• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

“Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke, pasi edhe Jorgo V., njeriu që i bëri letrën ‘për veprimtarinë armiqësore’, ishte…”/ Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të Naftës
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
“Në rrugën nga Berati për nga shkoje në vijën e parë të frontit, u vendos artileria e rëndë italiane dhe dëgjohej shpërthimi i tyre çdo natë…”/ Kujtimet e panjohura të italianit, që jetoi 20 vite në Shqipëri
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dhjetë

Memorie.al / Që nga fundi i nëntorit të vitit 1944 kur erdhi zyrtarisht në pushtet, e deri sa vdiq në vitin 1985, diktatori komunist Enver Hoxha, duke dashur që t’i ngjante idhullit të tij, Josif Visaranoviç Stalinit dhe duke ndjekur “rrugën” e tij, hera herës ndërmerrte spastrime në udhëheqjen e lartë të PPSH-së, gjë të cilën praktikisht e kishte filluar që nga viti 1941, me Anastas Lulën e Sadik Premten, e vazhdoi me Koci Xoxen (dhe grupin e tij) në vitin 1948-’49 dhe e mbaroi në vitin 1981-’82, me të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”. Në këtë interval kohor prej më se katër dekadash, siç dihet tashmë, ai eliminoi pothuaj të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së dhe drejtuesit kryesorë të ashtuquajturës “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”, aq sa nga viti 1960 e, deri në shembjen e regjimit komunist në 1990-ën, vetëm Pilo Peristeri kishte shpëtuar nga burgu apo internimi, duke iu gëzuar privilegjeve si kandidat i përjetshëm i Byrosë Politike dhe funksionit të drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha”!

Por, ndryshe sa kishte bërë deri në fillimin e viteve ’70-të, ku “shpata” e Enver Hoxhës kishte rënë kryesisht mbi udhëheqjen e lartë të PKSH-së, (Koci Xoxe, Kristo Themelko, Sotir Vullkanim Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Gjin Marku, Koço Tashko, Liri Belishova, etj.), të cilët ai i kishte akuzuar për “devijatorë të vijës së Partisë” dhe i kishte dënuar si “tradhtar dhe armiq të popullit”, në mesin e viteve ’70-të, diktatori Enver Hoxha filloi goditjen edhe ndaj disa anëtarëve të Byrosë Politike, që mbanin edhe poste ministrore, si Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi,  duke i akuzuar ata edhe si “sabotatorë” të Ekonomisë Socialiste”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

Dhe ashtu siç kishte bërë me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, (të cilët u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan), ku për të vërtetuar “veprimtarinë e tyre armiqësore”, Enver Hoxha dënoi me burgje dhe internime edhe një grup të madh oficerësh madhorë, edhe me të ashtuquajturin “Grupi sabotator i Ekonomisë”, ku përveç Këllezit dhe Theodhosit, bënin pjesë edhe dy ministrat Kiço Ngjela e Vasil Kati, u akuzuan dhe u dënuan edhe disa funksionarë të lartë të sektorit të Tregtisë, drejtorë e specialist të njohur, siç ishin Andrea Manço, Ahmet Jegeni, Bardhyl Frashëri etj., si dhe të sektorit të Naftës, si; drejtues, inxhinierë e specialist të njohur, si; Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, etj.

Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, procesin hetimor ndaj ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor e sabotator i Ekonomisë”, që kishte realizuar Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, me akuza të montuara dhe dëshmi të rreme apo të marra nën torturë, etj., e vazhdoi edhe Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë me në krye Aranit Çelën, duke i “kanalizuar” akuzat edhe nga ana “juridike”, për të “vërtetuar” ato që kishte thënë Enver Hoxha në Plenumet e Komitetit Qendror të PPSH-së, ndaj Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit etj.

Sa më sipër për të gjithë këta, pas viteve ’90-të, është folur dhe shkruar shumë, si nga pjesëtarë të atyre “grupeve”, familjarë të tyre, etj., etj., Memorie.al ka siguruar dokumentet arkivore të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë të asaj kohe dhe ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku është marrë në shqyrtim “Grupi armiqësor i Ekonomisë”, “Tregtia” dhe “Nafta”, të cilat shohin dritën e botimit për herë të parë, dokumente të cilat po i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

Në pjesën e parë dhe të dytë të këtij cikli shkrimesh, po publikojmë dokumentet ku bëhet fjalë për ish-drejtorit të Makinaimportit, Andrea Manço me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës,, vëllai i të cilit Todo Manço, për vite me radhë kishte shërbyer si kryeinxhinier dhe drejtor i minierës së kromit të Bulqizës, e gjithashtu për disa legjislatura me radhë edhe deputet i Kuvendit Popullor, i cili kur u nda nga jeta më 6 nëntor 1974, iu bë një ceremoni madhështore mortore, me homazhe në qendër të kryeqytetit, ku përveç Enver Hoxhës, mori pjesë e gjithë udhëheqja e lartë e PPSH-së, me në krye kryeministrin Mehmet Shehu. Ndërsa Todo Manços, (“Hero i Punës Socialiste”) do t’i bëheshin gjithë këto nderime, vëllai i tij, Andrea, afro dy vjet më pas, do të torturohej në qelitë e Sigurimit të Shtetit dhe do të dënohej me vdekje, me pushkatim, si “armik i popullit” dhe “agjent i agjenturave të huaja”, e varri i tij, ende nuk është gjetur!

                                                       Vijon nga numri kaluar

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË TË KRYESUAR NGA ARANIT ÇELA, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR DËNIMIN E “GRUPIT ARMIQËSOR” NË SEKTORIN E NAFTËS, ME NË KRYE FILIP NASHI, BEQIR ALIJA, KOÇO PLAKU, MILTO GJIKOPULLI, ETJ.

                                                           RELACION

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                      Tiranë më 21.6.1976

GJYKATA E LARTË

Nr.381

                                             Presidiumit të Kuvendit Popullor

                                                        Tiranë

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA R LARTE

Nr.12. Regj. Themeltarë

Nr.13 i vendimit

                                                 VENDIM

                                          NE EMËR TE POPULLIT

Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë, e përbërë prej:

Kryetares së seancës: Eleni Selenica Z. Kryetare Gjykatës Lartë

Nd. Gjyqtar së seancës: Mitat Goskova

Nd. Gjyqtar së seancës: Fehmi Legreta

T’asistuar prej sekretarit Sadik Mema, me pjesëmarrjen e Prokurorit Sotiraq Samara ZV. Prokuror’i Përgjithshëm, nga data 11-17.6.1976 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale Nr.12 që ju përket të pandehurve:

“Unë, deklaroi i pandehuri Nuredin Skrapari, që kur mora hartën për të rilevuar zonën e Vurgut, mendoja që asgjë mos të paraqisja reale në të, isha kundër zbulimit të strukturave të naftës dhe për këtë kërkoja të sabotoja atje ku kisha mundësi. Nga ana ime në hartë janë paraqitur fenomene gjeologjike, që nuk ekzistonin dhe ato që ekzistonin nuk i, kanë paraqitur në hartë”.

Vetë të pandehurit pranuan, por edhe dëshmitarët me thëniet e tyre vërtetuan, se veprimtaria sabotuese në lidhje me zbulimin e vend-burimeve të rinj, është zhvilluar duke organizuar mbledhje e konsulta të ngushta e të gjera me specialistë të ndryshëm, ku përpunohej mendimi i gjeologëve.

Veprimtaria sabotuese, sikurse u provua, është zhvilluar edhe nëpërmjet Këshillit Shkencor të Institutit të drejtuar nga Beqir Alija dhe të manipuluar nga bashkëpunëtorët e tij, të pandehurit Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, si dhe nëpërmjet takimeve të ngushta jashtë këshillit shkencor, të organizuara direkt nga i pandehuri, Beqir Alija.

U vërtetua nga procesi gjyqësor se po me të njëjtin qëllim armiqësor, lënien e vendit pa gaz dhe sabotimin e perspektivës së tij, të pandehurit e grupit sabotator, në kundërshtim flagrant me Vendimin e Byrosë Politike Nr.154, datë 10.11.1967, me konkluzionet e Byrosë Politike të vitit 1970, për gazin, me Vendimin e Këshillit Ministrave Nr.472, datë 2.4.1970, për kërkimet për gazë etj.; i kufizuan kërkimet në zonën e ulët pranadriatike Panaja-Divjakë, duke mënjanuar qëllimisht strukturat gazmbajtëse të Semanit, Kryevidhit, Durrësit, e Bisht Pallës, si dhe injoruar tërësisht kërkimet në depresionin Tiranë-Ishëm dhe zonat e tjera të cekta e të mesme.

Akti i ekspertizës e vërteton më së miri këtë fakt, ku thuhet se nga 53 puse gjithsej të shpuar për gaz, gjatë viteve 1970-1975, 36 janë shpuar në vend-burimet e njohura Divjakë e Frakull. Megjithëse Këshilli i Ministrave morri masa të rëndësishme për kërkimet e gazit në det, ato u sabotuan në mënyrë flagrante nga të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija e, bashkëpunëtorët e tjerë, deri sa u hoq dorë përfundimisht nga rajoni i Durrësit.

Historia e kërkimit të gazit në strukturën e Durrësit, thuhet në aktin e ekspertimit, pas vitit 1965 dhe sidomos pas vitit 1970, është një nga shembujt tipikë të punës sabotuese. Për këtë sabotim dhanë shpjegime të hollësishme të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija e Milto Gjikopulli, të cilët pranuan se me lloj lloj makinacionesh, por me qëllim sabotimi, nuk janë zhvilluar punimet për kërkimin e gazit, duke i shtyrë këto nga një vit në tjetrin, gjoja se nuk jeni të përgatitur e nuk kemi eksperiencë.

Duke u shtrirë në shumë zona të vendit, në struktura krejt të pa përgatitura me punime komplekse gjeollogo-gjeofizike, duke atakuar strukturat me sa më shumë puse të thellë strukturale, jo për të gjetur naftë e gaz, por për të sqaruar strukturat, të pandehurit e grupit sabotator kanë çuar në ndërtimet bazamentesh e rrugësh të pa nevojshme. Si rezultat i veprimtarisë së tyre sabotuese në zonën e Sarandës, u ndërtuan pa qenë e nevojshme një sërë objektesh sipërfaqësore dhe vetëm me ndërtime të tilla, iu shkaktua Shtetit një dëm ekonomik prej 15.852.211 lekë. Faktet e mësipërme u vërtetuan në thëniet e mjaft dëshmitarëve, në aktin e ekspertimit dhe pohimet e vetë të pandehurve.

Procesi gjyqësor vërtetoi gjithashtu se të pandehurit me qëllim sabotimi, kanë vepruar në kundërshtim me pikën 8, Kapitulli II-të të Vendimit të Këshillit Ministrave, Nr.38, datë 5-6.3.1970, që ndalon kategorikisht heqjen e brigadës së shpimit nga pusi, pa përfunduar përvetësimi i plotë i tij. Ata, siç rezultoi nga thëniet e tyre, nga ato të dëshmitarëve dhe akti i ekspertimit, në hapjen, përvetësimin dhe studimin e shtresave produktive në puset e shpuar për naftë e gaz, me qëllim sabotues kanë përdorur llogaritje gradienta presioni të lartë e të pabazuar, duke lejuar përdorimin e lëngjeve larës të rënduar me barit e argjilë, dhe duke sjellë si rezultat taposjen e puseve dhe lënien në shtresë të një sasie të madhe nafte ose gazi.

Për fajësinë e të pandehurve flasin qartë shkresat e ndërmarrjes së Kërkimit Nr.l “Qyteti Stalin”, Nr. 338, datë 11.5.1971 dhe Nr. 951, datë 7.11.1974, me të cilat kërkohet marrja e masave që shtresat produktive të hapen me solucion të lehtësuar dhe të jepen gradientet e presionit të pusit. Këtij sabotimi i kanë shërbyer edhe veprimet konkrete për shkurtimin e marrjes së kampjonaturës nga puset, të urdhëruar nga të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija e Protoko Murati, si dhe mos përgjithësimi i përvojës pozitive në përvetësimin e shtresave produktive.

Duke patur për qëllim lënien e vendit pa naftë e gaz, pasi sabotuan perspektivën e zhvillimit të industrisë së Naftës e Gazit, të pandehurit e shtrinë gjerësisht veprimtarinë e tyre sabotuese edhe në likuidimin e vend-burimeve ekzistuese, duke i shfrytëzuar ato në mënyrën më barbare. Të dhënat e shumta të procesit hetimor të verifikuara gjatë gjykimit, thëniet e shumë dëshmitarëve, dokumentet shkresore të panumërta, konkluzionet e grupit të ekspertëve dhe pohimet e të pandehurve vërtetuan se veprimtaria sabotuese në drejtim të shfrytëzimit të vend-burimeve ekzistuese, ka qenë i orientuar dhe i përkrahur si nga armiqtë Beqir Balluku e Piro Gusho, ashtu dhe e nxitur drejtpërdrejt nga elementët armiq që kryesonin në Komisionin e Planit të Shtetit dhe në Ministrinë e Industrisë e Minierave.

Të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija e Jani Konomi, kanë hartuar planet e prodhimit e, i kanë korrigjuar ato, duke mbingarkuar vend-burimet ekzistuese në prodhim jashtë mundësive të tyre, megjithëse e kanë ditur e njohur pasojën që do të vinte, – inondimin e përmbytjen e vend-burimeve. Kështu i pandehuri Filip Nashi, pohoi se Beqir Balluku i ka thënë në Fier, duke qenë prezent edhe Pirro Gusho, të “nxirrnin naftë tani, se për rezervat do të punojnë brezat”, të “hapin ato rubinetat e duzat e puseve, se kështu rritet prodhimi…Shikoni vitin, se 5 vjeçari është larg”, ç’ka do të thotë shfrytëzoni barbarisht vend-burimet, sabotoni.

Ky fakt tregon qartë se sabotimi në naftë është pjesë përbërëse e komplotit të madh, që ka patur për synim përmbysjen e diktaturës së proletariatit në vendin tonë. Veç kësaj u vërtetua se edhe sabotimi në drejtim të shfrytëzimit të vend-burimeve ekzistuese, është kryer i orientuar edhe nga armiqtë e jashtëm. Të pandehurit Filip Nashi e Jani Kononi, në vitin 1970, duke u takuar në Budapest me një “specialist” hungarez, të ashtuquajtur mik të vendit tonë, kanë marrë “direktiva” për të shfrytëzuar vend-burimet gëlqerore me depresione të mëdha, gjoja për të rritur prodhimin, kurse në fakt kjo mënyrë shfrytëzimi çonte në bllokimin dhe likuidimin e puseve dhe të vend-burimeve.

Këto “porosi”, që nuk ishin gjë tjetër veçse detyra të revizionistëve, për të sabotuar në industrinë e naftës, u përhapën ndër specialistët u vunë në zbatim në mënyrë të ethshme nga i pandehuri Jani Kononi, i nxitur prej të pandehurit Lipe Nashi. Në vend-burimet e Ballshit, Visokës e Gorisht-Koculit, u ngritën regjimet e puseve duke u shfrytëzuar ato me depresione mbi të lejuarin e, me debitë mbi kritikun. Në vend-burimin e Ballshit, ku i pandehuri Jani Kononi për një kohë kryente edhe detyrën e drejtorit të ndërmarrjes së prodhimit, haptazi në kundërshtim në mendimin e punëtorëve e specialistëve dhe fshehurazi, puset u vunë në shfrytëzim edhe nga tubingu dhe nga kezingu, duke marrë debite shumë të lartë mbi maksimalen, gjë që çoi në përmbytjen plotësisht të puseve të veçantë dhe të zonave të tëra të vend-burimeve.

I pandehuri Beqir Alija, nga ana tjetër, në vend-burimet terigjeni vuri në zbatim bashkimin e objekteve 1 e 2, të Drizave në Patos e Marinzë, duke shkaktuar dëmtimin e rëndë të vend-burimeve. Me qëllime sabotuese dhe jo për studime, u përdorën në vend-burimin e Gorisht-Koçulit parcelat eksperimentale, për nxjerrjen e naftës me tempo të larta mbi racionalet. Të vendosur për ta çuar deri në fund veprimtarinë e tyre kriminale sabotuese, për të lënë vendin pa naftë, duke përmbytur e inonduar vend-burimet e puset, të pandehurit nuk u ndalën as para shqetësimeve serioze të punëtorëve, por shtratëzojnë vend-burimet me mbingarkesë, duke dalë me parullën demagogjike; “Atdheu ka nevojë për naftë”, “Plani është ligji, nuk mund të diskutohet”, parulla këto të përdorura më shpesh nga të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija e Jani Kononi.

Kështu ata injorojnë shkresën datë 19.9.1972 drejtuar D.P.N. nga kolektivi punonjës i N.N. Marinzë që kundërshton bashkimin e objekteve 1 e 2 të Drizave relacionin datë 4.9.1972 të N.M.SH. Prodhini Gorisht që kundërshton kategorikisht aplikimin e tempeve të forçuara të marrjes në parcela të veçanta qoftë edhe për qëllime eksperimentale. Grupi sabotator i kryesuar nga i pandehuri Pilip Nashi, arritën deri atje sa në vend-burimet ekzistuese të Gorisht-Koculit, Ballshit e Visokës, të vënë në shfrytëzim edhe puset e vrojtimit, sytë e nëntokës, duke hequr kështu mundësinë për të kontrolluar avancimin e kontaktit ujë – naftë.

Megjithëse Partia e Shteti kishin caktuar detyra të rëndësishme për aplikimin e metodave intensifikuese dhe të veprimit në shtresë, për të vënë në funksionim puset e ndaluar e shterpë, këto metoda, siç rezultoi nga provat, janë sabotuar nga të pandehurit Filip Nashi, Beqie Alija e Jani Konomi. Ky sabotim vërtetohet me konkluzionet e ekspertëve të dhëna në aktin e ekspertimit, ku midis të tjerave thuhet se: “eksperimentimi në anën e injektimit të ujit, ishte bërë në parcela me kushte jo të mira gjeologjike, megjithëse kishte parcela të tjera ku mund të eksperimentohej dhe kjo metodë u sorollat mbi 5 vjet, duke hequr më në fund dorë me argumentimin “paleverdishmërisë ekonomike”. Është zvarritur nga i pandehuri Filip Nashi, metoda e djegies nëntokësore dhe në puset e ndaluar janë kryer punime të shumta e të përsëritura, por pa efektivitet. Për mbledhje e takime të shumta, folën dëshmitarët e të pandehurit, me anën e të cilave thellohej sabotimi duke caktuar rrugë e forma për shfrytëzimin barbar të vend-burimeve ekzistuese, ku llogariteshin e rillogariteshin planet e prodhimit të nxjerrjes së naftës për vend-burimet e ndryshme dhe ku rolin kryesor e kishin armiqtë Filip Nashi, Beqir Alija e Jani Konomi, por që në të nuk mungonin as bashkëpunëtorët; e tyre Protoko Murati, Koço Plaku, Milto Gjikopulli e Dhimitër Stefa, që si “specialistë të afirmuar”, duhej të jepnin mësimin e tyre sepse kishin qëllime të përbashkëta – lënien e vendit pa naftë.

Ky sabotim i madh në drejtim të shfrytëzimit të vend-burimeve ekzistuese, del qartë nga të dhënat e aktit të ekspertimit, ku thuhet se në Visokë 70% e puseve në shfrytëzim, janë inonduar dhe që përfshijnë 85% të sipërfaqes naftëmbajtëse. Në Ballsh, 65% e puseve të shfrytëzimit, janë inonduar dhe që zënë 70% të sipërfaqes naftëmbajtëse. Në Gorisht-Kocul, 20% e puseve në shfrytëzim, janë inonduar e që zënë 18% të sipërfaqes naftëmbajtëse. Në vitin 1974, vazhdon akti i ekspertimit, përfundimisht, pas shumë ndryshimesh të planeve të ndërmarrjeve për nxjerrjen e naftës nga vend-burimet ekzistuese, prej tyre u muar 2.248.227 ton naftë, nga 1.733.000 ton, që ishte kuota e pesëvjeçarit, pra me mbingarkesë 515.227 ton. Dëmi i shkaktuar në fushën e nxjerrjes së naftës, llogaritet në 330.869.880 lekë.

Shkalla e fajësisë të të pandehurit Jani Kononi, krahas asaj të pandehurve Filip Nashi e Beqir Alija, ishte e madhe sepse ai jo vetëm ka kryer veprime direkte sabotuese sidomos në shfrytëzimin barbar të vend-burimit të Ballshit, por pa qenë edhe me cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Prodhimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës. Proçesi gjyqësor vërtetoi se të pandehurit e grupit sabotator, të kryesuar nga Filip Nashi e realizuan sabotimin në industrinë e Naftës e të Gazit në gjithë drejtimet e mësipërme, sepse ata, ashtu sikurse armiqtë në sektorin e Artit e të Kulturës, sikurse komplotistët Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako etj. – në Ushtri, me pikëpamjet e tyre armiqësore dhe veprimet konkrete, në bashkëpunim të ngushtë me armikun, Pirro Gusho, mënjanuan plotësisht rolin udhëheqës, organizues e kontrollues të organizatave bazë të Partisë, sidomos në Drejtorinë e Përgjithëshme të Naftës dhe në Institutin e Naftës dhe Gazit. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por...”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

Next Post

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur...”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

Artikuj të ngjashëm

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 10, 2025
“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi
Dossier

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

August 11, 2025
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 9, 2025
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
Dossier

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 8, 2025
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Sikurse rezultoi nga provat dhe nga pohimi i të pandehurit M. Gjikopulli, duke qenë agjentë të Zbulimit Sovjetik, ai dhe K. Plaku…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 7, 2025
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.
Dossier

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

August 7, 2025
Next Post
“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur...”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme