• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kalvari i grave në burgjet e komunizmit

“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit

“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Historitë tragjike të Mejreme Dervishit, Kushe Seknej, Gjyste Shestani, Mrikë Pali dhe Zyliha Rusit, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit

Fatbardha Mulleti (Saraçi)

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’ i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore, që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili vjen nga një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur, të disa prej grave dhe vajzave shqiptare, që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Vera Bekteshi, etj.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

 Mejreme Dervishi

 (1896 – 1978)

Ngaqë nuk mund të duronte keqtrajtimet që shteti malazez u bënte në Podgoricë, familja e saj, në vitin 1900, u vendos në Shkodër. Asokohe ajo ishte 4 vjeçe. Këtu u rrit dhe e deshti shumë vendin. Atë edukatë ua mëkoi ma vonë edhe fëmijëve.

Rasti i parë për ta tregue këtë, qe kur Italia fashiste sulmoi Shqipninë. I biri, Mustafa, djalosh 19 vjeçar, në mes të popullit patriot, demonstroi rrugëve të Shkodrës. Këtë frymë, do t’ua përcillte nxënësve të vet në Gjimnazin e Shtetit. U inkuadrua në ‘Ballin Kombëtar’ dhe drejtoi rininë e tij. I priu atij edhe në demonstratën e 26 korrikut 1943, ku edhe u vra. Një krah sikur iu këput nanës së shkretë. Ndoshta asht pak; zemra i doli nga vendi. Trakti që qarkulloi menjëherë dhe vizitat e shokëve të tij, sikur i’a mjekuan plagën. Ai mbeti martir e ajo nuk do t’i harronte fjalët që i kishte thanë nanës për diktaturat, të djathta ose të majta qofshin, por ajo nuk mund ta konceptonte se çfarë do të pësonte nga diktatura, që nuk vonoi të vendosej. Më 1946, familja e këtij dëshmori nxirret nga shtëpia. Mandej i grabitet çdo gjë me vlerë. Iu dhimbën asaj të shkretës, sidomos gjanat që i kujtonin të birin, sidomos librat që mbushnin një dhomë. Nuk do të harronte kurrë ajo se, si komunistët do t’ia shponin sytë të birit në portretin që mbante në dhomë, e nën të do të shënonin fjalët: “fashist”, “tradhtar ”, “gjakpirës”, epitete që ma shumë se kujtdo, u shkonin atyre që banë këtë profanim. Gjatë gjithë jetës së saj, ai portret u ruajt me fanatizëm. S’vonoi dhe atë me burrin dhe vajzën, i arrestuan. Në birucat e hetuesisë e kuptoi se çfarë do ta gjente të birin po të ishte gjallë. Prej atij  ferri, e bija doli gjysmë e paralizueme. Nanës së mjerë, derisa vdiq, nuk do t’i hiqej mendsh, mendimi se të birin në demonstratë i kishin vra komunistët, ashtu, mbas shpine. Fatmirësisht nuk e përjetoi aktin fals të shpalljes së të birit ‘Dëshmor i Luftës Nacional-Çlirimtare’, 40 vjet mbas ramjes së tij.

Mbas shpronësimit, për 30 vjet ajo jetoi bodrumeve, por pa e dhanë veten. Pezmatohej edhe kur shihte se si, njeni mbas tjetrit, shokët e të birit mbushnin burgjet për t’u kalbë atje, ose merrnin rrugët e mërgimit, për t’i shpëtue holokaustit komunist. I dukeshin se ishin djemtë e saj, i kujtonin qëndresën antifashiste…

I mbylli sytë me shpresën për ditë ma të mira…!

Kushe Seknej

(1897 – 1960)

Për nanën Kushe, hallet erdhën herët. Me origjinë nga Tuzi, e martueme në Podgoricë, për t’u shpëtue represioneve të shovinistëve malazezë, detyrohet që familjarisht, të vendoset në Shkodër, ku gjeti ndihmë e përkrahje. Si të gjitha nanat, u përpoq me të gjitha mjetet e mundësitë, që të rriste fëmijë të edukuem e të dobishëm për shoqërinë. Kaluan vite e Shqipnia, ra nën thundrën e fashistëve italianë. Djali i saj i dytë, Seiti, u vu në shërbim të çështjes kombëtare, duke u antarësue në organizatën e ‘Ballit  Kombëtar’, e duke u bë një nga eksponentët e tij. Mbledhje… diskutime… përplasje mendimesh aty, në shtëpinë e saj. Edhe ajo e gjente me vend se duhej luftue, duhej sigurue Shqipnia etnike. Por edhe shqetësohej për të birin e shokët e tij, diçka kishte nuhatë….! Prej komunistëve mund të pritej gjithçka. Ideja kombëtare vlerësohej ndryshe prej këtyre të fundit. Kishin ndodhun edhe atentate. “Kujdes, bir ” – do t’ i thoshte, sa herë e përcillte te pragu i shpis. E me zemër të ngrime, e priste derisa të kthehej, natën vonë. “Kujdes, bir, komunistët ta kanë bë benë”. Mbas demonstratës së 26 korrikut 1943, detyrohet që të ilegalizohet. “Le të digjet shpija” – tha ajo, “tymi i daltë, veç djalin mos me ma gjetë gjë. As atë e as shokët e tij”. Vazhdimisht e shqetësueme për djalin. Ditë për ditë. Deri një ditë, kur i erdhi lajmi i zi, se Seiti qe vra me atentat. Sa i parashikuem, aq edhe e beftë qe kjo mandatë për të shkretën nanë. E ajo, si nanat e tjera, e ndjeu se diçka iu shkëput nga trupi i saj. Zemrës, ndoshta i’u hoq pjesa ma delikate.

Qe ngushëllim i madh për te telegrami i Kryetarit të organizatës së ‘Ballit Kombëtar’, për Shqipninë, Mithat Frashërit. Qe ngushëllim edhe prania e vazhdueshme e shokëve të luftës së dëshmorit të ri. “E paskan dashtë me të vërtetë”, – thoshte ajo. Erdhi “Çlirimi”. Djalin e madh i’a arrestojnë. Për 8 vjet rresht, do ta ndiqte ajo djalin burgjeve. 8 vjet, ashtu e mbledhur prej vuajtjeve. A mund t’i duronte ajo të tana këto? A mund të duronte që varrin e djalit t’ia prishnin komunistët? A mund të duronte, kur shihte se si shokët e djalit, po kalbeshin burgjeve e disa nuk i pa ma? Në këto rrethana, vdiq në moshën 63 vjeçe!

Gjyste Shestani

(1872 – 1944)

Jeta e saj u nda në dy faza: me gëzim e hare deri më 1929; me vuajtje e halle të shumta mbas saj. Atë gëzim e hare, ato halle e vuajtje i ndau me të shoqin e katër fëmijët e saj. Ishte e shëndoshë, e gjatë, autoritare dhe me karakter të fortë. Ishte kuvendare e gaztore. I pëlqente kënga, të cilën e kishte në traditë të familjes. “Shpërthente” sidomos  kur  vinin  Karnavalet  e  qyteti,  shungullonte prej  këngëve  e bejteve humoristike të mijëra njerëzve, që të mshehun mbas maskash, thumboshin e goditshin të metat e kohës. E pra, në këtë festë kaq popullore, ajo s’përtonte me veshë çakçirët e burrit, me ngjeshë armët në brez, me  vu maskën në fytyrë e me shkue për vizitë, ndër miq e dashamirë. Ose, netëve të dimrit, buzë oxhakut, e ulun këmbëkryq, me dorën në faqe, ia niste këngve popullore. E fëmijët e ndigjonin të magjepsun, të përpimë. Ky ishte mjedisi i saj familjar. Viti 1929. I vdes vajza e vetme, nuse e re, tue lanë një vajzë 6 javësh…! Sytë e saj ndërrojnë vështrim, bahen ma melankolikë. Edhe trupi sikur fillon me iu thye. Edhe hapi sikur e ngadalëson ritmin…! Për tre vjet jeton me të birin, Dom Zefin, në fshatin Mali-Kolaj, ku ai ishte famullitar. Koha sikur lëviz ma me ngut. I vdes i shoqi, Italia pushton Shqipninë. l biri, edhe pse prift, predikon qëndresën. Krijohet ‘Balli Kombëtar’ e ai rreshtohet në të. Fillojnë kontrollet. Ai ilegalizohet. Prej malit, i kushton një këngë nanës Gjyste: “Besa-besë, nanë, ke me ndigjue” … etj. Prapë kontrolle, e mbasi ai nuk gjendet, internojnë Nanë Gjysten, me të mbesën në Kodrat e Tepes, ku qëndron deri në kapitullimin e Italisë. Të nesërmen e internimit, biri tjetër, Pjetri, shkoi me i çue ushqime. Kur e njoftuen rojet e kampit, se i kishte ardhë i biri, ajo e shkreta lëshoi një britmë që e ndigjuen të gjithë: “Kuku, për mue, ma paskan arrestue edhe Pjetrin”, e filloi me u dridhë si thupra në ujë; ishte zemër nane.

Kthehet në shtëpi ajo, kthehet edhe i biri nga mali. Të dy të gëzuem. Familja merr frymë lirshëm, por nuk vazhdon gjatë, sepse veprimtaria nacionaliste vazhdon, e tashti ai kërkohet prej gjermanëve e veglave të tyre. Dom Zefi prapë në mal, nanë Gjystja – prapë e vetme, në shtëpi. Prapë kontrolle e prapë ajo qëndron si burrneshë. Kështu disa herë rresht. Edhe nga “fronti” komunist, kishin fillue me ardhë lajme të këqija. I biri, Dom Zefi, ishte cilësue kundërshtar i tyre. Me intuitë, ajo e kuptoi se i biri nuk e kishte punën mirë. Gjermanët së shpejti do të largoheshin. Shihej qartë se komunistët do ta merrnin pushtetin: “Çdo të bahet me djalin?”. “E treta – e vërteta”. Këto mendime i vlonin në kokë prej kohësh. Dy herë i biri kishte mujt me i shpëtue fashistëve… po tash?

Ishte 15 tetori i vitit 1944, kur papritmas pëson një hemarogji cerebrale e vdes. E përcollën në banesën e fundit me të gjitha nderimet e duhuna. Vdiq pa pas të birin pranë, por dhe pa e njoftë diktaturën komuniste, me të cilën, sigurisht që do të ballafaqohej, po të kishte jetue, të shihte Paulinin e saj të pushkatuem, e Dom Zef Shestanin në mërgim, që s’e pau ma kurrë tokën amtare!

Mrikë Pali

(1900 – 1976)

Asht nana e Ndue Palit.  Asht nana edhe e tre djemve të tjerë, por njihet në historinë e dhimbjes së nanave, kryesisht për Ndojën, djalin e saj të madh,  ndonëse të gjithëve u mëkoi atdhedashurinë. Kjo ishte arsyeja që fashistët italianë e internuan në ishujt e Italisë. Për nanën, kjo ishte heshta e parë e ngulun në zemrën e saj. Për Ndojën, qe mall për nanën, qe mall edhe për Shqipninë. Shtator 1943. Mbas kapitullimit të Italisë, Ndoja kthehet në atdhe. Komunistët sapo kishin tradhtuar edhe një herë idealet kombëtare në Mukje. Ma i vendosun se kurrë, Ndoja, e së bashku me të nxënësit e gjimnazit të shtetit, i kushtohet çështjes kombëtare. Ndërkohë, bisha sllavo-komuniste, pasi përdori të gjitha mjetet e veta, mori pushtetin, e për të qenë i sigurt në fronin e vet, mënjanoi (fjala ma e vogël që mund të thuhet), kundërshtarët politikë. Ndoja ishte një nga ata, prandaj arrestohet. Ishte heshta e dytë për Mrikë loken, por… jo lot! O Zot, sa e fortë ishte kjo grua! Ajo e dinte pse ia kishin burgosë djalin, shtyllën e shtëpisë, ia dinte vendosmërinë e tij, prandaj nuk ligështohej. Ditët kalonin, vuajtjet shtoheshin…! Gusht 1945. Zhvillohet gjyqi kundër Ndue Palit e shokëve të tij. Dëshmitarët e atij gjyqi, e dinë se si i përballoi akuzat, dinë edhe sesi iu kundërvu gjyqtarëve xhahilë. Çdo gjë qe e paragjykueme..! Dënim me vdekje…! Ishte heshta e tretë, por jo ma e rënda. A mund të duronte ajo zemër? Mund të duronte. Dhe duroi. Sidomos, kur ma vonë mori vesh se i biri, ashtu i lidhun, kur kishin shkue t’i merrnin për t’i ekzekutue, ishte përlesh me xhelatët. Pushkët vranë jo veç Ndue Palin. Ato vranë mëngjesin e bukur të asaj dite vere. Ato pushkë donin të vrisnin edhe zemrën e lodhun të nanës së tij, të gjithë shokët e idesë së tij të madhe, donin të tkurrnin popullin. Por jo! Eci Nanë Mrika me djalin e vogël për dore, pa i përfillë policët, drejt kufomës së të birit. Vetëm ajo e dinte se çfarë ndjeu atë çast.  Askush tjetër. Askush s’arriti ta kuptojë tamam. E dinte se trupin e pajetë nuk do t’ia jepnin. Prandaj, mbasi i hoqi kanatjeren e gjakosur, e veshi vetë…! O Zot! Si të ishte një karajfil i porsaçelur në trupin e nanës. Ishte i biri. Prapë, aspak lotë…! Kthehet në shtëpi. Shumë njerëz kanë ardhë për ta ngushëllue. Në vend të kufomës, në gji të saj, ka sjellë gjakun e tij..! Gjakun e gjakut të saj…!

Jo lot në sy të njerëzve… vetëm një llavë që ngjishej e ngjishej në zemrën e saj, për të shpërthye, ashtu, vetëm në vetmi. Derisa mbylli sytë. Gjithnjë duke punue me djemtë e mbetun, si të dinte, si të ishte aty në vendin e ekzekutimit të djalit të vet, si të dëgjonte nga goja e tij, para se të pushkatohej: “PUNONI DERI NË VDEKJE PËR NJË SHQIPNI TË LIRË, INDIPENDENTE, ME BAZA SHOQNORE MODERNE DEMOKRATIKE.” E duke e ditë veprën e të vëllait, duke zbatue atë e dëshirën e nanës së vet, i vëllai i Ndojës, Zefi, vendosi mbi varrin e martirit, flamurin me shqipen e zezë me dy krena, pa yllin ogurzi.

Zyliha Rusi

(1883 – 1966)

Kujtdo që mund t’i shkojë mendja tek Zyliha Rusi, sigurisht, që do t’i kujtohen vuajtjet që provoi në 20 vitet e fundit të jetës së saj, por askush nuk mund të krijojë tablonë e plotë të halleve që kaloi ajo grua. Ndoshta edhe ajo vetë, po të jetonte…I kishte kalue të 60-tat, kur, njëri mbas tjetrit, regjimi komunist i arrestoi e i plasi burgjeve, 4 djem. I dyti, Fahriu, do të dënohej me vdekje. Dita që mori vesh vdekjen e të birit, për të do të mbetej ma e zeza. Ku ta qante atë? Ku t’i vinte një tubë me lule? Mbetej vetëm fotografia që rrinte në mur…!

Pasunia, e vënë me djersë, i konfiskohet: fillon të dëshirojë edhe bukën e gojës. Kishte njoftë pushtimin turk, serbo-malazez, austriak, italian, gjerman, por fukarallëkun nuk e kishte njoftë. Nga 5 djem të mbetun, tre në burgje. Dy të tjerët me punë të ndryshme larg Shkodrës, larg saj. E vetme, me burrin e vajzën, e nusen Zife. Tre vetë në tre burgje të ndryshme. U duhej sigurue ushqim, u duhej dërgue atje ditën e caktueme. Çdo muaj, majë kamionësh e në këmbë, në shi e diell, në acar e zheg, në pluhur e në baltë, duke pritë me shumë durim, se kur do të hapej dera e burgut. Herë në Kavajë e herë në Maliq, në Rrogozhinë, Vlashuk, Shkodër. Çdo muaj për vite e vite. Kur kthehej në shtëpi me zemrën që i pikonte gjak, me shpirtin që i dhimbte, duke mbledhë të gjitha forcat e mbetura, arrinte të thoshte vetëm kaq: “Ishin bë kockë e lëkurë.” Përplasej në minder e shkrehej në vaj. Mbyllej dera e burgut, hapej ajo e internimit për djemtë e saj. Kishte njohun shumë pushtime, por asnjëherë s’e kishte“rrudhun”gojën sa tashti. E megjithatë, edhe burrin ia arrestuan disa herë. Kështu shtëpia mbetej në gra, si thotë populli, pasi dy djem punonin larg. Dëshiro ata në burgje, dëshiro ata jashtë tyne. Hallet nuk kishin të mbaruem. Sëmundjet filluan të bëjnë“ligjin”në shtëpi. Filluan edhe vdekjet; fëmijë të mbetun jetimë. Kujt t’i shërbente ma parë? Po u afrohej të 80-tave.

Erdhi koha që djemtë, prapë, njëri mbas tjetrit, të liroheshin. Ku t’i priste? Ku t’i sistemonte? Në haure e shtëpi të pabanueshme, sepse kishte vite që shtëpinë ia kishin shtetëzue. E kur vjen një çast, që njeriu ma në fund të marrë frymë thellë, ndodh që atëherë edhe të vdesë, sikurse i ndodhi asaj, më 1966.

Jeta e Zyliha Rusit, e gjatë e plot vuajtje, mbetet shembull qëndrese e stoicizmi. Ajo mbetet edhe si modeli i gruas së destinueme të provojë se sa mund të durojë …! /Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur e pyetën, Tuku tha se; unë s’pranoj asnjë lloji posti në Tiranë, ose Nën/Kryeministër, ku isha, ose do vdes këtu si…”/ Raport-survejimi i “Vigjilenca”!

Next Post

Kalendari Historik 19 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 19 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!