• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

“Klithmat kundër regjimit në poezitë e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, duket sikur i ndeshim te ‘Tabir Saraji’ i Kadaresë…”/ Refleksione mbi jetën e veprën e dy poetëve të pushkatuar
“Klithmat kundër regjimit në poezitë e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, duket sikur i ndeshim te ‘Tabir Saraji’ i Kadaresë…”/ Refleksione mbi jetën e veprën e dy poetëve të pushkatuar
Nexhmija ose ata qё patёn frikё nga e ardhmja

Nga Rustem Dashi

Memorie.al / Mbas të fiktit, i hapa sytë me shumë vështirësi, më dhimbte gjithë trupi; koka sa nuk po më pëlciste, kyçet e duarve dhe të këmbëve nuk i ndjeja. Në birucën që më kishin çuar, për të mos dëgjuar për të fundit herë zërin e dy të dënuarve, Rustem Dashi po më rrinte tek koka i shqetësuar. Jemi nga i njëjti fshat dhe të dënuar bashkë. Lëviza me zor dhe munda të mbështetesha në mur. E dija se, Rustemi kishte qenë në birucë në 30 ditët e fundit me Vilsonin. Isha i shqetësuar të dija se çfarë amaneti mund të kishte lënë Vilsoni dhe çfarë ka përjetuar në momentet e fundit kur erdhën ta merrnin.

Nuk prita dot derisa e takova Rustemin. Ai u përlot. “Bedri, të rrish shtrirë 35 ditë lidhur kokë e këmbë është shumë e vështirë. Trupi të bëhet plagë, duart më keq; nga era e rëndë e helmetës në kokë, trullosesh. Djersa i rridhte mbi plagë, prej vapës përvëlonjëse.

Dorën e majtë e kishte gati të nxirë nga prangat, qysh prej hetuesisë në Tiranë. Kërkonin ta dërgonin në Belgjikë me mision, te daja juaj. Këtë më tha. Disa herë, kishte ardhur vetë Kadri Hazbiu në birucë, por Vilsoni nuk pranoi asnjëherë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Petro Marko tregonte se gjatë një takimi për t’u pajtuar me komunistët, Mit’had Frashëri i tha; shko pyeti shokët e tu, nëse duan bashkimin me Kosovën, apo…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

“Rustem, këto i di se kam folur në mur me Vilsonin dhe Gencin; unë dua çastet e fundit, kur e morën nga biruca”. Rustemi më tregoi: “Atë natë nuk hëngri edhe pse iu luta, pasi i kishte ardhur ushqim nga familja. Ha pak Vili nga dora e mamasë tënde e mos u mërzit, s`dihet çfarë ka vendosur Zoti, – i thashë.

Ai ma preu jo, më tha se do të hante më vonë. Dhe kështu, e ktheva me kurriz nga dera. Rrinte i heshtur, i mpirë. Pas ca orësh u dëgjua fishkëllima e hekurave të derës së korridorit.

Unë kisha filluar të dremitja por sa i dëgjova që erdhën, brofa në këmbë. Korridori zhurmonte nga hapat e tyre; në fillim hapën derën e Gencit. U dëgjua zhurma e prangave. Mendova se i kishte ardhur falja dhe po e zgjidhnin. U mbyll biruca e tij e, u hap dera përballë.

Aty vetëm heshtje; as fjalë, as lëvizje, asgjë! Pas pak hapat u drejtuan nga ne, hapet biruca jonë dhe me vete u binda se erdhi falja. Tek dera doli shefi i hetuesisë, Selimi. Brenda u futën dy policë.

Kryetari i Degës, Merdar Hasa nuk hyri, qëndroi në korridor, i shoqëruar nga disa civilë. U ngrita në këmbë dhe u tërhoqa pas murit. “Zgjoje”, më thërret polici. “Nuk po fle”, i thashë unë. Atëhere foli Vilsoni: “Rustem, më kthe pak.

E mora vesh pse kanë ardhur, sot mbushen 35 ditë dhe kështu sot më mbarojnë torturat së qëndruari shtrirë i prangosur kokë e këmbë”. Axhemi (përgjegjësi i policëve) me çelës në dorë, ia hoqi prangat e këmbëve, ia hoqi dhe zinxhirin që bashkonte këmbët me duart.

E ngritën në këmbë, i vendosën një litar tek prangat e duarve dhe ia kaluan rreth trupit. Unë vetëm dridhesha. Cepin tjetër të litarit e mbante dikush tjetër. “Hajde”, thirri një nga ata. I mora xhaketën dhe ia hodha krahëve. Vilsoni bëri një gjysëm hapi, u ndal e, u kthye nga unë: – “Rustem, – më thotë me atë zërin e tij burrëror, – ma bëj hallall, më ke shërbyer kaq ditë.

Do të lë një amanet, se ti do dalësh më shpejt nga burgu se Bedriu. Ti e pe gjyqin si u bë e, si vajti. Unë s`kam pranuar asgjë pasi nuk bëra asnjë krim. Thuaju në shtëpi se nuk i turpërova. Diana me gocën të shikojnë punën e tyre. Ky qe fati im. Nuk e zgjodha unë. Lamtumirë Rustem”!

Unë shtanga i mbërthyer pas murit. Ikën. Kërciti përsëri dera e jashtme ndërsa veshët e mi gumëzhinin pa pushim: – “Rustem ma bëj hallall, tha Vilsoni, thuaju… që nuk i kam turpëruar… Diana të shohë punën e saj… me vajzën… që s`e kam parë me sy…”!

Kishin kaluar ca kohë me këto zëra në vesh, kur papritur hapet biruca për të marrë mëngjesin. Nuk më hahej. I lutem policit që të më largonte nga ajo birucë, nuk rrija dot më. Më nxorën duke lënë pas Vilsonin me fjalët e tij, batanijen dhe tasin e supës në cep të birucës.

Me njërën dorë Rustemi mbante cigaren e me tjetrën fshinte lotët që i rridhnin mbi faqe; dhe, unë, që e dëgjoja, kisha dalldisur fare nga kjo botë. Rustemi më tregoi se kishte qenë 5 ditë në birucë me Gencin.

Ishte i llahtarisur ngase nuk kishte parë asnjëherë një njeri të lidhur kokë e këmbë ashtu si Gencin. “Edhe pse ishte i tronditur, Gencit i thashë: ‘Çfarë the ashtu në gjyq, pse e bëre këtë’?

Ai ishte i lotuar dhe nuk më ktheu asnjë përgjigje. Kërkoi nja dy a tri herë rojës t’i sillnin shefin e hetuesisë, Selim Cakën, por ai nuk u duk asnjëherë. Këto fjalë m’i tha me lot në sy”./ Memorie.al

(Shkëputur nga libri “Dosja formulare 1594” i Bedri Blloshmit).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por...”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

Next Post

“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por...”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

Artikuj të ngjashëm

“Petro Marko tregonte se gjatë një takimi për t’u pajtuar me komunistët, Mit’had Frashëri i tha; shko pyeti shokët e tu, nëse duan bashkimin me Kosovën, apo…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Personazh

February 22, 2026
“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
Personazh

“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

February 20, 2026
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

February 23, 2026
“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria…”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

February 16, 2026
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Personazh

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

February 12, 2026
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

February 11, 2026
Next Post
“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por...”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme