• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Gazeta ‘Dielli’ në Boston: “Një zagar n’Itali, laro i Fan Nolit, Peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”/ Shkrimi i vitit 1926

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një shkrim të panjohur të botuar në gazetën “Dielli”, të Boston-it, organ i Shoqërisë Atdhetare e Patriotike “Vatra”, në datën 14 dhjetor të vitit 1926, me autor Fuat I. Babameto me origjinë nga Gjirokastra, i cili me tone shumë të ashpra, polemizon me një shkrim të publikuar më datën 10 nëntor të atij viti, në gazetën që botohej në Gjenevë të Zvicrës nga Fan Noli, duke e quajtur atë një “levere të Peshkopit Bolshevik” dhe autorin e saj që e ka nënshkruar me pseudonimin “W”, si: “i ç’nderçëm, i degjeneruar si njeri, i rritur me qumësht arixhofke, zagar i kasapëve” etj., etj. Shkrimi ku autori i saj, pasi tregon lidhur me studimet e tij të larta për Teologji në gjuhën arabishte dhe turqishte, duke treguar për formimin e tij dhe librat e tekstet e historisë, që kishte lexuar, merr në mbrojtje qeverisjen e Kryeministrit Ahmet Zogu dhe Faik Konicën, duke akuzuar qeverisjen e shkurtër të Peshkopit Fan Noli, me krimet e tyre që mbytën vendin në gjak dhe mungesën e rendit publik, ku hajdutët dhe kusarët, si Shuk Qeni, Sinan Azizi, Bilbilenjtë, Shemo Brahimi etj., çeta hajdutësh, vinin deri në Virua, duke marrë peng 12 veta, midis të cilëve Prefektin e dhe Kryepolicin e Gjirokastrës…!

                                           Shkrimi i gazetës “Dielli” në Boston nga Fuat Babameto

NJË ZAGAR N’ ITALI LEH, PO NUK KAFSHON

Gjithashtu mund të lexoni

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

Në lëveren të Peshkopit Bolshevik, që del në Genevë të Zvicrës, – No. 33 dhe datë 10 nëntor 1926, këndova vrerët dhe shkumbëzimet e një qeni të tërbuar. Ky i degjeneruar si njeri, i rritur me qumësht arixhofke q’është, nuk ka guximin të dalë në shesh të nderit, po – si njeri ç’ndershëm që është, – me emrin e tij, po mjafton me një “W” si pseudonim.

Ky zagar i kasapëve, kujton që neve të mos i nxjerrim në shesh të palarat dhe maskarallëqet e tij. Neve me këtë bukurosh kemi qenë në Stamboll, dhe gjetkë’ e gjetkë, kemi pasur korrespondencë, dhe shkrimet e tij dhe talentin e tij të shtypit ja kemi kënduar, dhe sido që fshihet me “Ë”, e kuptuam që është një krye udhëheqës i Iuqseq Kalladrem-it, I Chicheqchi Sokakut, dhe i Taksim-it. S’është çudi që të jetë dhe i dipllomuar edhe i Brusa Hotel-it.

Lustraxhiu nacionalist, nxirë fytyrën e tij me bojën e këpucëve, dhe barku i tij i mbushur me makarona pa të lyem, dhe me breshka, i dehur me verë nga Italia, kujton që goj e tij është grykë e Vezuvit dhe pend’ e tij, që është katart i vaporve. I pajisur me këto, ky bukurosh merr në dorë pendën “Hatrap”-e dhe ka paturpësinë të atakojë Presidentin Zogu, Faik Konitzën, dhe mua.

Këtu nuk do të i qortoj aspak lustraxhinjë nacionalistë për ataket që i bëjnë Presidentit, se shuplakat dhe dackat e Shk. Tij, j’ua zbritën gradën nga Asamblistë, në Lustraxhi, po do t’i përgjigjem për Faikun, për vete, dhe kurdo që të vij rasti, do t’ju përgjigjem e për regjimin e sotëm.

Unë morr lipcak, studimet e mija vërtet i bëra në gjuhën arabishte dhe turqishte po, dhe ti vetë e di fort mirë, se unë nuk kam ndenjur asnjë ditë në Medrese. Siç e dinë tërë shqiptarët, unë roje në Hafuz Pasha dhe jo në Medrese.

Unë mor palaço, historinë e kam studiuar vetiu dhe i kam kënduar këto histori: Ibn-i Haldum, Taberi, Revdhatul-ahbab, Musafal Tori Othmani dhe Islam, historinë’ e përgjithshme, historitë Shani Zade, Ali Sejdi, Abdurrahman Sheref, Murad, Ebul-faruk, Ahmed Refik, Xhevdet, dhe Iniklab-i qebirin te Francës, e kam studiuar më mirë se ty.

Këto, jo ti, po cilido që më ka njohur, nuk i mohon dot. Harrova t’ emëroj Qainat-in t’ Ahmed Midhat-it dhe Kamusl—alem-in të Sami Frashërit. Ti mor laro, si i diplomuar i Jusqeq Kalldremit, i Çiçeqi Sokak-ut, dhe i Taksim-it a i ke studiuar kaq volume të historisë?

Për të këshilluar shqiptarët që të mos bien viktima t’aventurierve si ty’ dhe të ustajt t’ënd, jo unë që kam një zotësi po, ka të drejtë çdo Shqiptar’ dhe mohim’ i një të drejte sociale që m’a jep çdo nom e logjik, është margaritar i larove si ty.

Bukuria me këto laro është që i japin të drejtë dhe një dhaskali të shkollave greke n”Egjypt, të bëhet Mbreti në Shqipëri, i japin të drejtë të vrasë dhe të rrjepë popullin shqiptar, një bostanxhiu të Makri – Qojt –se Ibrik Tepelinjtë atje, punojnë bostane – dhe Fuad Babametua q’ë është Shqiptar dhe nga Shqipëria brenda, Fuad Babametua që në çdo lëvizje ka marur pjesë – brenda dhe jashtë Shqipërisë – Fuadi që ka sakrifikuar çdo interes personal të mos flasë, dhe t’i lërë të lirë të shijnë në dëm të asaj Shqipërie, dhe të atij populli që Fuadi është përpjekur që njëzet vjet e lart, bravo lustraxhiu nacionalist.

Ujku i tërbuar nga Italia, me emrin “Ë”, na thotë se në regjimin faqe me nder të nacionalistëve nuk u – bë vëlla-vrasje dhe tortura e grabitje. Me këto fraza le të kuptoj se mbretëronte qetësi shembullore. Mirë mor lustraxhi Effendi, këto do t’i thuash ku të shkojnë.

Të pyes, mor palaço, kolltukët ti dhe shokët e tu, qysh i muarrt? A nuk i muarrt me një revolver q’i kushtoi, popullit mijra frymë, dhe qindra okë gjak? A nuk ish regjimi spiritual i Peshkopit kur muarrnë robër Prefektin e Gjirokastrës, Direktorin e Policisë, Hysni Babameton, Qazim Puton dhe të tjerë prej mbretit të maleve, Sulo Begës nga Progonati?

A nuk ishte regjimi juaj faqe me nder nacionalist q’u-muarr rrob i mjeri Avni Vehbi, dy çape lark nga zyrat qeveritare, dhe u mbyt me rrip të dufekut në vreshtat e Kakozit prej Mero Lamçes?

Pa më thuaj mor gogol i Nolit se në cilën qeverim kanë guxuar hajdutët, si Shuk Qeni, Sinan Azizi, Bilbilenjtë, Shemo Brahimi e të tjera çeta të vinë gjer në Virua dhe të marrin dymbëdhjetë robër, dhe në mes të tyre, të jetë Prefekt dhe Kryepolic, dhe më në fund të rrëmbejnë dhe skllav brenda në Gjirokastrë dhe dy çape larg qeveritare?/Memorie.al

                                         Fuat I. Babameto

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pse e ‘arrestova’ shokun tim të burgjeve në vitin 1993 dhe e dërgova të lidhur te ‘313’-ta, në një qeli me Ramiz Alinë, ku ata u …”/ Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut

Next Post

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke dhe fqinjët tanë duan ta paraqesin si krijim i Turqisë, por ajo ishte shqiptare, sepse…”/ Shkrimi i panjohur i Mit’hat Frashërit, në 1928-ën

Artikuj të ngjashëm

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
Next Post
Prizren,_group_photo,_1878

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke dhe fqinjët tanë duan ta paraqesin si krijim i Turqisë, por ajo ishte shqiptare, sepse…”/ Shkrimi i panjohur i Mit’hat Frashërit, në 1928-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!