• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Historia e trishtë e ish-ballistit, që vuajti 43 vite burg:”Kur një bashkëvuajtës në Spaç, i tha: ‘mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘prandaj po flas me zë të lartë, që të…”!

Historia e trishtë e ish-ballistit, që vuajti 43 vite burg:”Kur një bashkëvuajtës në Spaç, i tha: ‘mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘prandaj po flas me zë të lartë, që të…”!
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Ju rrëfej tri ditët e tmerrit të revoltës së Spaçit dhe si u paralajmërua ajo ngjarje e kobëshme, me vdekjet që do ndodhin aty, që një javë përpara, nga…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Kam gjykuar dhe ekzekutuar kushëririn tim të dytë edhe dajën e gruas sime, e kam dënuar 10 vite si armik dhe…”/ Zbulohet autobiografia e “Gjeneralit xhelat”, të diktaturës
“Në gjyq, më doli dëshmitar, Alfred M., kurse hetuesi im, Arqile D., pas ’90-ës, kur isha drejtor i burgut të Drenovës, më erdhi për inspektim…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit nga Maliqi
“Nexhmije Hoxhën e mbajtëm 7 vite në shtëpi, ajo na la 47 vjet në burgje e internime ne 7-të vëllezër e motra….”/ Dëshmia e rrallë e djalit të ish-kreut të Ballit Kombëtar për “vajzat me kordele të kuqe”

Nga URAN BUTKA 

Memorie.al / Sami Dangëllia, është nja nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia, ku vuajti plot 43 vjet. Gazeta e diasporës, “Besa Shqiptare”, shkruante për Sami Dangëllinë: “Ai ishte një antikomunist i vendosur. Qysh në vitin 1943, i lidhur me ‘Ballin Kombëtar’, ai propagandonte idetë nacionaliste dhe shpjegonte qartë rrezikun komunist për Shqipërinë: ‘Gjithçka do të jetë kolektive dhe askujt nuk do t’i takojë gjë. Varfëria do të mbysë vendin”, thoshte ai.

Kështu, si ushtar i ‘Ballit Kombëtar’, Sami Dangëllia vazhdoi deri në fund të gushtit 1944. Në konfrontimin e madh, Sami Dangëllia u përpoq t’i shmangej përplasjes së luftës civile mes shqiptarësh, ndaj, pas thirrjes së hapur për bashkim nga ana e Frontit Nacionalçlirimtar, Sami Dangëllia, bashkë me gjashtë nacionalistë të tjerë, u dorëzuan më 10.09.1944 te forcat partizane në Lavdar të Korçës dhe, prej andej, u transferuan në Brigadën e Dytë, ku luftuan për 3 muaj, kundër gjermanëve, deri në mbarim të Luftës.

Por, si të gjithë ushtarakët e tjerë, të dorëzuar në besë apo të bashkuar me Frontin Nacionalçlirimtar, që u pushkatuan pas luftës apo u burgosën e u persekutuan, edhe Samiu të njëjtin fat pësoi. U arrestua në prag të mbarimit të Luftës, si ish-ballist dhe u burgos në Korçë. Pas hetimesh e torturash të rënda, u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Korçës, me kryetar Koço Priftin e prokuror ushtarak, Nevzat Haznedarin, më 8 nëntor 1945 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

Në këtë seancë gjyqësore, bashkë me Sami Dangëllinë, u dënuan dhe 26 shqiptarë të tjerë, shumica nacionalistë që i kishin besuar Frontit Nacionalçlirimtar dhe ishin bashkuar me të, kryesisht fshatarë nga Kolonja, Korça e Bilishti.

Vitet e para të dënimit, gati 10 vjet, Sami Dangëllia i kaloi në Burgun e Burrelit, ku u njoh me shumë intelektualë të vendit, nga të cilët mësoi shumë dhe plotësoi kulturën e tij. Ato qenë një shkollë e madhe për të. Pastaj vitet e internimit e të punës së detyruar, në Radostinë të Fierit e më pas në Plug të Lushnjës.

Torturat fizike dhe shpirtërore në kampet e përqendrimit, nuk ishin më të pakta sesa në burgjet. Autoritetet e kampeve dhe operativët e Sigurimit të Shtetit, e konsideronin Sami Dangëllinë si një armik të rrezikshëm, ndaj nuk linin mjet pa përdorur, që t’ia nxinin jetën e ta mposhtnin, por qëndrimi i pathyeshëm, përbuzës e krenar i Sami Dangëllisë, ishte një përgjigje e merituar ndaj tyre.

Për t’i shpëtuar kësaj skëterre, ku vuajti tok me Mit’hat Aranitin, Viktor Dostin, Fatbardh Kupin, Tahsim Spahinë, Haxhi Mekollin, Bajazit Kaloshin, Leka Dostin e, të tjerë, Sami Dangëllia u arratis nga kampi i Plugut më 22 tetor 1952, bashkë me Haxhi Mekollin, duke ndjekur rrugën Tomorricë – Skrapar – Opar – Korçë – Boboshticë – Dardhë – Nikolicë. Në Nikolicë u kap nga rojet e kufirit. Kështu u vu përsëri në bankën e të akuzuarit, këtë herë për “tradhti të lartë ndaj atdheut” nga Gjykata e Lushnjës dhe u dënua, pas torturash çnjerëzore, më 3.02.1960, me 25 vjet burg. Ky ishte dënimi i tij i dytë.

Përsëri në burgun e tmerrshëm të Burrelit. Njëri prej oficerëve veteranë të burgut, kur e pa sërish Sami Dangëllinë të hynte atje, tha: “E prisja të vinte prapë, se këtu e ka vendin”. Por shokët e bashkëvuajtësit e tjerë politikë, e pritën me ngrohtësi. Samiu u tha: “Shpirtërisht, më i qetë jam në burg. Gjithë jeta shqiptare, është një burg në përmasat e kufijve të Shqipërisë. Të jesh i lirë dhe t’i nënshtrohesh diktatit komunist, është vdekje morale”!

Sami Dangëllia u mbiquajt në burg “Babagjysh”. Askush nuk e thërriste me emrin e tij të vërtetë. “Kështu më tha Babagjyshi”, “Kështu më porositi Babagjyshi”, flitej nëpër hapësirat e errëta të burgut. Ky epitet, jo vetëm për hir të moshës dhe të mençurisë, por edhe sepse, ishte një nga të burgosurit e parë të burgjeve komuniste, bashkë me patriotët nga Devolli: Kolë Tromara, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka e, të tjerë, ndoshta, edhe për arsye intuitive, që “Babagjyshi”, do të qëndronte e do të vdiste në burg.

I tillë ishte ai, qëndrestar i paepur, që rezistoi plot 43 vjet me radhë, ashtu si edhe qëndrestarët e tjerë të mëdhenj, si; Osman Kazazi, Eshref Zagorçiani, Pjetër Arbnori, etj.

Babagjyshin e dërguan për të nxjerrë bakër në Spaç. Në kushtet çnjerëzore të Burgut të Spaçit e të minierës, Sami Dangëllia qëndroi i pathyer. E kush tjetër, përveç të burgosurve politikë, do të nxirrte bakër dhe bashkë me të edhe vdekjen, në ato miniera të helmëta?! Gardianët e quanin “armik të regjur” dhe “ujk të vjetër”.

Pikërisht në Spaç, Samiu ishte gjithmonë ndërmjet organizatorëve të qëndresës dhe të revoltës antikomuniste, që shpërtheu më 21, 22 dhe 23 maj të vitit 1973. Sami Dangëllia, ishte pjesë e kësaj revolte.

Të shkruash për revoltën e Spaçit dhe heronjtë e saj nuk është e lehtë, aq më tepër para atyre që janë ende gjallë dhe i kanë përjetuar vetë ato ngjarje, që tronditën nga themelet diktaturën komuniste, i dhanë asaj grushtin e parë dhe paralajmëruan shembjen e sistemit totalitar. Revolta e Spaçit, përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, të luftës për liri, drejtësi, dinjitet njerëzor e demokraci.

Protagonistët kryesorë të Revoltës së Spaçit, ishin: Pal Zefi, që nisi i pari rebelimin, më 21.05.1973 dhe njëkohësisht Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj – martirë të lëvizjes, si dhe heronjtë e saj: Luan Burimi, Dashamir Kazazi, Hodod Sokoli, Luan Koka, Sami Dangëllia, Paulin Vata, Syrja Lame, të ridënuar me 12-shen organizatore, me nga 25 vjet burg dhe 54 pjesëtarët e tjerë të revoltës, që u ridënuan me nga 25 vjet, si; Fadil Dushku, Gëzim Medolli, Demir Pojani, Kostandin Papaj, Rexhep Lazri, Ferit Kumanaku, Pal Marku, Bedri Çoku, Murat Marta, Jonuz Norja si edhe të tjerët me nga 20 vjet e poshtë si: Çaush Çoku, Ndrec Çoku, apo flamurtari, si e thërrisnin më pas shokët e burgut, Seliman Çuni, Sherif Allamani, Haxhi Bena, Mersin Vlashi që vizatoi shqiponjën në flamurin e kuq, Naim Pashai, Napolon Koleci, Shuaip Seti, Nuredin Vargo e, mjaft të tjerë, gjithsej 60 të ridënuar. Nga këta 4 me pushkatim, 15 me 25 vjet burgim dhe të tjerët me dënime të rënda.

Revolta e Spaçit, ishte një lëvizje politike. Ajo vërtet shpërtheu në mënyrë spontane në mbrojtje të jetës së shokut të tyre, Pal Zefit, por menjëherë mori formë të përgjithshme e të organizuar me një shtab drejtues e, me kërkesa kryesisht politike, të përcaktuara qartë. Parullat kryesore të revoltës ishin: “Nuk pranojmë të shkojmë në punë. Qeveria komuniste e Tiranës është e poshtër. Kjo qeveri së shpejti do të përmbyset. S’ka liri, s’ka demokraci, ka vetëm diktaturë. Duam drejtësi. Ushtria është me ne. Vëllezër ushtarë, hidhni armët e bashkohuni me ne! Poshtë komunizmi! Poshtë Enver Hoxha! Duam bashkim me Evropën e lirë! Rroftë Europa e lirë! Ja vdekje, ja liri, nuk shkojmë më në galeri”! etj.

Pas përleshjeve fizike me gardianët e policët, gjatë shpërthimit të dyerve të birucave, thyerjeve të tabelave të emulacionit, ballafaqimeve dinjitoze me autoritetet e shqetësuar të burgut, erdhi çasti i përballjes, me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, të cilit ia ktheu vendçe Hajri Pashai: “Së shpejti do të vini ju këtu, në vendin tonë. Ju jeni qeveri e poshtër, e gjakosur, që shtypni popullin dhe këtu do ta paguani së shpejti”.

Pas “mitingut” ku folën në emër të të gjithë të burgosurve, Skënder Daja e Dervish Bejko, akti më madhor ishte heqja e flamurit të kuq mbi tarracë, e mandej vendosja e flamurit me shqiponjën dykrenore, që u përshkrua nga plumbat, por nuk u ul dhe valoi për herë të parë në qiellin e tokës shqiptare, pas 30 vjetësh, pa yllin e kuq, simbolin e komunizmit.

Në të gjithë këto veprime, të cilat historia do t’i vlerësojë, ka rolin e vet edhe Sami Dangëllia. Kjo njihet nga të gjithë bashkëvuajtësit e tij, njihet edhe nga dokumentet arkivore. Të rëndësishme janë edhe “arkivat e gjalla”

Po jap vetëm një dëshmi të Ilia Dhimës, ish-i dënuar në Spaç, nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme: “Më 22 maj 1973, i dënuari Sami Dangëllia, kur foli zëvendësministri i Punëve të Brendshme, më pyeti mua: Si iu përgjigj Hajri Pashai zv/ministrit’? unë iu përgjigja, se për këto do të përgjigjej penalisht. – ‘Ah, qeni i qenit’! – tha Samiu dhe shfryu për të. Sami Dangëllia, gjatë dy ditëve të para të revoltës, merrte takim me të gjithë personat e dënuar, pjesëmarrës në revoltë, u jepte udhëzime dhe kthehej përsëri në dhomë. Gjatë natës, duke u gdhirë 22 maj 1973, meqenëse shumë të dënuar rrinin pa fjetur, bërtisnin e hidhnin parulla, kundër partisë dhe qeverisë, u bënin thirrje ushtarëve të dorëzonin armët, bërtisnin, ‘Poshtë komunizmi’, Sami Dangëllia doli rreth 15 herë jashtë nga dhoma e takohej me turmën…”!

Menjëherë pas shtypjes së revoltës, filloi gjyqi kundër organizatorëve e pjesëmarrësve të saj, në kundërshtim me premtimet demagogjike të mëparshme. Gjykata e Lartë e RPSSH-së, me trup gjykues të përbërë nga Hilmi Telegrafi, kryetar, dhe me pjesëmarrjen e prokurorit ushtarak, Zaim Miftari, më datë 23.05.1973, me shpejtësinë më të madhe, për t’i dhënë goditje revoltës dhe një mësim për të tjerët, vendosi të pushkatonte Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashain dhe Pal Zefin, ndërsa të tjerët, ndërmjet tyre dhe Sami Dangëllinë, e ri dënoi me 25 vjet.

Akuza: “Ka marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit popullor, e cila ka pasur për qëllim kryerjen e krimeve të sabotimit të ekonomisë socialiste dhe të agjitacionit e të propagandës, që ka synuar në minim e dobësimin e pushtetit popullor, vepra të cilat, parashikohen si krime nga nenet 71 dhe 73/1, të Kodit Penal”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i formës së prerë, s’lejoi as mbrojtjen, as fjalën e të pandehurve dhe u ekzekutua menjëherë.

Sami Dangëllia, i ri dënuar për të tretën herë, u rreshtua sërish në punë të detyruar në galeritë e minierës, deri sa dha shpirt. Demir Pojani, një nga pjesëtarët më të rinj të revoltës, rrëfen: “Sami Dangëllia, ishte një nga frymëzuesit e Revoltës së Spaçit, por edhe një nga ata që na mbajti gjallë moralisht, pas shtypjes së saj. ‘Sa më shumë të na torturojnë, aq më të shkurtër e kanë fundin’, na thoshte Samiu…! Kur një bashkëvuajtës i tha: ‘Mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘Prandaj po flas me zë të lartë, që të më dëgjojnë”!

Napolon Kaleci, nga Kolonja, tregon: “Megjithëse ishte i sëmurë, Samiu mori pjesë në Revoltën e Spaçit. Ne të rinjve na jepte zemër dhe forcë. Nuk ka shembull tjetër në botë, që të ketë qëndruar i pathyer si Sami Dangëllia, 43 vjet në burg, 1944-1987”.

Ishte dita e 23 prillit 1987. Ra çanga si zakonisht. U rreshtuan të burgosurit. Mungonte Samiu. Policët e gjetën të sëmurë rëndë. Ai s’kishte munguar asnjëherë, edhe kur ishte i sëmurë, sepse nuk pranonte mëshirë dhe indulgjencë. Ata nuk vepruan si me të tjerët, që në të tilla raste përdornin drurin, për t’i nxjerrë në punë. Mjeku i burgut, rrudhi buzët në fund të vizitës dhe shokët e vuajtjes të Samiut, e kuptuan në heshtje.

Babagjyshi i dashur po ndahej nga ata, po ndahej edhe nga vuajtjet skëterrë të burgut. Ata kurrë s’e kishin menduar se i pathyeshmi Sami Dangëllia, do t’i dorëzohej vdekjes. Ai mbylli sytë në burg, pa i parë prindërit e dashur, njerëzit e familjes, pa e parë dritën e lirisë, pa e parë dot më pas revoltën e studentëve dhe ish-të përndjekurve politikë, në vitet 1990-1991, që ishin vijim i revoltës së Spaçit, si dhe shembjen e diktaturës komuniste. /Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Shkurt 2024

Next Post

“Në 1955-ën, u shemb galeria në kampin e Bulqizës, një mal me gurë zuri Markun nga Lezha e Vasilin nga Saranda, punuam dy ditë, që ti gjenim, por...“/ Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
“Në kampin e Ballshit, njoha të dënuarin F., nga Laçi, gjysëm i paralizuar, të cilin në ’75-ën, Sigurimi e kishte dërguar me mision në Gjermani, por ai dekonspiroi…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës

“Në 1955-ën, u shemb galeria në kampin e Bulqizës, një mal me gurë zuri Markun nga Lezha e Vasilin nga Saranda, punuam dy ditë, që ti gjenim, por...“/ Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!