• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjatë marrjes në pyetje, i paraburgosuri Thoma N., i rrëmbeu pistoletën hetuesit Shyqyri D., e plagosi atë, vrau kolegun e tij Nasi K. dhe u arratis…”/ Ngjarja e panjohur në Degën e Brendshme të Korçës, 25 mars 1977

“A ishte vërtet Alqiviadh Bebi, ai që i bëri atentat në kafe ‘Passage’, Ceno bej Kryeziut, ambasadorit të Zogut në Pragë, më 14 tetor 1927…”?! / Misteri i vrasjes së bujshme, në optikën e gazetës çeke, “České Slovo”!
“Gjatë marrjes në pyetje, i paraburgosuri  Thoma N., i rrëmbeu pistoletën hetuesit Shyqyri D., e plagosi atë, vrau kolegun e tij Nasi K. dhe u arratis…”/ Ngjarja e panjohur në Degën e Brendshme të Korçës, 25 mars 1977
Atentatet e bujshme ndaj politikanëve të lartë shqiptarë jashtë vendit, ku vetëm Enveri, nuk u rrezikua kurrë,…?!
“Gjatë marrjes në pyetje, i paraburgosuri  Thoma N., i rrëmbeu pistoletën hetuesit Shyqyri D., e plagosi atë, vrau kolegun e tij Nasi K. dhe u arratis…”/ Ngjarja e panjohur në Degën e Brendshme të Korçës, 25 mars 1977
Publikohen fotot e rralla / Varrimi madhështor në Tiranë i Ceno beg Kryeziut, kunatit të Mbretit Zog, që mbeti i vrarë nga një student shqiptar nga Elbasani
“Në mesnatën e 7 prillit ’39, Mbreti Zog shkoi në zyrën e Prefektit të Elbasanit, ku vajti dhe Shefqet Vërlaci….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kolonelit, zv/ministër i Brendshëm i Koci Xoxes
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al/Ngjarja tejet e rëndë që ndodhi në orët e mesditës së djeshme (6 tetor 2025) në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku nga disa plumba pistolete mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë – palë në atë gjyq – ka tronditur mbarë opinionin publik. Madje, pati një jehonë të madhe edhe në mediat e huaja, të cilat i kushtuan vëmendje kësaj ngjarjeje të paprecedentë në ambientet e gjyqësorit shqiptar.Dhe me të drejtë, pasi një ngjarje e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur kurrë më parë në Shqipëri në këto 35 vite të tranzicionit (pra, pas viteve ’90). Për periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, apo edhe për periudhën e Monarkisë së Mbretit Zog, apo që nga krijimi i shtetit shqiptar në nëntorin e vitit 1912, as që bëhet fjalë! Absolutisht.

Precedenti shqiptar jashtë vendit: 1928, Praga

Megjithatë, ky paprecedent është i vlefshëm vetëm për territorin shqiptar. Jashtë Shqipërisë, ka një rast ku shqiptarët e kanë luajtur “gryk-hollën” në një sallë gjyqi, madje duke vrarë të pandehurin dhe duke plagosur persona të tjerë aty. Kjo ka ndodhur plot 97 vite më parë, më 30 nëntor 1928, kur 17-vjeçari Zija Vuçiterna nga Kosova, në sallën e gjyqit në Pragë të Çekosllovakisë, ku po zhvillohej seanca ndaj studentit të filozofisë, Alqiviadh Bebi, qëlloi me disa plumba pistolete. Ai e la të vdekur Bebin dhe plagosi një anëtar të jurisë dhe një gazetar italian që po ndiqte gjyqin. Pas vrasjes, Vuçiterna u arrestua menjëherë nga policia vendase dhe u deklaroi autoriteteve përkatëse se vrasjen e kishte bërë me paramendim, në shenjë hakmarrje. Bashkë-atdhetari i tij, viktima Alqiviadh Bebi (me origjinë nga Elbasani), disa ditë më parë (më 16 tetor 1928) kishte vrarë po me atentat ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Pragë, Ceno Beg Kryeziu (kunatin e Mbretit Zog), në një nga hotelet e kryeqytetit çekosllovak, ku Vuçiterna shërbente si truproja e tij. Këto dy ngjarje (vrasja e Ceno Beg Kryeziut dhe ajo e Alqiviadh Bebit) bënë bujë të madhe jo vetëm në Shqipërinë e asaj kohe, por morën vëmendje të madhe edhe në shtypin ndërkombëtar, ku disa të përditshme prestigjioze të Europës u kushtuan faqe të tëra. Më shumë pasqyrim ngjarja pati në gazetat e Jugosllavisë së asaj kohe, si: “České Slovo,” “Narodni Listy,” dhe “Politika” të Beogradit.

Gjithashtu mund të lexoni

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

Historia përsëritet

Kjo ngjarje e njohur, gati 100-vjeçare, do të mbetej unike në llojin e saj (kur shqiptarët derdhnin plumba në një sallë gjyqi), deri ditën e djeshme (më 6 tetor 2025). Historia u përsërit, kur ndodhi ngjarja tejet e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, nga një prej palëve në atë proces gjyqësor. Siç theksuam në hyrje, kjo ngjarje është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë në ambientet e gjyqësorit shqiptar, që nga krijimi i shtetit në nëntorin e 1912-ës. Por ngjarje të tilla, pra vrasje me armë zjarri, ndonëse nuk kanë ndodhur kurrë në sallat e gjyqit, kanë ndodhur në organe dhe ambiente të tjera të drejtësisë, si Hetuesia dhe Prokuroria. Megjithëse të pakta, ato kanë ndodhur gjatë periudhës së regjimit komunist. Siç është ngjarja e 24 marsit të vitit 1977, kur një i paraburgosur, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesi i tij në ambientet e Degës së Punëve të Brendshme të Korçës, i rrëmbeu pistoletën hetuesit nga sirtari. Pasi e plagosi atë në kokë me dorezën e pistoletës (për të mos bërë zhurmë), doli në korridor, qëlloi me disa plumba dhe la të vdekur një hetues tjetër që po vinte drejt tij, e më pas u arratis nëpër rrugët e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje dhe se çfarë ndodhi më pas me të arrestuarin që arriti të largohej nga ambientet e Degës së Brendshme të qytetit të Korçës, na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, të cilat bëhen publike për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ‘SEKRET’ ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, PËR NGJARJEN E NDODHUR NË DEGËN PUNËVE TË BRENDSHME TË RRETHIT TË KORÇËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                              SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                           Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                  Tiranë, më 25.3.1977 

                                          KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 70

Më 24.3.1977, hetuesi i degës së Punëve të Brendshme Korçë, Shyqyri Duro, mor në pyetje të paraburgosurin, Thoma Aleksandër  Nikolla, vjeç 25, lindur dhe banues në Korçë, me punë në SMT, i cili është arrestuar më 7.2.1977, për vjedhje të pasurisë socialiste. Në kohën që hetuesi doli nga zyra për të thirrur një shokun e tij, i paraburgosuri i rrëmbeu pistoletën hetuesit nga sirtari i tavolinës.

Këtë veprim hetuesi e pa dhe u përlesh me të, por i paraburgosuri e goditi në kokë me dorezën e pistoletës. Më këtë kohë hyn hetuesi tjetër, Nasi Karai, të cilin i paraburgosuri e qëllon me pistoletë në bark, duke e plagosur rëndë. Pas kësaj, me pistoletë në dorë ai doli nga zyra, kaloi murin e oborrit të Degës dhe u largua në drejtim të paditur. Janë marrë masa për kapjen e tij. Të dy të plagosurit u shtruan në spital dhe në ora 1.10 të datës 25.3.1977, Nasi vdiq. Shyqyriu ndodhet jashtë rrezikut për jetën

                                              KRYETARI

                                             PILO SHANTO

DOKUMENTI ARKIVOR ‘SEKRET’ ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR NGJARJEN E NDODHUR NË DEGËN PUNËVE TË BRENDSHME TË RRETHIT TË KORÇËS, MBI RRETHANAT E GJETJES E VRASJES SË SHTETASIT QË VRAU HETUESIN NASI KARAI

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                            SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                         Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                               Tiranë, më 29.3.1977

                                          KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 73

 DREJTORIA E POLICISË

Lidhur me njoftimin e bërë në komunikatën operative Nr. 70. datë 25.3.1977, mbi arratisjen nga Dega e Punëve të Brendshme Korçë, të të paraburgosurit Thoma Nikollës, i cili vrau hetuesin Nasi Karai dhe plagosi Shyqëri Duron, më 25.3.1977, ora 11.00, në DPB në Korçë, u paraqitën dy pionierë, V….. Z…..Ç…. dhe A…. K….F…., si dhe pas tyre pionieri E…. Xh….L…., dhe denoncuan se në afërsi të stadiumit kishin parë një person të panjohur, me pistoletë në dorë, i cili shtrydhte çorapet.

Në vend shkuan Punëtori Operativ, Agim Seriani dhe AGBV Dh…..G…..S….. Ky i fundit i bëri thirrje që të ndalonte. Meqenëse nuk u bind, por e qëlloi dy herë me pistoletë në drejtim të tij, oficeri qëlloi me breshëri duke e plagosur. Krimineli ra në tokë dhe u mblodh kruspull, pa e lëshuar armën nga dora, e cila bëri qitje të pavullnetshme, duke e goditur atë në mjekër. Ai vdiq. Mbi sa më sipër, Dega e Përgjithshme është njoftuar më datën 28.3.1977. / Memorie.al

                            KRYETARI

                           PILO SHANTO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Që nga vitet e rinisë sime, kur shërbeja si zyrtar-operativ në SDB-në jugosllave, nga viti 1972, kisha një ndjesi të veçantë, pasi ...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi, Nafi Çegrani, i dënuar si agjent i CIA-s

Next Post

“Në Letëm, sollën Medi Canin nga Borova, të lidhur me litar dhe e pushkatuan e, pas tij edhe Ahmet Hoxhën, i cili kishte jetuar me Azis Biçakun...”/ Historia e panjohur e familjeve “reaksionare” të Librazhdit

Artikuj të ngjashëm

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Dossier

October 8, 2025
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
Dossier

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

October 9, 2025
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

October 7, 2025
“Te kulla e sahatit, vigjilonte një ushtarak i armatosur, disa vajza të reja të bukura, punëtore rrobaqepësie, mbajtur nga gishti i vogël, prapa statujës së Stalinit…”/ Aventura 60 ditore e francezit në Shqipëri, në 1964-ën

“Në kampin e Tepelenës, gratë e vajzat familjeve, Dobra, Alla dhe Biçaku, u sillnin fëmijëve gorrica të egra, por u diktuan nga polici, që ua mori dhe ua hodhi derrave…”/ Historitë e trishta të komunizmit

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Në Letëm, sollën Medi Canin nga Borova, të lidhur me litar dhe e pushkatuan e, pas tij edhe Ahmet Hoxhën, i cili kishte jetuar me Azis Biçakun…”/ Historia e panjohur e familjeve “reaksionare” të Librazhdit

October 8, 2025
Next Post
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

“Në Letëm, sollën Medi Canin nga Borova, të lidhur me litar dhe e pushkatuan e, pas tij edhe Ahmet Hoxhën, i cili kishte jetuar me Azis Biçakun...”/ Historia e panjohur e familjeve “reaksionare” të Librazhdit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme