• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….

Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….
Debati i babait tim, Ramazanit me Enverin në hotel “Dajti”, që solli burgosjen e tij….

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al/ Historia tragjike e familjes së Ramazan Tabakut, tregtarit të madh tiranas që financoi luftën partizane në Pezë dhe pas përplasjes me Enver Hoxhën, si deputet e kryetar i Komitetit të Grumbullimeve, u dënua me 25 vite burg, me Grupin e Deputetëve. Si u goditën pa mëshirë të gjithë pjesëtarët e familjes së tij, arratisjen e dy djemve nga Shqipëria, vdekja tragjike e nënës në internim në fshatin Baldushk, ku nuk kishte se kush ta varroste dhe peripecitë e pafund të familjes që vuajti plot 109 vite burg e internim…

Zoti Hysen, cila është origjina dhe e kaluara e familjes suaj dhe përse babai juaj, Ramazan Tabaku, i cili pas vitit 1944 mori një post të rëndësishëm në qeverinë e Enver Hoxhës, si ministër i Grumbullimeve, u godit nga regjimi komunist?

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Origjina e hershme e familjes sonë është nga Tirana, por ne kemi banuar shumë kohë në Durrës, pasi kemi qenë familje tregtarësh. Në vitin 1939, kur u bë pushtimi italian i Shqipërisë, babai im, Ramazani, përkrahu forcat që akoma nuk ishin komuniste, por ishin forcat antifashiste çlirimtare kundër okupatorit. Babai im ka qenë një nga themeluesit e çetës së Pezës dhe i kishte miq të ngushtë krerët drejtues të saj, pasi Myslym Peza kishte qethur flokët e vëllait tim, e kishim kumbar. Kajo Karafili, (atentator dhe Hero i Popullit) gjatë kohës që ishte me Çetën e Pezës, u strehua disa kohë te shtëpia jonë, se u plagos nga duart. Babai në atë kohë e ka ngritur Pezën nga fuqia ekonomike e financiare, sepse ishte një idealist dhe patriot, që e donte shumë Shqipërinë. Në ato vite babai kishte një miqësi të ngushtë edhe me Shefqet Bejën, një patriot i madh, antifashist i bindur, i cili po ashtu si babai ynë, ka pas dhënë një kontribut të madh në financimin e çetës së Pezës dhe gjithë lëvizjes antifashiste në atë krahinë. Por të ndalem te babai im, Ramazani, i cili kishte shumë pasuri dhe në të njëjtën kohë bënte shumë propagandë për të fuqizuar forcat partizane. Kur ka qenë babai im në mal, ka qenë në të njëjtën kohë dhe bashkë me Rrahman Perllakun, Spiro Moisiun e Omer Nishanin. Kur erdhi çlirimi, babai kishte fuqi dhe mjaft kredibilitet në udhëheqjen e vendit të asaj kohe, kjo deri në vitin 1946. Në 1946-ën u bë reforma agrare e babai u dëshpërua shumë se pak para saj, ne na morën pasuritë, apo më saktë, na i shtetëzuan. Ne kemi shumë pasuri në rrethin e Durrësit, si në plazh, në një fshat që quhet Shkallnur, etj. dhe reforma na i mori të gjitha. Më 11 janar të vitit 1946, në një mbrëmje që bënë në hotel “Dajti”, babai bëri debat me Enver Hoxhën. Ndër të tjera gjatë asaj bisede, Enveri i thotë: “Ramazan, tani do të kemi shumë punë, se e formuam Republikën Popullore të Shqipërisë…”. Ndërsa babai i përgjigjet “Enver, atë punë mbaje për vete…, se unë nuk kam për të punuar më…”. Enveri i thotë: “Ti duhet të bësh diçka, se je vëlla dëshmori…”! (Në fakt, në familjen e babait tonë kemi një dëshmor, Abdulla Tabaku, por ai në nuk është vëllai i babait tonë. Për faktin se babai e ka rritur atë, e dinin të gjithë se e kishte si vëlla, por në fakt e kishte djalë xhaxhai. Abdullai pati një fat tragjik, pasi u kap nga gjermanët duke çuar municion në çetën e Pezës, u internua në Mathauzen, ku dhe vdiq nga torturat.

Ç’ndodhi më pas me bisedën e babait tuaj me Enver Hoxhën?

Pas bisedës me Enverin, babai ankohet te Myslym Peza duke i thënë se i është shtetëzuar toka dhe pasuria, por Myslymi nuk i jep asnjë shpresë se mund ta ndihmonte.

Babai juaj nuk u pajtua me politikat e regjimit komunist të sapoardhur në fuqi asokohe, apo siç thuhej ndryshe, me Pushtetin Popullor…?

Jo vetëm që nuk u pajtua, por më keq, u zhgënjye shumë. Babait i ngeli hatri, (siç më ka treguar vetë kur kam folur me të vite më vonë), sepse nuk i donte jugosllavët dhe adaptimin e politikave ekonomike tonat me sistemin e tyre. Babai njihte mirë sistemin kapitalist perëndimor, pasi kishte bërë tregti me Italinë. Por mes popullit e udhëheqjes, asokohe ishte ndezur një zjarr dashurie, që babai nuk e konceptonte dhe nuk e suportonte dot. Unë kam qenë i vogël asokohe, por e mbaj mend kur turmat e njerëzve bërtisnin rrugëve të qyteteve në gjuhën serbo-kroate me parullën “Vëllazëri, unitet”. Babai përveçse ishte deputet, e kishin venë në një funksion, si biçim ministri i Grumbullimeve, por pa portofol. Në vitin 1947, babain e arrestojnë me të ashtuquajturin Grupi i Deputetëve, i cili kryesohej nga Shefqet Beja. Pas një periudhe të gjatë hetuesie tepër të vështirë, doli në gjyq me Grupin e Deputetëve dhe fillimisht e dënuan me pushkatim, por më pas ia falën jetën meqë ishte vëlla dëshmori dhe e dënuan me 25 vite burg. (Fotoja e babait tonë, Ramazan Tabakut në gjyq, ndodhet edhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë, te “Pavioni i Genocidit Komunist”).

Ka pasur ndikim debati që bëri ai me Enverin?

Patjetër, pasi nuk mund të arrestohej një deputet dhe një anëtar i kabinetit qeveritar të kryesuar nga Enver Hoxha pa aprovimin dhe miratimin e tij.

Sa vite burg bëri babai?

Babai bëri  15 vite e 7 muaj dhe u lirua në vitin 1962, kur sapo regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte prishur me Bashkimin Sovjetik dhe Tirana zyrtare ishte në një gjendje depresioni politik, pasi nuk po dinte se nga të orientohej. Dhe në këtë situatë u bënë disa falje dhe u liruan shumë të burgosur politikë, ku një prej tyre ishte dhe babai ynë. Gjatë vuajtjes së dënimit, unë kam pasur rastin të isha për shumë vite në burg, në një kamp pune me babanë, Ramazanin, në fushën e aviacionit të Rinasit, e cila është ndërtuar pothuajse e gjitha me djersën, kontributin e gjakun e të burgosurve politikë. Por po kthehem edhe një herë te viti 1947 kur u dënua babai, pasi inati i Enver Hoxhës nuk mbaroi vetëm me arrestimin e Ramazanit. Ndërkohë që babai ishte arrestuar dhe ndodhej në hetuesi, na arrestuan edhe nënën tonë, Sabrijen, të cilën e mbajtën nëntë muaj në hetuesi duke e torturuar që të tregonte se ku e kishim floririn e familjes sonë. Pas nëntë muajsh tortura, nëna nuk rezistoi dot më dhe i tregoi vendin ku ishte fshehur floriri i familjes dhe pasi erdhën dhe na e morën, vetëm atëherë na e liruan nënën nga burgu. Desha të shtoj se kur arrestuan nënën, na kanë arrestuar edhe ne të gjithë fëmijët e tyre; katër motra dhe tre vëllezër (Vera, Nevrezi, Dhurata, Drita, Hyseni, Engjëlli, Ylli) dhe na kanë mbajtur për shumë kohë të izoluar në hetuesi dhe burg. Motra, Nevrezi ka bërë katër vite burg dhe Dhurata dy. Edhe ne vëllezërit e tjerë u dënuam më pas me burgime dhe internime dhe po t’i mbledhësh të gjitha, në total ne si familje kemi bërë plot 109 vite burg dhe internim.

Si vijoi jeta e babait tuaj Ramazanit, pasi u lirua nga burgu? 

Babai u lirua në vitin 1962 pasi mbaroi 15 vite e 7 muaj burg dhe ndenji disa vjet te shtëpia që ishte si bodrum ku flinim ne. Vite më vonë, pasi isha arratisur nga Shqipëria unë dhe vëllai tjetër, Engjëlli, nënën, motrat e babain i hoqën nga Tirana dhe i internuan duke i çuar në fshatin Baldushk. Aty dhe vdiq babai në vitin 1982, pasi ishte i sëmurë nga vitet e gjata të burgut. Vdekja është vdekje dhe kur vjen nga Zoti nuk ke ç’i bën, por varrimi i babait tonë ka qenë një tjetër gjë mjaft tragjike dhe një moment tepër i dhimbshëm për këdo që mund ta dëgjojë, e jo më për familjen tonë. Pa e tepruar mund t’ju them se varrimi i tij ishte ndoshta edhe më i rëndë se vetë vdekja.

Në ç’kuptim…?!

Po kur vdiq babai aty në internim në fshatin Baldushk, në shtëpi ndodhej vetëm nëna, Sabrija dhe dy motrat, Nevrezi dhe Dhurata, pasi ne vëllezërit ishim të arratisur (unë me Engjëllin) dhe vëllai tjetër, Ylli, ishte në burg. Nëna ishte e sëmurë rëndë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte dot, ndërsa dy motrat e dobëta nga shëndeti nuk kishin fuqi që ta varrosnin babain. Pasi hapën një gropë, kërkuan se mos gjenin ndonjë dërrasë, por nuk kishin asgjë. Më pas me shumë mundime e kanë tërhequr babain zvarrë për këmbësh, derisa e kanë çuar tek gropa në cep të oborrit që do ishte dhe varri i tij.

A kërkuan ndihmë ato?

Siç më kanë treguar motrat vite më vonë, ato iu drejtuan për ndihmë një fshatari që po kalonte rastësisht aty pranë, pasi nuk bëhej fjalë që ato t’i shkonin ndokujt në shtëpi, qoftë edhe për ketë rast që po flasim, pasi nuk donin të dëmtonin njeri. Por dhe ai fshatari nuk erdhi, sepse ne ishim familje e deklasuar dhe ai në mos e ka ditur, e ka nënkuptuar, pasi nuk ishte normale që një të vdekur e përcillnin për në varr vetëm dy vajzat e tij dhe aq më pak në cep të oborrit të shtëpisë. Por duhet të kuptoni dhe të vëmë ngjarjen në kontekstin e kohës që ka ndodhur dhe kjo gjë asokohe si të thuash ishte e pranueshme për atë që i binte fatkeqësia. Regjimi komunist kishte detyruar që shqiptari-shqiptarin dhe vëllai-vëllain ta shihte me sy të keq. Po të kishe biografinë e keqe, njerëzit të largoheshin sikur të kishe murtajën. Kështu ka ndodhur dhe me familjen tonë.

Kur vdiq nëna juaj?

Këtë desha t’ju them, se edhe kur vdiq nëna, Sabrija, me po të njëjtin ritual u varros. Dy motrat dhe mbesa e tërhoqën për këmbësh dhe e varrosën aty afër babait.

Njerëzit tuaj të afërm nuk u lajmëruan as për vdekjen babait dhe as për vdekjen e nënës suaj?

Po, po u lajmëruan dhe lajmi shkoi edhe në Tiranë që ka vdekur, por nga fisi asnjë nuk shkoi ta varroste, me përjashtim të familjes së motrës, Verës. Pra, kishim mbetur vetëm. Ne si familje kishim arritur në atë pikë kritike, saqë ishim nën presion të vazhdueshëm të diktaturës së proletariatit, apo më saktë të Sigurimit të Shtetit që na ndiqte dhe na survejonte kudo. Por ka një ligj që studiohet në lëndën e Fizikës, që gjen zbatim edhe tek njerëzit. Që do të thotë ‘se kur diçka shtypet, ajo ka gjithmonë tendencë të ngrihet’. Kështu ka ndodhur edhe me një pjesë të atyre familjeve shqiptare që janë shtypur nga regjimi komunist, të cilët në një farë mënyre ose kanë reaguar në heshtje, ose kanë menduar dhe janë munduar që të largohen nga Shqipëria. Disa, ndonëse jo shumë, ia arritën të arratiseshin nga Shqipëria, e disa përfunduan prapë pas telave të burgut. Unë pata tendencën që të ngrihesha dhe pasi dola jashtë telave të burgut, më pas dola dhe jashtë atij burgu të madh pa tela që i thonin Shqipëri.

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Zbulohet dokumenti i rrallë: Enver Hoxha, mezi kaloi klasën në provimin e maturës…

Next Post

Hysen Tabaku: Si më ndihmoi në SHBA shoku im i rinisë, Xhevdet Mustafa

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
Hysen Tabaku: Si më ndihmoi në SHBA shoku im i rinisë, Xhevdet Mustafa

Hysen Tabaku: Si më ndihmoi në SHBA shoku im i rinisë, Xhevdet Mustafa

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!