• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, December 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjet Kadeli ngriti flamurin, Fetah Debrova prishi stendën e emulacionit dhe atyre të prapavijës, donte t’u priste kokat, veshët, hundët e…”/ ‘Revolta e Spaçit’, maj ’73, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
Memorie.al
Letra e të arratisurit në ’85-ën, nga Chicago për Amnesty International/ “Po ju dërgoj ditarin tim, për tmerret e 2000 të dënuarëve të Spaçit që….”
Memorie.al
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
“Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….”./ Relacioni sekret për Hysni Kapon

Nga Kastriot Dervishi

  • Studiuesi dhe historian i njohur, Kastriot Dervishi, publikon dokumentet arkivore me raportet e Operativit të Sigurimit të kampit të Spaçit, Fejzi Liço –

Memorie.al / Më 21 maj 1973, i dënuari Pal Zefi (malësor me banim në fshatin Rrushkull të rrethit të Durrësit), refuzoi vijimin e dënimit në birucë. U largua forcërisht prej saj. Në solidaritet me të, filloi Revolta e Spaçit, tashmë e njohur në informacione të tjera. Raport-informacioni i mëposhtëm është një ekstrakt u përzgjedhur nga agjentura brenda kampit, që drejtohej nga punëtori operativ Fejzi Liço. Në rrjetin sekret bënin pjesë këto bashkëpunëtorë: “Zjarri”, “Shpata”, “Planeti”, “Kaike e bukur”, “Shigjeta e kaltër”, “Bakri”, “Zjarri” (2), “Pushka”, “Libri”, “Stilografi”, “Pisha”, “Vigjilenti”, “Qarri”, “Semani”, “Besa”, “Vullnetari”. Më poshtë po japim një ekstrakt i përzgjedhur dhe sistemuar nga raportimet e bashkëpunëtorëve, sipas dokumenteve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit.

Dokumenti arkivor me ekstrakte të përzgjedhura nga raportimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në kampin e të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, pas ngjarjes së revoltës në maj të vitit 1973

 1-“Zjarri” raportonte: Jonuz Norja, ka marrë pjesë në revoltë, ka prishur stendat dhe derën e zyrës teknike. Ndrec Çoku, ka prishur stendat dhe ka bërë roje të flamuri. Hodo Sokoli ka thënë se: duhen zhdukur këta spiunët e Sigurimit. Fadil Dushku, pjesëmarrës në revoltë, fliste me të madhe: “ja vdekje ja liri”. Sami Dangëllia, bënte agjitacion e propagandë. Luan Burimi, është organizator i revoltës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në përpjekjen e orës 8.00, u vra për kalim të paligjshëm kufirit, Fatmir Ismail Duro, banues në Orman – Pojan të Korçës, kurse shoku i tij…”/ Si u shua ëndrra australiane e dy të rinjve korçarë në ’90-ën

“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani

Ferit Avdullai ka thënë: “Poshtë spiunët e Zyrës Teknike që mbi tavolinë mbajnë foton e Enver Hoxhës”. Jonuz Norja, ka thënë: “poshtë komunizmi” dhe ka prishur stendën e emulacionit. Nebi Hoxha, ka thënë: “poshtë komunizmi! Këta na torturojnë ne nëpër burgje”.

Pal Zefi goditi me hekur përgjegjësin e Zyrës Teknike, Mehdi Doku. Pjesëmarrësit që i’u vërsulën shërbimit janë: Pavllo Popa, Jorgo Papa, Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Luan Burimi, Muharrem Dyli, Stefan Kola, Mihal Kosta, Bardhyl Fejzollari.

Të dënuar që vjellin vrer shpeshherë me të rinjtë janë: Hodo Sokoli, Bebi Konomi, Muharrem Dyli, Sami Dangëllia, Sherif Allamani, Kostandin Papa, Luan Koka, Luan Burimi, Paulin Vata, Sulo Veshi, Dervish Sulo, Zef Ashta, Hajri Pashaj, Çaush Çoku, Bedri Çoku, Abedin Vrioni, Naim Ukshi, Refik Beqo, Dervish Bejko, Napolon Koleci, Irakli Simo, Fadil Dushku, Demir Pojani. Kanë hedhur parulla: “Poshtë komunizmi”, “poshtë Enver Hoxha”, “ushtarë hidhni armët”, “populli është me ne” “kooperativa u pret”, “bashkohuni kundër qeverisë”, etj.

2-“Shpata” raportonte: Gjet Kadeli ka ngritur flamurin, ndërsa Syrja Lamaj, u thërriste ushtrisë. Rexhep Lazri, element i rrezikshëm ka thënë mos dalim në punë. Dashnor Kazazi, Fadil Dushku, Pal Zefi, Muharrem Dyli, Syrja Lamaj,…kanë thënë se këta do na mbytin në dru, këta janë shkaktarë, kriminelë, etj. Te sheshi, qëlluan nënoficerin, Demir Pojani, Ulsi Pashollari, Luan Burimi, Fadil Dushku, Dervish Bejko. Kërkuan vijimin e revoltës.

3-“Planeti” raportonte:…Dervish Bejko tha se e kanë bërë sakat e nuk do më jetën… Latif Haxhiu, i tha zëvendësministrit (Feçor Shehu): “Po na mbani nga 25 vjet në burg more të poshtër”. I dënuari Havzi Nela, ka bërë agjitacion e propagandë. ka kërkuar lirimin dhe të mos punonin më në minierë.

 4-“Kaike e bukur” raportonte: Gëzim Medolli, tha se do na shtypin vetëm me gjak, por gjakun tonë do ta paguajnë shtrenjtë, gjaku ynë do ua hajë kokën, e kemi për nder të vdesim me ju. Fehta Dobrova, tha se ia kanë veshur nënën dhe motrat me të zeza, se ishin të poshtër që i mbanin aty. 

5-“Shigjeta e kaltër” raportonte: Kanë thyer birucat Skënder Thaçi, Luan Burimi (ky thirri “poshtë komunizmi”), ndërsa Bedri Çoku, thoshte se ushtria është me ta, ja vdekje ja liri. Ishin shkruar parulla: “gjithë bota është me ne”. Kur erdhi zëvendësministri, të dënuarit Skënder Daja, Dashnor Kazazi, Jorgo Papa, Luan Burimi, Syrja Lame, Fadil Dushku, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj, kanë thirrur: “Ja vdekje-ja liri”, “ushtria është me ne”.

Gëzim Çela dhe Kostandin Papa, duke biseduar në prani të të dënuarve, thanë të ndaheshin në grupe. Iljaz Sulejmani, thoshte të thyenin birucat e kampit. Flamurin e ka ngritur Rexhep Lazri, ndërsa shkon Mersin Vlashi…!

6-“Shpata” raportonte: Fadil dushku vinte nëpër dhoma dhe bënte zgjimin duke thënë: “çohuni çuna se u ngrit flamuri, doli drita”. Me këtë kanë qenë Luan Burimi, Rexhep Lazri, Dashnor Kazazi, Jorgo Papa, të cilët thërrisnin: “Rroftë Shqipëria e lirë. Këta do na trajtojnë kështu gjithë jetën. Kanë mbushur burgjet me njerëz” dhe masa bënte urra. Skënderi u bënte thirrje ushtarëve, të mos qëllonin se ishin vëllezërit tanë.

I dënuar S.T. i thotë Pal Zefit: “Ti qenke armik”. Pali i tha: “Po jam armik dhe kështu do vdes”. Në rrahjen e nënoficerit, kanë marrë pjesë: Çaush Çoku, Bedri Çoku, Filip Jonica, Brahim Buzi, Syrja Lame, Niazi Bylykbashi, Gjon Prendi, Bardhyl Fejzollari, Skënder Daja, Jorgo Papa, Prend Dema, Pavllo Popa dhe Muho Curri. Ky foli se nuk punojmë në minierë, se na morën jetën.

Ndërsa, Sami Dangëllia, Shefqet Asllani, Hodo Sokoli dhe Luan Burimi, biseduan gjithë natën. Aty ishte Luan Koka që ëndërronte t’i ktheheshin dyqanet e humbura (konfiskuara). Murat Marta, i dha atij fotografinë e Ismail Qemalit, duke e ftuar të mbante këtë, ndërsa atë tjetrin (Enverin), ta mbante në nevojtore.

7-“Bakri” raportonte: Në revoltë kanë marrë pjesë Xhemal Bali, ka hedhur parulla kundër pushtetit dhe partisë. Ka hedhur parullat: “Ja vdekje-ja liri”, “Shumë kemi duruar në thonjtë e këtyre maskarenjve”. Mersin Vlashi, ka marrë pjesë në bërjen e flamurit.

Feti Kumanaku, ka dhënë bezen për flamurin. Gjet Kadeli ka ndihmuar për montimin e flamurit. Gjon Prendi, Fran Gega, Ndue Prendi, kanë marrë pjesë duke hedhur parulla për: “Shqipërinë e lirë”, “flamurin pa yll”. Ylber Darova, ka marrë pjesë në revoltë, jepte udhëzime në krevatin e tij, Dervish Bejkos dhe Fejzi Pashajt.

Hysen Xhani ka hedhur parulla kundër partisë, ka qenë i aktivizuar për të nxjerrë sa më shumë të dënuar të pakënaqur…Fetah Debrova, është organizatori për prishjen e stendave të emulacionit. Ka graduar pjesëtarët e revoltës…! Ferit Avdullaj, ka dashur t’u presë hundën dhe kokat personave që punojnë në prapavijë, u ka bërë thirrje ushtarëve të hidhnin armët se populli e ushtria ishin me ta.

8-Pushka raportonte: Të dënuarit Syrja Lame, Pavllo Popa, Luan Burimi, Muharrem Dyli, kanë shtyrë të dënuarit të shajnë policët. Syrjai iu drejtua të dënuarve dhe u thotë: “Ç’prisni pse rrini?! Pse keni frikë karshi këtyre qenve”, dhe vijoi: “poshtë komunizmi”, “poshtë partia”, “këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë as nazizmi”.

U bëri thirrje ushtarëve: “Në kooperativa punoni për 5 lekë. Këta na kanë dënuar familjet”. Më kryesorët janë: Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Pal Zefi, Luan Burimi, Skënder Daja, Ndrec Çoku, Jorgo Papa, Hasan Kolti. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pse i gjithë qyteti ishte nën kontrollin e gjermanëve, që patrullonin kudo nëpër lagje, mjeku hebre. M.L., doli nga shtëpia ku ishte strehuar dhe i shpëtoi...”/ Historia e rrallë në Beratin e 1944-ës

Next Post

‘Post-scriptum për diktaturën’: “Me terror, spastrime, ekzekutime në masë, Shqipëria i'u nën shtrua marrëzisë megalomane të Enver Hoxhës dhe...”/ Refleksione të publicistit të njohur nga Franca

Artikuj të ngjashëm

“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Në përpjekjen e orës 8.00, u vra për kalim të paligjshëm kufirit, Fatmir Ismail Duro, banues në Orman – Pojan të Korçës, kurse shoku i tij…”/ Si u shua ëndrra australiane e dy të rinjve korçarë në ’90-ën

December 14, 2025
“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani
Dossier

“Kolonët serbë që u vendosen në rrethin e Prishtinës, përvetësuan varrezat e shqiptarëve, pronat, shtëpitë dhe objektet e kultit…”/ Ana e panjohur e pushtimit të Kosovës, e parë nga studjuesi Namani

December 13, 2025
“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani
Dossier

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

December 14, 2025
“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit
Dossier

“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit

December 11, 2025
“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49
Dossier

“Ju lutem merrni masa që të lejohem të shkonj në Turqi te njerëzit e mi, pasi jam një copë vajzë, s’di as…”/ Zbulohet letra e rrallë e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën, nëntor ‘49

December 11, 2025
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Dossier

“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

December 9, 2025
Next Post
Memorie.al

‘Post-scriptum për diktaturën’: “Me terror, spastrime, ekzekutime në masë, Shqipëria i'u nën shtrua marrëzisë megalomane të Enver Hoxhës dhe...”/ Refleksione të publicistit të njohur nga Franca

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme