Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e shtatë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vënd të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
NENI 66. – Cirkostancat dhe cilësinat që janë të lidhuna përherë ose aksidentalisht me personin, dhe që randësojnë ndeshkimin e ndonjanit nga ata që kanë bashkëpunue në fajin, po qe se kanë qenë të dijtuna prej bashkveprusavet, në kohen e të kryemit të fajit, dhe kanë lehtësue eksekutimin, u ngarkohen edhe këtyne, por ndeshkimit munt t’i zbritet një e gjashta, dhe vdekja e burgimit i përjetshëm, mund të kthehet në burgim të randë, nga njëzet e pesë deri në tridhjet vjet.
NENI 67. – Cirkonstancat materjale që randësojnë ndeshkimin dhe sikur t’i a ndryshojnë cilsiën fajit, u ngarkohen dhe atyne të cilët i dijnin ato (çirkonstanca) në kohen që bashkpunuanë.
TITULLI VII
Bashkim fajesh dhe ndeshkimesh
NENI 68. – Fajtorit të dy ose ma shumë delikteve që sjellin ndeshkime kundra lirisë personale për një kohë ma tepër se pesë vjet, njana nga të cilat asht burgim i përjetshëm, i shtohet koha e mbylljes vazhduëse në qelië, nga një deri në tre vjet të tjera, dhe po qé se edhe një nga fajet e tjera sjell ndeshkim me burgim të përjetshëm, koha e mbylljes vazhduëse në qeli shtohet deri në pesë vjet të tjera.
NENI 69. – Për veç rasteve ku ligja urdhënon ndryshe, fajtorit të dy ose ma shumë delikteve që sjellin po atë lloj ndeshkimi të përkohëshem kundra lirisë personale, i epet ndeshkimi i caktuem për deliktin ma të randë, me një shtesë baras me gjysmën e tanë kohës së ndeshkimeve të tjera, me konditë që koha e ndeshkimit me burgim të randë ose me burgim, të mos kalojë të tridhjetë vjetët, dhe ajo me internim të dymbëdhjetë vjetët.
NENI 70. – Fajtori i dy delikteve, njani nga të cilët sjellë dënimin me burgim të randë dhe tjetri me burgim, ndeshkohet si mbas rregullave që pasojnë:
1- Në qoftë se koha e burgimit të randë nuk kalon një vitin e nuk arrijnë një të tretën e kohës së burgimit, aplikohet burgimi me një shtim baras me gjysmën e kohës së burgimit të randë;
2- Në çdo rast tjetër epet burgim i randë me një shtim baras me një të tretën e kohës se burgimit, me konditë që të mos kalojë të tridhjetë vjetët.
Kur bashkohen ma tepër se dy delikte para se t’aplikohet, simbas rastevet, njana ose tjetra nga dispozitat e ma sipërme të këtij neni, aplikohet dispozita e nenit 69 për deliktet që sjellin po një lloj ndeshkimi.
NENI 71. – Fajtorit të dy deliktevet, njani nga të cilët sjell burgim të randë ose burgim dhe tjetri internim, i aplikohet burgimi i randë ose burgimi me një shtim, baras me nji të tretën e kohës s’internimit, ku ndeshkimi i aplikuem asht burgim dhe me një të gjashtën ku asht burgim i randë.
Në qoftë se deliktet që sjellin ndeshkim me burgim të randë ose burgim, ose ato qi sjellin internim janë ma shumë se dy, aplikohen, veçanërisht, dispozitat e neneve 69 e 70.
NENI 72. – Fajtorit të dy ose ma shumë kontravencioneve që sjellin burgim të lehtë, i aplikohet ndeshkimi për Aravencionin ma të randë, me një shtim baras me gjysmën e tanë kohës së ndeshkimeve të tjera, me konditën që të mos kalojë të tre vjetët.
NENI 73. – Fajtorit të një ose ma shumë delikteve dhe të një ose ma shumë kontravencioneve, që sjellin burgim të lehtë, i aplikohet ndeshkimi i caktuem i caktuem për deliktin ose ay ndeshkim që rezulton nga bashkimi i dy ose ma shumë delikteve, simbas regullave të shënueme në nenet e ma sipërme, tue i u shtue një e gjashta e tanë kohës së burgimit të lehtë, po qé se ndeshkimi që kishte me i u caktue për deliktet asht burgim i randë, dhe një e treta në rastet e tjera.
NENI 74. – Në rastet e parapame në nenet e naltpërmenduna për me caktue efektet e dënimit penal, simbas dispozitavet të neneve 32, 34, 35 dhe 36, merret parasysh vetëm ndeshkimi që kishte me u caktue për secilin delikt.
Por ndeshkimet me ndalim të përkohëshme nga ofiqet publike, dhe pezullimi i uhtrimit të një profesioni ose të një mjeshtrie të caktueme për secilin faj, aplikohen të gjitha tanësisht me konditën që gjith koha të mos kalojë të dhjetë vjetët për ndalimin, dhe të katër vjetët për pezullimin.
NENI 75. – Ndeshkimet gjobore të caktueme për seicilin faj, aplikohen kurdoherë tanësisht me konditë që të mos kalohet shuma e pesëmbëdhjetë mijë fr. ari në deliktet, dhe tri mijë fr. ari në kontravencionet.
Në rast që ndeshkimet me gjobë kthehen në një ndeshkim kundra lirisë personale, koha e këtij ndeshkimi nuk mund të kalojë të tre vjetët, dhe në rast që bashkohen gjoba e randë me gjobën e lehtë, kthimi bahet ghithnjë në ndeshkimi me burgim.
NENI 76. – Rregullat që përmbajnë nenet e nal-përmënduna, aplikohen edhe në rastin, që passi asht dhanë një vendim dënimi, i dënuemi duhet m’u gjykue e ndeshkue për një tjetër faj që ka ba para se të dënohet.
Veç kësaj regullat e nal-përmenduna aplikohen dhe në rast që fajtori ban një faj passi asht dënue me një ndeshkim të përkohëshem kundra lirisë personale dhe para se ay ndeshkim të vuhet ose kur asht tue u vuejt; por shtimi i ndeshkimit simbas neneve të ma sipërmë asht, si mbas rasteve në vënd të gjymsës dy të tretat, në vënd të një të tretës, gjymsa, dhe në vënd të një të gjashtës, një e treta.
Për me caktue një t’atillë shtim merret parasysh vetëm pjesa e ndeshkimit që ka mbetun për me u vuejt në kohën q’epet dënim, pas si të jetë llogaritun randësimi i ndeshkimit, për shkak përsëritje, në ndeshkimin për fajin e ri, atje ku ka përsëritje.
Por në qoftë se ndeshkimi asht vuejtun ose dënimi asht shuem para se dënimi i ri të marrë formën e preme, ndeshkimi për fajin e ri aplikohet tanësisht.
Sado e sido që të jetë ndeshkimi i parë, gjykatë kompetente për aplikimin e asi-lloj shtimi asht ajo që gjykon fajin e ri.
NENI 77. – Ay që, për me krye ose për me fsheh një faj, ose me rastin e një faji, ban të tjera vepra që formojnë edhe ato një faj me vehte, në qoftë se këto të fundit nuk janë konsiderue prej ligjës si elementa formuëse ose cirkonstanca randësore t’atij faji, dënohet me ndeshkimet që kishin m’u caktue për të gjitha fajet e bamuna, si mbas dispozitavet që përmbajnë nenet e ma sipërme të këtij titulli.
NENI 78. – Ay që, po me një vepër, shkel dispozita të ndryshme të ligjë, ndeshkohet si mbas asaj dispozite që cakton ndeshkimin ma të randë.
NENI 79. – Kur fajtori shkel ma shumë se një herë, po një dispozitë të ligjës, qoftë dhe në kohna të ndryshme, me vepra, me të cilat përmbaron një faj që ka pas paravendue, të gjitha ato vepra konsiderohen një faj, por ndeshkimit i shtohet një e gjashta deri në gjymsën.
TITULLI VIII
Përsëritje (recidive)
NENI 80. – Ay që, pas si me vendim të préme asht dënue me një ndeshkim për ma shumë se pesë vjet dhe kur dhe kur e ka vuejtun ose i asht shuem ky ndeshkim, brënda dhjetë vjetve, ç’prej ditës q’e ka mbarue vuejtjen e ndeshkimit ose, ç’prej asaj dite q’asht shue denimi, dhe në rastet e tjera po qé se mbrënda pesë vjetve ç’prej ditës së mbarimit të vuejtjes ose të shuejtjes të dënimit, ban një faj tjetër, nuk mund të ndeshkohet me minimumin e ndeshkimit të caktuem për fajin e rie.
Në qoftë se faji i rie asht po nga ay lloj me fajin për të cilin asht dënuem ma parë, për veç rasteve ku ligja urdhënon ndryshe, ndeshkimi randësohet si mbas rregullavet që pasojnë:
1) Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për fajin e rie asht burgim i randë, koha (durée) ordinare e mbylljes vazhduëse në qelie shtohet proporsionalisht me një të gjashtën e ndeshkimit të caktuem për fajin e bamun; dhe atje ku simbas nenit 14 burgimi i randë duhet të vuhet tanësisht në kësilloj mbylllje në qelie, ose zgjatimi i mbylljes nuk mund të bahet mbrënda kufinit të ndeshkimit që ka me i u caktue, at-her për me aplikue këtë zgjatje, shtohet proporsionalisht koha e ndeshkimit.
2) Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për fajin e rie asht i ndryshëm nga burgimi i randë, ndeshkimit i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
N’as një rast shtimi që caktohet në dispozitat e ma sipërme, nuk mund t’aplikohet në mezyrë që të kalojë ma të randin e ndeshkimeve q’i ishin caktue ma parë. Atjè ku ndeshkimi asht me internim, tre dit internimi, llogariten për një ditë burgimi të randë, burgimi dhe burgimi të lehtë, dhe atje ku ndeshkimi asht me gjobë, për caktimin e kësaj mëzyre bahet llogarimi si mbas rregullavet të caktueme në nenin 20.
NENI 81. – Ay që, pas si asht dënue dy ose ma shumë herë në ndeshkime kundra lirisë personale ma tepër se tre muaj për secilën herë, ban brënda afateve të caktueme në nenin e sipërmë, një faj tjetër po nga ay llojë, i cili faj sjellë dhe ky një ndeshkim kundra lirisë personale, dënohet tue i u shtue ndeshkimit që sjellë ky faj, gjymsa e kohës atij ndeshkimi, kur ky asht ma pak se tridhjetë muaj, dhe në rastet e tjera një e treta, me konditën që të mos kalojë ndeshkimi të tridhjetë vjetët për burgimin e randë dhe për burgimin.
Në qoftë se ndeshkimi i fajit të ri asht burgim i randë, aplikohet dhe mbyllja vazhduëse në qelië në mëzyrën e caktueme në nenin e ma sipërmë.
NENI 82. – Për efektet e ligjës penale konsiderohen faje të një lloji, jo vetëm ato që shkelin po një dispozitë të ligjës, por edhe ato që parashëkohen mbrënda në një kaptinë të kodit si dhe ato që tregohen veçanërisht këtu poshtë:
a) Deliktet kundra sigurimit Shtetnuer.
b) Deliktet e bamuna prej nëpunsave të Shtetit, tue shkel detyrat që kanë për barrë ose tue abuzue funksionet e veta.
c) Deliktet kandra lirisë politike ose lirisë fetare, abuzimet e fetareve në ushtrimin e funksionit të tyne, deliktet e bumuna kundra nëpunsave të Shtetit, për shkak të nëpunësiës së tyne dhe ç’do tjetër delikt kundra Administrasionit publik i bamun nga privatët si dhe deliktet kundra regullit publik.
ç) Simulasion fajesh, çpifje, të rremunit në gjyq dhe abuzimi i advokatëve dhe i përfaqësuesve të tjerë.
- d) Delikte kundra tanësisë publike.
- e) Delikte kundra zakoneve të mira dhe rregullit familjar të parapame në nenet 364 deri në 388.
- f) Vrasja dhe lezioni trupor.
- g) Vjedha, preja, shtrëngimi, rikatoja, mashtrimi e të tjera dhelpënina, keq përdorim besimi, fshehje dhe shitie sendesh faji, banknot dhelparake, si dhe deliktet e parapame në nenet që më 232 deri në 235, 258, që me 282 deri në 289, që më 323 deri më 329, që më 350 deri më 353, 357 dhe vrasie e lezione trupore të bamuna me qëllim fitimi.
NENI 83. – Nuk aplikohen dispozitat e këtij titulli:
1) Në dënime për kondravencione kundrejt atyne për delikte dhe në ato të delikteve kundrejt atyne për kontravencione.
2) Në dënime për delikte të bamuna nga imprudenca, nga pakujdesija ose nga pastërvitja në mjeshtërinë ose në profesionin, ose nga mos respektimi i rregullorevet, i urdhënavet, ose i disiplinës kundrejt dënimeve për të tjera delikte dhe përkundrejt (viceversa).
3) Në dënime të dhanuna për faje fjesht ushtriake.
4) Në dënime të dhanuna nga gjykatoret e huaja.
NENI 84. – I dënuemi me burgim të përjetëshëm që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië për një kohë nga gjashtë muej deri në pesë vjet, kur delikti sjell burgim të randë ose burgim për një kohë ma tepër se një vit; dhe me një periudhë të re jo ma pak se tetë vjet, e cila mund të zgjatet për gjithë jetën, në qoftë se delikti sjell ndeshkim me burgim të përjetëshëm.
NENI 85. – N’aplikimin e regullavet për përsëritjet merret për bazë ay ndeshkim që ka rezultue pas kthimit të një ndeshkimi ma të randë.
TITULLI IX
Dënimi Kondisionel
NENI 86. – Në rastet që gjyqi vendos dënimin e fajtorit me burgim të randë, burgim, internim ose burgim të lehtë, për një kohë jo ma tepër se tre muej, ose me një ndeshkim kundra lirisë personale, e cila ka rezultue nga kthimi, si mbas ligjës, i ndeshkimeve të ndryshme gjobore në një kohë, tanësiht, jo ma tepër se tre muej, po qe se fajtori nuk asht dënue kurr ndonjë herë, veç se me gjobë, dhe ka pasun të kaluemen me sjellje të mira sa që të prezumohet se tash e mbrapa, ka me vazhdue në t’atilla sjellje, gjyqi, për veç rastevet për të cilat ligjat’e posaçme urdhënojnë ndryshe, mund të vendosë per anullimin e esksekutimit të dënimit, në deliktet për një kohë nga dy deri pesë vjet, dhe në kontravencionet për një kohë ma pak se ajo që cakton ligja për parashkrimin e dënimit të kontravencionit, tue tregue n’akt gjykim arsyënat e këtij pezullimi.
Mëzura e ndeshkimeve për të cilat mund të bahet ky favorizim, asht dy fish për gradë dhe për të vegjëlit ndënë pesëmbëdhet vjeç, si dhe për pleqtë që kanë mbushë moshën shtatëdhjet vjeç.
Këto dispozita nuk aplikohen:
1) Në gjykimet në mungesë ose n’ato raste q’i pandehuni largohet me dashjen nga gjykimi;
2) Në deliktet për vjedhjen shtytjen në kurvënie e në demoralizim, shamje e çnderime dhe pederastie.
3) Në damshpërblimet dhe në konfiskimin e sendevet si dhe në spenzimet gjyqsore.
NENI 87. – Gjyqi, pezullimin e ndeshkimit mund t’a mvarë në pagimin e dam shpërblimit të likuidueme n’akt gjykimin ose në pagimin, mbrënda n’afatin që caktohet n’akt-gjykimin, të një shume që ka m’u llogarit në likuidimin definitiv të dam-shpërblimeve ose në depozitimin e një shume që caktohet si çdamim, dhe në të gjitha këto raste, pezullimi mund të varet në paraqitjen e një dorëzanie q’ep i dënuemi për detyrimet e ma sipërmë, ose mund dhe të varet në pagimin’ e shpenzimeve gjyqsore.
NENI 88. – Në rast gjyqi vendos pezullimin e një ndeshkimi, mbassi i shpall të dënuemit këtë vendim, i ban të dijtun që, po qe se brënda n’afatin e caktuem n’akt-gjykim, ban një tjetër faj, posë kontravencioneve që sjellin ndeshkim me gjobë të lehtë ose, nuk konformohet me detyrimet q’i janë vumun, at-herë ka me vuejtë ndeshkimin e pezullem si mbas ligjës.
NENI 89. – Pezullimi nuk mund t’i epetë të dënuemit ma shumë se një her dhe sikur t’i jenë kthyem të drejtat ndalueme me akt-gjykim (réhabilitation).
NENI 90. – Në qoftë se i dënuemi nuk ban, brënda n’afatet e caktueme n’ak gjykimin, ndonjë delikt ose ndonjë kontravencion që sjell ndeshkim me burgim të lehtë, dhe provon se ka përmbushë gjithë konditat q’i ka vumun gjyqi dënimi quhet sikur nuk asht dhanë.
Për ndryshe pezullimi i eksekutimit të dënimit asht revokueme ipso-jure dhe ndeshkimi ka m’u vujt si mbas regullave të nenit 76.
Veç kësaj pezullimi quhet i revokuëm ipso-jure, në qoft se i pandehuri brënda n’afatet e sipërtregueme dënohet me ndeshkim tjetër posë gjobës për një delikt të cilin e ka ba para dënimit të pezulluëm.
Revokimi dekllarohet prej gjyqit që ka dhanë dënimin kondisionel, në qoft se nuk asht revokue për shkak se i dënuemi ka ba tjetër faj, dhe në rast të kundërtë, revokimi dekllarohet prej atij gjyqi që ka dhanë dënimin kondisjonel, në qoftë se nuk asht dhanë ma pas një dënim tjetër, dhe në rast të kundërt, prej atij që ka dhanë vendimin e fundit.
Pezullimi i eksekutimit të dënimit ka për objekt vetëm vuejtjen e ndeshkimit të caktuëm dhe ndalon të ecë parashkrimi i ndeshkimit; nuk zgjatet dhe nuk ka influencë mbi ç’do tjetër efekt penal eshe civil të dënimit.
Efektet penale pushojnë kur dënimi konsiderohet si i pa dhanun si mbas ikës I të këtij neni. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm