• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976
“Pasi kryetari lexoi dënimet me vdekje, Vangjeli, m’i nguli sytë, sikur nëpërmjet atij shikimi, nxitonte të më linte amanetin, për…”/ Dëshmia rrëqethëse e shkrimtarit dhe publicistit të njohur
“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e trembëdhjetë

Memorie.al / Që nga fundi i nëntorit të vitit 1944 kur erdhi zyrtarisht në pushtet, e deri sa vdiq në vitin 1985, diktatori komunist Enver Hoxha, duke dashur që t’i ngjante idhullit të tij, Josif Visaranoviç Stalinit dhe duke ndjekur “rrugën” e tij, hera herës ndërmerrte spastrime në udhëheqjen e lartë të PPSH-së, gjë të cilën praktikisht e kishte filluar që nga viti 1941, me Anastas Lulën e Sadik Premten, e vazhdoi me Koci Xoxen (dhe grupin e tij) në vitin 1948-’49 dhe e mbaroi në vitin 1981-’82, me të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”. Në këtë interval kohor prej më se katër dekadash, siç dihet tashmë, ai eliminoi pothuaj të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së dhe drejtuesit kryesorë të ashtuquajturës “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”, aq sa nga viti 1960 e, deri në shembjen e regjimit komunist në 1990-ën, vetëm Pilo Peristeri kishte shpëtuar nga burgu apo internimi, duke iu gëzuar privilegjeve si kandidat i përjetshëm i Byrosë Politike dhe funksionit të drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha”!

Por, ndryshe sa kishte bërë deri në fillimin e viteve ’70-të, ku “shpata” e Enver Hoxhës kishte rënë kryesisht mbi udhëheqjen e lartë të PKSH-së, (Koci Xoxe, Kristo Themelko, Sotir Vullkanim Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Gjin Marku, Koço Tashko, Liri Belishova, etj.), të cilët ai i kishte akuzuar për “devijatorë të vijës së Partisë” dhe i kishte dënuar si “tradhtar dhe armiq të popullit”, në mesin e viteve ’70-të, diktatori Enver Hoxha filloi goditjen edhe ndaj disa anëtarëve të Byrosë Politike, që mbanin edhe poste ministrore, si Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi,  duke i akuzuar ata edhe si “sabotatorë” të Ekonomisë Socialiste”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

Dhe ashtu siç kishte bërë me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, (të cilët u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan), ku për të vërtetuar “veprimtarinë e tyre armiqësore”, Enver Hoxha dënoi me burgje dhe internime edhe një grup të madh oficerësh madhorë, edhe me të ashtuquajturin “Grupi sabotator i Ekonomisë”, ku përveç Këllezit dhe Theodhosit, bënin pjesë edhe dy ministrat Kiço Ngjela e Vasil Kati, u akuzuan dhe u dënuan edhe disa funksionarë të lartë të sektorit të Tregtisë, drejtorë e specialist të njohur, siç ishin Andrea Manço, Ahmet Jegeni, Bardhyl Frashëri etj., si dhe të sektorit të Naftës, si; drejtues, inxhinierë e specialist të njohur, si; Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, etj.

Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, procesin hetimor ndaj ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor e sabotator i Ekonomisë”, që kishte realizuar Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, me akuza të montuara dhe dëshmi të rreme apo të marra nën torturë, etj., e vazhdoi edhe Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë me në krye Aranit Çelën, duke i “kanalizuar” akuzat edhe nga ana “juridike”, për të “vërtetuar” ato që kishte thënë Enver Hoxha në Plenumet e Komitetit Qendror të PPSH-së, ndaj Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit etj.

Sa më sipër për të gjithë këta, pas viteve ’90-të, është folur dhe shkruar shumë, si nga pjesëtarë të atyre “grupeve”, familjarë të tyre, etj., etj., Memorie.al ka siguruar dokumentet arkivore të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë të asaj kohe dhe ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku është marrë në shqyrtim “Grupi armiqësor i Ekonomisë”, “Tregtia” dhe “Nafta”, të cilat shohin dritën e botimit për herë të parë, dokumente të cilat po i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

Në pjesën e parë dhe të dytë të këtij cikli shkrimesh, publikuam dokumentet ku bëhej fjalë për ish-drejtorit të Makinaimportit, Andrea Manço me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës, vëllai i të cilit Todo Manço, për vite me rradhë kishte shërbyer si kryeinxhinier dhe drejtor i minierës së kromit të Bulqizës, e gjithashtu për disa legjislatura me rradhë edhe deputet i Kuvendit Popullor, i cili kur u nda nga jeta më 6 nëntor 1974, iu bë një ceremoni madhështore mortore, me homazhe në qendër të Tiranës, ku përveç Enver Hoxhës, mori pjesë e gjithë udhëheqja e lartë e PPSH-së, me në krye kryeministrin Mehmet Shehu.

Ndërsa Todo Manços, (“Hero i Punës Socialiste”) do t’i bëheshin gjithë këto nderime, vëllai i tij, Andrea, afro dy vjet më pas, do të torturohej në qelitë e Sigurimit të Shtetit dhe do të dënohej me vdekje, me pushkatim, si “armik i popullit” dhe “agjent i agjenturave të huaja”, e varri i tij, ende nuk është gjetur! Ndërsa në këtë shkrim, po publikojmë dokumentet ku bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Grupi armiqësor në naftë”, me në krye kuadrot dhe inxhinierët e njohur, Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Dhimitër Stefa, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Nuredin Skrapari, Jani Konomi etj., si dhe proces-verbalin e mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, ku është marrë në shqyrtim kërkesa e të dënuarve me vdekje, Koço Plaku, Andrea Manço dhe Milto Gjikopulli, për t’ju falur jeta.

                                                            Vijon nga numri kaluar

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË TË KRYESUAR NGA ARANIT ÇELA, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR DËNIMIN E “GRUPIT ARMIQËSOR” NË SEKTORIN E NAFTËS, ME NË KRYE FILIP NASHI, BEQIR ALIJA, KOÇO PLAKU, MILTO GJIKOPULLI, ETJ.

                                                                      RELACION

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                               Tiranë më 21.6.1976

GJYKATA E LARTË

Nr.381

                                                   Presidiumit të Kuvendit Popullor

                                                                    Tiranë

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTE

Nr.12. Regj. Themeltarë

Nr.13 i vendimit

                                                        VENDIM

                                               NE EMËR TE POPULLIT

Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë, e përbërë prej:

Kryetares së seancës: Eleni Selenica Z. Kryetare Gjykatës Lartë

Nd. Gjyqtar së seancës: Mitat Goskova

Nd. Gjyqtar së seancës: Fehmi Legreta

T’asistuar prej sekretarit Sadik Mema, me pjesëmarrjen e Prokurorit Sotiraq Samara ZV. Prokuror’i Përgjithshëm, nga data 11-17.6.1976 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale Nr.12 që ju përket të pandehurve:

  1. Jani Agustin Konomi

a) Në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12. të K.P., e dënon 23 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të paragrafit të I-rë të nenit 73 të K.P., në kombinim me nenin 12 të K.P., me 20 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave qe mban.

Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P., duke bërë bashkimin e dënimeve, e dënon me 23 vjet heqje të lirisë, me konfiskimin e pasurisë së tij, me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit të tij, 17 Prill 1975.

                 2.  Dhimitër Nikollë Stefa

a) Në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të K.P, e dënon me 22 vjet heqje të lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë ta nenit 28 ta K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në baze të nenit 29 të K.P., me heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban.

b) Në bazë të paragrafit të I-të të nenit 73, në kombinim me nenin 12 të K.P., me 8 vjet heqje të lirisë dhe konfiskinin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe në bazë të nenit 29 të K.P., me heqien e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P., duke bërë bashkimin e dënimeve, e dënon me 22 vjet heqje të lirisë, me konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mban, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit të tij, 17 Prill 1975.

                      3. Nuredin Mentor Skrapari

Në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të K.P., e dënon me 20 vjet heqje të lirisë dhe konfiskimin e pasurisë së tij. Në bazë të nenit 28 të K.P., me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Përfundimisht, duke qenë se i pandehuri Nuredin Skrapari vuan dënimin për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, në bazë të nenit 49 të K.P., në bashkim të dënimeve, e dënon me 20 vjet heqje të lirisë, konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit, 15 Mars 1974.

Detyrohen të gjithë të pandehurit, që solidarisht të shpërblejnë dëmin e shkaktuar industrisë së Naftës e Gazit prej 891.876,800 lekë. Në veçanti i pandehuri Filip Nashi, të shpërblejë dëmin prej 5.944.400 lekë dhe i pandehuri Beqir Alija, dëmin prej 384.800 lekë. Të dënuarit me vdekje Koço Plaku e Milto Gjikopulli kanë të drejtë, në bazë të nenit 349 të K.Pr.P, t’i drejtohen për faljen e jetës Presidiumit të Kuvendit Popullor, brenda 3 ditëve.

Vendimi për këta të dënuar nuk mund të ekzekutohet, pa marrë përgjigjen e lutjeve të tyre, për faljen nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Ky vendim është i formës së prerë.

U shpall në Tiranë, me 17 Qershor 1976.

             Nd. Gjyqtari         Nd. Gjyqtari                  Kryetari

            F. Legrata               M. Goskova               E. Selenica

KËRKESA E TË DËNUARIT ME VDEKJE, KOÇO JOSIF PLAKU, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR FALJEN E JETËS

                                                       Kërkesë

          Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë

                                               Tiranë

Unë i dënuari Koço Josif Plaku, me vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, datë 17.6.1976, u dënova me vdekje me pushkatim. E ndjej veten shumë fajtor për krimet që kam kryer si sabotator në industrinë e Naftës dhe Gazit, si dhe për armiqësinë që kam pasur ndaj Partisë dhe Pushtetit Popullor. Nuk po përmend këtu luftën dhe punën që kam bërë unë dhe të afërmit e mi (duke përjashtuar armikun dhe tradhtarin Panajot Plaku), për çështjen e Partisë e të Popullit, sepse këto gjëra i di Partia. Për fajet e mia si sabotator dhe armik, kërkoj mëshirë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, që të më falë jetën. Unë, akuzohem dhe në vënien në shërbim të Zbulimit Sovjetik.

Ju them me zemër të hapur dhe ju betohem në emër të gjakut të Jorgos, dhe djersës së Kalos, në emër të shokëve të mi të rënë, për çështjen e Partisë e të Popullit, të cilët i kam mbuluar me duart e mia, që të mos u derdhej gjaku, në emër të djalit tim të mitur, në emër të jetës sime, që unë nuk kam qenë asnjëherë agjent dhe se nuk i kam shërbyer spiunazhit sovjetik. Jam i bindur se rusët duan të marrin hak, për kontributin që kam dhënë në zbatimin e vendimeve të Partisë, në kërkimet e naftës, dhe për demaskimin e tyre si sabotatorë. Për sa thashë më sipër, edhe njëherë i lutem Presidiumit të Kuvendit Popullor, të më falë jetën, duke i qenë gjithmonë borxhli Partisë dhe Popullit.

                                    I dënuar

                                 Koço Josif Plaku

Tiranë, më 8.6.1976

KËRKESA E TË DËNUARIT ME VDEKJE, MILTO VASIL GJIKOPULLI, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR FALJEN E JETËS

                                                  Kërkesë

             Presidiumit të Kuvendit Popullor  të Republikës Popullore të Shqipërisë

Unë i dënuar Milto Vasil Gjikopulli, me vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, datë 17.6.1976, u dënova me vdekje me pushkatim. Pasi kam dëgjuar fjalën e udhëheqësit kryesor të PPSH-së, shkruar në “Shënime paraprake rreth naftës”, datë 10.2.1975, vendimin e Byrosë Politike datë 6.3.1975, rreth gjendjes në industrinë e Naftës dhe Gazit, si dhe pasi kam shpjeguar me sinqeritet e pendim qoftë në procesin hetimor e gjyqësor, gjithë fajet e krimet e mia, në dëm të interesave të larta të Atdheut, duke përfunduar revizionist në ideologji, armik në politikë, sabotator në kërkimin e naftës dhe gazit, tradhtar e agjent në shërbim të Zbulimit Sovjetik, mua më është përforcuar edhe më thellë bindja e shprehur në aktivin kombëtar të Partisë në Naftë, datë 22.3.1975, se me këto faje e krime unë, nuk mund t’ja shpërblej Partisë, Popullit, e Atdheut, me djersë e me punë, por me gjak e me kokë, e këtë vendim të drejtë të Gjykatës së Lartë, e prita kokë-ulur.

Për të shlyer sado pak këtë dëm të madh politiko-ekonomik që i kam shkaktuar Partisë e Popullit, e mbi të gjitha për t’i dhënë drejtësi fëmijëve të mi të mitur, të rriten e të punojnë nën hijen e PPSH-së, si bij e ushtarë të drejtë të Partisë e të Popullit, duke patur kësisoj një baba të dënuar e të rehabilituar, dhe jo një baba të poshtër e të pushkatuar, i lutem atij Forumi të Lartë, e nëpërmjet tij Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i kam qenë e jam borxhli. / Memorie.al

                                     I dënuari

                              Milto Vasil Gjikopulli

                              Tiranë më 18.6.1976

                                                       Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Thoma Bolena nga Vlora me fisin dhe fëmijët e vet, emigruan në Francë, ku Anna punoi si shërbëtore e Karlit V-të, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VIII-të të Anglisë...”/ Historianët dhe studiuesit në kërkim të origjinës së Anna Bolenës

Artikuj të ngjashëm

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Ngjarjet e Kosovës në mars-prill 1981, shtypi sovjetik i paraqiti si; veprimtari e organizuar nga ‘qendrat e huaja të spiunazhit’ por Shqipërinë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

August 11, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 10, 2025
“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi
Dossier

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

August 11, 2025
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 11, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme