• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Sulço begu, natën për acar, doli i vetëm prej shtëpisë së nipit ku ishte fshehë, por fuqitë e lanë te porta e komunistit Ramiz Mustafa, ku nana e tij po komuniste, e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
“Pjerin Kçira, gazetari dhe hetuesi i Sigurimit të Shtetit që u pushkatua, pasi deklaroi në gjyq, se ‘armët në Kishën e Shkodrës, i kishte futur…”
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Nga Ahmet Bushati  

Pjesa e dyzetë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindët që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

                                                        Vijon nga numri kaluar

                                                         Në Gjurmët e një ditari

Kisha ma shumë se nji vit që nuk kisha pa lindje e as perëndim dielli, po nji lindje dite kaq madhështore e të magjishme, si ajo që po m’u shfaqte atë mëngjes, unë s’e kisha pa absolutisht asnjiherë gjatë jetës time. Tue ndjekë me shikim krejt malin e Sheldisë e përtej, po vërejsha se si në sfondin gri përmbas tij, vazhdonte t’u përflakte nji pjesë qielli, ngjyra gjak e të cilit u përhapte qetësisht tue u çelë gjithnji e ma tepër në nji të drandofilltë gjithë finesë. Në vazhdim, nuk do të vononte e rrumbullaku tashma i argjentë i diellit, i ngjitun deri atëhere me ngadalë e si fshehtas prej mbrapa malit, do të dilte i plotë e impozant sipër majës së tij, për të derdhë pjerrtas kudo nëpër fushë e deri në qytet, rrezet e tij jetëdhanëse, pa mungue që ato, përmes dritareve të mëdha, të depërtojshin lirisht e pa kursim edhe brenda dhomës ku u ndodhsha unë.

Unë qeshë magjepsë nga bukuria e lindjes me aq fantazi e nji dite të kthjellët dimni, lindje, që si i gozhduem për dritare, unë do ta ndiqsha me kureshtje e përshtypje të madhe. Drita, mbi të gjitha drita, e mandej hapsina e pamatë dhe e lirë para, oborri poshtë, vetë dhoma e lame në dritë e me shtresë prej dërrasash, banë që mendja e ime të ndryshonte aq shumë, sa kur të kujtojsha për nji çast birucat e errëta të Sigurimit, përfshi edhe atë timen me nr. 12, të m’u dukshin ashtu siç ishin në të vërtetë: si vorre të nji katakombi dhe të burgosunit brenda tyne, si qeniet ma të mjera të rruzullit. Nji ndjenjë e thellë mëshire se si më lindi për ata të burgosun e, nji dëshirë e zjarrtë për të qëndrue aty ku isha, më pushtoi me shumë forcë.

Kështu pra, meqë papritmas ndodhesha në nji dhomë të zakonshme shtëpie dhe shfaqja e mrekullueshme e një dite gjithë diell, mjaftuen që brenda meje të ndjejsha se po lëvizshin gjallëri jete të fjetuna deri atëherë. Edhe pse pa pasë pranue në ndërgjegje që t’isha kthye në nji “renegat” birucash, prap se prap, do të përsëritsha me vetvete; “A ka se si të më lajnë këtu”?! derisa s’vonoi e në sportel u shfaq edhe nji herë fytyra e përgjegjësit të atij burgu, që do të më thonte ftohët: “Gati”? e menjëherë të më hapte portën e dhomës, mbas së cilës po më pritshin dy policë, njeni prej të cilëve më vue prangat ndër duer.

Në jo ma shumë se dhjetë minuta, unë do t’u gjindsha i kthyem në birucën time e pa pasë kalue veç fare pak kohë, do të kisha harrue gjithçka tjetër, pa përjashtue as dhomën me diell të atij burgu që sapo e kisha braktisë, për t’u pajtue me birucën e kushtet e saj. Qe pra, sa e fuqishme ishte dhe mbetet në çdo rast te njeriu ajo veti e mrekullueshme e tij, që në gjuhë të huej quhet “rasenjacion”, veti e veçantë, që njeriun e ban të aftë me iu përshtatë çdo rrethane të re, sido që të jetë ajo.

Ngeca keq

Mbas disa ditësh tjera, do të më thirrte Ali Xhunga për herë të fundit. Sapo unë pata shtri hapin për t’u futë në zyrë të tij e pikërisht në momentin kur polici i rrasun mbas meje po donte me mbyllë derën përmbas kurrizit të vet, nji za i nji njeriu të keq prej nji dere përkundruell, do të m’u drejtonte me ironi: “Hë mor zotni Ahmet Bushati”! Unë ende pa u pasë sjellë me fytyrë, e kuptova se ai za ishte i Ferit Mandisë. Ktheva mjaft shpejt kryet për t’iu përgjegjë ma me urrejtje se kurrë, por polici që në çast mbylli derën mbas vetes, bani që unë ato fjalë që i kisha në majë të gjuhës, për shumë dëshpërim, t’i kthejsha mbrapsht.

Por unë megjithatë, në nji fraksion sekondi, kisha arritë të shifsha fytyrën e tij prej idioti e dhambët e tij katroçë që i kishte nxjerrë përjashta prej kënaqësisë që po provonte tue më shikue edhe mbas nji viti me pranga ndër duer e, në atë gjendje fizike që isha. Dallova gjithashtu se si gjoja ai për elegancë, kishte pasë vue nji “borselinë”, që edhe ma shumë i a nxirrte në pah kryet e tij të madh. Ishte ky njeri, aq shumë i identifikuem me punën kriminale të Sigurimit, sa edhe nji dhomë shtëpie të tij, ta kishte kthye në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme të mbas drekës, do të ishin të detyrueme t’i paraqiteshin disa prej vajzave që “bajshin shej” në gjimnaz të Shkodrës, me ç’rast ato, tue u dridhë, do të nënshkruejshin deklarata bashkëpunimi me Sigurimin.

Përfundimisht unë ngeca keq, shumë keq, me që s’arrijta me i përgjegjë atij njeriu, që prej disa vitesh po u kënaqte me vuejtjen e të tjerëve, atij njeriu që ma s’parit ishte pasë ba spiun për teperament dhe jo për nevojë a qëllim, atij njeriu që ndonëse për zgjuarsi linte mjaft për të dëshirue, por që n’anë tjetër, do të kishte të zhvillueme nji sjellje diabolike prej gjoja njeriu të mirë e “shoqnor”, sa herë që atij t’i dilte e nevojshme me hedhë në grackë cilindo, edhe prej atyne me të cilët ai ishte rritë në nji lagje e, tuj kenë me ta edhe bashkënxënës për vite të tana; atij njeriu, që si asnji tjetër, do të mbante mbi vete përbuzjen e urrejtjen e tanë nji gjimnazi, si nji ndër shkaktarët e drejtpërdrejtë të përndjekjes e vuajtjeve të disa prej studentëve e familjeve të tyne, pavarësisht nëse ai vetë vinte prej nji shtëpie me emën të mirë në Shkodër e, që para vetes kishte gjithashtu nji vëlla të mirë e paqësor.

Ali Xhunga më priti ftohët e serioz si zakonisht, pa folë edhe pa më shikue në fytyrë. Sa për proçedurë të daljes në gjyq, shënoi shpejt e shpejt gjeneralitetet e mia dhe vetëm kur thirri policin që të më kthente në birucë, do të shqiptonte pa ton, po edhe pa mllef, këto fjalë: “Do të vuash gjithë jetën”! Ishte hera e parë që ai hetues nuk po më përmendte vdekjen. Mbasi t’ishim dënue, Xhevati, edhe ai i thirrun pak a shumë prej tij në atë kohë, do të më tregonte se si ai në atë rast e kishte pyet Ali Xhungën lidhun me dënimet e mundshme tona, dhe ai i ishte përgjegjë: “Për Ahmetin dihet”, tue lanë gjithnjë t’u nënkuptonte vdekja, “kurse ndër tjerë, ma randë do dënohesh ti” ?, i kishte pasë thanë ai Xhevatit.

Në shenj detyrimi

Komunizmi, ndonëse i futun thellë qysh gjatë luftës në shpirtin e të riut Qemal Llazani, kushëri me mue, nuk kishte arritë t’ia prishte edukatën që ai kishte marrë prej prindërve të tij të mirë dhe as respektin e dashuninë që ata ia kishin ushqye për njerëzit e farefisit të tyne, me të cilët ai asnjiherë nuk do t’i këpuste lidhjet, edhe pse ata përgjithësisht t’i kishin qëllue kundërshtarë të atij regjimi, të cilit ai po i shërbente me bindje e përkushtim. Mbi të gjitha i kam qenë mirënjohës këtij kushërini për mbështetjen morale që i ka pasë dhanë vazhdimisht familjes time të dëshprueme shumë, e në nji kohë kur ajo kishte nevojë të madhe për pak fjalë të mira e për pak shpresë.

Nji ditë, pak mbas drekës, kur edhe e ashtuquejtuna “kthesë” ishte në fillimet e veta, unë prej brenda birucës e njoha në za Qemalin, kur ai i ndaluem para derës së birucës time, e pyeti Ismail Lulon: “Kush asht këtu”?

– “Ahmet Bushati”,- iu përgjigj ai. “Hape”, e urdhëroi Qemali me tonin e pozitës së nji prokurori që ishte, ashtu si kishte ba edhe në tre-katër birucat para times, të cilat ndoshta i kishte përdorë sa për të mbulue futjen e tij të qëllimshme në birucën time. “Është e ndaluar” – e ndigjova se i tha Ismail Lulo dhe Qemali, tue e lanë me aq, u largue.

Me kalimin e ditëve punët erdhën tue u zbutë dhe disa takime që familja pat realizue rreth asaj kohe me mue, kanë pasë dorën e Qemalit dhe vlerën e tyne, ndoshta ma mirë se unë, kanë ditë me e çmue njerëzit e shtëpisë. Tue fillue prej asaj kohe, Qemali do të vinte disa herë në birucën time, zakonisht pak mbas dreke, e vazhdimisht do të kërkonte me më shikue gjendjen e plagëve, gja që unë do t’u përpiqsha me ia shmangë.

Edhe mbasi t’isha dënue, sa herë që Qemali të vinte në burg, do të kërkonte me më takue e, pavarësisht njerëzve me të cilët ai ishte i shoqnuem, – zakonisht punonjës kryesorë të Sigurimit – mue do të më fliste si njeriut të vet. Ka pasë raste që unë në Burg të Madh, t’i isha fshehë Qemalit, jo vetëm që të shmangsha keqkuptimin e ndonji të burgosuni që s’më njihte mirë, por që edhe vetë Qemali, t’mos u vinte në pozitë ndaj atyne me të cilët kishte ardhë aty në burg.

Edhe lidhun me takimet e para që unë pata ba me familjen në Sigurim, për gjendjen në të cilën ato më shihnin, ashtu të pashëndet e bardh në fytyrë si i dalë prei dheut, e sidomos për emocionet që ato do të provojshin ndër raste të tilla, do ta vlejshin me u përshkrue, por unë pa u zgjatë, po tregoj vetëm nji prej tyne: kur në nji rast bashkë me njerëzit e shtëpisë, pat ardhë me më takue për herë të parë nji numër i madh grash, si halla, teze e fëmijët e tyne, dy gjana do t’u bajshin përshtypje atyne:

Së pari, vështirësia ime prej dritës së fortë të zyrës së madhe për me hapë sytë e dallue nji për nji ato, e së dyti, kur në fund të takimit, veç tjerash, ato do të kërkojshin me më lëshue ndër duer edhe do “kokla” tjera, të cilat menjiherë do të më rrëshqitshin prej duerëve që vazhdojshin t’mos mbajshin asgja, çka do të bante që në fytyrat e tyne deri pak çaste ma parë të mallëngjyme ma tepër se të qeshuna, të zbeheshin e mpiheshin prej nji çudie e dëshpërimi të papritun!

Me Gjon Ljarjen në prokurori te Qemali

Nji paradreke ditë me diell, janar, më nxorën në korridor të burgut dhe prej nji biruce nga ana tjetër e korridorit, sollën aty edhe Gjon Ljarjen, që unë po e shifsha për herë të parë. Na lidhën dorë për dore, dhe me nji polic para e nji tjetër mbrapa, si edhe me rreshter Mënyrin në njenë anë, na nxorën prej “Dege” në rrugë të Jezuitëve, për anë kinema “Rozafat”-it e përfundimisht në rrugën kryesore, me drejtim komitetin.

Dita e mirë e njerëzit në rrugë, që pavarësisht gjendjes së përgjithshme, që po u merrshin si zakonisht me punët e tyne të përditshme, banë që unë prej brenda vetes të ndjejsha nji gja të pakëndshme e nji si revoltë që kërkonte shkak për me shfrye. Nji mbresë të tillë kishte pasë provue edhe Qemal Draçini, siç do të me tregonte mbrapa nji shok i imi, që kishte qenë në nji dhomë burgu me të. Kur nji herë atë e kishin nxjerrë prej ish-godinës së rekrutimit – e kthyeme në burg në atë kohë – për ta dërgue në hetuesi, mbasi t’ishte kthye përsëri në atë burg, ai ishte shprehë me pikëllim: “Më bani përshtypje jeta përjashta, njerëzit shkojshin e vijshin. Gjithçka vazhdonte si ma parë. Sa keq që dola”!

Dhe me të vërtetë, siç e thashë edhe ma nalt, kontakti me jetën e lirë, e revolton të burgosunin. Unë jo vetëm për pamundësitë e mia fizike, po edhe për reagim, po ecsha mjaft ngadalë, aq sa dy policët e sidomos ai mbrapa, do të m’u afronte disa herë gjatë rrugës e, tue më folë me zemërim, por pa e pasë çue zanin që t’mos u ndigjonte prej kalimtarëve, do të më thonte: “Hec mor ti, hec po të them”! ndërkohë që unë frenojsha edhe Gjonin. Nuk pata fat që atë ditë të shikojsha njerëz të njohun, po përshëndetja që më drejtoi me përzemërsi studentja Çita Simoni, që po kalonte nëpër trotuar pak larg nesh, më bani përshtypje të mirë e, unë besova si beson i burgosuni, që ajo përshëndetje të kishte shprehë pikërisht atë që don e nënkupton nji i burgosun politik.

Në çastin kur po u futshim në komitet, aty në sheshpushimin e shkallëve në hymje, nji tjetër mbresë: dy fëmijët e nji kojshie, me të cilën na kishte nda vetëm nji mur, po i thojshin njeni-tjetrit me nxitim e çudi: “Ahmeti! Ahmeti”!

Në zyrën e Qemalit, – zyrë me të cilën unë besojsha se puna e jonë s’kishte ndonji lidhje – i pari u thirr Gjoni, ndërsa unë prita radhën i mbështetun me shpinë për mur e, tue u gri herë mbas here me njenin polic, që më thonte t’u sillsha me fytyrë kah muri, gja që e kisha në dorë t’mos e bajsha, e që nga inati, s’e bajsha. “Do të shikosh se ç’do të të bëjmë kur të kthejmë, i ziu ti”! – ishin fjalët e policit që më kërcënonte. Kur do t’u kthejshim në burg, ankesës së tij për mue, rreshter Mënyri do t’iu përgjigjte vetëm me nji nënqeshje të shkurtë.

Mbas Gjonit, në zyrë të Qemali u futa unë, dhe si u ula në nji karrige përballë tij, ai më tha: “Meti, t’kam thirr për me të diftue, se nuk kam ç’ka me të ba”, dhe si të më sqaronte edhe ndonjë gja ma tepër, ai formalisht e ndoshta-ndoshta për të mbulue gjurmët e qëllimit të vërtetë të thirrjes, do të angazhonte nji daktilografiste të tij, që të mbante me mue gjoja nji akt formal, të cilin ai ndoshta mund ta ketë grisë në momentin e parë që ajo t’mos u ndodhte ma aty në zyrë. Ishte për të qeshë, sepse edhe ajo vajzë që u quente Fiqirie Kadia, do të kërkonte me u ruejtë prej Qemalit, tue mos më shikue në fytyrë asnjiherë, ndërsa hidhte në makinë shkrimi përgjigjet e mia për do pyetje standard që ajo i kishte të parashkrueme. E ndodhte kështu, pra edhe me nji ish-studente me të cilën unë kisha qenë njohë e takue disa herë e, për ma tepër në rrethana krejt miqësore.

Kur dolëm prej komitetit, nji grue që kishte ndalue kund nja njëzet metra para nesh, – e që deri atëherë po na shikonte me vëmendje – nisi të ecte me ngadalë. Me që ajo mori krahun e Gjonit, unë u binda që ajo t’ishte, n’mos e ama, dikush tjetër e tij. Kur mbas pak hapash që kishim ba, ta arrijshim atë – që qëllimisht ecte ngadalë – pa sjellë kryet prej nesh e si t’ishte tue folë me vete, do të shqiptonte me nji za të trashë që kishte: “Si t’kam, t’pastë nana”?! – e do të vazhdonte prap me ecë në nji hap me ne, në krah të Gjonit, ndoshta me shpresë që t’iu përgjigjte i biri, por Gjoni si Gjoni, me atë urtësinë e tij të veçantë, si duket ma tepër për të shmangë ndërhymjen e ndonjenit prej policëve, u mjaftue që s’amës t’iu përgjigjte vetëm me buzëqeshje e, pa e shikue në fytyrë, ndërkohë që unë po i thojsha: “Foli mor Gjon nanës, e diftoji se je mirë”!

Ndërgjegje e vrame te nji kriminel!

Eksperienca më ka provue se edhe ndërgjegjja e nji krimineli mund të vritet e se rasti i Ismail Lulos, t’mos ishte përjashtimi i vetëm prej rregullit të përgjithshëm. Sado që kthesa e Enver Hoxhës ishte demagogji, ajo në fakt bani që s’pakut në Sigurim, përkohësisht t’mos kishte ma tortura, të kishin shpëtue me atë rast disa jetë njerëzish, e së fundi edhe disa lehtësi t’iu afrojshin të burgosunve.

Dihet se e kaluemja e Sigurimit e përqendrueme gjoja në duarët e vetëm të nji Koçi Xoxe-je, do t’u dënonte sa për të kalue radhën e që Enver Hoxha të manipulonte nji situatë në vështirësi mbas prishjes me Jugosllavi, por ndërkaq, nji akt i tillë edhe pse formal, nuk do të kalonte pa prekë domosdoshmërish edhe ndërgjegjen e ndonji krimineli, pra edhe të nji Ismail Lulo-je, s’pakut lidhun me mue. Ai nuk po u sillte ma me brutalitet me asnji të burgosun, kurse mue kishte nisë të më bante edhe ndonji favor të vogël, pa kërkue që të m’i vinte në dukje e pa më shikue në sy, sikurse edhe pa më folë për asgja dhe asnjiherë.

Në kohën për të cilën po flasim, sa herë që Ismail Lulo të vinte në burg për punë të ndryshme, ditën ose natën, do të ma ndizte dritën, në kundërshtim me rregullin që dritat t’u ndizshin për të gjithë në nji orë të caktueme të darkës. Ushqimet që më sillte shtëpia, përfshi edhe rastet me fruta, nuk do t’u prekshin ma për asnji arësye. Përgjithësisht rrinte i heshtun, gja që mue më fliste se ai ndoshta po reflektonte për herë të parë, mbas katër vjetësh marrëzie.

Qysh prej muejit shkurt, a pak ma parë, Ismail Lulo ishte zhdukë prej burgut tonë. Unë besojsha se për opinion, ta kishte përfshi qarkullimi oportunist i kthesës. Duhet të kishte kalue gjysa e muajit prill, kur në nji mbas dreke, unë të ndigjojsha zanin e tij. Prej fjalëve që ai po ndërronte me policin e shërbimit, e kuptova se ai sa kishte kthye prej Kukësit, ku kishte qenë me shërbim të përkohshëm. Vërejtje do të më hiqte fakti se si ai, pa pasë kalue veç fare pak minuta, do ta pyeste atë polic: “Po Ahmet Bushati, është gjithnji këtu”?

Pjerin Kçira në gjyq e n’dekë

Kur në nji mbas dreke qershori Pjerin Kçira me shokë, në kthim prej nji seance të fundit të gjyqit të tyne, u futën në oborrin e burgut tonë tue këndue Hymnin e Flamurit, bani që unë t’u zgjojsha turbull e me tronditje prej nji gjumi të randë që më kishte pasë mbërthye. I lamë në djersë siç isha dhe ende pa pasë fitue vetëdijen, u ngrijta menjiherë në kambë, mbështolla shpejt e shpejt dyshekun, dhe si gjithmonë ndër raste të tilla, hypa mbi të tue u zgjatë deri nalt ndër hekura mbi derë, ndërkohë që policët po i shpërndajshin ata nëpër birucat e tyne përkatëse.

Siç do të më tregonte mbrapa Nushi, ata rrugën prej komitetit ku ishte zhvillue gjyqi e, deri në burg, e kishin përshkue tue këndue kangë kombëtare, si edhe ndonji prej atyne kangëve që nxirrte Gjeto Keqi prej birucës së tij me nr. 14. Mbasi qe futë Pjerini në birucën e tij e, mbas tij edhe oficeri i Sigurimit, Xheudet Miloti, që për të shfrye zemërimin për kangët që ato kishin këndue gjatë rrugës, – tue mos iu pasë bindë as ndërhymjes së tij – do të lëshohej si i tërbuem mbi Pjerinin, tue i ra fort disa herë me shqelma në gjoks. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit...”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

Next Post

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët...”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 17, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 16, 2025
Next Post
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët...”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!