• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hajnrih Myler, ka mundur të fshihet deri më sot dhe tani ka një post me rëndësi, në policinë sekrete shqiptare, me emrin…”/ Letra e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Veteranëve të Luftës, Paris 1964

“Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos hitleriane, s’ka vdekur, ai jeton në Shqipëri dhe është në shërbimin e diktatorit, Enver Hoxha…”! / Zbulohen dokumentet sekrete të vitit 1964
“Hajnrih Myler, ka mundur të fshihet deri më sot dhe tani ka një post me rëndësi, në policinë sekrete shqiptare, me emrin…”/ Letra e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Veteranëve të Luftës, Paris 1964
“Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos hitleriane, s’ka vdekur, ai jeton në Shqipëri dhe është në shërbimin e diktatorit, Enver Hoxha…”! / Zbulohen dokumentet sekrete të vitit 1964
“Hajnrih Myler, ka mundur të fshihet deri më sot dhe tani ka një post me rëndësi, në policinë sekrete shqiptare, me emrin…”/ Letra e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Veteranëve të Luftës, Paris 1964
“Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos hitleriane, s’ka vdekur, ai jeton në Shqipëri dhe është në shërbimin e diktatorit, Enver Hoxha…”! / Zbulohen dokumentet sekrete të vitit 1964
“Hajnrih Myler, ka mundur të fshihet deri më sot dhe tani ka një post me rëndësi, në policinë sekrete shqiptare, me emrin…”/ Letra e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Veteranëve të Luftës, Paris 1964
“Gazeta revizioniste ‘Veçerniki’, është zëdhënëse e fashistes ‘Stern’, të RFGJ-së, e cila ka shkruar; ‘Konjaku e tradhtoi Mylerin’ dhe ‘A rron Myleri në Shqipëri…”?! / Zbulohen dokumentet sekrete të vitit 1964
“Hajnrih Myler, ka mundur të fshihet deri më sot dhe tani ka një post me rëndësi, në policinë sekrete shqiptare, me emrin…”/ Letra e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Veteranëve të Luftës, Paris 1964

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

– “Nën emrin Abedin Beqir Nakoshiri, Myleri është drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Sekret Shqiptar dhe jeton në ‘Bllokun’ e udhëheqjes në Tiranë e, te Hotel ‘Adriatiku’ në Durrës” –

Memorie.al / Aty nga fundi i vitit 1963 dhe fillimi 1964-ës, disa nga gazetat e revistat më të mëdha të Gjermanisë Perëndimore, si “Suddetutsche Zeitung”, “Stern” etj., botuan një sërë artikujsh, ku thuhej se; Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos), pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmanit, nuk kishte vdekur dhe se nga viti 1945 e deri në 1955-ën, jetonte në Moskë, ku kishte punuar nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit. Ndërsa nga viti 1955 e, deri në 1956-ën, ai kishte punuar në Budapest dhe se tani aktualisht, (viti 1964) ai, është në shërbimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Madje në shtypin në fjalë gjermano-perëndimor, nga të cilat më pas u nxitën të shkruanin edhe gazeta e revista të vendeve të ndryshme të Europës Lindore, si “Veçerniki” e Bratislavës në Çekosllovaki, etj., jepnin edhe detaje mbi jetën e punën e ish-kreut të Gestapos hitleriane në Shqipëri, ku mes të tjerash thuhej se: “Ish – shefi i Gestapos 63 vjeç, jeton në Shqipëri, që nga viti 1956.

Ai ndodhet nën mbrojtjen speciale të diktatorit Enver Hoxha, në shërbim të të cilit ndodhet sot, ashtu siç i kishte shërbyer me radhë Hitlerit, Himlerit, Hajndrihut, dhe Stalinit. Sot Shqipëria, mike e Kinës së kuqe, përfiton nga lidhjet që Hajnrih Myler, ka me ish – shokët e tij të vjetër SS dhe Gestapos, në botën e jashtme.

Njohuritë e tij, çmohen lart në Tiranë. Tani ai quhet, Abedin Beqir Nakoshiri, dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Pas botimit të këtij informacioni, sigurisht do t’i duhet që të ndërrojë identitet. Nakoshiri Myler, është Drejtor i Seksionit të Jashtëm Perëndimor, pranë Shërbimit të Zbulimit Shqiptar. Nakoshiri-Myler, jeton në kryeqytetin Tiranë, sidomos në lagjen më të madhe dhe të mbyllur hermetike, të quajtur ‘Bllok’, ku jetojnë të gjithë funksionarët e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarët e qeverisë dhe ushtrisë shqiptare.

Myleri banon këtu, në një godinë luksoze, i veçuar nga qendra e Tiranës, por në një mënyrë pak më të ekspozuar për pjesën tjetër të popullsisë. Por ai, ka dëshirë të frekuentojë hotelin luksoz ‘Adriatik’, ku shijon konjak francez e gjithashtu pëlqen gjithnjë edhe konjakun ‘Hennessy’. Ishte po kjo markë, që e zbuloi dhe e dekonspiroi një vit më parë, nga disa bashkë atdhetarë të tij, gjermano-lindor, që punonin si specialistë në Portin e Durrësit”.

Sa më sipër, shkrimet e shtypit gjermano-perëndimor dhe më gjerë atij europian, patën një jehonë të madhe, aq sa, përpara selisë së ambasadës shqiptare të akredituar në Vjenë të Austrisë, u zhvilluan disa demonstrata, ku protestues të shumtë i bënin thirrje qeverisë shqiptare, që të dorëzonte Mylerin, pranë autoriteteve përkatëse të drejtësisë gjermano-perëndimore.

Po kështu, në shkrimet në fjalë të shtypit gjermano-perëndimor, analistë të ndryshëm, u bënin thirrje disa krerëve të shteteve, si Valter Ulbrihtit të Gjermanisë Lindore, që të bënte presion te diktatori shqiptar, Enver Hoxha, për të dorëzuar ish-kreun e Gestapos hitleriane, Hajnrih Mylerin.

Po kështu përveç kësaj, lidhur me “çështjen Myler”, në drejtim të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së, u drejtuan shumë letra nga Shoqata të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, të Gjermanisë, Francës etj., të cilat i kërkonin qeverisë shqiptare, që t’u jepte sqarime lidhur me akuzat e bëra nga shtypi gjermano-perëndimor, etj., nëse ish-kreu i Gestapos hitleriane, gjeneral-leijtnant, Hajnrih Myler, ndodhej në Shqipëri. Të gjitha këto, e detyruan Tiranën zyrtare, që të reagonte duke dhënë një përgjigje, me anë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe gazetës “Zëri i Popullit”

Lidhur me këto, etj. bëhet e ditur nga një sërë dokumentesh arkivore sekrete (tashmë prej kohësh të de-klasifikuara) që ndodhen në arkivat e shtetit shqiptar (Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arkivi Ministrisë së Brendshme), të cilat publikohen për herë të parë (me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al., në disa numra të saj.

                                                             Vijon nga numri kaluar

LETRA E FEDERATËS KOMBËTARE E TË INTERNUARVE DHE LUFTËTARËVE TË REZISTENCËS PATRIOTIKE TË FRANCËS, DËRGUAR KOMITETIT KOMBËTAR TË VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR

FEDERATA KOMBËTARE E TË INTERNUARVE DHE LUFTËTARËVE TË REZISTENCËS PATRIOTIKE

10 Rue Leroux

Paris XVI

Kopje

24.4.1964

Të dashur shokë

Anëtarë të shoqatës sonë na kanë pyetur në lidhje me çështjen e SS Hajnrih Myler i cili, paskësh qenë një nga kryesorët e Gestapos dhe bashkëpunëtor i afërt i Himlerit.

Disa botime pretendojnë se Myleri, ka marrë pjese në shumë krime lufte, paska mundur të fshihet deri më sot. Dhe tani paska një post me rëndësi në policinë sekrete shqiptare, me emrin Abedin Beqir Nakoshiri.

Do t’ju ishim mirënjohës që të keni mirësinë të njoftoni shoqatën shqiptare, anëtare të FIR-it, në lidhje me këto fakte, duke i kërkuar që të bëjë hetime dhe të na informojë mbi përfundimin e këtyre hetimeve.

Me shpresë se ju do t’i jepni një përgjigje të favorshme kësaj kërkese, ju lutem pranoni të dashur shokë ndjenjat tona të përzemërta.

                            Për F.N.D.I.R.P. 

                              A. Leroy

LETRA E KOMITETIT KOMBËTAR TË VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR, DËRGUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË F.I.R.-it NË AUSTRI

KOMITETI I VETERANËVE TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR

Nr. Prot.

Tiranë

1964

                               SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË F.I.R.-it

 Vjenë II

Castellezgasse 35

Austri 

Me habi dhe indinjatë të thellë, lexuam shkresat tuaja të 28 Shkurtit 1964, shoqëruese të letrës së shoqatës “Obmann des Bundes der Opfer des politischen freiheitkampfes”, të Tirolit dhe të 28 Prillit 1964, shoqëruese të letrës së shoqatës “Federata Kombëtare e të Internuarve dhe të Luftëtarëve të Rezistencës Patriotike” të Francës.

Përmbajtja e këtyre shkresave, lë të kuptosh se dosa funksionarë të sekretariatit të FIR-it, duke kërkuar që ne të shqyrtojmë trillimin e llojit fashist të “Sternit”, mbi ndodhjen në Shqipëri të Mylerit, ish shefit të Gestapos, dhe të mbajmë qëndrim për këtë çështje, dashur pa dashur, bashkohen me shpifjet armiqësore antishqiptare, të revistës pro-naziste të lartpërmendur.

Këto shpifje janë kurdisur nga armiqtë e Republikës Popullore të Shqipërisë, agjentë e provokatorë të imperializmit amerikan dhe përkrahësit e fashizmit, me qëllime të caktuara, për të diskretituar në sytë e popujve dhe në radhët e luftëtarëve të vjetër të rezistencës, emrin e lavdishëm të popullit shqiptar, që ka bërë një luftë heroike kundër pushtuesve nazifashistë, dhe që ka zhdukur në vendin e vet përpara 20 vjetëve, çdo mbeturinë të tyre.

Ne kemi ndërtuar një rend thellësisht demokratik e popullor, që mbron me vendosmëri atdheun socialist, lirinë, pavarësinë kombëtare, dhe sovranitetin e vet, që nuk përkulet e as gjunjëzohet përpara asnjë presioni të imperialistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që punon pa u lodhur për zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës së tij socialiste, që lufton me gjithë forcat për ruajtjen e paqes në Ballkan dhe në Botë.

Një shpifje kaq trashanike, siç është trillimi i “Sternit”, mbi Mylerin, Sekretariati i FIR-it, duhet t’i jepte menjëherë përgjigjen e merituar dhe ta demaskonte, pa pritur qëndrimin tonë. Shtypi ynë, i ka demaskuar me kohë shpifjet monstruoze të “Sternit” dhe të simotrave të saj, që u bënë zëdhënëse të kësaj shpifjeje (shih “Zërin e Popullit”, të 19 Shkurtit të vitit 1964).

Kurse Sekretariati i FIR-it, jo vetëm që nuk e bëri, dhe në këtë mënyrë nuk mbrojti interesat e njërës prej anëtarëve të rregullta të FIR-it, Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, nga sulmet e agjenturave të fashizmit, por lejoi që disa funksionarë të vet, të shfaqin edhe dyshime në lidhje me këtë çështje, duke rënë në kurthin e provokime e të “Sternit”.

Neve nuk e merrte mendja kurrë, që sekretarët e udhëheqjes së Federatës Ndërkombëtare të Rezistencës kundër Nazifashizmit, kanë rënë aq poshtë, saqë të dyshojnë për strehimin e një krimineli nazist të luftës, në tokën e Republikës Popullore të Shqipërisë ku me kohë kriminelët e luftës, nazifashistët e huaj apo vendas, kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia e popullit tonë në pushtet, ku është zhdukur njëherë e mirë shtypja e shfrytëzimi, ku nuk gjen asnjë rrënjë që të ringjallë fashizmin.

Strofkat e Mylerve me shokë, duhet të kërkohen në ato vende ku nazifashistët janë lënë të organizohen dhe të veprojnë lirisht, atje ku nazifashizmi luftohet vetëm me fjalë e, jo me vepra, atje ku nuk luftohet imperializmi amerikan, që e ushqen ringjalljen e tij, atje ku bëhen pazare me krerët e imperializmit, në kurriz të pavarësisë dhe lirisë së popujve në dëm të paqes, atje ku kurdisen shpifjet agjenturore ndaj popullit shqiptar dhe popujve të tjerë, që bëjnë luftë të vendosur ndaj tyre.

Ne e quajmë për detyrë ti kërkojmë udhëheqjes së FIR-it, të mbajë qëndrim dhe të marrë masa, ndonëse me vonesë, për demaskimin e autorëve të artikullit provokues të “Sternit”, mbi Mylerin.

 LETRA E KRYETARIT TË KOMITETI TË VETERANËVE TË LUFTËS SË ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR, GJENERAL-MAJOR VELI DEDI, DËRGUAR, PRESIDENTIT TË KOMITETIT, GJENERAL-KOLONEL BEQIR BALLUKU 

 KOMITETI I VETERANËVE TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR 

Shkresë Nr. Prot.

Tiranë

1.7.1964

                    PRESIDENTIT TË KOMITETIT 

             GJENERAL KOLONEL SHOKUT BEQIR BALLUKU

Shoku Gjeneral

Bashkangjitur po ju dërgojmë për shqyrtim kopjen në shqip të letër përgjigjes së Sekretariatit të FIR-it, mbas protestës që i drejtuam për qëndrimin e tij oportunist, ndaj shpifjeve të revistës fashiste të Republikës Federale Gjermane, “Stern”, kundër vendit tonë, si dhe projekt përgjigjen për aprovim.

Me nderime

                               Gjeneral Major

                                  Veli Dedi 

 LETRA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FEDERATËS NDËRKOMBËTARE E LUFTËTARËVE TË REZISTENCËS, ZHAN TUZHA, DËRGUAR KOMITETI KOMBËTAR TË VETERANËVE TË LUFTËS SË ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR

 FEDERATA NDËRKOMBËTARE E LUFTËTARËVE TË REZISTENCËS (FIR) 

JT/RV/749/64 

Vjenë

8 Qershor 1964

                                                 Komitetit Shqiptar

                                          “Rruga Abdi Toptani” 3

                                                Tiranë

Të dashur shokë. Ju njoftojmë për marrjen e letrës suaj në 28 Maj 1964. Habitemi me tonin e saj dhe me qëllimet që na atribuoni dhe që s’kanë fare të bëjnë me ne. Organizatat tona përbëhen nga luftëtarë të rezistencës, me tendenca shumë të ndryshme, të cilët mundohen t’i çorientojnë me shpifje kundër vendeve socialiste, për të përçarë radhët e rezistencës dhe për të bërë luftën tonë, më pak efikase.

Ne mendojmë se kur shokët na njoftojnë se të tilla shpifje vijojnë ndaj luftëtarëve të rezidencës, atyre duhet t’ju jepet një përgënjeshtrim. Por përgënjeshtrimi nga ana e FIR, jo i mbështetur, s’mund të ketë veçse pak vlerë. Prandaj ne ju dërguam, letrat që na kishin ardhur. Pa pasur as më të voglin dyshim, mbi thelbin e përgjigjes që do të na dërgonit.

Ne nuk mund të ishim në dijeni të artikullit të “Zërit të Popullit”, pasi personeli i pakët që kemi, merret kryesisht me përkthime të disa gjuhëve dhe s’kemi njeri që të kuptojë shqipen. Ne mendojmë se do të ishte e udhës, që nga ana juaj të na dërgoni përkthimin frëngjisht, ose gjermanisht të artikujve, për të na lejuar që të luftojmë kundër sulmeve ndaj federatës sonë.

Po të ishte kështu puna me artikullin e “Zërit të Popullit”, ne do të kishim mundur pa ju shkruar juve dhe duke u nisur nga një burim zyrtar shqiptar, të asgjësonim manovrën drejtuar jo vetëm kundër jush, por kundër të gjithë luftëtarëve të rezistencës të bashkuar rreth FIR-it. Ne theksojmë gjithashtu, se në rrethana identike, kemi bërë demarshe të njëllojta, pranë organizatave të tjera anëtare të FIR, pa sjellë asnjë prishje të marrëdhënieve të këtyre shoqatave me FIR-in.

Po të kishim qenë të frymëzuar me qëllime të këqija ndaj vendit tuaj, ne do të kishim lejuar përhapjen e kësaj zhurme pa kundërvepruar dhe duke mos pasur përgënjeshtrim nga ana juaj, këto shpifje do të mund të gjenin kredi në disa qarqe dhe të pengonin punën e rezistencës. Ne e kuptojmë sensibilitetin tuaj, por ju themi hapur, se duke mos pasur asnjë qëllim kundër jush, puna jonë s’ka tjetër synim, veçse të asgjësojë shpifjet.

Përgënjeshtrimi juaj do ti dërgohet të interesuarve dhe do t’i japë fund një fushate, që e ka burimin në qarqet militariste të Gjermanisë Federale. Të bindur se mbas këtyre shpjegimeve, ju do të konsideroni se vlerësimet tuaja, mbi sekretariatin e FIR-it, janë krejt të pajustifikuara, ju lutem pranoni të dashur shokë, sigurimin e solidaritetit tonë prej luftëtari të rezistencës, në luftën e përbashkët që ne bëjmë, për paqen dhe miqësinë e popujve.

Zhan Tuzha

                              (Sekretar i Përgjithshëm)

LETRA E KOMITETIT KOMBËTAR TË VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR, DËRGUAR SEKRETARIATIT TË PËRGJITHSHËM TË F.I.R.-it NË VJENË, AUSTRI

KOMITETI I VETERANËVE TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR 

Shkresë Nr. Prot.

                                             Tiranë

1.7.1964

            SEKRETARIATIT TË PËRGJITHSHËM TË F.I.R. 

Castellezgasse 35

Vjenë II

Austri

                        Të dashur shokë

Ju njoftojmë se morëm letrën tuaj, datë 8 Qershor 1964, në përgjigje të së cilës, po ju dërgojmë për botim në shtypin e F.I.R., të përkthyer në frëngjisht, artikullin e gazetës “Zëri i Popullit”, të 19 Shkurtit 1964, që me përbuzje hedh poshtë shpifjet monstruoze kundra vendit tonë, të revistës fashiste të Republikës Federale Gjermane “Stern” dhe simotrave të saj, të vendeve të ndryshme europiane, që me shumë zell e bënë të tyren artikullin e “Sternit”, për të  sulmuar Republikën Popullore të Shqipërisë, konsekuente në rrugën e ndërtimit të socializmit e të mbrojtjes së paqes në botë.

Gjithashtu ngjitur, po ju dërgojmë gazetën “Zëri Popullit”, datë 19 Shkurt 1964 dhe një fletë me orarin e transmetimit të emisioneve të Radio – Tiranës në gjuhë të huaj, meqë në mungesë të njohjes së gjuhës, nuk keni mundësi të shfrytëzoni dhe shtypin tonë, në luftë kundër armiqve të përbashkët, imperializmit dhe fashizmit, të kryesuar nga imperializmi amerikan. Memorie.al

Me përshëndetje vëllazërore 

           Komiteti i Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 19 Korrik 2024

Next Post

“Ndrecë ‘qelbaci’, apo ‘Akrepi’, siç e thërrisnim ne të dënuarit mes nesh, pasi qelbte era përç një orë larg, ishte polici më negativ, pisanjos proverbial, mizor...” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Si e pushkatuan vëllanë tim në Revoltën e Spaçit dhe përse nuk po i gjejmë dot eshtrat edhe pas 30 vitesh…”/ Dëshmitë e rralla nga Parisi të ish-të përndjekurit politik

“Ndrecë ‘qelbaci’, apo ‘Akrepi’, siç e thërrisnim ne të dënuarit mes nesh, pasi qelbte era përç një orë larg, ishte polici më negativ, pisanjos proverbial, mizor...” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!