• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, January 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hekurani tha se nga 100 kosovarë që na vijnë, 70 i dërgon UDB-ja, por ne s’i ushqejmë dot, s’mund të bëjmë propagandë kundër Jugosllavisë…”/ Mbledhja Sekretariatit, prill ‘84

Në Kosovë kanë ardhur forca të mëdha të milicisë serbe, është ndaluar qarkullimi dhe filluan llogjet e lakenjve titistë, që nga Fadil Hoxha, Xhavit Nimani…”/ Ditari i panjohur i Enverit për ngjarjet e ’81-it
“Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Hekurani tha se nga 100 kosovarë që na vijnë, 70 i dërgon UDB-ja, por ne s’i ushqejmë dot, s’mund të bëjmë propagandë kundër Jugosllavisë…”/ Mbledhja Sekretariatit, prill ‘84
Në Kosovë kanë ardhur forca të mëdha të milicisë serbe, është ndaluar qarkullimi dhe filluan llogjet e lakenjve titistë, që nga Fadil Hoxha, Xhavit Nimani…”/ Ditari i panjohur i Enverit për ngjarjet e ’81-it
“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al/Qëndrimi i regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve të Kosovës që emigronin për arsye politike në Shqipëri, ka qenë antikombëtar. Jo vetëm për faktin se regjimi ishte antikombëtar dhe internacionalist proletar, por këto veprime shoqëroheshin edhe me pabesi të pafundme.

Njihet numri shumë i lartë i shqiptarëve të Kosovës që vinin në Shqipëri për t’i shpëtuar gjenocidit serbomadh dhe që burgoseshin e internoheshin nga regjimi i Enver Hoxhës.

Por, po kaq, shumë të tjerë i dorëzoheshin UDB-së me qetësinë më të madhe. Sjell sot, një pjesë të mbledhjes së datës 18.4.1984 të sekretarëve të Komitetit Qendror, ku merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai.

Gjithashtu mund të lexoni

“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli

“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia

Këtu diskutohet edhe për emigrantët kosovarë. Udhëheqja nuk tundet nga mendimi se duhet t’i kthejmë, ndërsa Enver Hoxha është më i sinqertë se kurrë duke thënë se nuk mund të bënin propagandë kundër Jugosllavisë.

    Biseda e zhvilluar në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së

Shoku Hekuran Isai: Nga Kosova, shoku Enver, pothuajse na vijnë çdo muaj nga 5-6-7 apo nganjëherë edhe nga 8 vetë të arratisur. Pothuaj çdo javë kalojnë ata kufirin jugosllavo-shqiptar. Këta vijnë me pretekste të ndryshme, njëri thotë: “kam ardhur për të vazhduar shkollën”, tjetri, “më ndjek UDB-ja”, kush kështu e kush ashtu.

Po ne mbasi jemi konsultuar dhe i vjelim nga kanë ardhur e pse kanë ardhur, ku mendoni të shkoni e si do të shkoni, i kthejmë përsëri. U themi mirë, ju vini këtu, po shokët tuaj luftojnë në Kosovë, prandaj pse largoheni, detyra juaj është të luftoni, se atje bëhet luftë.

Mirë, ja erdhe këtu dhe ta zëmë se ne të strehuam, të dhamë edhe punë apo për të ngrënë e për të pirë, por në fakt ju largoheni andej nga lufta. Kështu mundohemi t’i bindim që të kthehen dhe mendojmë që kemi bërë mirë që i kemi kthyer.

Shoku Enver Hoxha: Të ç’moshe janë këta?

Shoku Hekuran Isai: Ka të rinj fare, 15 ose 20, ka 30-vjeçarë, ka që vijnë me familje dhe janë të moshave të ndryshme. Mendoj se kemi bërë mirë që i kemi kthyer. Vetëm ndonjë të rrallë e mbajmë dhe këtë e bëjmë në konsultim me shokët e Komitetit Qendror, që lidhet me ndonjë problem të rëndësishëm.

Shoku Enver Hoxha: Po këta nëpërmjet kufirit kthehen?

Shoku Hekuran Isai: Po nëpërmjet kufirit kthehen.

Shoku Enver Hoxha: Domethënë i dorëzojmë?

Shoku Hekuran Isai: Po i dorëzojmë. Ndonjë kur jemi të bindur që është njeri i mirë, e kemi kthyer edhe inkonjito, pa e dorëzuar, të tjerët ua kemi kthyer jugosllavëve. Fakt është që disa nga këta që kthejmë, jugosllavët i kanë përpunuar, na i kanë çuar me qëllim një pjesë të mirë të tyre.

Në 100 vetë që na vijnë, 70 ata i çojnë për interesat e veta, midis tyre futin edhe 30 të mirë. Këtë rrugë ndjekim tani me kosovarët që kalojnë për këtu, shoku Enver, se na bëhet barrë, mbasi pas strehimit politik, duan rrogë mujore, duan veshje, duan punë.

Shoku Enver Hoxha: Nuk i ushqejmë dot ne ata.

Shoku Ramiz Alia: Këtu është çështja se po të dëgjojnë se të tjerët që po i ushqejmë, u japim edhe punë, hapet rruga dhe hajde mbaji pastaj.

Shoku Enver Hoxha: Jo, nuk i ushqejmë dot, pastaj nuk jemi të sigurt çfarë njerëz janë ata që vijnë. Ne nuk mund të bëjmë propagandë kundër Jugosllavisë me të arratisurit kosovarë. Nuk është në vijën tonë kjo punë.

Shoku Hekuran Isai: Unë kam pasur presione nga kosovarët që janë të vendosur me kohë në vendin tonë, disa nga të cilët kanë punuar edhe në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. ‘Po si i kthejmë ne këta’, më tha njëri, ‘pse ia dorëzojmë, ata’?

Po i thashë unë, UDB-së ia dorëzojmë, pse më siguron mua ti që nuk i ka dërguar ajo për qëllimet e saj? Merr zotim ti nuk i ka dërguar UDB-ja? Pse më del me një mendim të tillë?

Ne ata i këshillojmë të kthehen, të shkojnë të luftojnë atje dhe kjo është gjë e mirë, bile, në këto situata të vështira, çdo kosovar duhet të luftojë për vendin e vet. Kurse ti thua t’i thithim të gjithë.

Shoku Enver Hoxha: E ç’ti bëjmë këtu gjithë ata njerëz?

Shoku Hekuran Isai: Pastaj gjysma e kush e di sa të tjerë si këta, mund të jenë agjentë të UDB-së. Prandaj kemi ndjekur këtë taktikë ne, pasi kemi biseduar me shokët në aparat të Komitetit Qendror për këtë çështje.

Shoku Enver Hoxha: Mirë, drejt e keni menduar. Dakord jam edhe unë, kështu duhet bërë, sidomos derisa nuk i njohim. Unë kujtoja se nuk vijnë më.

Shoku Hekuran Isai: Jo, jo vijnë vazhdimisht.

Shoku Enver Hoxha: Pesë-gjashtë në muaj vijnë patjetër thua ti.

Shoku Hekuran Isai: Vijnë shoku Enver, vijnë prap. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Korrik 2022

Next Post

“Në Shkodër, duhen vënë tabela në çdo shtëpi, ku kriminelët komunistë, si: Zoi, Araniti, Josifi, Çesku, Mustafai, Vaska, Xhemali, Fadili, etj., bënë…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

Artikuj të ngjashëm

“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli
Dossier

January 21, 2026
“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia
Dossier

“Shoku Rexh Bërç që prita sot, më tha se djali i tij, kirurg, ishte ngjitur në një majë mali në Groenlandë, ku kishte vënë librin ‘Historia e P.P.SH-së’…”/ Zbulohet ditari i Enverit, shtator ’73, për mikun nga Anglia

January 20, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Njëri nga rojet e burgut, i dorëzoi Annës sendet vetjake të Xhulios, në një kuti kartoni, por kur ajo shkoi në shtëpi dhe e hapi…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

January 19, 2026
“Ata vinin nga një vend fqinj me Italinë, që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej; ‘Vendi i Shqiponjave’ dhe ata vetë, quheshin…”/ Historia e panjohur e bukuroshes italiane me studentin shqiptar
Dossier

“Kur gjermanët i shkuan në shtëpi, Xhulio vuri dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës, pasi përkthyesi, ish-shok klase me të në Itali…”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

January 20, 2026
“Një komunitet armenësh u vendosën në vitet ‘20-të në Durrës dhe ata ishin pjesë aktive, si në jetën ekonomike, tregtare, kulturore e sportive, si Grigor Bodikian, i cili…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar
Dossier

“Një komunitet armenësh u vendosën në vitet ‘20-të në Durrës dhe ata ishin pjesë aktive, si në jetën ekonomike, tregtare, kulturore e sportive, si Grigor Bodikian, i cili…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

January 19, 2026
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
Dossier

“’Sefer Efeniu’, është rruga më tipike në kujtesën e durrsakëve, legjendare, me shumë histori, me njerëz të veprimit, të patriotizmit, të kulturës dhe qytetarisë, të sportit dhe…”/ Reportazh nga qyteti bregdetar

January 19, 2026
Next Post
“Gjatë darkës, u thashë bashkëfshatarëve të mi, të mos mërziten, se sapo të vdesin këta udhëheqësit e sotëm, të rinjtë që do vijnë, do të…”/ Deponimet e Dom Shtjefën Kurtit në hetuesi, Tiranë 1970

“Në Shkodër, duhen vënë tabela në çdo shtëpi, ku kriminelët komunistë, si: Zoi, Araniti, Josifi, Çesku, Mustafai, Vaska, Xhemali, Fadili, etj., bënë…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme