• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Heshtja e politikës shqiptare që rivret të zhdukurit e diktaturës komuniste

Heshtja e politikës shqiptare që rivret të zhdukurit e diktaturës komuniste
Heshtja e politikës shqiptare që rivret të zhdukurit e diktaturës komuniste
Heshtja e politikës shqiptare që rivret të zhdukurit e diktaturës komuniste

DR. BESIM NDREGJONI

Memorie.al/23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi” (Black Ribbon Day) dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit dhe fashizmit. Këshilli i Europës i barazon krimet e komunizmit me ato të fashizmit si krime kundër njerëzimit. Europa çdo 23 gusht kujton dhe nderon krimet e komunizmit të fashizmit. Politika shtetërore shqiptare përdor harresën. Harresa është fenomeni që nuk i shërben paqes, lirisë, por diktaturës.

Duhet ta pohojmë me keqardhje se gjatë tri dekadave ndaj krimeve të komunizmit, politika shtetërore ka heshtur, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentojë e shtrembërojë çështjen e viktimave të komunizmit, sipas interesit dhe trillimeve të çastit, duke bërë premtime, por asnjë vullnet, as dëshirë për t’u përballur me të kaluarën komuniste, as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës. Jemi mësuar me talljet, me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe të radhës nga përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare post tranzicion. Fatkeqësisht, garda e vjetër komuniste me mentalitetin e sundimit, ka mbizotëruar për tridhjetë vjet shqiptarët në këtë tranzicion sa të vështirë, por dhe të pështirë nga ata që drejtuan politikën e tranzicionit.

A mund të ndihen të qetë shqiptarët në këtë ditë kujtese europiane ku mbi 5000 shqiptarë janë pushkatuar dhe u janë zhdukur kufomat?! Dhe këto kufoma janë hedhur në lumin e Drinit, të Kirit, janë baltosur në Maliq, Beden, Burrel, Gjirokastër, 300 fëmijë kanë vdekur urie në kampin famëkeq të Tepelenës dhe janë zhdukur në Vjosë. Në vijën kufitare, vriteshin djemtë e rinj dhe u zhduknin kufomat. Sot nuk flitet në Shqipëri si në Europë dhe të kujtohen e nderohen viktimat. Shqipëria nuk ka ditë kujtese si Europa, me gjithë bilancin tragjik të krimeve komuniste që i janë ba popullit shqiptar nga regjimi komunist, përkundrazi politikanët shqiptarë janë të qetë, respektojnë xhelatët, u japin pensione marramendëse, familjet e të zhdukurve i kanë degdisur nëpër botë. Shtypi shqiptar, gazetat, nuk merren me sakrificat sublime të të zhdukurve, por me hartimet e shkarravinat mbi jetën e diktatorit dhe bisedat e tij me xhelatët se si të mbante sundimin e tij me krime. “Pushteti politik” i vendosun në pluralizëm ka tradhtuar njënën nga detyrat ma themelore të qeverisjes: Zbatimin e drejtësisë kundër krimit komunist. Në këtë pikë nuk ka vend diskutimi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

Ne respektojmë Reformën në Drejtësi dhe SHBA se shteti amerikan enderon dhe e kujton 23 gushtin, kurse Shqipëria nuk i bashkohet Europës, por kremton ditën që u vendos regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxhës. Dhe sot nga kjo ditë kujtese i bëjmë thirrje ambasadores Yuri Kim, drejtësia të fillojë me krimet makabre të komunizmit.

Me leju kriminelët komunistë të jetojnë pa dhanë llogari të krimeve monstruoze që kanë kryer mbi popullin shqiptar, don të thotë me mohu ekzistencën e këtyre krimeve, don të thotë se nuk ka pasur rezistencë antikomuniste, nuk ka pasëtë arrestuar të torturuar, statistikat janë në arkivin e shtetit: 36.000 shqiptare të dënuar si kundërshtarë politikë të regjimit; 50.000 familje të internuar për motive politike, mbi 7000 të pushkatuar për motive politike, mbi 5000 shqiptarë të pushkatuar e zhdukur kufomat. Kjo don të thotë me mohu vuajtjet e familjeve tona që u shtypën pa mëshirë. Kjo don të thotë me mohu sakrificat e nanave, motrave, bijave, bashkëshorteve tona, të femnës shqiptare që i dha dimensionin ma fisnik rezistencës sonë antikomuniste – don të thotë të zhytesh në botën e krimit, ku gjithçka lejohet dhe askush nuk përgjigjet. Është vonë t’i hetojmë e gjykojmë kriminelët komunistë, thonë politikanët shqiptarë.

Ju sjellim në vëmendje se jo më larg se më 2 gusht 2021 Prokuroria gjermane konfirmoi se do të nisë procesin gjyqësor ndaj një roje të një kampi përqendrimi nazist. Roje i thjeshtë, jo komandant, sepse komandantëve ua ka dhënë faturën me kohë. Roja është 100 vjeç. Për gjermanët dhe europianët nuk është vonë dhe krimineli që kreu krime kundër njerëzimit, nuk është kurrë plak. Është kriminel dhe duhet dënuar. Nuk e bëjnë për hakmarrje, as denazifikim, por për drejtësi. Retorikat e dekomunistizimit shqiptarëve që provuan krimin komunist nuk u mjafton, as hartimet që i bëjnë këta politikanë shqiptarë 30-vjeçarë nëpër rrjete sociale, duke u deklaruar si europianë me statuse dhe jo me ligje. Krimet kanë autorët e vrasjeve nga njeriu para se t’i dënojë Zoti. Drejtësia do ta ndajë ndërgjegjen e shoqërisë nga e keqja e komunizmit, që ngadalë po rimerr qytetarinë diku me emër rruge, diku me foto diktatori, diku me përkujtime provokuese e aq më keq me emërime në majat e pushtetit.

Sot, kjo ditë kujtese europiane na obligon se duhet një strukturë e re e posaçme si ajo në Gjermani në vitin 1958 dhe e ka funksionale dhe sot, për të hetuar e ndjekur penalisht si kriminelët naziste dhe komuniste. Jo me SPAK e struktura drejtësie që marrin urdhra politikë. Duhet futur thellë bisturia e drejtësisë në ndërgjegje. Sot, kjo ditë detyron që të gjenden eshtrat e të zhdukurve dhe jo institucione shtetërore formale që marrin qindra mijëra euro dhe mjaftohen me një seminar, sikur po kërkojnë eshtrat. Sot, kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë parcela e të zhdukurve të komunizmit, të caktohet dita e kujtesës siç ban Europa.

Detyra e shtetit shqiptar është t’u tregojë të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dinë, drejtësia shqiptare të penalizojë ligjërisht autorët e vrasësve dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirëve dhe të zhdukurve! Dhembja do të jetë më e fortë se konvulsioni periodik në ditën e përkujtimit të martirëve, por do të jetë një dhembje që na ndan fort. Shqiptarët që besuan te vlerat e lirisë dhe ata që kanë paturpësinë të mbrojnë kriminelët dhe krimet e komunizmit, duke i glorifikuar apo përdorur me metoda moderne duke i relativizuar. Atë ditë që martirët do të fitonin drejtësinë, Shqipëria ka fituar lirinë dhe paqen! Harresa rivret çdo ditë martirët./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkodra nuk diti ta mbante Shllakun dhe ne e morëm te ‘Partizani’, por tani na e kërkon Gjermania Perëndimore…”/ Kujtimet e ish-gazetarit sportiv, për bisedat me gjeneralin që u pushkatua

Next Post

NË GOLEM TË KAVAJËS NJË BUST DINJITOZ PËR CHARLES TELFORD ERICKSON – NIN: AMERIKANIN QË I KUSHTOI JETËN SHQIPËRISË

Artikuj të ngjashëm

“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

January 31, 2026
“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
Dossier

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

January 29, 2026
“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi
Dossier

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

January 29, 2026
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

”Akuza e komunistëve ndaj Fishtës, është se ai pranoi titullin e antarit të Akademisë së letrave në Romë, akorduar nga qeveria italiane, por ai s’ishte funksion politik, si p.sh. Omer Nishani…”/ Shkrimi i panjohur i Ali Këlcyrës

January 29, 2026
“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën
Dossier

“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën

January 28, 2026
“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Pasi ai hyri në zyrën e tij të Komisionit të Planit të Shtetit, Kerenxhi e Lakrori dëgjuan krismat e pistoletës dhe menjëherë…”/ Misteri i eliminimit të Nako Spiros, në librin e studiuesit të njohur

January 27, 2026
Next Post
NË GOLEM TË KAVAJËS  NJË BUST DINJITOZ PËR CHARLES TELFORD ERICKSON – NIN:  AMERIKANIN QË I KUSHTOI JETËN SHQIPËRISË

NË GOLEM TË KAVAJËS NJË BUST DINJITOZ PËR CHARLES TELFORD ERICKSON – NIN: AMERIKANIN QË I KUSHTOI JETËN SHQIPËRISË

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme