristike, tregonte pa kurrfarë apetitesh megalomane dhe të “mburrej” që historia ka filluar me të…! Ai e adhuronte Pirron dhe Aleksandrin e Madh, dhe kjo tregon se sa i përsosur që ishte, duke mos thënë që; lirinë ua solla unë, por e gjeta në mesin e juaj.

Janë disa periudha të historisë së Kosovës jo fort të largëta nga e sotmja të  cilat mund të shpjegohen drejt vetëm nga ata që i kanë përjetuar vet dhe janë edhe sot dëshmitar të asaj kohe. Unë mund të flas lirisht për kohën që prej vitit 1968 e deri më sot, fatbardhësisht që i kam “prekur” me duar të mia. Vetëm atëherë kur të bindemi që ne jemi vazhdues të vegjël të çështjes së madhe shqiptare, atëherë e kemi më lehtë të ballafaqohemi me të vërtetën e tanishme, si dhe me atë historike.

“Konferencën e Bujanit”

Bujani si një vend-pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve), që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.

Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të Rinisë e të Gruas Antifashiste etj. Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së).

Pse po e citoj dhe me plotë përgjegjësi po e përmendi Konferencën e Bujanit? Edhe pse vendimet e saja u sabotuan, fryti i kësaj konference, ishte i madh në mënyrë indirekte tek shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare në ish Jugosllavi, përkundër asaj që mbetem nën Jugosllavi.

Kohëve të fundit po shkruhet me të madhe për Çamërinë, për shpifjet greke, për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre. Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; “çamët janë kriminelë lufte, që kanë bashkëpunuar me nazistët”.  Të shfletojmë historinë. A ishte kush bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia?

Automatikisht lindë pyetja: “Pse në kohën e Bujanit nuk u organizue një konferencë si e Bujanit edhe për Çamërinë?. E di kush përgjigjen? Pse mungoi vullneti i dikujt përmbajtjen e një mbledhjeje të tillë?  .

E kemi edhe anën tjetër: Në shkurt të vitit 1943, u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konispolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore.

Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë! (Lexo edhe: “660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore” –  nga Armand JONUZI, Erion HABILAJ)

Batalioni partizan “Çamëria” u shpërbë me dhunën e vetë partizanëve të Shqipërisë. Kush dha urdhër dhe ku ishte qëllimi? Të kaloj në thelbin e këtij shkrimi: A e keni ditur që Çërçilli, Ruzvellti dhe Stalini në Krime, morën vendim unanim në fund të 1944 dhe shkurt 1945 në Krime se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t`i shfarosin, shpërngulin ose depërtojnë në ato vende që kërkohet”?

Ne asnjë herë nuk e kemi shfaqur publikisht se sa e tmerrshme për ne kishte me qenë, sikur mos t`i kishim pasë edhe lëvizjet dhe rezistencën partizane në Kosovë. Nëse e marrim si pikënisje këshillën e poetit të madh gjerman J.V. Gëte, se: “Nëse duam ta portretizojmë në mënyrë objektive profilin e një figure historike ose, një periudhë historike , atëherë veprimtaria e tij nuk duhet të shkëputet nga konteksti i gjerë politik, shoqëror dhe kulturor i kohës”. (Azdren Shala). Dhe ky mësim aq shumë vlen në rastin konkret.

Pse jam edhe me partizanët, e edhe me ballistët e Kosovës!?

Problemi qëndron tek figura e partizanëve! Fatkeqësisht, për raportin e tyre me Luftën e Dytë Botërore, ka bërë që shumica e shqiptarëve, t`i anatemojnë vazhdimisht, pa asnjë të drejtë. Epitete të tilla si: “titistë”, “pro-serb”, “tradhtar” e deri në “kriminel”, janë pa vend dhe në të njëjtën kohë, tregojnë cektësinë e mendimit dhe studimit në publicistiken dhe shkencën shqiptare.

“Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t`i shfarosin, shpërngulin ose depërtojnë në ato vende që kërkohet” (vendim i Konferencës së Jaltës (4 – 11 shkurt 1945”! O zot, çdo të ndodhte me shqiptarët e ish Jugosllavisë? Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Qëndrimi i Komitetit Qendror të PKSH-së ndaj Myslym Pezës, ka qenë negativ, shoku Miladin thoshte: ‘na duhen çetat partizane, mos humbim kohë e material për një kriminel...”/ Zbulohet letra e Koço Tashkos

Next Post

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty...”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Artikuj të ngjashëm

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës
Dossier

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

March 3, 2026
“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

February 28, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur vdiq në Tiranë Dr. Vejseli, Alizoti i tha Hoxhë Hyqmetit, ta lajmëronte nga maja e minares kur të këndonte, por njerëzit e kuptuan për Dr. Vasil Labovitin dhe…”! / Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 27, 2026
“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91
Dossier

“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91

February 27, 2026
Next Post
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty...”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme