• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan një memorandum Kancelarive të Perëndimit
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Te familja e kapedanit të Mirditës, Prenkë Bib Doda, takova fratin françeskan Gjergj Fishta, i cili u shkreh me rreptësi, kundër barbarizmave të malazezëve…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Pasi e dënuan me vdekje, unë së bashku me hallën, time, motrën e Lefit, Polikseni Dodbiba, shkuam e takuam në burg dhe ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Lef Nosit
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Gjin Musa

Memorie.al / Përgatitja e specialistëve në fusha të ndryshme të dijes, të artit, të kulturës etj., për probleme të veçanta, asht një nevojë, një dobi e, në të njajtën kohë, një mungesë që lypë të mendojmë. Në enciklopedinë e kulturës shqiptare, zani “Mjeda” e ka gjetë specialistin e vet, studiuesin Mentor Quku, i cili për tridhjetë vjet rresht, ndër arkiva e biblioteka, ndër seminare e aula leksionesh, ndër ambiente shoqnore e njerëz të veçantë, brenda e jashtë vendit, ka kërkue, zbulue, hulumtue e grumbullue dijet e njohunitë për Mjedën e, si një kalamitë e fuqishme i ka thithë këto dije, si një bletë e zellshme ka përpunue landën e tyne ushquese, e si një bimë e shëndetshme ka lidhë frutin, frutin e mundit, djersës, sakrificës tridhjetëvjeçare e na ka dhanë veprën e vet “Mjeda” në 7 vëllime, tue na paraqitë Mjedën si njeri me karakter, si poet lirik i formuem, si dijetar shumëdimensional.

Pra, si një kulm arti e si një dijetar thellësishë. Por, si thotë Shantoja: “Horizontet e mëdha nuk rrokën me një shikim”, edhe Mentori ynë na ka dhanë shtatë vëllime Mjediane; theksoj: një Mjedë në shtatë vëllime, tue davaritë shtëllunga të zeza reshë të socializmit jo realist, tue kthjelltësue tymtajë keqinterpretimesh e miratimesh malinje, për të na ndriçue këtë personalitet të kulturës shqiptare.

Mjeda 1 (1866-1888) Rinia.
Mjeda 2 (1888-1889) Albanologu.
Mjeda 3 (1899-1912) Atdheu
Mjeda 4 (1912-1925) Politikani
Mjeda 5 (1925-1937) Pleqëria
Mjeda 6 Bibliografi
Mjeda 7 Bashkëkohësit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës  

(Paraqet Mjedën në kujtimet e bashkëkohësve. Për idenë origjinale, asht një vepër e parë e llojit në letrat shqipe). Në tre vëllime tjera (8-10), autori do me permbledhë krijimtarinë e plotë të Mjedës. Pra, një vepër gjanësisht e imtësisht e dokumentueme: nuk ka harrue asnjë shkrim a indikacion, që mund të jetë i dobishëm me njohtë a me kuptue Mjedën. Autori të ngjallë dëshirën, sidomos në këtë kohë korrigjimesh, të njohim ma mirë Mjedën, mbasi vepra nuk ka analizë klasore, as mllef partiak, as frymë paragjykimesh.

Ka ndonjëherë entuziazëm, por jo indoktrinim; ka ndonjëherë ekuivoke e përsëritje, por jo spekulim. Kështu, vepra me materialin e pasun e të larmishëm, me burimet e shkrueme e të dhanat gojore, me ngjarje e episode të reja, me dokumenta, fakte e kujtime, me ditare, intervista e letra, na rezulton si një vëllim që na ofron një kontribut të randësishëm, plot vlera njohëse e edukuese. Dhe na duhen këto vepra, për të ndërtue themele të reja në kulturën tonë kombëtare, për një formim të ri intelektual, ma objektiv, ma të drejtë, ma shkencor.

Për të studiue Mjedën, kemi, kryesisht, dy monografi: e, si studime zyrtare, Historinë e Letërsisë Shqipe dhe Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, monografi e studime tipike të politizueme që, pavarësisht, kanë edhe të dhana e analiza të mira, por përmbajnë gënjeshtra socialiste: pohime të pasakta e të gabueme, keqkuptime e shtrembënime tendencioze e spekuluese, shkrue pa shumë edukatë që krijojnë dangë në ndërgjegjen e letrave socialiste. Mbas këtyne studimeve, parë në kandveshtrim të ri e vlerësim kritik, vepra që po recensojmë na paraqitet ma e pasun në material faktues e informues, herë edhe analizues e interpretues, ma e plotë, ma leale, ma e pastër, pse e shkrueme, si do thonte Kuteli, “pa dhunë e përdhunë”, por me sens e buon sens.

Kështu, jeta si student e veprimtaria e tij para se me kthye në atdhe, asht ndriçue me të dhana të reja; ndonjë koment i keqinterpretuem nga kritika socialiste asht dritësue e ma afër së vërtetës e, jo si shprehet kritika marksiste-leniniste se “mjedisi jezuit është një burg dhe jeta që bëhet aty, është një jetë e ndrydhur, e padurueshme, shtypëse, skllavëruese, sfilitëse”.

Te vepra e Mentorit na njohim e shijojmë portretin e vërtetë të Mjedës: meshtar i mirë, patriot i flaktë, gjuhëtar i vlertë, dijetar i shquem. Marrëdhaniet Mjeda-jezuitët, Doçi-Mjeda, Mjeda-Fishtë, janë paraqitë në një fokus të ri: pa shpifjet socialiste, pa thashethemet e pabaza e pa keqinterpretimet e qellimshme, por ma drejtë, ma qartë, ma të dokumentueme. Pra, një Mjedë jo i sulmuar “nga një rrymë e tërë klerikale, rrënjët e së cilës duhen parë në Vatikan”, a si thoshte Enver Hoxha: “i neveritur, dënuar dhe persekutuar nga Vatikani dhe agjentët e tij”.

I dhanun mbas Mjedës, autori enntuziazmohet e shkruen: “Mjeda krijoi shoqëritë ‘Agimi’, ‘Bogdani’, ‘Shën Jeronimi’”. Në të vërtetë, shoqnitë “Agimi” e “Shën Jeronimi”, i ka krijue Imzot Mjeda, i cili dihet se hapi shkolla, themeloi shoqni, pruni shtypshkrojë në Shkodër, krijoi Grupin politik “Ora e maleve”, studioi e botoi për kanunin e shkroi poezi fetare, publikoi gazeta e revista, ndihmoi autorë të ndryshme për botime, organizoi shfaqje. Pra zhvilloi veprimtari shoqnore të pasun e të larmishme. Ndërsa shoqninë “Bogdani” e themeloi një grup të rijsh me Atin jezuit Gjenovicin. Në arkivëzën time ruej dosjen e dokumentave të kësaj shoqnie (mbasi im at ka qenë ndër themeluesit kryesor).

“Bogdani” u themelue me 23.11.1919 në prani të Padër Gjenovicit, i cili i fali disa libra për bibliotekë dhe botimin e parë të veprës së Imzot Bogdanit, ndërsa në listën e anëtarëve të shoqnisë që ruej unë, Dom Ndre Mjeda asht regjistrue si anëtar nderi, më 30.11.1923 e në pasqyrën përmbledhëse të llogarive, shënohet se i ka dhurue shoqnisë 20 florij. “Rrallë ka ardhë në mbledhje e, ma rrallë ka diskutue, – më thonte im at. – Ndryshe Fishta. Ai ka bashkëpunue me shoqninë tonë”.

Historianë, historianë të arsimit dhe artikujshkrues, pohohet edhe nga autori ynë, kanë shkrue se shkollën e Iballes e hapi Ndre Mjeda, në fakt, me gjithë kontributin e dhanë, atë shkollë e ka hapë Imzot Lazër Mjeda me subvencione protektuese. Edhe për shkollën e Prizrendit, shkruejnë se e ka hapë Mati Logoreci, në fakt, e ka hapë, ma saktë rihapë, Imzot Logoreci, ndersa Matia ka qenë mësuesi (i parë). Meqë vepra asht ende në proçes, nuk mund të shprehemi, por po baj një saktësim.

Autori shkruen: “…për seminaret jezuite, Mjeda është i vetëdijshëm për arsimin perfekt që merr aty”. E, ma poshtë: “Mjeda e perjetoi kurbetin si pasojë e dëshirës së tij për t’u arsimuar në Shoqërinë e Jezuitëve”. Saktësoi: Jo “për t’u arsimuar”, por për thirrjen e tij të mbrendshme meshtarake e, pastaj për misionin e tij meshtarak, që në fakt e vazhdoi deri në vdekje. Përndryshe, do të ishte një gënjeshtër nga ana e Mjedës, një hipokrizi.

Vetë autori pohon një të vërtetë më poshtë: “Mjeda ishte fetar i bindun dhe klerik i vendosur”. Çka do të thotë: Mjeda e kishte thirrjen e mbrendshme dhe e realizonte misionin meshtarak. E, si shkruen Gazulli: “pse ndërroi (punë për të) petkun e jezuitëvet me veladon të priftit. Por veladonin e priftit e mbajti me nder”. Edhe lëvizjet e Mjedës si student nga një vend në tjetrin, për arsye objektive të jezuitëve, janë pa mirë nga autori; “si lëvizje të detyruara të seminareve jezuite” e, jo si shkruen një biograf: “për ta bërë kozmopolit, cinik e egoist, pra një jezuit të denjë”, as si më thonte një profesor imi; “për arsye indisiplinore”.

Kontributin Mjedian për alfabetin e ka studiue mirë autori, por do të rimerret, kur të shkruejë për Kongresin e Manastirit. Unë kam dhanë një mendim të panjohun të Fishtës, tue botue për herë të parë fragmentin nga intervista dhanë Gjiros: “…u ndie nevoja të arrijmë në përfundimin e një alfabeti të vetëm për të gjithë e të zhdukim në mënyrë konsekuente tanë listën e këtyne alfabeteve, që për aq vjet kishin krijue një seri arsyesh për kundërshtime të mbrendshme,… ia arrijta me përshtatë alfabetin latin për krejt vendin… shmanga, natyrisht, pedanteritë e gramatikanëve e stërhollimet e filologëve, për t’iu afrue mbi të gjitha burimit të gjallë të gjuhës së folun”.

Në kët thanie ka edhe një të vërtetë që randon edhe mbi Mjeden, pavarësisht që nuk i përmendet emni. Shtoni, pastaj, shënimet që kemi nga P. Pal Dodaj, P. Pashko Bardhi, e kujtimet gojore nga P. Justin Rrota e P. Viktor Volaj, për të dalë te e vërteta mbi qëndrimet e Fishtës e të Mjedës, për çashtje të alfabetit në Kongres, të cilin presim se do ta shtjellojë Mentori (ndryshe nga artikujt e studimet e politizueme), në vëllimet e ardhshme. E, së bashku me këtë, edhe qëndrimin pozitiv të jezuitëve (aq të përfolun) për problemin e alfabetit.

Por ajo që na pëlqen të theksojmë asht bashkimi në ndryshime i këtyne personaliteteve. Mjaft të kujtojmë që Fishta, Mjeda, L. Gurakuqi e Logoreci i dërguen një telegram të përbashkët (deri tash i lanun në hije), jezuitëve për vendimin e alfabetit. Fishta, madje, i shprehu një vlerësim shumë të mirë konsullit austriak për Mjedën dhe shënimet për divergjencat etj. mbajtë gjatë seancave, lanë detyrë të shkyheshin.

Rreth emnit të nanës së Mjedës: Luçie?, Domenikë? Luke?

Të gjithë biografët dhe artikujshkruesit që janë marrë me studime për Mjeden, kanë shkrue se Nana e Mjedës quhej Luçe. Së fundi erudisti mjedian Mentor Quku, ka parapëlqye ta quej Luçe nanën e Mjedës, por për të qenë mbrenda, ka dhanë gjithçka asht shkrue për këtë pikë. Kryesisht dy mendime: Domenika asht ekuivalent me emnat Dilë, Diellë, Luçe, Luçie, Luke. E ama e Mjedës… ka pasur dy emra: Domenika, Diella, Dile dhe Luçie, Luçe, Luke. Për saktësi ka shkrue edhe se regjistri i pagëzimeve të famullisë së Shkodrës, e ka Domenica.

Mendimi ynë: Kur malësorët tanë kanë dashtë me u vu emna paganë fëmijëve të tyne, meshtarët, tue dashë që katoliku të ketë emnin e një pajtori e ta kujtojë e ta festojë emnin, e kanë regjistrue në regjistrat e tyne, me një emën fetar të përafërt. Kështu, p.sh. Marash, Mirash, Mirak, Mirocë, i kanë afrue emnin Mark. Kështu edhe emnit Luke, i ka afrue emnin Luçe, Luçie edhe emnin pagan Diellë, e ka barazue me emnin kristian Domenika, ndonëse nuk ka lidhje mes tyne, aq ma pak lidhje gjenetike. Po edhe emnat Domenika me Luçe janë afrue, megjithëse pa kurrfarë lidhjeje. Emni Domenikë asht përkthimi i fjalës ditë e dielle.

Përfundojmë: Nana e Mjedës asht quejtë Luke. Tashti, emni Luke vjen nga zhvillimet Diell, Dilë, Dilicë, Dilore, Diluke e shkurtimi Luke, pra: emen pagan, që nuk lidhet gjenetikisht as me Luçe, as me Domenikë. Emni Luke mund të dalë edhe nga emni Çiluke, por në rastin tonë jo! Pa u largue, edhe dy fjalë për emnin e të vëllait të Mjedës: në vepër shkruhet Zuku, si e ka Mjeda, që unë e marr si një grafi të kohës.

Emnin Zuk ndonjë gjuhëtar e merr si emen të vjetër, madje ilir dhe i afron emnin tjetër Zuku Bajrakar. Emni i Imzot Mjedës, në të vërtetë, asht Cuk që vjen nga Lazër, Lacë, Lacuk, Cuk. Edhe ndonjë emërtim nga sfera kishtare duhet korrigjue në botimet e ardhshme. Tue përfundue, nuk gjejmë fjalë për të përmbledhë e shprehë saktë mundin e madh e ndihmesën e vlefshme që ka dhanë autori për Mjedën, por tham vetëm këtë: kjo vepër themelore do të mbete gjithherë vepër referimi në studimet mjediane. Mentorit i lumtë dora, na e gëzofshim Mjedën. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse...”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

Next Post

“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me...”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   
Personazh

“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës  

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit
Personazh

“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit

June 9, 2025
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
Next Post
“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

“Nëna ime, Safete Blloshmi, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, votoi kundër regjimit, por u kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh e, pas kësaj u dënua me...”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme