• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86

“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86
“Nga 1934-a, Philby ishte agjent i rusëve, ai pengoi një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe mbulonte spiunazhin sovjetik në çështjet atomike në Washington…”/ Gazeta gjermane “Die Zeit”, në 1969-ën
“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86
Dëshmia e Bashkim Shehut: “Kur isha në hetuesi, më kanë pyetur edhe për letrën e Mehmetit dërguar Ivanovit, ku për Enverin, ai shkruante…”/ Reagimi pas librit të Nexhmije Hoxhës
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Që në ora 2.30 e mëngjesit, një grumbull njerëzish, prisnin përpara një dyqani në rrugën kryesore të kryeqytetit për racionin e qumështit, kurse pak më tej, në ‘Bllok’, Ramiz Alia…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, 25 mars ‘91
Memorie.al

Nga Armand Plaka

Memorie.al / Ndërsa në Shqipëri sapo kishte vdekur diktatori Hoxha, dukej se Perëndimi dhe më konkretisht shtypi e mediat e tij, po interesoheshin më shumë për atë çka po ndodhte e do të ndodhte në vazhdim, me vendin e vogël komunisto-stalinist. Ndërkohë që enigma se kush do të ishte pasardhësi i Hoxhës ishte zgjidhur me kohë, tashmë duket se prej tij duhet të priteshin rezultatet e para dhe ai vlerësohej prej tyre, si qeveritari më efektiv që Shqipëria kishte pasur, qëkurse Hoxha ishte zhdukur nga skena publike.

Një afrim me Perëndimin kishte filluar qysh para vdekjes së Hoxhës, e kjo nuk kishte kaluar pa u vënë re e evidentuar edhe nga shtypi Perëndimor. Por një sërë dilemash qëndronin akoma të hapura.

Kështu, për shembull, çfarë do të bëhej tanimë me vendin e vogël stalinist? A do të afrohej ai më shumë me Bashkimin Sovjetik, apo me Perëndimin? Kush ishte në të vërtetë Ramiz Alia dhe sa përkrahës kishte në Byronë Politike?

Gjithashtu mund të lexoni

“Anëtar i fisit shqiptar të Matit, i biri i një kreu trashëgimtar të asaj lugine, Ahmet Zogu, ka trashëguar karakteristikat tipike të një politikani ballkanas…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, 17 prill 1939

“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët…”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën

A kishte sjellë ai një frymë të re sidomos pas Kongresit të IX-të të Partisë së Punës dhe a kishte ndërmend të kryente reforma të qëndrueshme ekonomiko-politike, sado të vogla, që do bënin kësisoj të mundur afrimin e vendit me Perëndimin e botën e jashtme?

Shtimi i marrëdhënieve diplomatike me botën, ishte tashmë një fakt evident, ashtu sikurse edhe “vendosmëria” për të mos lidhur marrëdhënie me SHBA-në e, Bashkimin Sovjetik.

Ndërsa vihet në dukje nënshkrimi i disa marrëveshjeve të tregtisë me vendet e rajonit e ato Perëndimore, hidhet dyshimi se nëse hapja ndaj botës nuk vazhdon, ekonomia shqiptare është e destinuar të mbetet në stanjacion e të falimentojë.

“Njerëzit, gjithsesi, nuk janë më aq të shkëputur nga bota e huaj. Kontakti i tyre kryesor me Perëndimin vjen nga radiot e huaja dhe kanalet TV. Të rinjtë veshin ‘blue-jeans‘ dhe mbajnë syze italiane”.

Kjo ishte atmosfera plot ankth, por njëkohësisht edhe plot shpresë për Shqipërinë post-enveriste, që tashmë duket se kishte hedhur pas krahëve një histori të gjatë diktatoriale dhe po përpiqej të shkëputej të paktën ekonomikisht prej saj. “Mbështetja ekonomike në forcat e veta, ka shkuar dorë për dorë me nacionalizmin militant.

Duke ia nisur nga fillimi i viteve ‘60, Shqipëria nisi të ndërtonte bunkerë me nga një dritare të vogël, sa për të nxjerrë tytën e pushkës – që ishin rezultat i një fushate mbrojtjeje të iniciuar e frymëzuar nga Hoxha, i cili trumbetonte kërcënimin e vazhdueshëm të invadimit të Perëndimit e të Lindjes mbi vendin e tij”.

Këto e shumëçka tjetër, pra, ishin dhe ato çfarë paraqitej në dy artikujt e revistës TIME, që mbajnë respektivisht datat 22.04.1985 e 01.12.1986, ku nga njëri te tjetri, ndihet si të themi “shpresa e ndryshimeve”, megjithëse nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e Enver Hoxhës.

Duke iu kthyer ngjarjeve në retrospektivë, në artikullin e parë të ‘TIME’, pak ditë pas vdekjes së Hoxhës, më 11 prill 1985, hasim, sigurisht, fillimisht në një përshkrim të shkurtër e të përgjithshëm të jetës e karrierës politike të Enver Hoxhës, para se të kalojmë në parashtrimin e gjendjes post-Hoxha në Shqipëri e, shpresat për një politikë më të hapur ndaj botës së jashtme.

Aty mësojmë, gjithashtu, refuzimin që Shqipëria i kishte bërë një mundësie për të rilidhur apo përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, duke refuzuar edhe telegramin zyrtar të ngushëllimit për vdekjen e diktatorit shqiptar. Për më tepër, artikulli në fjalë hedh hije dyshimi edhe mbi (vetë)vrasjen e Mehmet Shehut.

Shqipëria, një vend i izoluar malor me 2.9 milionë banorë, është një vend i statistikave të errëta. Është kombi më i varfër në Evropë dhe njëra ndër shoqëritë më të mbyllura në botë. Është vendi i politikave të ashpra të brendshme e, ndër bastionet më të fundit staliniste në botë.

Kjo është trashëgimia e Enver Hoxhës, udhëheqësit të Shqipërisë, qysh nga viti 1944, i cili vdiq javën e kaluar, nga një atak kardiak në moshën 76-vjeçare.

Për më shumë se 40 vjet, Hoxha e mbajti vendin e tij të vogël në linjën që ai e konsideronte “komunizmi i vërtetë”: mbështetja në forcat e veta, kontrolli i plotë partiak dhe dyshimi mbi të huajt, ishin dhe arsyet që e çuan atë të refuzonte si Amerikën ashtu dhe Bashkimin Sovjetik dhe gjithashtu, të ftohte në maksimum marrëdhëniet me Kinën e Jugosllavinë.

Ai e përmbushi vizionin e tij të plotë, mbi atë që kishte ndërmend të bënte me vendin e tij, në vitin 1967, kur ai ndali të gjitha aktivitetet religjioze në vend: “E vetmja fe që Shqipëria kishte nevojë tashmë e tutje, ishte Partia e Shqipëria”.

Pasardhësi i Hoxhës është Ramiz Alia, 59-vjeçar, i cili u emërua në krye të partisë, si sekretari i ri i saj, të shtunën e shkuar.

Shumë vëzhgues besojnë se Alia, Presidenti i Shqipërisë qysh nga viti 1982, ka qenë qeveritari më efektiv, qëkurse Hoxha filloi të zhdukej nga dalja në publik vitin e shkuar, për shkak të parametrave të dobët shëndetësorë dhe dëshirës për të shtuar më shumë veprat e tij të shkruara, të cilat, pas vdekjes së tij, tashmë kapin shifrën e 39 volumeve.

Vdekja e Hoxhës vjen në një kohë kur Shqipëria, ka bërë përparim në rishikimin e marrëdhënieve ekonomike me Perëndimin. Vitin e shkuar, marrëveshje tregtie u nënshkruan me Italinë, Greqinë e Turqinë, si dhe me Austrinë.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Moskën ka shumë gjasa të mbesin të tensionuara, një fakt ky që është theksuar edhe gjatë javës së shkuar, kur Shqipëria refuzoi një mesazh ngushëllimi, nga ana e sovjetikëve.

“Ne nuk kemi të bëjmë fare me ta”, – tha një zëdhënës i ambasadës shqiptare në Vjenë, për agjencinë “Reuters”. Enver Hoxha i prishi marrëdhëniet me Moskën, pas përpjekjeve destalinizuese të Nikita Hrushovit, në fillim të viteve ’60-të.

Ai më vonë pranoi një ndihmë ekonomike prej 5 miliardë dollarësh nga Kina, por edhe kjo lidhje u shua në vitin 1972, pasi Kina përmirësoi marrëdhëniet e saj me SHBA-në.

Hoxha, produkt i një familjeje të mesme myslimane dhe i arsimuar në Francë, erdhi në pushtet si kreu i lëvizjes partizane të rezistencës ndaj gjermanëve e italianëve në kohën e Luftës së Dytë. Ai e udhëhoqi Shqipërinë me dorë të hekurt, duke dërguar dhjetëra-mijëra njerëz në kampe të punës së detyruar.

Ai nuk toleroi asnjë opozitë politike në vend dhe rivalët e tij u eliminuan në mënyrë të vazhdueshme, duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin Shehu, bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë.

Mehmet Shehu, zyrtarisht u raportua se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor të vitit 1981, por përflitet gjerësisht se Hoxha, është ai që e vrau atë, për shkak se ai kishte kërkuar lidhje më të forta me Perëndimin, gjë të cilën Hoxha më pas e kishte kundërshtuar. / Memorie.al

(Përshtatur sipas revistës “Time – magazin”, e hënë 22.4.1985)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala...”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

Artikuj të ngjashëm

Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Dossier

“Anëtar i fisit shqiptar të Matit, i biri i një kreu trashëgimtar të asaj lugine, Ahmet Zogu, ka trashëguar karakteristikat tipike të një politikani ballkanas…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, 17 prill 1939

August 22, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Dossier

“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët…”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën

August 22, 2025
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
Dossier

“Ditari i grabitur nga UDB-ja, është dëshmi e dhunës së strukturave të saj me në krye Nikolla Ilievski e Kiro Koshtanov, të cilët…”/ Refleksionet e dhunës ndaj ish-zyrtarit të burgosur si agjent i CIA-s

August 20, 2025
”Tirana si një treg plaçkash të vjetra, ka vetëm tre policë trafiku, i gjithë vëndi ka 400 makina, disa ‘Mercedesë’ i ka ambasada kineze…”/ Shkrim i TIME-s për Shqipërinë Socialiste, më 10 gusht 1962
Dossier

”Tirana si një treg plaçkash të vjetra, ka vetëm tre policë trafiku, i gjithë vëndi ka 400 makina, disa ‘Mercedesë’ i ka ambasada kineze…”/ Shkrim i TIME-s për Shqipërinë Socialiste, më 10 gusht 1962

August 20, 2025
“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar…”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën
Dossier

“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar…”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën

August 18, 2025
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
Dossier

“Te ne, nuk ka një traditë të pluralizmit, hegjemonia i takon PPSH-së, kurse borgjezia ndërkombëtare, kërkon të na ringjallë ‘Ballin’ dhe ‘Legalitetin’, pasi…”/ ! Fjala e Ramiz Alisë, 23 janar 1990

August 18, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme