• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, January 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
Gazeta ‘Dielli’ në Boston: “Një zagar n’Itali, laro i Fan Nolit, Peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”/ Shkrimi i vitit 1926
Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

Nga Sheradin BERISHA

Memorie.al /  Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914, administrohej nga Princi gjerman Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, që me vendim të Konferencës së Londrës, u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet. Asokohe udhëheqësit kosovarë: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini dhe qindra refugjatë tjerë nga Kosova, që ishin larguar pas kryengritjes së tetorit 1913, ndodheshin të strehuar në Durrës dhe në Shkodër. Princi Vilhelm Vid dhe qeveria e tij, meqë nuk arritën të krijonin një stabilitet të qëndrueshëm politik, brenda kufijve të Shqipërisë londineze, atëherë kishte pak shpresa se do të bëheshin hapa konkret nga ai, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, ashtu siç kishin menduar disa krerë kosovarë, në fillim të ardhjes së Vidit në Shqipëri.

Kështu që me kohë u shtrua si detyrë imperative e vet shqiptarëve, që të përgatiten për një kryengritje çlirimtare, kundër pushtuesve serb. Dhe këtë barrë të rëndë do ta marrë përsipër atdhetari Hasan Prishtina. Në gjysmën e dytë të vitit 1914, Hasan Prishtina pasi ka braktisur postin e ministrit (të Postë-Telegrafëve) që mbante në qeverinë e Durrësit, kaloi në Shqipëri të Veriut me qëllim të organizimit të një kryengritjeje anti-serbe. Ishte koha kur Serbia qe zënë në luftë me Austro-Hungarinë, për shkak të vrasjes së princit Franc Ferdinand (më 28.VI.1914) në Sarajevë dhe këto rrethana Hasan Prishtina i konsideroi si të favorshme për përgatitjen e një kryengritjeje, për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare.

Më 6 gusht 1914, konsulli austriak Karl, nga Durrësi njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë, “mbi fillimin e aksioneve kundër pushtuesve serb”, nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e Halim Deralla (djali i Mehmet Derallës (shënimi im, Sh. B), të cilët kishin me vete ”lëndë plasëse dhe municion për mauzerët”. Dy ditë më vonë (8 gusht) z. Karl, përsëri njoftonte Vjenën për një protestë të konsullit Serb Gavrilloviq, drejtuar qeveris shqiptare (të Durrësit), për fillimin e përgatitjeve të shqiptarëve kundër serbëve, të udhëhequr nga Hasan Prishtina.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Se kjo çështje në aspektin diplomatik, ishte bërë tepër shqetësuese për Serbinë, kuptohet edhe nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme të Serbisë dërguar legatës mbretërore serbe në Romë, më 12 gusht 1914. Aty vihet në dukje veprimtaria e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit etj, kundër politikës shoviniste serbe”. 1/1Këto konfirmohen edhe nga shtypi i kohës.

Po cili ishte itinerari i Hasan Prishtinës, pas largimit të tij nga Durrësi?! Sipas kujtimeve të Ismail Strazimirit, nga mbarimi i korrikut të vitit 1914, Hasan Prishtina me nja 150 dibranë e luftëtarë tjerë nga Kosova, ishte nisur nga Durrësi dhe fillimisht ndalon në Peshkopi. Këtu ai tubon parinë e Dibrës dhe në bisedë me ta, thekson se Austro-Hungaria ka sjellë në Shëngjin armë e municion, dhe kërkon që të përgatitet një kryengritje kundër pushtuesve serb. Kjo kryengritje – sipas Hasan Prishtinës – duhej bërë sa më parë dhe pa ndihmën e një shteti të huaj.

Në tubimin me dibranët Hasan Prishtina kërkoi të miratohej edhe kjo deklaratë:

a. T´i kërkohej Serbisë lirimi i tokave shqiptare, sepse nuk janë të saj dhe ajo nuk ka të drejtë dhe as është e aftë t´i qeverisë;

b. Në rast se Serbia nuk pranon t´i lirojë me hir, ndaj saj do të përdorim forcën;

c. Prej Dibrës Hasan Prishtina me bashkëluftëtarët e tij, kalon në krahinën e Lumës. Ato ditë para se të arrinte Hasan Prishtina në Lumë, krerët e kësaj krahine në një kuvend të mbajtur në Bicaj, kishin vendosur (lidhur besën), që të mos përzihen (të mbeten asnjanës) në zhvillimet politike dhe ushtarake të kohës. Në marrjen e këtij vendimi kishin ndikuar edhe ngjarjet dramatike të tetorit-nëntorit 1913, kur 27 fshatra të Lumës qenë djegur e shkrumbuar, ndërsa u vranë e u masakruan edhe qindra lumjanë nga ushtria barbare serbe. Përkundër këtij vendimi, ai gjeti përkrahjen te një pjesë e krerëve lumjanë, si te Hoxhë Mehmeti, Qazim Lika, Sali Spahija, Sulë Elezi, Xhafer Bislimi, Xhafer Shema, Laçët e Bardhocit, por edhe te vet nënprefekti i Lumës me seli në Bicaj, Sadik Gostivari.

Në fshatrat e Lumës ndodheshin edhe dhjetëra atdhetarë që kishin ikur nga Kosova dhe pritnin momentin për t´u kthyer atje. Gjatë kësaj kohe, Hasan Prishtina qe strehuar në shumë familje atdhetare të Lumës si:në Kolesjan, në Kukës, në Shtiqën, në Bicaj, në Gjinaj, në Kalimash, në Surroj, në Bardhoc, në Has etj. Ai pati lëvizur edhe në Has e në Malsi, për t´i bashkuar malësorët e kësaj zone në luftë kundër pushtuesve serb.

Një gjë të tillë, do ta bënte edhe Bajram Curri në Malësi të Gjakovës. Lëvizje kryengritëse ka pasur edhe në krahinën e Dibrës, por jo në përmasa të mëdha. Në shkurt 1915 me nismën e Hasan Prishtinës (i ndihmuar edhe nga krerët lumjanë dhe nënprefekti Sadik Gostivari), në Lumë u organizuan dy kuvende në: Bicaj e në Kullë të Lumës.

Në Kuvendin e parë që u mbajt në xhaminë e Halil Agës, në Bicaj morën pjesë shumë krerë lumjanë dhe krerë tjerë nga viset e Kosovës, të strehuar në Shqipëri, si: Hasan beg Gizolli, Sheh Hasani i sektit rrufai (Prizren), Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi (Llap), Keri i Sadik Bardhit, Sadik Gostivari, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Rexhep Delia i Pozheranit etj.

Nga krerët e lumës qenë Sulë Elezi dhe i nipi Xhaferi, Isuf Dina (Bicaj), Mustafë Zyberi (Surroj), Hoxhë Mehmeti e Xhafer Shema (Shtiqën) etj., por nuk erdhën aty Islam Spahija, Cen Daci e ndonjë tjetër, sepse i qëndruan besnik besës së lidhur (në mbledhjen e Dheut). për të mos u përfshirë në zhvillimet politike të kohës. Në kuvend u bisedua për përgatitjet që duhet bërë për të sulmuar forcat serbe në kufi e. për të çliruar më pas Prizrenin e vendet tjera nën pushtim.

d. Pas këtij kuvendi, Hasan Prishtina për të hulumtuar situatën politike dhe ushtarake në Prizren e rrethinë, atje i dërgoi tre lumjanë: Xhafer Shemën (Shtiqën), Sinan Hysenin (Shahe) dhe Rasim Istrefin (Ramhas), të cilët gjatë tërë kohës propaganduan kundër regjimit pushtues serb, si dhe rekrutuan njerëz në shërbim të çështjes kombëtare. Në Prizren dhe në fshatrat përreth, u shpërndanë trakte e thirrje për kryengritje, ndërsa për të penguar agjenturat serbe u shtua vigjilenca në krahinën e Lumës e të Hasit.

4. Pasi u bënë përgatitjet e duhura dhe u sigurua një forcë goditëse prej më shumë se 300 vetash (disa burime flasin për 600 vetë), në kuvendin e dytë të mbajtur në Kullë Lumë, u përgatit plani për të sulmuar fillimisht Garnizonin serb të dislokuar në fshatin Zhur.

5. Kryengritësit shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema etj., nga Kullë Luma u përqendruan në fshatrat Bardhocë e Morinë dhe pastaj në orët e hershme të mëngjesit të datës 13 shkurt 1915, nëpër bjeshkët e këtij fshati, vazhduan rrugën për në Zhur.

Meqë luftëtarët i kishin zënë të gjitha shtigjet dhe rrugët që të shpinin në drejtim të Grykës së Zhurit, fillimisht grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i këputën telat (lidhjet) telegrafike e telefonike në malet e Koretnikut.

6. Gjatë kësaj kohe në krahun e djathtë të shpatit të malit Koretnik, do të arrijnë edhe malësorët nga fshatrat: Zapod, Belja, Lojme, Nimc etj., të udhëhequr nga Rasim Selmani, për të mbështetur sulmet që do të kryhen kundër përqendrimit të forcave kufitare serbe.

7. Kryengritësit shqiptar në agun e mëngjesit, të ndihmuar nga mulla Nasuf Hoxha i Zhurit, u futën në fshat dhe pasi e rrethuan garnizonin serb, luftëtarët u vendosën nëpër llogore-istikame që i kishin hapur vet forcat serbe. Shenja e fillimit të sulmit qe shpërthimi i një bombe nga luftëtari Xhemë Voka prej Shtiqënit. Komanda serbe e alarmuar nga shpërthimi dha alarmin për të dalur në pozicione, mirëpo forcat shqiptare sulmuan furishëm repartet serbe. Luftimet qenë të përgjakshme dhe pati përleshje trup më trup.

Me kryengritësit, u bashkuan edhe shumë burra të Zhurit, Dobrushtit, Shkozës e Vërmicës, të cilët me pushkë e sëpata, kosa e thika sulmuan ushtarët serb. Kushtrimin për t´ju bashkuar radhëve të Hasan Prishtinës e dha atdhetari zhurjan Asllan Rexhë Ademaj, i cili në ato çaste bëri thirrje: “Bini burra, bini trima, ja sot ja kurrë, ka ardhur koha me e largue shkaun nga vatani”!

8. Në këtë betejë që zgjati disa orë rresht u vranë rreth 100 ushtarë serb, (përfshirë këtu edhe disa oficerë) dhe repartet e armikut u shpartalluan plotësisht.

9. Kryengritësit shqiptar pasi morën nën kontroll Qafën e Zhurit, marshuan në drejtim të Prizrenit. Ndonëse krismat e bombave dhe të pushkëve kishin alarmuar edhe komandën qendrore serbe në Prizren, ajo në drejtim të Zhurit, kishte nisur disa reparte ushtarake. Ndërkohë që forcat kryengritëse shqiptare kishin arritur tek Ura e Vlashnjës (në jug të Prizrenit), ata do të përballen me repartet serbe.

Kryengritësit shqiptarë duke u përqendruar në zonën-Bregu i Drinit – Vlashnje – Poslisht -Billushë, zhvilluan një përleshje të përgjakshme me repartet serbe, të cilat me këtë rastë përdorën edhe artilerinë e rëndë. Në këto përleshje nga predhat e topit u vranë; Nebi Latifi e Brahim Jashari nga Brruti dhe dy burra trima, nga fshati Kabash i Prizrenit.

Pas një qëndrese heroike, forcat shqiptare (në mungesë të municionit) dhe të ndodhur përballë një armiku shumëfishë më të madh në numër e të armatosur me topa e mitraloza, u detyruan të tërhiqen në drejtim të Zhurit, për të kaluar pastaj nëpër malet e Koretnikut dhe të Gjalicës, në thellësi të krahinës së Lumës. Hasan Prishtina pas largimit nga zona e luftimeve, duke e përjetuar rëndë këtë disfatë do të deklaronte: “Na luftojmë e ndoshta gja nuk gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh kanë me i gjetë shejet tona…”!

10. Hasan Prishtina me disa luftëtarë nga fshati Dobrusht kalon Drinin e Bardhë dhe del në Has, prej nga pas disa ditësh do të shkoj në Shkodër. Për Betejën e Zhurit janë thurur edhe këngë popullore, ja disa vargje: “N´Kull´të Lumës jan´bashkue, /diqin gjem jan´besatue. /Sul´Elezi foli´i fjalë: Kush asht burr´e kush asht gjallë, /shpejt kufinin m´e kalue, /mar-e Zhurin m´e rrethue, /Hasan Prishtinën m´e ndihmue”/ Hasan Prishtina kobec ish kanë, /Po m´i prin´mirë kta lumjanë, /Mar´ llagamet i ka rrethue, /Shum-e shkijet i ka damtue”.

Pas kësaj kryengritjeje të përgjakshme, banorët e fshatrave Zhur, Shkozë, Dobrusht e Vërmicë, për t´i shpëtuar masakrave serbe, u detyruan të shpërngulen dhe u strehuan në fshatrat e Lumës: Shtiqën, Nangë, Bicaj, Gabrricë, Kolesjan etj. Ata qëndruan rreth 3 muaj larg shtëpive të tyre dhe pikërisht ditën e Shëngjergjit, më 6 maj 1915, do të kthehen në vatrat e veta, tanimë të plaçkitura e të djegura nga ushtria dhe sreckalitë, të ashtuquajtur; “raja serbe” e Prizrenit.

11. Pushtuesit serbë, përkundër vrasjeve e masakrimeve, djegieve e shkatërrimeve të fshatrave shqiptare, çarmatosjes me dhunë, marrjes peng dhe burgosjeve të shumta, shpërnguljeve të mijëra shqiptarëve për Turqi e gjetkë, nuk mundën ta shuanin dot qëndresën shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe në kampet e burgjet komuniste, ka pas ‘qënie njerëzore’, siç ishte reshter Jonuzi nga Berati dhe nji kapter nga Vlora, të cilët, kur ne ishim në qeli...”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

Next Post

"Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha..."/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

Artikuj të ngjashëm

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75
Dossier

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

January 8, 2026
“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit
Dossier

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

January 5, 2026
“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003
Dossier

“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

January 3, 2026
“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje
Dossier

“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

January 4, 2026
Mahir Domi, kollosi i letrave shqipe i diplomuar në Grenoble, që në moshën 9 vjeçare, ishte abonuar në gazetat e Monarkisë, dhe “Dielli” të Bostonit e “Shqipëria e re” të Kostancës
Dossier

“Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si…”/ Refleksionet e kantautorit të njohur nga Shkodra

January 3, 2026
Next Post
“Marrëdhënia e saj me Ernest Koliqin, i kishte fillesat në periudhën e shkollimit në Itali, kur, sikurse Kasimati shprehej…”/ Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha

"Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha..."/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme