• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Drama e jetës

“Gjatë gjyqit tim në Korçë, kur u ngrit motra ime, Ivana, e filloi të akuzojë dëshmitarët e rremë, gjykatësi e urdhëroi të ulet, por ajo vazhdoi akuzat, duke…”/ Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit

Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
“Dua t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kontribuan në vuajtjet e mia e të familjes dhe sot, po vendos gishtin mbi…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Në qeli, m’u vërsulën si të tërbuar pesë policë, sepse u shava Enver Hoxhën dhe njërin e kafshova, pasi më vuri këmbën në…”/ Dëshmia e rrallë e Laura Keçit nga Shkodra, që u arrestua kur ishte 16 vjeçe

Nga Nestor Topençarov

Pjesa e shtatë

                                                                  DRAMA E JETËS

                                                       (HISTORIA E NJË FAMILJEJE)

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Këtë libër ia dedikoj: Të gjithë bashkëvuajtësve. Familjeve të tyre. Dhe në veçanti, personave që nuk patën mundësi të tregonin odisenë e jetës, gjatë diktaturës komuniste.

                                                             P A R A TH Ë N I E

Memorie.al / Kam lindur në qytetin e Korçës, në 22 tetor të vitit 1953. Nga Shqipëria, jam larguar në muajin tetor të vitit 1990, pasi na u dha e drejta familjarisht, për t’u riatdhesuar në Jugosllavi (sot Maqedonia e Veriut). Në qershor të vitit 1992, emigrova në Itali, ku jetoj edhe sot. Megjithëse jam larguar prej 32 vitesh, lidhjet nuk i shkëputa, pasi Shqipëria ishte vendi i lindjes, ku kalova 37 vite, dhe se një pjesë e gjakut tim, është shqiptar. Vite më vonë, lidhjet me Shqipërinë u përforcuan, pasi edhe gruan e mora nga Durrësi. Vinim çdo vit me pushime, por koha e shkurtër e qëndrimit, bëri që shumë kontakte të ndërpriten. Megjithatë, shokët dhe miqtë e vërtetë kishin mbetur përgjithmonë në zemrën time.

Tre vitet e fundit nuk pata mundësi të vizitoja Shqipërinë. Por gjatë vitit 2022, erdha disa herë. Impenjimi im nga njëra anë dhe rastësia nga ana tjetër, bënë të mundur që të rikrijoj lidhjet me shokë dhe miq, me të cilët kisha dekada pa u parë. Duke ditur të kaluarën time, disa prej tyre më këshilluan të hidhja në letër, atë çka më kishte ndodhur në jetë. Në fillim kjo ide m’u duk utopi, pasi edhe pse kisha qenë nxënës i mirë, në hartime nuk kisha patur prirje. Më pas reflektova. Do të shkruaja thjesht historinë time, ngjarje të vërteta, ku nuk duhej shumë frymëzim. Ndoshta një shkrimtar, këto ngjarje do të dinte t’i paraqiste, ashtu siç di një artist i vërtetë i penës. Ndërsa unë do t’i shkruaj, pa shumë përshkrime: shkurt, thjesht, nudo, ashtu siç kanë ndodhur.

Një diçka tjetër që më shtyu edhe më shumë të shkruaj këtë libër, ishte një intervistë në Tv Klan, të cilën e pashë në tetor të këtij viti, e drejtuar nga gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Nuk kërkova hakmarrje. Por nuk pata as drejtësi. Me anën e këtij libri, do t’i bëj të njohur opinionit publik shqiptar, rolin e individëve që kontribuuan në vuajtjet e mia e të familjes sime. Dhe sot, po vendos gishtin mbi këto “qenie”, jo për detyrën që ata kanë patur, por për mënyrën se si e kanë kryer atë. Shkrimin tim, do ta filloj me gjyshin, nga ana e mamasë, për të vazhduar me babanë tim, ku do të prek momentet më kyçe të jetës së tyre. Kjo do të ndihmojë lexuesin për të njohur prejardhjen time.

Më pas do të flas edhe për vete. Në këtë libër do të tregoj gjithashtu, edhe disa ngjarje, njëra më dramatike se tjetra, që ju kanë ndodhur njerëzve, të cilët kam patur nderin t’i njoh. Më vjen mirë që janë botuar mjaft libra, mbi vuajtjet dhe persekutimet e “armiqve të popullit” dhe familjeve të tyre nëpër kampe internimi dhe burgje, gjatë diktaturës komuniste. Kam mundur të lexoj disa nga këto vepra. Besoj që ky libër, në mënyrë modeste, do të kontribuojë për të njohur edhe më shumë metodat çnjerëzore të Sigurimit të Shtetit, mënyrën si krijonin akuzat dhe si shkatërronin persona dhe familje për të mbajtur popullin nën terror.

                                                                                              Autori

                                                                                         Dhjetor, 2022

                                                           Vijon nga numri i kaluar

KAPITULLI I DYTË

Kur isha në Spaç, më treguan një rast, edhe ai mjaft interesant, ku gjykata, edhe këtu ishte përpjekur të vinte nderin e vet. Në atë kohë, në kaushin e Degës së Korçës, ishte Rakua, një burrë i moshuar që kish punuar shofer. Një njeri i thjeshtë. Një ditë kishte dalë nga një lokal, ku kishte hedhur nja dy gota raki. Si duket pak i turbulluar, kishte shprehur me zë të lartë pakënaqësinë e tij.

E arrestojnë dhe pasi e mbajnë pak kohë në birucë, hetuesi i tij e dërgon në kaush, meqë nuk kishin çfarë të zbulonin nga një personazh i tillë. Ato ditë erdhi të vizitojë kaushin, shefi i Hetuesisë, Reshati. Pasi pa gjendjen në kaush dhe shkëmbeu dy-tre fjalë me të paraburgosurit, drejtohet nga Rakua, duke menduar se e kishin dënuar. – “Shtatë vite”, – i tha.

Por Rako, nuk kishte dalë ende në gjyq. Atëherë Reshati e kuptoi gabimin dhe me një të rrotulluar të shpejtë, doli. Të gjithë u mblodhën rreth Rakos dhe më ekspertët i thane, se shefi ta pret kostumin. Do të japin shtatë vite. Kur Rako doli në gjyq, idetë i kishte të qarta. Pyetjes së gjykatësit, për heshtjen e tij, iu përgjigj se; dënimi i tij ishte vendosur. Ai gjyq ishte kot. Do të dënohej me shtatë vite dhe këtë ia kishte thënë shefi. Në sallë, njerëzit filluan të murmurisnin. Trupi gjykues u tërhoq me shpejtësi. U kthyen në sallë pas disa orësh, deri sa u morën vesh me organet e Punëve të Brendshme.

Ta dënonin shtatë vite, dilte fjala e Rakos. Ti jepnin më shumë nuk ishte rasti. Atëherë e dënuan me 5 vite. Në kaush e përgëzuan për inteligjencën që tregoi. Rakon e njoha në Spaç. Ishte burrë i mirë, njeri i urtë. Më kujtohet në kohën e dimrit, kur së bashku me shumë bashkëvuajtës të moshuar, qëndronin në një qoshe, të mbrojtur nga era e të ftohtit, ndërmjet dyqanit dhe zyrës së llogarisë, ku në kohën e drekës kishte, për pak kohë, diell.

Pas vendimit të asaj seance, që mori trupi gjykues, salla u boshatis. Njëri nga policët, shkoi të interesohej për mjetin. Më afrohet prokurori dhe në mënyrë të sjellshme më propozoi, që në seancën tjetër, të pranoja akuzën. Se do të ishte për të mirën time dhe ai do të kërkonte, të më dënonin më pak. I qëndrova indiferent dhe nuk i ktheva përgjigje. Nuk e di si e mori qëndrimin tim.

Pas një jave, kur më nxorën përsëri, prokurori lexoi akt-akuzën me një zë të qetë, krejt ndryshe nga toni, që përdori herën e parë. Pas përgjigjes negative nga ana ime, për mospranim akuze, ai u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin, ashtu si në seancën e parë. Këtë radhë salla e gjyqit ishte plot, sa nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Në rreshtin e dytë, ishte mamaja me motrën, kurse në të parin, pashë një shokun tim të vegjëlisë, Petro Filin. Edhe sot më kujtohet keqardhja në sytë e tij, për atë që po vuaja në jetë. Ishte djali i një familje me shumë anëtarë, që kanë shprehur gjithmonë dashurinë dhe respektin për ne.

Gjatë zhvillimit të gjyqit u ngrit motra, e filloi të akuzojë dëshmitarët e rremë. Ndërhyri gjykatësi dhe e urdhëroi të ulet, por ajo vazhdoi akuzat. Atëherë ai e kërcënoi, në fillim me heqjen e fjalës, pastaj me urdhrin për ta nxjerrë nga salla e, më në fund, në qoftë se nuk do të pushonte, do ta dënonte me 15 ditë heqje lirie. Por Ivana, arriti t’i thotë, ato që kishte për të thënë. Mes të tjerave, i kish kërkuar trupit gjykues, që gjyqi të zhvillohej në fakultet. Aty ku të gjithë studentët e kursit, të shpreheshin për mua dhe për këta shpifës, që po më dilnin dëshmitarë, e të sqarohej, se çfarë lidhje kishin me mua.

E shkreta motër, mori fjalën të më mbronte duke rrezikuar edhe burgun. Por fati im, ishte vendosur. Më pas prokurori lexoi pretencën, ku kërkonte 7 vite heqje lirie dhe 5 vite heqje të drejte elektorale. Pas pyetjes së gjykatësit, ; ”çfarë kërkoja” dhe me përgjigjen time, “drejtësi”, edhe kjo seancë u mbyll.

Më rikthyen në sallën e gjyqit, pas dy ditësh. Kur gjykatësi lexoi vendimin, teksti ishte fjalë për fjalë, ashtu si edhe pretenca. E vetmja shtesë ishte, që; “nuk nguroja të provokoja dëshmitarët”. Gjatë gjyqit, i kisha vënë në dukje njërës prej dëshmitareve, se akuzat që më bënte, nuk ishin të njëjta me ato të shoqes së saj, që ia kishte transmetuar.

Në datën 15 prill 1977, më dënuan ashtu siç ishte vendosur, me 7 vite burg dhe 5 vite heqje të drejte elektorale, sipas nenit 73/1, për agjitacion e propagandë. Pas vendimit, më vunë hekurat dhe i rrethuar nga policët, po më çonin në drejtim të “Gaz”-it. Kur po zbrisnim shkallët e gjykatës, që ishin mbushur plot e përplot, më kujtohet pamja e mamasë, me flokët e prishura nga era.

Çau turmën dhe më doli përpara, duke m’u drejtuar me një zë të fortë: – “S’ka gjë bir! Rëndësi ka që jemi të ndershëm”. Në këtë çast, një nga policët e largoi dhe ne vazhduam drejt makinës. Këto fjalë të mamasë, më dhanë forcë. Në atë çast, nuk ishte e lehtë, për një të ri 23 vjeçar, të mendonte se 7 vite të rinisë, nga më të bukurat e jetës, do t’i kalonte në burg!

Të nesërmen më lajmëruan, se mamaja kishte kërkuar për të bërë apel, në Gjykatën e Lartë. Megjithëse unë nuk isha dakord, pranova, për të mos i thyer zemrën e plagosur. Më çuan edhe një herë në gjykatë, në një zyrë administrate, ku një nga sekretaret përgatiti apelin.

Kjo kërkesë bëri që deri sa të vinte përgjigja, të vazhdonin të më mbanin në birucë dhe të mos më takonin me familjen. Pas vendimit të gjykatës, më lanë të qetë. Askush nuk vinte më, të më çante dërrasat. Hetuesia kishte mbaruar, unë isha dënuar, drejtësia kishte triumfuar.

Një mëngjes hapet dera e birucës dhe më fusin një burrë të moshuar. Kishte tiparet e ngjashme, me artistin francez, Zhan Gaben. Më kujtohet filmi “Të Mjerët”, ku luante rolin e Zhan Valzhanit, sipas romanit me të njëjtin titull, të Viktor Hygoit. Quhej Andrea. Kishte punuar te magazinat e bulmetit. Me të, më lanë rreth tre-katër javë. Ishte njeri i mirë. E kishte njohur edhe babanë tim.

Në shoqëri me të, kohën e kaloja “shumë mirë”. Më tregonte mjaft episode të jetës së tij. I vinte për dore të gatuante. Gjë që e kishte mësuar kur në moshë të re, kishte punuar me një kuzhinier armen. Në kohën e Luftës, kishte qenë partizan. Për një kohë të gjatë, kishte punuar si magazinier te bulmeti, ku e kishte kaluar shumë bukur, në shoqërinë e një kolegu që quhej Kita, që edhe atë e kishin arrestuar. Në fillim, akuza për ta ishte shumë e rëndë: sabotim.

Më pas u kthye: për dëmtim të pasurisë socialiste. Akuza mbështetej në mungesën e vozave bosh, në inventarin e bërë. Vlerën e tyre, e kishin llogaritur shumë të lartë. Ashtu si çdo gjë tjetër që del jashtë përdorimit, edhe këto voze druri kishin jetëgjatësinë e tyre. Gabimi i magazinierëve, ishte që gjatë këtyre viteve, këto voze gjysmë të kalbura, jo vetëm që nuk i kishin bërë dalje, por edhe nuk gjendeshin më. Në periudhën e dimrit, ishin përdorur për t’u ngrohur.

Kita kishte qenë njeri i shoqërisë, i muhabetit dhe i shakasë. Sigurimi donte ta dënonte edhe për agjitacion e propagandë. Hetusia bëri të pamundurën për të bindur Andrean, për t’i dalë dëshmitar kolegut të tij, duke i premtuar që do t’i jepnin një dënim të vogël, dy-tre vite, maksimumi. Por nuk patën sukses, sepse patën të bënin me një njeri të ndershëm. Në atë kohë, Andrea dhe shoku i tij, ishin në prag të gjyqit. I dënuan rëndë.

Një mëngjes, hapet dera e birucës dhe përpara qëndronte shefi i hetuesisë, me një person trupmadh, që na u paraqit se ishte kryetari i Degës. Ai donte të dinte për konditat ku jetonim. Që të dy i thamë, se nuk kishim ndonjë kërkesë. Pas nesh u hap porta ngjitur. Në zonën e birucave ishte qetësi e madhe dhe zhurma më e vogël, dëgjohej. Shpesh për të thyer monotoninë, kur vinin policët për të dhënë vaktet, afroheshim te dera, për të dëgjuar zërat e tyre. Kështu bëmë edhe këtë radhë. Pasi kryetari bëri pyetjen standard, nga brenda qelisë, erdhi një zë i dobët, që siç dukej ankohej për diçka. Menjëherë ndërhyri Reshati, duke iu drejtuar eprorit: – “Shoku kryetar, çfarë kërkon ky? Mos do ndonjë dhomë turizmi”?!

Pas këtyre fjalëve, dera e qelisë u mbyll dhe ata u drejtuan në një tjetër birucë. Edhe në këtë rast, çfarë hipokrizie! Nga njëra anë pyesnin, nëse kishe ndonjë nevojë për gjë, dhe nga ana tjetër të tallnin.

Andrea më tregoi që, një periudhë kishte qenë me një fshatar nga zonat e thella të malësive të Korçës, të cilin e kishin akuzuar për agjitacion e propagandë. Mehmet, quhej viktima. Një natë më parë, kishte bërë roje në zbor. Ditën tjetër, pas drekës, dy bashkëfshatarë të tij, i kërkojnë që t’i zëvendësoje në shërbimin e natës, pasi kishin një dasmë në fshat.

Mehmeti nuk pranoi, meqenëse natën e kaluar, e kishte kaluar pa gjumë dhe këtë natë, donte të pushonte. Kur e panë se nuk e bindën dot, njëri prej tyre e provokoi, duke i thënë se ai; po te mos bënte këtë shërbim, nuk e donte partine dhe Enverin.– “Më lini të qetë, mos më çani kokën”, – ishte përgjigja e Mehmetit.

Këta, të nxehur që nuk do të ishin në dasmë, e akuzuan te oficeri i rojës së repartit. Oficeri, një copë injoranti, e kishte lidhur Mehmetin me tel dhe me makinën e repartit, e kishte çuar në Degën e Korçës. Akuza se ka sharë partinë dhe Enverin, e bëri që të shkretin ta plasin brenda, edhe pse u përpoq të shpjegonte, se nuk kishte asnjë faj. Për akuza të kësaj natyre, në atë kohë nuk pranonin asnjë justifikim.

Menjëherë ishin kërkuar të dhëna nga kryetari i kooperativës së bashkuar. Në ato zona të thella, fshatrat ishin të vegjël dhe për këtë i kishin bashkuar. Kryetari i Kooperativës të Bashkuar, nuk e njihte Mehmetin, por kur mori vesh se ish te i akuzuar për agjitacion-propagandë, i vuri origjinën e kulakut dhe ballistit. Ky dokument përfundimisht, vendosi fatin e Mehmetit.

Në gjyq kishin thirrur kryetarin i Këshillit Popullor të fshatit, që e njihte mirë bashkëfshatarin dhe familjen e tij. Gjatë dëshmisë para trupit gjykues, doli një e vërtetë tjetër. Familja e Mehmetit, jo vetëm që nuk kishte qenë kulake dhe balliste, por kishte patur dajën dëshmor dhe vëllanë partizan. Ishte e vërtetë, që nuk punonte rregullisht në kooperativë, por e kishin lënë të lirë, si nevojtar që ishte.

Kishte një qerre me kalamaj. Kështu ai që në mëngjes merrte çekanin dhe mistrinë, herë një mur, herë një çati o gardh, nga një fshat në një tjetër, e në darkë u çonte fëmijëve pllakën e bukës. Më pas kur e pyeti gjykatësi, ai deklaroi, se të dy dëshmitarët atë natë, kishin patur dasmën e një nipit të tyre. Kjo vërtetonte atë, çfarë thoshte Mehmeti.

Por edhe në këtë rast drejtësia nuk funksionoi. Mehmetin e dënuan me tre vite burg. Një tjetër të pafajshëm, do ta ndanin nga familja, do ta privonin nga liria. E takova në Spaç. Ishte një burrë i urtë. Me vinte keq kur mendoja për familjen e tij të shumtë në varfëri, për ata fëmijë, që në darkë prisnin babanë e tyre, t’u shpinte pllakën e bukës.

Tani do të flas pak për policët, që shërbenin në birucat. Komandant ishte një polic i hollë, i gjatë, me një fytyrë shumë të zbehtë. Dukej sikur gjithë jetën e tij, nuk kishte parë diell. Megjithëse nuk ishte i vjetër në moshë, fytyrën e kishte gjithë rrudha. Quhej Haxhi, por të gjithë e thërrisnin Xhike. Një tjetër polic, ishte Kozmai (Kozi), një burrë me një fytyrë shumë serioze, por që sillej mirë, me të burgosurit.

Ishte ai, që më vuri hekurat e më çoi në birucë, ditën që Irakliu urdhëroi arrestimin tim. Rexhepi (Xhepi), ishte më i vjetri në moshë nga të gjithë, me ca sy të butë bojë qielli. Kur isha në kaush, iu drejtohej xhepistëve me këshilla, për t’u vënë në rrugë të drejtë, njësoj sikur të ishin fëmijët e tij. Edhe Nevzati, ishte njeri i mirë dhe kur dilnim nga kaushi për të kryer veprimet, shumë nga çunat i mblidheshin rrotull dhe bënin shaka.

Qemali ishte trupvogël dhe shumë shpirt keq. Pjesën tjetër të organikës, e plotësonin djem të rinj, që bënin shërbimin e detyruar ushtarak, në polici. Këta të fundit bënin roje me turne, gjithmonë të mbyllur në korridorin e madh, në mes të birucave. Zakonisht policët e vjetër, rrallëherë bënin shërbim 8 orësh. Ata ishin të impenjuar gjatë kohës, kur servireshin vaktet dhe shkohej në banjë, për të na shoqëruar në hetuesi e, gjatë proçesit gjyqësor. Në këtë të fundit, bënin pjesë dhe policë të rinj.

Më kujtohet që herën e dytë, kur më çuan në gjyq, më shoqëronte Qemali. Pasi ishte dhënë pretenca dhe salla ishte boshatisur, Qemali më afrohet dhe më thotë, se; unë studenti, i kisha pak 7 vite të prokurorit, duke “uruar”, që gjykatësi të m’i shtonte. Ndërsa herën e tretë, kur u dha vendimi, më shoqëroi Rexhepi. Pas dënimit, kur polici i ri shkoi për t’u interesuar për mjetin, Rexhepi më shprehu keqardhjen se, “ishin shumë vite“.

Për gati 8 muaj, që më mbajtën në birucë, nuk m’u dha mundësia për të dalë në ajrim. Ajrimi im, ishte ai korridori i brendshëm, ku në njërën anë ishin dy banja, kuptohet pa dyer, ku qëndronim për pak minuta, për nevojat fiziologjike. Ajo që vura rè, ishte se policëve, nuk iu interesonte, nëse akuzoheshe për arsye politike, apo ordinere. Për ata ishte e rëndësishme, që koha e ngrënies së ushqimit, e sidomos ajo e WC-së, të ishin sa më të shpejta, në mënyrë që të largoheshin sa më shpejt, nga ai ambient i rëndë.

Ndonjëherë dëgjohej zëri i Xhikes, që i bërtiste dikujt që vonohej në banjë. Ne të birucave, na nxirrnin me radhë. Kur mbaronte njëra, hapej dera e tjetrës, pasi personat e birucave të ndryshme, nuk duhet të shiheshin me njëri-tjetrin. Unë gjatë atyre muajve, vija veshin te dera, se mos dëgjoja zërin e babait. Shpesh iu hidhja një sy këpucëve, që ishin para portave të birucave. Por ishte e kotë, pasi në raste të tilla familjarët, i ndanin në birucat e pallacinave të ndryshme. Pasi mbaronin me ne, nxirrnin kaushët.

Në këtë bllok, kishte dy kaushë. Çdo kaush kishte rreth 15-20 vetë. Pjesa më e madhe, ishin ordinerë, por aty fusnin edhe politikë, që kishin marrë dënimin përfundimtar. Në ato çaste, fillonte një zhurmë e madhe, sikur të ishe në një pazar. Edhe policët, qeshnin e ngacmonin me shakara çunat e rinj (pjesa më e madhe e tyre, ishin hajdutë xhepash). Në përgjithësi këta policë të vjetër, silleshin mirë me të gjithë. Edhe unë nuk pata probleme. Veprimet në banjë i kryeja shpejt dhe kështu nuk pata konflikte me policinë.

Ushqimin na e jepnin në pjata plastike. Këto pjata ishin të përshkruara nga gërvishtje të panumërta. Anët e tyre ishin ngjyrosur, nga salca e domates. Bashkë me pjatën na jepnin edhe nga një lugë alumini. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 22 Gusht 2024

Next Post

“Shqipëria e gjorë, ka rënë në dorë të një përbindëshi, tinëzar, hakmarrës, egoist megaloman, kumarxhi, gënjeshtar që, kur studioi jashtë, mbeti kabareve dhe fëlliqi botën me...”/ Letra për Musine Kokalarin

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944

“Shqipëria e gjorë, ka rënë në dorë të një përbindëshi, tinëzar, hakmarrës, egoist megaloman, kumarxhi, gënjeshtar që, kur studioi jashtë, mbeti kabareve dhe fëlliqi botën me...”/ Letra për Musine Kokalarin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!