• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas
“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.
Quo vadis Kosovë! “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!
“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas
Përfshirja e NATO-s, në konfliktet në ish-Jugosllavi
Intensifikimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë

Nga Mehmet PRISHTINA

              “ESKADRONËT E VDEKJES”, NJË VEPËR QË GËRRYEN NDËRGJEGJEN E VRARË SERBE

Memorie.al/ Bardhyl Mahmuti del në terrenin serb dhe atje gërmon të vërtetën mbi krimet e kryera në Kosovë, nga ana e “eskadronëve të vdekjes”. Atje zbulon, përmes gojës së vet pjesëtarëve të formacioneve ushtarake e policore serbe, që kishin qenë dëshmitarë të masakrave, por edhe të intelektualëve e gazetarëve serbë, se lajmi mbi të vërtetën ishte viktima e parë e çdo lufte, por për të vërtetën duhej luftuar me mjetet që i ofron kurajoja njerëzore. Jo çdo kush mund të luftoj për të vërtetën, andaj edhe ky roman, duke vendosur në qendër të rrëfimit një gazetar serb, ka dashur të inkurajoj shoqërinë serbe, që të jetë më e zëshme në denoncimin e krimeve që i kishin kryer bashkëvendësit e tyre.

Romani “ESKADRONËT E VDEKJES” (Kronikë e një kasaphane), i autorit Bardhyl Mahmuti, është një vepër që flet për dy anët e tmerrit në Kosovë – në njërën anë tregohet egërsia e anës jonjerëzore të forcave pushtuese serbe, kurse në anën tjetër, nxirret në shesh ndërgjegjja dhe humania e segmenteve të caktuara të shoqërisë serbe (disa gazetarëve, ushtarëve, veprimtarëve etj.) për të dëshmuar mbi të vërtetën e krimeve që kanë kryer forcat ushtarake e policore serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

Në qendër të fabulës së romanit është gazetari Mifi L., që është edhe rrëfyesi kryesor në vetën e parë, përmes të cilit shpalosen nëntë rrathët e ferrit dantesk, aq pjesë sa ka edhe romani, nëpër të cilët kishte kaluar ai dhe bashkëmendimtarët e tij.

Në letërsinë shqipe, romani “ESKADRONËT E VDEKJES” (Kronikë e një kasaphane), i autorit Bardhyl Mahmuti i shtohet atyre pak veprave artistike që me kaq plasticitet ka zbërthyer natyrën e brendshme të njeriut, përballë egërsisë që e rrethon, madje edhe atëherë kur ajo egërsi vjen edhe nga njerëzit e një kombi. E veçanta e kësaj vepre, qëndron në dokumentaritetin e ngjarjeve të ndërthurura mjeshtërisht sipas një arkitekture të menduar mirë letrare, ku personazhet dhe ngjarjet kanë një marrëdhënie reale me botën përreth.

Gazetari Mifi L., jo vetëm që është dëshmitar i shumë tmerreve që kishin ndodhur në Kosovë, por ai bëhet edhe protagonist e një kalvari të mundimshëm që përjeton ai, si pasojë e qëndrimeve të drejta profesionale e humane, kundrejt fshehjes së krimeve që mundoheshin ta bëjnë autoritetet politike, ushtarake e policore të Serbisë. Ai kishte botuar dhjetëra shkrime, sidomos në mediat ndërkombëtare, përmes të cilëve denonconte hapur dimensionet shtazarake të krimeve serbe në Kosovë.

Fabula e romani është ndërtuar pikërisht mbi këtë temë dhe për ta lehtësuar komunikimin me ngjarjet dhe personazhet, autori ka zgjedhur rrëfimin në vetën e parë, i cili realizohet përmes gojës së vet gazetarit Mifi L., i cili përpos që shpalos dëshmitë e ushtarëve serbë, që kishin marrë pjesë në krimet në Kosovë, ai nxjerr në pah pasojat e kësaj dëshmie që përjetoi në formë torturash të tmerrshme që ia kishin shkaktuar oficerët e “Beretave të Kuqe”, në një vilë malore në afërsi të Vranjës (në fshatin Bela Voda).

Kjo për faktin se gazetari Mifi L., kishte shkruar pikërisht për monstruozitetet e këtij formacioni paramilitar, i cili ndonëse vepronte në kuadër të forcave të rregullta serbe, shquhej për aksione tepër të egra e barbare ndaj civilëve shqiptarë, ku nuk kurseheshin as foshnjet, as gratë shtatzëna, as pleqtë, të cilët ose përfundonin në bajonetat e “Beretave të Kuqe” , ose bëheshin shkrumb e hi trupat e tyre.

Gazetari Mifi L., në shkrimet e tij kishte publikuar edhe dëshmi mbi djegin e e kufomave në shkritoren e aluminit në Maçkatica të komunës së Surdulicës, por edhe në shkritore të tjera në Serbi e Kosovë. Djegien e kufomave, në këto shkritore, siç e mësojmë në roman, e kishin kryer “Beretat e kuqe”, formacion ky që më vonë u fuzionua dhe u transferua në një njësit të posaçëm në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Të shkruhej për gjithë këto krime, ishte guxim dhe kurajo e madhe, por ishte edhe një sprovë e madhe morale për t’u ballafaquar me vdekjen, qoftë edhe atëherë kur gazetari Mifi L., refuzon kategorikisht të përgënjeshtroj ato që kishte shkruar, si kusht për t’u liruar nga ndjekja penale, që nënkuptonte dhjetëra vite burg.

Fshehja e gjurmëve të krimeve në Kosovë, përbënte një prej shtyllave kryesore të doktrinës fashizoide të Serbisë, por një përpjekje e tillë ishte treguar e pasuksesshme, sepse ishin organizatat ndërkombëtare dhe gazetarët e guximshëm, si Mifi L., që e kishin denoncuar këtë doktrinë. Për të ilustruar këtë, autori sjell edhe një reagim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila përmes Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm të kësaj gjykate, Grejham Blluit, demaskonte përpjekjet e Serbisë për të fshehur gjurmët e krimeve:

“Dëshmitë për ekzistencën e planit dhe të qëllimit për asgjësimin e gjurmëve të krimeve të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë, janë dëshmi e ekzistencës paraprake të planit dhe të qëllimit për t’i kryer këto krime”, thuhej në reagimin e Gjykatës Peknale Ndërkombëtare, për ish-Jugosllavinë. Ky ishte krimi i dyfish që bënte Serbia, duke zhvarrosur trupat e shqiptarëve të vrarë dhe duke varrosur në varreza masive në Serbi.

Por romani i Bardhyl Mahmutit, na mëson se gjaku i viktimave të pafajshme, nuk mund të fshihet aq lehtë, siç kishin menduar ideatorët e holokaustit serb. E gjithë fabula e kësaj vepre është e thurur mbi këtë bosht tematik. Përkundër masave kamufluese që kishte ndërmarrë regjimi i Millosheviqit serb, e vërteta për krimet serbe megjithatë nuk mund të mbahej e izoluar, e aq më pak e pa publikuar. Kjo e vërtetë del nga dheu, atë nuk mund ta mbaj toka, por edhe shumë puse, të mbushur me viktima, që e kishin pasur të ndaluar të jetojnë, sepse kështu ishte planifikuar nga strategët e vdekjes në Beograd. Të gjitha këto quheshin “spastrim i vend-luftimeve”.

Në këtë roman shohim, se të vërtetën mbi krimin nuk e mban dheu, por e nxjerr mbi sipërfaqe. Kjo e vërtetë flet me gojën e atyre që ndërgjegjja i vret për tmerret që kishin shkaktuar në Kosovë. Janë disa personazhe, që flasin në cilësinë e pjesëmarrësve në krimet e luftës në Kosovës, siç është Rade, një ushtar që kishte luftuar në Kosovë, i cili në pamundësi për të bartur peshën e fajit mbi atë që kishte ndodhur në Kosovë, ishte bërë vetëvrasës. Në një komunikim me gazetarin Mifi L., këtij të fundit i kishte treguar për një bashkëbisedim që kishte pasur me psikiatrin e tij:

“…të vrarët më rrinë pezull në shpirt. Sidomos ata që i kemi zhvarrosur, të cilëve ua kemi tretur eshtrat dhe i kemi lënë pa varr. E di se çfarë më tha ajo shtazë e gjallë? Të vuash për të vdekurit është e pakuptimtë, prandaj hiqe mendjen prej tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët!… Nuk munda ta duroja më tepër! U ngrita nga karrigia dhe, para se t’ia përplasja derën, i thashë se ata nuk kanë vdekur, por i kemi vrarë në shtëpitë e tyre”!

Në roman shpaloset edhe një dimension tjetër i strategjisë pushtuese të Serbisë, e cila ishte intensifikuar përmes një lufte të pistë dezinformuese. Këtë e kuptojmë edhe nga rrëfimet e vet ushtarëve që kishin marrë pjesë në krime, por pa e ditur të vërtetën se çka kishte ndodhur. Atyre iu kishin thënë se “terroristët shqiptarë”, kishin masakruar gra e fëmijë serbë dhe të nxitur nga etja për hakmarrje, ata iu kishin vërsulur vendbanimeve shqiptare në Kosovë, ku kishin kryer krimet më monstruoze.

Për të shpjeguar efektet e kësaj lufte të pistë dezinformuese, autori sjell rrëfimin e një ushtari serb, që kishte qenë në njësitin tankist, si pararojë e masakrave që i kishin kryer forcat ushtarake e policore serbe, nëpër shtëpitë e shqiptarëve.

“Megjithatë, unë godisja pareshtur me tank në drejtim të fshatrave shqiptare, sepse më ishte thënë që civilët ishin larguar dhe se në shtëpi kishte vetëm terroristë, që kishin vrarë dhe djegur civilë serbë…! Më vonë kuptova të vërtetën…”! Dhe e vërteta ishte tepër e vrazhdë, sepse ajo po kamuflohej për të krijuar alibinë e masakrave, ndonëse ushtarët serbë më vonë e kishin kuptuar se kishin qenë të manipuluar, se cak i sulmeve të tyre nuk kishin qenë pjesëtarët e uni-formuar të UÇK-së, por civilët e pambrojtur shqiptarë.

Më vonë gjithashtu u kuptua se edhe masakrën në kafe-terinë “Panda” në Pejë, ku kishin mbetur të vrarë dhe të plagosur disa të rinj serbë, nuk e kishin kryer shqiptarët, por pjesëtarët e “Beretave të Kuqe”, me urdhër nga lart. Më vonë, siç e mësojmë nga ky roman, u kuptua se edhe bombat që hidheshin mbi kolonat e civilëve që po iknin, por edhe mbi burgun e Dubravës, nuk vinin nga avionët e NATO-s, siç ishte thënë në kuzhina propagandistike të Beogradit, por nga avionët serbë, të cilët ishin të strehuar në aeroportin e nëndheshëm të Goleshit.

Bardhyl Mahmuti del në terrenin serb dhe atje gërmon të vërtetën mbi krimet e kryera në Kosovë nga ana e “eskadronëve të vdekjes”. Atje zbulon, përmes gojës së vet pjesëtarëve të formacioneve ushtarake e policore serbe, që kishin qenë dëshmitarë të masakrave, por edhe të intelektualëve e gazetarëve serbë, se lajmi mbi të vërtetën ishte viktima e parë e çdo lufte, por për të vërtetën duhej luftuar me mjetet që i ofron kurajoja njerëzore.

Jo çdo kush mund të luftoj për të vërtetën, andaj edhe ky roman, duke vendosur në qendër të rrëfimit një gazetar serb, ka dashur të inkurajoj shoqërinë serbe, që të jetë më e zëshme në denoncimin e krimeve që i kishin kryer bashkëvendësit e tyre. Dhe kjo, besoj që do ta ketë efektin më të madh, nëse ky roman përkthehet në gjuhën serbe, sepse ai i dedikohet pikërisht serbëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë që të mësojnë të vërtetën lakuriqe që ka ndodhur. Serbët kanë nevojë të ballafaqohen me të keqen që e kanë në mesin e tyre dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse shumica prej tyre ,e ndjek shembullin e gazetarit Mifi L. dhe disa kolegëve të tij. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën...”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

Next Post

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse...”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

Artikuj të ngjashëm

“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 18, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

June 16, 2025
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

June 16, 2025
“Kur mbi trupin e saj ranë breshëritë e para të skuadrës së pushkatimit, Ramize Ggjebrea, tha…”/ Dëshmitë e panjohura për ekzekutimin e partizanes, të akuzuar për “dashuri të ndaluar”…!
Dossier

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe…”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

June 15, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Kishte njerëz që kaluan një hetuesi të fortë, tepër të vështirë, por në kamp apo burg, nisën të squllen e, u bënë të këqij, spiunë etj., pasi trishtimi, uria, vuajtjet dhe…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

June 15, 2025
Next Post
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse...”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme