• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Historiografia greke, nuk sjell asnjë të dhënë, se në Epirin e Jugut – Çamëri, gjatë pushtimit italian, të jenë kryer masakra, djegie të fshatrave etj., nga shqiptarët e Çamërisë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Arben P. Llalla

Pjesa e shtatë

– Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e gjenocidit në Çamëri (1944-1945) E vërteta e bashkëpunimit të çamëve, me gjermanët – 

                                                              PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

Memorie.al / Periudha që kam nisur për të shkruar librin ka qenë nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tepër të vështirë për të gjetur fotografitë origjinale dhe disa  gazeta në gjuhën greke, për vitet që bëhet fjalë. Shteti grek me strukturat e saj shtetërore prej rreth 70 vitesh, e ushqejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, me libra dhe shkrime të gënjeshtrës rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë nga viti 1936-1945, në lidhje me minoritetin shqiptar në Çamëri-Epiri i Jugut.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

                        KREU V

Shqiptarët e Çamërisë gjatë viteve 1941-1945

Në periudhën 1941-1944, në Greqi vepronin katër qeveri dhe disa grupe të ndryshme të rezistencës, që siç e kemi thënë, ata shpeshherë luftonin kundra njeri-tjetrit, duke bashkëpunuar edhe me pushtuesit e Greqisë. Kjo gjendej kaq tragjike çoj që popullsia shqiptare në Çamëri, të krijonte Këshillin Nacional Çam. Ky Këshill nuk kishte asnjë forcë apo kompetencë ligjore, për të arrestuar apo dënuar, thjeshtë luante rolin e udhëzuesit, këshilluesit, me qëllimin e mirë që mos të ndodhnin vëllavrasje midis banorëve të etnive dhe feve të ndryshme.

Gjendja e rrënuar ekonomike, pushtimi i huaj, sillte rëndimin psikologjik dhe emocional tek banorët e Çamërisë, qofshin këta shqiptar, vlleh, grek, romë dhe hebrenj. Për të siguruar ushqime, mbrojtje nga kaosi që kishte pushtuar Greqinë, njerëzit bëheshin bashkëpunëtor të pushtuesit bullgar, italian dhe gjerman. Por, këta ishin individë të cilët nuk luanin ndonjë rol të rëndësishëm në shoqëri.

Prej vitit 1913 e në vazhdim, qeveritë greke me ligje raciste, kishin përvetësuar pasuritë e shqiptarëve mysliman në Greqi dhe ua kishin dhënë shqiptarëve orthodoksë, vllehve, refugjatëve të ardhur nga Azia e Vogël. Kjo strategji, kjo lloj mënyre e ndarjes së njerëzve në kategori në bazë të fesë dhe kombit, kishte ndjellë urrejtjen midis banorëve të Çamërisë. E çfarë mund të bëj një njeri, kur i merret pasuria pa të drejtë dhe t’i jepet një tjetrit?! Në çaste të caktuara si rrjedhojë e ngjarjeve, do kryej vrasje për të rimarrë atë që i është marrë dikur, me dhunë shtetërore.

Në 12 janar 1942, shefi i policisë në Paramithi, Ilia Niko, vrau dy personalitete çame, pronarin e madh Tefik Qemalin dhe doktorin Ahmet Qazimin. Çamët e armatosur u hakmorën, duke vrarë prefektin e Thesprotisë, Georgios Vassiliakos.

Shefi i policisë, Ilia Niko, nuk ishte vetëm kur e vranë Tefik Qemalin nga Karbunari dhe Ahmet Qazimin, nga Margëllëçi, ai u ndihmua edhe nga kapiteni i EDES, Koço Nikola nga Vojniku-Prodhromia, emrin e vërtetë e kishte Konstandinos Gjeorgjiu-“Koçonikolas”.

Kjo ngjarje e zezë ka ndodhur në kafenenë e Sotir Triandafilu-Neli. Tefiku dhe Ahmeti, po festonin me Lake Abazin, daljen e tij nga burgu. Në kafene filluan të fjaloseshin Ilia Nikos me Tefik Qemalin. Më tej Ilia Niko bashkë me Nikola Koçon, i zënë pusi Tefik Qemalit dhe Ahmet Qazmit, të cilët i vret Nikola Koço. Meqenëse Ilia Niko ishte shefi i policisë së Paramithisë dhe do kishte lehtësira për të justifikuar këto dy vrasje, ai e mori përsipër këtë punë.

Në dhjetor u vra një tjetër personalitet çam, Jasim Sadiku, nga Margëlliçi. Të nesërmen, një i krishterë nga Spathari, Vasil Çupi dhe prifti Spiridon Nuçi, u gjetën të vrarë. Jasim Sadiku i njohur edhe si Jasimin Haxhiu, i zunë pusi Harallambos Sherifi me kushëririn e tij, Vasilis Ballumis. Në fillim, Jasim Sadikun e qëllon Harallambos, por plumbi nuk e goditi, më pas qëllon Vasil Ballumis dhe e plagosi rëndë Jasimin. Sipas dëshmive të pas luftës, Jasimin Sadiku vdiq më 6 dhjetor 1942, nga gjakderdhja, rrugës për në Margëllëç, tek lugina e Musa Agës.

Vrasësi Vasil Ballumi, ishte një i arratisur nga burgu dhe endej maleve, për t’i shpëtuar arrestimit nga forcat e rendit italiane, për t’ju shpëtuar këtyre forcave, ai u bashkua me EDES të Napoleon Zervës. Për fat të keq, Vasil Ballumi dhe Harallambos Sherifi, ishin shqiptar orthodoks nga fshati Spatharë i Margëllëçit. Kështu, filluan vrasjet midis bashkëfshatarëve shqiptar e grek, midis shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve orthodoksë.

Njëherë vriste njëra palë edhe njëherë pala tjetër. Këto vrasje nuk ishin të karakterit kombëtar, por si rrjedhojë e sekuestrimit të pasurisë së çamëve nga qeveritë greke, duke ua dhënë në përdorim fshatarëve grekëve, që pjesa më e madhe e tyre, ishin ardhacak të ardhur pas viteve 1913 e, në vazhdim.

Deri në kapitullimin e Italisë fashiste, shtator 1943, në Çamëri nuk ishte kryer asnjë masakër, ekzekutim kolektiv apo individual nga italianët, por edhe nga grupet e parregullta të çamëve të cilët, armët i kishin për vetëmbrojtje. Gjithashtu, grekët që ishin policë, xhandarë dhe grupet e rezistencës, nuk kishin kryer asnjë sulm kundër shqiptarëve myslimanë. Përveç vrasjeve të lartpërmendura, me karakter të zënkave personale, grabitje të pronave dhe gjakmarrjes.

Historiografia e Greqisë, dokumentet angleze e asaj kohe, italiane, gjermane, etj., nuk sjellin asnjë të dhënë se në Epirin e Jugut-Çamëri, gjatë pushtimit italian prill 1941-shtator 1943, të jenë kryer masakra kolektive, djegie të fshatrave, pjesëmarrës të së cilës kanë qenë edhe shqiptarët e Çamërisë.

Italianët bënë masakër në fshatin Domeniko, më 13 shkurt 1943, ku vranë 194 njerëz dhe dogjën tërë fshatin. Në 12 mars po të këtij viti, italianët dogjën fshatin Caricani-Tsaritsani, dhe ekzekutuan 40 banorë. Në të njëjtin muaj, mars 1943, italianët dogjën fshatin Servia.

Këta dy fshatra ndodhen afër Larisës, Elassonës dhe Kozanit, ku funksiononin “Legjionet Romake” të vllehve që bashkëpunonin me italianët fashistë. Këto masakra u kryen pasi fshatarët e këtyre fshatrave, ndihmonin forcat e rezistencës të EAM-ELAS.

Pushkatimi i 49 qytetarëve në shtator 1943 në Paramithi

Pasi kapitulloj Italia Fashiste në shtator 1943, zonat që i kontrollonte ajo, i kaluan gjermanëve të cilët mbështeteshin nga Batalionet e Sigurimit dhe trupat SS greke. Më 24 shtator, në Shkallë të Paramithisë vriten gjashtë ushtar gjermanë, nga forcat e rezistencës. Urdhri i komandantit gjerman ishte, se për një ushtar gjerman të plagosur apo të vrarë, do të pushkatohen dhjetë grekë.

Për 4-5 ditë gjermanët arrestuan 52 shtetas grekë, për t’i pushkatuar, si hakmarrje për vrasjen e ushtarëve të tyre, më 29, shtator, ata pushkatuan 49 qytetar të Paramithisë. Sipas të dhënave, gjermanët kohë më parë kishin informacione për qytetarët e Paramithisë, se kush kishte lidhje me partizanët e EAM ELAS dhe i përkiste ideologjisë komuniste.

Panajoti Camatos, profesor në universitetin e Janinës, me rastin e pushkatimit të 49 qytetarëve të Paramithisë, në shtator 2015, solli një dokument ku tregohej se komanda gjermane e Paramithisë, kishte të dhëna që në gusht 1943, se kush ndihmonte  EAM-ELAS-in dhe i përkiste ideologjisë komuniste. Nëse do shohim mbiemrat e 49 të pushkatuarve, 32 prej tyre, mbajnë mbiemra që rrjedhin nga gjuha shqipe dhe 17, mbiemra orthodoksë.

Nga një dokument i CIA-së i botuar në vitin 2000, i ofruar nga Shërbimi Informativ grek, të pranuara gjatë vitit 1944, ku tregohen shifrat zyrtare të krimeve të luftës të kryera nga nazistët gjermanë, si; ekzekutime, vrasje dhe zjarrëvënie. Në paragrafin për krimet naziste në Epir, jepen këto të dhëna:

INFORMACIONI BULETINI “C”

Nr. 43, Shkurt 1944

Fq.11. EPIR – Nga të dhënat që disponojmë, numri i të pushkatuarve në Paramithi, është 60 dhe jo 49 njerëz.

Joani Bayakos, Georgio Sismas, Apostolos Hrisohos, Pericklis Kikouris, Costandinos Ziakas, Konstandinos Yannakis, Spiros Mitsos, Konstandinos Kotsiuris, Georgio Morettas, Andreas Moretas, Andreas Tsougaris, Sotiris Allijanis, Konstandinos Allijanis, Dimitri Allijanis, Joanis Allijanis, George Tsoukas, Theodoros Tsoula, Konstadinos Tsoulas, Vassili Papathanasiou, Nikolas Tsamatos, Konstandinos Tsois, Efthimios Evangelou, Nikolas Manos, Joanis Mitsonis, Athanassios Rignos, Pagos Pagoz, Konstandinos Kostojanis, Panajot Kostojanis, Nikolaos Brabas, Spiridon Barbas, Spanos Sotiriou, Spanos Sotirioz, Konstandinos Kathsoulis, Dimitri Klimis, Apostolos Apostolodis, Leonidas Pashos, George Moutzelemis, Stavros Moztzelemis, Haralambis Drimitsas, Thomas Vatsios, George Pashos, Evangelos Pashos, Konstandinos Tsylis, Athanassion Raptis.

Nënshkruesi komandant i departamentit IIa, E. VOURLAKIS

Dokumenti i ofruar nga CIA, që është dhënë nga Shërbimi Informativ Grek – (HELLENIC INFORMATIOS SERVICE – IIa), me seli në Kajro të Egjiptit, pretendon se janë pushkatuar 60 qytetarë në 30 shtator 1943 në Paramithi dhe jep vetëm 44 emra nga të pushkatuarit, një emër përsëritet dy herë. Ndërsa pllaka përkujtimore në Paramithi, ku për çdo vit organizohet aktiviteti në kujtim të tyre ka vetëm 49 emra.

Në dokumentin në fjalë, thuhet se janë ekzekutuar nga toga gjermane. Në të gjithë librat grekë që shkruajnë për këtë ngjarje, thuhet se shqiptarët e Çamërisë nuk morën pjesë në pushkatim, por ata ishin bashkëpunëtorë. Një akuzë që asnjëherë nuk u vërtetua me fakte, se a ishin bashkëpunëtorë çamët?! Shumica e të pushkatuarve ishin shqipfolës dhe përkrahës të ushtrisë partizane, EAM-ELAS.

Çamët në ushtrinë partizane EAM-ELAS

Shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri, përkrahu forcat e majta të rreshtuara në ushtrinë partizane EAM-ELAS. Kjo përkrahje lidhej edhe me faktin se shqiptarët në Çamëri, i urrenin forcat politike të djathta, të cilat ndër vite ushqenin popullin me nacionalizëm ekstremistë grek, kundër minoriteteve, por edhe me faktin se shqiptarët në Shqipëri luftonin kundra pushtuesve, si ushtri çlirimtare e majtë partizane.

Nga të dhënat e fundit që i lexojmë në librin e akademikut, i ndjeri Prof. Dr. Kristo Frashëri, mësojmë se disa herë kryetari i forcave guerile të djathta, Napoleon Zerva, u kishte bërë ofertë krerëve shqiptarëve në Çamëri, që të bashkoheshin me EDES.

Në shtabin e EDES-it u përgatit terreni që me anën e misionarëve anglezë, të bëhej takimi i parë i Nuri Dinos me Zervën. Oficeri anglez i ndërlidhjes, Myers, që vepronte pranë shtabit të EDES-it, bëri të mundur që takimi të mbahej në manastirin e Paganionit, në fshatin Selan të Paramithisë, në fund të muajit maj 1943. Pala e EDES-it u përfaqësua nga koloneli anglez Myers, kapiteni Zhupa dhe 2-3 oficerë të tjerë. Pala e ‘Ballit Kombëtar’ çam, u përfaqësua nga Masar Dino, myftiu i Paramithisë, Ferhat Kaso e Sali Meto. Përfaqësuesit e palës së EDES-it, kërkuan nga forcat e ‘Ballit Kombëtar’ të Çamërisë, t’u bashkohen atyre të Napoleon Zervës, kundër EAM-it dhe ELAS-it.

Në Pargë, më 10 gusht 1943, u takuan përfaqësuesit e të dyja palëve EDES dhe të ‘Ballit Kombëtar’. Këtë radhë ‘Balli Kombëtar’ çam, përfaqësohej nga Masar Dino dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij çamë. Pala e Napoleon Zervës, kërkoi nga ‘Balli Kombëtar’: 1. Të bëhej çarmatimi i menjëhershëm i çamëve dhe gjithë forcat çame të armatosura, si dhe ato të afta për luftë, të kalonin nën komandën e EDES-it. 2. Në Çamëri të organizohej një administratë e re në formë këshilli, me emrin EA (Ethiniki Agona). 3. Ndihmat që do të mblidheshin nga popullsia, të shkonin për EDES-in. 4. Në krahinat që ishin nën juridiksionin e EDES-it, të mos shkelte asnjë çam i armatosur.

Nuk pajtohem me atë pjesë të historianëve që shkruajnë se në Çamëri ka funksionuar ‘Balli Kombëtar’. E quaj lajthitje, mendimet e shprehura të ndonjë historiani shqiptar të sëmurë nga ideologjia komuniste, se në Çamëri ka ekzistuar ‘Balli Kombëtar’ si formacion ushtarak dhe politik. Kjo është një teori e shpikur nga ideologjia komuniste e Shqipërisë. Asnjë autor grek, në asnjë libër të botuar ndër vite nga ish-pjesëtarët e EDES, të përmendet se në Çamëri ka funksionuar ‘Balli Kombëtar’. Deri më sot, nuk ka dalë një dokument që e vërteton këtë, nuk është gjendur asnjë fotografi e formacioneve ushtarake të ‘Ballit Kombëtar’ në Çamëri.

E vetmja fotografi është ajo e Nuri Dinos me një qeleshe tradicionale çame dhe me një xhaketë italiane me gradën kolonel. Ajo fotografi është bërë brenda territorit të Shqipërisë dhe jo në Greqi. Kjo tregon se nuk ka patur formacione të rregullta ushtarake shqiptare në Çamëri, por grupe të parregullta, të vetë organizuar për ruajtjen e qetësisë dhe pasurisë, nga vjedhësit.

Për kundërpeshë ndaj formacione të parregullta të vëllezërve Dino, të cilët bashkëpunonin me administratën italiane dhe më tej gjermane, u themelua në Çamëri, Këshilli Nacionalçlirimtar. Në krye të Këshilli Nacionaçlirimtar Çam, u vu personaliteti i njohur Musa Demi. Shumë djem të Çamërisë si: Muharrem Demi, Petrit Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hamiti, Gani Demi, etj., u inkuadruan që në fillim në batalionet mikse.

Më 2 shkurt, (1943), në kuadrin e Frontit Nacional-Çlirimtar, u formua në Konispol çeta, domethënë një grup i vogël i rezistencës, e cila mori emrin “Çamëria”, me fushë veprimi kryesisht në zonat e jugut të Shqipërisë dhe të vijës kufitare, çetë e cila mbante njëkohësisht kontakte dhe bashkëpunonte me forcat e ELAS-it.

Në muajin mars 1943 çeta “Çamëria” dhe një prej grupeve të rezistencës të ELAS -it, ranë dakord për të bashkëpunuar në fushën ushtarake. Paralelisht, anëtarë të këtyre dy grupimeve, kaluan nëpër fshatrat e zonës së Theollogos në Epirin e Veriut dhe organizuan një takim të përfaqësuesve të fshatrave të zonës së Filatit, ku u folën për qëllimet e përbashkëta të luftës, si dhe për t’u rreshtuar së bashku në luftën kundër pushtuesve.

Një grup partizanësh të ELAS-it, në mars 1943, i përbërë nga çam dhe grek, Petrit Demi, Taqis Theologjis, Panajotis Micis, Kostas Sternaras të ELAS, u takuan në fshatrat e jugut të Shqipërisë, me partizanët Janis Kondis, Vangjel Pulis dhe dy të tjerë. Këtë të dhënë, e ka thënë mësuesi minoritar grek, Panajotis I. Mici, nga Finiqi.

Çeta “Çamëria” u zgjerua në batalion dhe në nëntor 1943, mori emrin “Thoma Lulo”, për nder të luftëtarit grek nga Gjirokastra, që ishte vrarë ato kohë. Tashmë grekët dhe shqiptarët e Çamërisë, luftonin bashkë kundër pushtuesit gjerman.

Nga popullsia shqiptare e Çamërisë, u përfshinë në formacionet luftarake shqiptare dhe greke, mbi 1.000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë, që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it, dhanë jetën 68 partizanë çamë.

Sipas dokumenteve të autoriteteve gjermane, në fillim të vitit 1944, pushtuesit gjermanë krijuan strukturën e një batalioni çam me gjysmë efektivi, prej 300 vetash, por atë e dislokuan në Konispol e, jo në Çamërinë e përtejme (brenda territorit shqiptar), për të mos krijuar ndërlikime politike me qeverinë mike greke të J. Rrallis.

Në 10 janar 1944, me niciativë të regjimentit të 15-të të ELAS-it dhe me aprovimin e Frontit Nacional-Çlirimtar shqiptar, u formua batalioni miks për krahinën e Çamërisë. Bashkëkomantët të batalionit ishin emëruar fillimisht Muharrem Demi dhe Spiro Shqevi, por më vonë, pas kalimit të batalionit nën komandën ekskluzive të ELASit, komandant i tij u emërua Joannis Sarafis.

Pra, nga burimet e ndryshme del përfundimi se shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri, ishte rreshtuar përkrah forcave të majta të rezistencës ELAS dhe EAM, duke përkrahur pa rezerva luftën për çlirim nga pushtuesit italian dhe gjerman. Greqia duke u udhëhequr nga qeveritë kuislinge, Çolakoglu, Logothetopulos dhe Rrallis, kishte krijuar huti tek popullsia saqë, atë periudhë kishte disa qeveri paralele greke dhe forca të ndryshme të rezistencës, të cilat disa herë u përplasën me njeri-tjetrin, duke harruar luftën kombëtare për çlirimin e Greqisë! / Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës...”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri

Next Post

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por...”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

Artikuj të ngjashëm

“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare
Dossier

“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare

September 9, 2025
“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!
Dossier

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

September 10, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri
Dossier

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri

September 8, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Nga 1300 emigrantë kosovarë, janë riatdhesuar në Jugosllavi 400, por duhet ta ndalojmë këtë gjë, pasi kontingjenti prej 900 vetash…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret” i Sigurimit, i vitit 1965

September 9, 2025
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
Dossier

“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame

September 10, 2025
“Abaz Kupi ka rol parësor, edhe për thirrjen, organizimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku komunistët dhe ‘Balli Kombëtar’…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, në 82 vjetorin e mbledhjes së famshme
Dossier

“Më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës, ku urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, pasi…”/ Refleksionet e historianit të njohur

September 7, 2025
Next Post
“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por...”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme