Memorie.al publikon disa foto të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1988, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, i cili gjithashtu mbante edhe postin e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, morri pjesë në ceremonitë e zhvilluara në rrethin e Beratit dhe Skraparit, me rastin e 45 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë, që u zhvillua më datën 8 gusht të vitit 1944, në fshatin Helmës të Skraparit. Fotot e panjohura të ish – presidentit Alia, të cilat publikohen për herë të parë nga Memorie.al, ku ai ka dalë i shoqëruar nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Skraparit, Elmaz Puto, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit, Enver Naska, kryetari i Veteranëve të Luftës për rrethin e Skraparit, Bajram Radëshi, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Foto Çami, (ish-kuadër drejtues në Brigadën e VII-të Sulmues të formuar në rrethin e Skraparit në marsin e vitit 1943), Mehmet Elezi, sekretar i parë i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, djali i dytë i Enver Hoxhës, Sokoli me bashkëshorten Liljana, e deri te veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, familje dëshmorësh, punonjës dhe kooperativistë të dalluar, heronjë të punës socialiste, ushtarakë, pionerë të dalluar, etj. Imazhet e panjohura të ish-presidentit Alia, nga fusha e Lirzës ku u mbajt mitingu, tek kampingu me çadra për pjesëmarrësit e asaj feste, e deri tek ceremonitë dhe aktivitetet që u mbajtën me rastin e asaj feste në qytetin e Beratit, ku ai shoqërohej nga pjesa më e madhe e Byrosë Politike dhe qeverisë, si kryeministri Adil Çarçani, (ish-zv/komisar i Brigadës së VII-të Sulmuese), sekretarja e Komitetit Qendror, Lenka Çuko, ministri i Mbrojtjes Popullore, Prokop Murra, sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Manush Myftiu, ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Besnik Bekteshi, antarët e Byrosë Politike, Spiro Koleka dhe Pali Miska, sekretarja e parë e Komitetit të Partisë së rrethit të Beratit, Mine Guri, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe kryetar i Veteranëve të Luftës Antifashiste, Nacionalçlirimtare, Shefqet Peçi, sekretarët e Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Nezir Selimi e Dese Jako, etj.
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016