• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Golin e Panos me Danimarkën, të Zhegës me Irlandën, gjuajtjen e Gjinalit me R.F. Gjermane, golin e Agim Muratit me Selltikun, atë të Mingës me Belgjikën, doja që…”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës

“Pas një trasmetimi nga Kavaja, ku thashë se ishim në kushte të vështira atmosferike më takoi ministri Hazbiu dhe më kërcënoi me prangat, pasi komentin tim e kishte dëgjuar Enveri…”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës
“Pas një trasmetimi nga Kavaja, ku thashë se ishim në kushte të vështira atmosferike më takoi ministri Hazbiu dhe më kërcënoi me prangat, pasi komentin tim e kishte dëgjuar Enveri…”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës
“O Zan Rragami, a ju kujtohet ajo ndeshje, kur tifozit, Him Kastratit, i ra hemorragji cerebrale në stadium dhe ju me ekipin…”? / Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!
“Në ’71-in, kur Gjermania Perendimore na mundi 1 – 0 në Tiranë, Gerd Myler që shënoi golin, u dashura me kamarieren e “Dajtit”, që quhej…”/ Historia e panjohur e bomberit gjerman në Tiranë
“Jani Kaçi, kolosi i portës korçare, që u ndëshkua për foton e Enver Hoxhës dhe u…” / Historia e panjohur e legjendës së përfaqësueses që u huazua edhe nga ‘Partizani” e “Vllaznia”, në kupat e europës
“Kur ne shënuam gol në minutat e para, stadiumi Lacios me 4.000 tifozë, shumica shqiptarë, oshtiu nga brohoritjet, por më pas, ata kaluan në ofensivë…”/ Ndeshja e panjohur e kombëtares sonë, gusht 1945

Nga UVIL ZAJMI

Pjesa e dytë

Memorie.al / “Goool i Panos, një tjetër mrekulli e tij…..”; “Gooool, gooool,….ka shënuar Josa, Minga.. Shqipëri-Belgjikë 2-0, entuziazëm i madh i pa përshkruar këtu në ‘Qemal Stafa’ të nderuar dëgjues të Radio Tiranës…”. Ky ka qenë zëri i Ismet Bellovës, zëri kryesor i radio-kronikës sportive, që për më shumë se një gjysëm shekulli i ka mbajtur “peng” shqiptarët brenda e jashtë kufijve të qëndrojnë pranë radios, ta ëndërrojnë takimin, të krijojnë imazhin dhe figurën, e të marrin informacionin e shumëpritur. Por, cili ishte ky djalë i ri, energjik të cilit Mazreku i besoi mikrofonin me premtimin se se “ky vend është i yti”? Nga minutat e para tek kronika e fundit, nga “Rubrika Sportive” tek “Nga njëra ndeshje tek tjetra”, nga transmetimet e paharruara, te golat e Panos, ato ndaj Belgjikës, kërcënimet, angazhimet, familja, një histori e papërsëritshme e legjendës së mikrofonit shqiptar, në një rrëfim unikal të “Profesorit” që dje u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare.    

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas një trasmetimi nga Kavaja, ku thashë se ishim në kushte të vështira atmosferike më takoi ministri Hazbiu dhe më kërcënoi me prangat, pasi komentin tim e kishte dëgjuar Enveri…”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës

“Përveçse një sportist i njohur i ‘Vllaznisë’ e ‘Partizanit’,  ai ishte edhe një artist në pikturë, skulpturë, gdhendje të drurit, arkitekt, mobilier…”/ Historia e Vehbi Ademit, që e nderonte e gjithë Shkodra

Në fushë si arbitër futbolli…!

Këtë fakt Bellova e tregonte për herë të parë: “Kam arbitruar bashkë me Skënder Dedjën në ‘Qemal Stafa’ ‘Partizani’- ‘Tomorri’, ndeshje zyrtare, kjo pas viteve ‘50-të. Pastaj në Rrëshen zhvillohet takimi Rreshëni-Shkolla e Bashkuar, ku unë luaja dhe isha njëkohësisht mësues e shoqëroja skuadrën. Nuk kishte arbitër, Llazar Lipivani më thotë të drejtoj takimin. Kujtoj gjithashtu se kam arbitruar në Qarkun e Burrelit, ato midis ‘Punës’ dhe ‘Dinamos’ së Shkodrës, takime për Kupën e Republikës”, kujtonte Bellova. Po në mikrofon? “Asnjëherë kundër arbitrave, madje kam qenë i rezervuar, edhe i kam mbrojtur. Nuk kanë figuruar në fjalorin tim fjalë të rënda për to. Edhe nga fakti se dikur isha pjesë e tyre” – rrëfente Bellova.

Në formacion si lojtar titullar…!

Jo vetëm transmetime, nga një kabinë e stadium tek tjetri, por edhe si futbollist i ka takuar të zbresë në “Qemal Stafa”, në një mesditë të vitit 1997, kur gazetarë e artistë u përballën në një sfidë simbolike të paharruar, historike. Në një stadium të tejmbushur, në rolin e sulmuesit Ismet Bellova, ka qenë protagonist, titullar i të parit formacion të gazetarëve sportivë shqiptarë. Dhe foto e atij 11-shi është: Dritan Lundra, Tritan Kokona, Istem Bellova, Bashkim Tufa, Vladimir Grillo, Edmond Laçi, Mikel Janku, Adriatik Dosti, Gëzim Sinomati, Ahmet Shqarri dhe Lirim Zalla.

Me Helmut Shën, Nih Çi Çin, Dino Xof, Sandro Ciottin, Kempes e Prof. Fitler…!

Në jetë i ka takuar të njohë njerëz të thjeshtë, artistë, politikanë, shqiptarë e të huaj. Ruante kujtime, ndër të cilat të veçanta ka me Helmut Shën, të cilin e ka shoqëruar gjatë ndeshjeve me Republikën Federale Gjermane në Tiranë. Pastaj emocionet me kampionin e shquar kinez të kërcimit së larti, Nih Çin Çin, apo kur në Tiranë me kombëtaren e Republikën Demokratike Gjermane, ka qëndruar me Prof. Fitler, 40-vjeçar, njohës dhe folës i 42 gjuhëve, midis tyre edhe shqipen. Në “Olimpik” të Romës, ka takuar dhe i ka dhuruar librin “Portierët e Mëdhenj” legjendarit Dino Xof.

Për të vijuar me radio-kronistin e famshëm italian Sandro Ciottin, kur erdhi në Tiranë për të transmetuar Shqipëri-Italia U 21. Në Spanjë, Sevilje, me Kasparov e Karpov, që luanin match-in për titullin kampion: “Ishin ftuar të ndiqnin takimin Spanjë-Shqipëri dhe jemi takuar në ashensorin e stadiumit, duke u ngjitur për në kabinë” – kujtonte Bellova. Edhe me Shrëder, Kancelarin e sapo zgjedhur gjerman, në Hanovër në drekën zyrtare kanë “debatuar” kur pas fjalëve; “do t’ju mundim thellë”, të thëna nga Shrëder, Bellova i është përgjigjur se; “ndeshja do të përfundoj 3-3”, dhe ai është larguar nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes, që vetëm në sekondat e fundit u mbyll në 4-3 për Republikën Federale Gjermane.

Por edhe me Platininë, Blaterin, gjigantin Lev Jashin në Budapest e Berlin, ndërsa me Mario Kempes ruan një kujtim special. “Ishte rasti kur Kempes erdhi në Shqipëri si trajner i ‘Traktorit’. E kemi takuar në Hotel ‘Dajti’ bashkë me Qemal Voglin. Pa harruar Loro Boriçin, madhështor në fushë, sport dhe shumë human”- rrëfente Bellova.

Kur Bellova “tradhtoi” Radion…?!

Nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë do ta “tradhtonte” Radio-Tiranën. I ka qëlluar vetëm një herë pas viteve ‘90-të, të transmetojë nga një stacion tjetër privat. Ahmet Shqarri ishte me leje, dhe në Radio asgjë nuk ishte planifikuar për transmetim siç ndodhte zakonisht, aq më shumë kur bëhej fjalë për takime ndërkombëtare. Duke shfrytëzuar rastin Enkel Demi, drejtor në Radio “Kontakt”, njofton Bellovën e Famir Mnerin.

“Fillimisht hezitova, por nga egoja për të t’ja përcjellë emocionet tifozëve, e mos lënë asnjë ndeshja pa transmetuar, pranova. Mneri komenton ‘Vllaznia’ – ‘Dinamo’ e Tbilisit, ndërsa unë Sport- Klub ‘Tirana’ – ‘Inter’ Bratislavë. Porositem nga Enkeli, që të mos shkoj me biçikletë në stadium, por një makinë do më merrte nga shtëpia. Pas ndeshjes më jep një zarf ku ishin 100 mijë lekë, që më befasuan, duke më kthyer në shtëpi sërish me automjetin e tyre. Për here të parë më ndodhte diçka e tillë në jetën mikrofonike”, kujtonte Bellova.

I gjithanshëm, pa kufi aftësia 

Ismet Bellova padyshim që mbetet njeriu më popullor sportiv në vendin tonë. Falë karizmës që e rrethon, pa mur ndarës me askënd, ai është shquar edhe për pasionin për atletikën, si krye trajner në Klubin Sportiv “Partizani”. Pastaj në poste drejtuese dhe organizuese nga ai i Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve në Qarkun e Dibrës, në Ballkaniadën Basketbollit të vitit 1965, tek Spartakiadat e famshme. Edhe në funksione publike, nga Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Sporteve, tek President i Komitetit Olimpik Special Shqiptar, e në mjaft poste të tjera në forumet e larta të sportit kombëtar.

Por mbi të gjitha një “Mësues Populli”, me një kontribut të madh me dekada në këtë sektor, si në Shkollën Ushtarake Skënderbej, po aq në Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë. Pa harruar raportet me shtypin, me fillime që në vitin 1950, si korrespodent vullnetar i “Sportit Popullor”, me komente, reportazhe, profile, skenarë, informacione të shumta si dhe në propagandën sportive të kohës. Është botues i disa librave, si  “Portierë të Mëdhenj”, “Dibra Sportive”, “Sport e Miqësi”, por edhe “Fjalorin e termave sportive”, etj. Edhe për shkencën sportive ka kontribut, si bashkëpunëtor i vjetër i “Qendrës Shkencore të Sportit” në vendin tonë.

Radio-kronika, dashuria e parë

“Kam zgjedhur radio-kronikën sportive dhe asnjëherë nuk jam penduar” – tregon ai. E bërtitura, emocionuese, mallëngjyese nga ajo kabinë modeste e “Qemal Stafës”, “Dinamos”, “Vojo Kushit”, nga Korça, Elbasani, Vlora, Berati, Durrësi janë të paharruara. “Radio-kronika është një e dashur e mrekullueshme që meriton respektohet edhe nga një bashkëshorte” – shprehej radio-kronisti i famshëm shqiptar. Bellova nuk mund dhe nuk do të bëhej një telekronist profesionist, pasi kishte radio-kronikën në gjak. “Asnjëherë nuk më kanë penguar kushtet atmosferike, në kabinë apo nën çadër, angazhimet në shkollë, aktivitete të ndryshme javore, ato shoqërore, apo diçka tjetër madhore për ta ndryshuar ose braktisur këtë profesion”- shprehej ai.

Ka pëlqyer mjaft radio-kronistë, nga ato pasionantë latinë, tek ato profesionistë si italiani i famshëm Nikolo Karozio, apo ato jugosllavë, në veçanti dy markoviçët. “Njëri prej tyre ka ardhur në Ballkaniadën e 65-ës në Tiranë dhe e njihja nga afër. Kam ndjekur edhe transmetimet e hungarezit të shquar, Shepeshi Xhorxh dhe sovjetikëve Vadim Sinjavski e Juri Oxerov” –tregonte Bellova. Pastaj i rikthehet inxhinierëve e teknikëve të Radio- Televizionit Shqiptar, me të cilët ndan një një jetë e dëshiron t’i kujtojë: S. Mensori, M. Afezolli, P. Logoreci, H. Mëzezi, R. Dizdari, R. Kristo, Alimemeti, Rizai, pa harruar Bim Subashin e e Rifatin, shoferët e udhëtimeve pa fund.

Edhe një herë të vetme

Karrierën mikrofonike e ka të lidhur me shumë situata entuziazmi, por edhe raste të kundërta, pasi i tillë është ky profesion. Ka disa moment që do t’i rikthehej me shumë kënaqësi: Të transmetonte golin e Resmes në Lajpcig në vitin 1958, “Partizani”- “Dukla” e Pragës, shënuar në minutën e 118. Golin e Panos në finale me“Dinamon”, atë të minutës 122, atë të Mingës me Belgjikën, të Panos me Danimarkën, golin e Zhegës me Irlandën, gjuajtjen e Gjinalit me Gjermaninë Perëndimore, golin e Agim Muratit me Selltikun….minutat e paharruar të Rubrikës Sportive, mbërritjet në stadium të çiklistit Agalliu….por edhe golin e Kushtës në Beograd, apo një gare atletike të Pavlina Evros, që nuk e ka patur fatin t’i transmetojë.

Gjithashtu disa takime derby, pa harruar të ishte në kabinë edhe një herë të vetme me Mazrekun e Adelinën….! Të shqiptonte edhe një herë: “…Pranverë e vërtetë, e inkuadruar në zemër të dimrit…“, “… Panoramë ombrellash…“, “…Stadiumi është mbushur plot e përplot, sa nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”….. Dhe një çast tek “Nga njëra ndeshje tek tjetra”, kur një Shqipëri jo vetëm sportive, e ndiqte atë emision….!

Jeta, familja, për Bellovën nuk ka pension!

Në një moment jeta i ka ofruar një situatë trishtimi, kur pas 14-vite martesë, ndahet nga jeta gruaja e tij, Hysnia, duke lënë në moshë të vogël dy djemtë, Sokolin dhe Edisonin. Pastaj pjesa tjetër e jetës, ajo me Bukuroshe Shtizën, basketbollisten e njohur të “17 Nëntorit” e kombëtares, si dhe dy djemtë Armini dhe Enisi, trashëgimtarë nga kjo lidhje. Nga mikrofoni ka dhuratë vetëm një shtëpi të marrë, falë transmetimit e të qenit njeri publik. Profesionin e babait nuk e vijoi asnjë prej katër djemve. I madhi, Sokol Bellova, ndryshe nga tradita e pasioni familjar për futbollin, u angazhua me basketbollin, titullar me “Dinamon” dhe ekipin përfaqësues. Prej vitesh jeton në Gjermani, i martuar dhe prind. Në basketboll u aktivizuan edhe Eni e Armini, ndërsa Edisoni preferoi futbollin.

Ka vite që është në pension por nuk ndalet vazhdon të jetë aktiv. Thotë se pastërtinë dhe kulturën gjuhësore veç Mazrekut, ia detyron miqësisë që kishte me Profesor Çabejn, por edhe mësuesve të gjuhës e letërsisë, Nexhat Hakiut, Filip Ndocajt, L. Anamalit. Ndonëse aktivizohet me pak komente në radio, zëri i tij, ai i fundjavës ka kohë që i mungon shqiptarëve, për forcën komunikuese që transmetonte. Sidoqoftë historia radiofonike 60-vjeçare e Ismet Bellovës, do të tregohet kujtohet e ritregohet, pasi Bellova i mikrofonit ka qenë e do të mbetet një leksion i madh jete e karriere, të një  profesionisti ekzemplar, protagonist absolut i saj! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pa u marrë me legjendat urbane, pyetja ngushtohet këtu: a e zbatuan mirditorët institutin e ndores dhe të paprekshmërisë së gruas edhe ndaj Musine Kokalarit...”?/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

“Me 29 qershor 1946, Prizreni i bukur kishte ditë zie, pasi para trupit gjykues u ulën 27 shqiptarë, të cilët...”/ Ana e panjohur e procesit të Marie Shllakut, ku u pushkatua Gjergj Martini nga Shkodra

Artikuj të ngjashëm

“Pas një trasmetimi nga Kavaja, ku thashë se ishim në kushte të vështira atmosferike më takoi ministri Hazbiu dhe më kërcënoi me prangat, pasi komentin tim e kishte dëgjuar Enveri…”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës
Sport

“Pas një trasmetimi nga Kavaja, ku thashë se ishim në kushte të vështira atmosferike më takoi ministri Hazbiu dhe më kërcënoi me prangat, pasi komentin tim e kishte dëgjuar Enveri…”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës

December 21, 2025
“Përveçse një sportist i njohur i ‘Vllaznisë’ e ‘Partizanit’,  ai ishte edhe një artist në pikturë, skulpturë, gdhendje të drurit, arkitekt, mobilier…”/ Historia e Vehbi Ademit, që e nderonte e gjithë Shkodra
Sport

“Përveçse një sportist i njohur i ‘Vllaznisë’ e ‘Partizanit’,  ai ishte edhe një artist në pikturë, skulpturë, gdhendje të drurit, arkitekt, mobilier…”/ Historia e Vehbi Ademit, që e nderonte e gjithë Shkodra

December 13, 2025
“Ai ishte një nga pesë lojtarët më të mirë në Shqipëri, të viteve ’80-të, një nga më të vështirët për t’u markuar,  por edhe njeri model, pasi…”/ Vlersimet e Gaz Çaçit dhe Cukës, për Sokol Kalajn e “Vllaznisë”!
Sport

“Ai ishte një nga pesë lojtarët më të mirë në Shqipëri, të viteve ’80-të, një nga më të vështirët për t’u markuar,  por edhe njeri model, pasi…”/ Vlersimet e Gaz Çaçit dhe Cukës, për Sokol Kalajn e “Vllaznisë”!

October 25, 2025
“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar
Sport

“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

September 15, 2025
“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar
Sport

“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

September 14, 2025
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
Sport

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

September 14, 2025
Next Post
Clirimi i Prizrenit 1944

“Me 29 qershor 1946, Prizreni i bukur kishte ditë zie, pasi para trupit gjykues u ulën 27 shqiptarë, të cilët...”/ Ana e panjohur e procesit të Marie Shllakut, ku u pushkatua Gjergj Martini nga Shkodra

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme