• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

“Nga 1934-a, Philby ishte agjent i rusëve, ai pengoi një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe mbulonte spiunazhin sovjetik në çështjet atomike në Washington…”/ Gazeta gjermane “Die Zeit”, në 1969-ën
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

Nga Armand Plaka

Pjesa e parë

                                          NOCIONI “SHQIPTAR” NË VEPRËN E KARL MAY-IT –

                                                                       Karl May

Gjithashtu mund të lexoni

“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

Memorie.al / Shumëkush ka dëgjuar të flitet për romanin e famshëm të Karl May-it, “Udhëtim në vendin e shqiptarëve” e, madje ka shumë të tjerë që, megjithëse nuk e njohin gjermanishten, e njohin shumë mirë titullin e romanit të tij të famshëm në gjermanisht “Durch das Land der Skipetaren”. Për sa i përket kësaj vepre (shkruar në vitin 1892), ajo në fakt është vetëm një pjesë e një cikli, që i përket të ashtuquajturave “Tregime udhëtimesh”. Por ajo që ne na intereson në këtë shkrim, është të sjellim një aspekt shumë pozitiv e, që njihet si një meritë e veçantë e Karl May-it.

Përmendja e emrit “shqiptar” (Skipetar) – bërë prej tij që në titullin e librit e pastaj edhe në përmbajtjen e veprës së tij, gjë që, siç del edhe nga vëzhgimi e hulumtimi i shumë veprave të tjera të mëvonshme, u bë dhe pikënisja e shumë autorëve të tjerë, jo vetëm në botën gjerman-folëse, por edhe atë anglosaksone (e atë botërore më vonë), për të njohur më shumë shqiptarët e Shqipërinë, me emrin e tyre të vërtetë. “Ai – thekson dikush – nuk është se është i pari që e futi këtë nocion në gjuhën gjermane, por ai ka meritën ekskluzive për popullarizimin e saj, falë dhe titullit tepër domethënës në krye të librit”.

Dikush tjetër shkruan: „ndikimin e Karl May-it, që e shndërroi emërtimin “Schkypetaren” në një nocion shumë popullor – të cilin ai nuk mund ta ketë shpikur vetë – nuk duhet ta nënvlerësojmë, dhe sigurisht se ishte ai i pari, që e futi atë në Evropë, e prej andej, ai u shpërnda më pas në të gjithë botën letrare anglosaksone”.

Por, për ta trajtuar më gjerë dhe më konkretisht këtë tezë që ngritëm, le të sjellim në kujtesë e të shohim se ç‘shkruan në një kritikë të detajuar (të para disa viteve) me këtë rast, me titull “Mbi shqiptarët dhe arnautët – Imazhi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë në veprën e Karl May-it”, studiuesi gjerman, historiani Dr. Michael Schmidt-Neke, aktualisht nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri dhe anëtar i Shoqatës “Karl May”: “Asnjë titull romani nga ato të May-it nuk është thithur e interpretuar në mënyrë kaq intensive sa ‘Durch das Land der Skipetaren’”! (Udhëtim në vendin e shqiptarëve).

Gjenerata autorësh, të cilët kanë botuar vepra të njohura mbi Shqipërinë, janë bazuar e lidhur në përzgjedhjen e fjalëve të bëra nga May – thotë studiuesi gjerman. Vetë-përcaktimin e shqiptarëve si “shqiptarë”, Karl May kurrsesi, nuk është se e ka futur i pari në përdorim në gjuhën gjermane, por me siguri që ai ka meritën ekskluzive për popullarizimin e saj, falë dhe titullit tepër domethënës në krye të librit. Shqiptarët në shekullin e 17-të, zëvendësuan emrin “arbër”, me atë “shqiptar”, gjë që me shumë gjasa, përshkruan dikë që flet qartë.

Etimologët – konstaton më tej kritiku gjerman – që e lidhin atë me fjalën “shqipe” (d.m.th., shqiponjë), i përkasin romantikës kombëtare dhe prej shumë kohësh, ata nuk merren më shumë seriozisht. Në hapësirën gjermano-folëse, ajo fillimisht (deri pak pas 1900-tës) u mor si një formë e huazuar nga italishtja, duke u përdorur më shumë me emërtimin “Albanesen”, që më pas u transformua në “Albanier”, e cila vetë, në konkurrencë me fjalën “Albaner”, pothuajse humbi në favor të kësaj të dytës.

“Vetë përcaktimi i shqiptarëve me këtë fjalë, pra “Schkipetaren”, është përdorur në një titull libri për herë të parë nga Xylander, në vitin 1835, në njërën nga monografitë e para të botuara për gjuhën shqipe në gjermanisht”, thekson më tej dr. Schmidt-Neke.

Kjo shprehje (d.m.th., ky emërtim) gjeti vend gjithnjë e më shumë nëpër librat e përmbledhjet në gjermanisht, kushtuar kryesisht Ballkanit: Robert fliste në vitin 1844 për “Skipetars”; Kohl ndërkohë e vinte në diskutim madje që në këtë rast të bëhej fjalë për një fjalë shqipe; Gopceviç përdorte në vitin 1881, fjalën me germa diakritike: “Skipetaren”.

“Shqiptar” vetëm në gjermanisht e serbisht

Por, në një mënyrë që arriti të kishte ndikim të gjerë në publik, këtë fjalë si përcaktim për emrin e një populli, May e futi fillimisht në vitet 1887-88 në “Fjalorin themelor gjerman”, ku me mbishkrimin “Durch das Land der Skipetaren” u mbyll dhe cikli i botimeve me kapitullin e fundit të vëllimit të 4, plotësisht pastaj edhe i pesti dhe në fund edhe i gjashti.

May, në aspektin gjuhësor, nuk është konsekuent: përveç fjalës “Skipetar” haset edhe forma tjetër më korrekte “Schkipetar”, që në shumës pastaj, normalisht bëhet, ashtu sikurse në titull, “Skipetaren”, porse shpesh e hasim të një forme jo të rregullt, siç është “Skipetars”. Më tej, kritiku i May-it thekson një fakt shumë interesant e lehtësisht të verifikueshëm në ditët e sotme:

Në asnjë gjuhë tjetër – thekson ai – përveç gjermanishtes (dhe serbishtes ndoshta, ku kjo fjalë ka një konotacion pezhorativ, d.m.th., ku zyrtarisht përdoret fjala “albanci”), fjala “shqiptar”, edhe në literaturën mbi Shqipërinë, nuk ka njohur dot një përhapje kaq të gjerë.

Luhatjet dhe ndikimi i veprës së May-it

Ndikimi i titullit të librit dhe përmendja e emrit të këtij populli nga Karl May këtu – pa pretendimin se ai ka përmbushur drejt gjithçka – arrihet fare qartë nëpërmjet disa shembujve shumë domethënës: pak pas vdekjes së Karl May-it, në Berlin doli në dritë vëllimi i 3-të i “Reisen und Abenteuer” (Udhëtime dhe aventura) i Dr. Franz Sättler me titull “Bei den Arnauten” (Tek arnautët); Libri në fjalë i kushtohej në fakt veprës së Karl May-it, duke i paraprirë me disa vargje homazh nga Sättler.

Ai mund të lexohet si i vetmi nga personazhet e panumërt e elementët e veprimit të pafund që krijoi May, ku ai vetë merr rolin e tregimtarit në vetën e parë, të të gjithëpushtetshmit Kara Ben Nemsi, duke luftuar kundër kusarëve e kaçakëve shqiptarë. Fotot e udhëtimeve, që e tregojnë autorin dhe gruan e tij në ambiente të ndryshme shqiptare, duken më se komike.

E megjithatë, njohuritë e Sattler-it (një orientalisti) për vendin, njerëzit e gjuhën, duken se kanë qenë disa herë më të mira sesa ato të vetë May-it. Etnografi Hugo Adolf Bernatzik – thekson ai – është autor i një prej librave më të njohur e që ka njohur më shumë tirazh mbi Shqipërinë. Për botimet e mëvonshme, ai e ndërroi titullin e veprës së tij nga “Vendi i harruar i Evropës” (në origjinal: Europas vergessenes Land) në “Albanien – Das Land der Schkipetaren” (Shqipëria – vendi i shqiptarëve).

Me gjithë formën korrekte në aspektin gjuhësor – ai ishte gjithsesi një huazim nga titulli shumë popullor i veprës së Karl May-it. Jo në titull, por në përmbajtjen e librit, vepra e May-it zuri megjithatë një vend të qartë në aspektin e vlerave historike – thekson më tej kritiku Schmidt-Neke, duke sjellë një shembull më se interesant: I dërguari special i Hitlerit për Ballkanin gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, një lexues i ethshëm i May-it, Hermann Neubacher, në kujtimet e tij me këtë rast, i referohet përcaktimeve të May-it për miqësinë që ushqenin shqiptarët në përgjithësi për gjermanët.

Në gjurmët e Karl May-it

Jonny Behm (pseudonimi për Elisabeth Joost) nisi nën moton “Balkan, Bakschisch und Basare” (në shqip: Ballkani- Bakshish dhe pazare) – dy reportere në gjurmët e Karl May-it në vitet ‘30-të, të cilat përshkuan itinerarin nga Kotorri (Mal i Zi) deri në Edirne (Turqi). Në vitin 1976, doli në dritë një përmbledhje me reportazhe mbi vendet që ishin përmendur në veprat e May-it; Josef Nyary, nën shoqërimin e vëzhgimin e njerëzve të paguar nga shteti shqiptar, ndërmori një udhëtim “Nëpër vendin e shqiptarëve”.

Ndërkohë, në ish-Republikën Demokratike Gjermane, Karl May, deri aty nga viti 1980, hasi në refuzim të plotë. Kjo, gjithsesi, nuk pengoi që publikimet që bënin fjalë për Shqipërinë, të mos i referoheshin titullit të famshëm të Karl May-it.

Më tej, studiuesi gjerman, Dr. Schmidt-Neke, citon shembuj të tjerë që përforcojnë edhe më shumë tezën e ngritur në krye të shkrimit tonë: “Das Land der Skipetaren” i Kurt Rueckmann për shembull, i referohet parathënies së May-it dhe citon në kapitullin e parë të librit të tij, pjesë ekskluzive nga May, për t‘u distancuar më pas papritur nga rrëfenjat e tij me aventura dhe duke kritikuar mungesën e informacionit te gjermanët, që i kishte çuar, sipas tij, “miliona gjermanë” në vlerësime të gabuara për Shqipërinë.

Kështu, nën titullin “Im Land der roten Skipetaren” (Në vendin e shqiptarëve të kuq), Detlef Schneider, asokohe kryeredaktor i Organit të Partisë Komuniste-Marksiste Leniniste Gjermane, “Roter Morgen” (Mëngjesi i kuq) pro-enverist e sigurisht, shumë pro-shqiptar në atë kohë (dhe plotësisht i ndaluar nga qeveria e ish-RDGJ-së), në vitin 1980 botoi pikëpamjen e tij propagandistike mbi vendin dhe njerëzit e Shqipërisë.

Në parathënien e tij me këtë rast, ai i referohet tekstualisht paraqitjes fiksionale e romantike të bërë një shekull më parë nga Karl May; ndërkohë që vetë May-it dhe reportazheve të shumta negative asokohe rreth Shqipërisë, ai sigurisht që iu kundërvu, duke shfaqur një pamje, sipas tij, realiste e të një Shqipërie ndryshe.

Përqasja historike

Në aspektin e përqasjes historike që ofron, thotë kritiku gjerman, shumë interesante duket të jetë nga ana tjetër, monografia e oficerit të Vehrmaht-it gjerman dhe më vonë ambasadorit austriak në Jugosllavi e Shqipëri, Valther Peinsipp, mbi të drejtën zakonore shqiptare. Qysh në titull “Das Volk der Schkypetaren” (Populli i shqiptarëve) sërish del në pah asosacioni i njohur. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët...”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

Next Post

“Vjehrrin tim, Arshiun, e nxiti Sigurimi të bënte vetëvrasje, duke u hedhur nga një urë në periferi të Fierit, që populli të thoshte; ja kështu e kanë Shehajt...”! / Dëshmia e rrallë e bashkëshortes së nipit të Mehmet Shehut

Artikuj të ngjashëm

“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen
Personazh

September 5, 2025
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!
Personazh

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

September 5, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
Personazh

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

September 2, 2025
“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!

August 26, 2025
“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm

August 25, 2025
Next Post
“Vjehrrin tim, Arshiun, e nxiti Sigurimi të bënte vetëvrasje, duke u hedhur nga një urë në periferi të Fierit, që populli të thoshte; ja kështu e kanë Shehajt…”! / Dëshmia e rrallë e bashkëshortes së nipit të Mehmet Shehut

“Vjehrrin tim, Arshiun, e nxiti Sigurimi të bënte vetëvrasje, duke u hedhur nga një urë në periferi të Fierit, që populli të thoshte; ja kështu e kanë Shehajt...”! / Dëshmia e rrallë e bashkëshortes së nipit të Mehmet Shehut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme