Memorie.al publikon foto të panjohura të familjeve hebreje të cilat, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore jetuan dhe u strehuan në Shqipëri.
Shumë prej këtyre familjeve, gjatë persekucionit nazist (i njohur ndryshe dhe si Holokausti) do të strehoheshin dhe mbroheshin nga familje të ndryshme shqiptare si Pengili, Shpuza, Mulleti, Ndregjoni, Balla, Veseli, Bicaku, Nosi, Zyma, etj.
Sipas statistikave dhe dokumenteve të kohës, vlen për tu përmendur që familjet shqiptare, mbajtën të fshehur afro 3500 hebrenj, burra, gra, pleq, dhe fëmijë në shtëpitë e tyre.
Pjesa dërrmuese e këtyre familjeve ishin përqendruar në qytetet kryesore të vendit si Shkodër, Krujë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë, dhe Gjirokastër.
Pas përfundimit të luftës, mjaft prej tyre do të zgjidhnin që të ikin në vendin e origjinës, në Izrael, dhe një pjesë e vogël qëndroi në Shqipëri. Ndërsa pas rënies së komunizmit, shumë nga pjesëtarët e këtyre familjeve hebre, do të riktheheshin për të takuar dhe falenderuar “Schindleret” shqiptarë, për ndihmesën e madhe që këta të fundit, ju dhanë në një nga epokat më të errëta të ekzistencës së këtij populli.
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016