• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Familjarët e mi, prej vitesh, po vuajnë poshtë e lart, nga Fushë-Arrësi në qytetin e Lezhës dhe tani në fshatin Fishtë, pa asnjë faj, pasi….”/ Letra e Fadil Paçramit nga Burgu i Burrelit, në ’85-ën

“Pas akuzave të Enverit, folën Mehmeti, Hysniu, Ramizi e Manushi, por një tip rrugaçi, si Hekuran Isai, tha; të lidhen të dy për këmbësh e duarsh, e të futen në një thes…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit
“Pas akuzave të Enverit, folën Mehmeti, Hysniu, Ramizi e Manushi, por një tip rrugaçi, si Hekuran Isai, tha; të lidhen të dy për këmbësh e duarsh, e të futen në një thes…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit
“Gjatë 15 muajve, nuk jam nxjerrë në ajrosje, veç një ditë, për 10 minuta, me qëllime presioni, duke kërkuar të më shkatërronin nga sistemi nervor dhe të pranoja se…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit
“Pas Enverit që s’më fliste dhe Mehmetit, që shpërtheu për qafleshët në Tiranë e gjokset e zbuluara të aktoreve, pinjolli i mbrapshtë prej rrugaçi i Hysni Kapos…”/ Kujtimet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Pas Enverit që s’më fliste dhe Mehmetit, që shpërtheu për qafleshët në Tiranë e gjokset e zbuluara të aktoreve, pinjolli i mbrapshtë prej rrugaçi i Hysni Kapos…”/ Kujtimet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Enveri, ishte egoisti pasionant’ i etur për fuqi e lavdi, diktatori i pashpirt e i egër, por, a do të qe ky një mendim disi i…”? / Refleksionet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Familjarët e mi, prej vitesh, po vuajnë poshtë e lart, nga Fushë-Arrësi në qytetin e Lezhës dhe tani në fshatin Fishtë, pa asnjë faj, pasi….”/ Letra e Fadil Paçramit nga Burgu i Burrelit, në ’85-ën

Nga Fadil Paçrami

Pjesa e shtatë

Memorie.al / Ç’është burgu? Është vendi ku mbahen ata që janë dënuar me heqje të lirisë, do të thoshim duke lexuar çdo fjalor. Por kaq është pak. Burgu dhe liria – dy të kundërta. Më parë: ç’është liria? Me pak fjalë: të jesh i lirë do të thotë të bësh atë që do, të mendosh e të veprosh sipas dëshirës në ushtrimin e përmbushjen e lirive e të drejtave të tua, si njeri e si shtetas, por gjithmonë pa cënuar e dhunuar të tjerët. Përsërit: të mendosh e të veprosh. Fjala është për liritë demokratike, nga ajo e fjalës, e shtypit, e tubimit dhe e organizimit në partira e shoqata të ndryshme, sigurimin e kushteve, ku të gjejnë shprehje e konkretizim idetë, kërkesat e vullnetet njerëzore, nga ato të plant biologjik-lidhur me vetë qenien, tek ato të planit social, lidhur me mënyrat e të jetuarit.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

– Nuk dua të mbetet i ngarkuar shteti, me shkelje e dhunime të tilla të ligjshmërisë, dua edhe të çlirohen organe të tilla, si gjykata, prokuroria e hetuesia, etj., nga barrë që duhet t’i mbajë “banda”, së cilës i takojnë’ dua edhe të mos ndodhin më gjëra të kësaj natyre, në asnjë kohë, ashtu si e do e mira e vendit. Në Kodin e Procedurës Penale thuhet:

“Legjislacioni socialist, është parimi i legjislacionit procedural. Në bazë të tij, gjykata dhe hetuesia, duke zbatuar rregulla të njëjta e të barabarta për të gjithë, zhvillojnë hetime në mënyrë objektive, të plota, të gjithanshme, me qëllim që asnjë fajtor, të mos i shmang përgjegjësisë dhe të sigurohet çdo shtetas, nga ndjekja dhe dënimi i padrejtë.”(Neni 4). Në këto baza, do ndrequr e vënë në vend, ç’ka në një kohë e në rrethana që dihen, u bë jo drejt.

 -Shpreh bindjen se; Presidiumi i Kuvendit Popullor, duke marrë njoftim për gjithë sa radhita më lart dhe gjithë sa u përpoqa të argumentoj, do të vërë dorë doemos mbi këtë çështje. Nëse pati një kohë që u veprua edhe në kundërshtim me ligjet dhe nëse deri tani ai-Presidiumi, nuk ishte në dijeni, për të gjithë sa ngrita, tani që ajo kohë kaloi, me shpartallimin e “bandës”, si u tha nga Ramiz Alia, në Kongresin e IX të Partisë, se:

“Partia e ka analizuar thellë këtë veprimtari armiqësore dhe faktet janë të njohura” (Raporti i K. Q. të PPSH-së, në Kongresin IX). Tani që edhe merr dijeni mbi si është vepruar në rastin e dhënë, them se është ndryshe, pra dhe: – Nuk mund të mbetet në fuqi, një vendim gjyqi jo i drejtë, – nuk mund të thuhet as se “ka kaluar kohë që atëhere dhe nuk hapen ato defterë. – Nuk mund as të heshtet. Si e shikoni:

-Mbroj një të drejtë dhe ligjin e dhunuar.

-Mbroj veten e dënuar pa të drejtë.

-Mbroj edhe krijimtarinë time, e të ardhmen e saj, që është pjesë e fondit të kulturës së vendit.

Është e rëndë kjo që ka ndodhur, pa kuptim edhe kjo që vazhdon akoma. Mbetem në pritje.

Përgjigjen e pres tani, vetëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe jo përmes atyre ndaj të cilëve ankohem – Gjykatës së Lartë ose Ministrisë së Punëve të Brendshme, si më ka ndodhur të më jepet në ndonjë rast me parë, pra sipas ligjit dhe brenda kohës të caktuar nga ligji.

  Burrel, 25.10.1988

 Ç’ËSHTË KY “SUPER KOMISION”?

Fjala është për Komisionin e Dënim – Internimeve, që funksiononte pranë Këshillit të Ministrave, për të cilin i shkruajta këtë letër, kryeministrit, Adil Çarçani.

Po ju drejtohem si Kryetar i Këshillit të Ministrave, për një çështje që thonë se qenka e karakterit administrativ dhe nuk paska varësi nga ligjet (Kushtetuta, Kodi Penal, etj.) e Kuvendit Popullor, ose të Presidiumit të Kuvendit Popullor(?!).

E kam fjalën për mbajtjen e familjes sime, si të dëbuar në fillim dhe tani si të internuar, në fshatin Fishtë të rrethit të Lezhës.

– E para, pa ndonjë “faj” të tyre, por vetëm sepse unë jam i dënuar, ç’ka është pa kuptim dhe jo ligjore.

– E dyta, vajti kaq kohë që po vuajnë poshtë e lart, nga Fushë-Arrësi në qytetin e Lezhës dhe tani në fshatin Fishtë.

1.

Në Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë, thuhet:

-“Asnjëri nuk mund të internohet ose të dëbohet, veç në raste të veçanta, të parashikuara me ligj”. (Neni 56, paragrafi 5). Pra, “në raste të veçanta, të parashikuara me ligj”, d.m.th., kur e parashikon ligji. Kurse në Kodin Penal, që përbën ligjin bazë për veprat penale, krimet dhe dhënien e dënimeve të tjera, si ato për dëbime e, internime, thuhet:

“Kundër personave që kanë kryer vepra penale, nga gjykata mund të jepen edhe këto dënime plotësuese:

  1. Heqje e dekoratave.
  2. Ndalim i ushtrimit të një veprimtarie, ose mjeshtërie të caktuar.
  3. Heqje e të drejtës së zgjedhjes.
  4. Dëbimi.
  5. Internimi, (Neni 1, paragrafi 3).

Dhe: “Dëbimi, është largimi i të dënuarit nga vend-banimi, me ndalim ose jo, që të qëndroja në një ose në disa vende të caktuara. Dëbimi, jepet për një vepër penale, për një kohë, nga një, deri në pesë vjet, në rastet kur gjykata çmon, se qëndrimi i fajtorit në vende të caktuara, është shoqërisht i rrezikshëm”. (Neni 26, paragrafi 1 dhe 2.) Kurse “Internimi, është detyrimi i të dënuarit, për të qëndruar në një vend të caktuar, për një kohë, nga një, deri në pesë vjet.

Internimi jepet nga gjykata, për kryerjen e një krimi, kur ajo çmon se; lëvizja e të dënuarit në vende të ndryshme, paraqet rrezikshmëri shoqërore” (Neni 27, paragrafi 1 dhe 2). Pra, bëhet fjalë: “Për një vepër penale”, për “kryerjen e një krimi”, për “të dënuarit”, se masa “jepet nga gjykata” dhe për një kohë; “nga një gjer në pesë vjet”.

Atëhere si ndodh që, pa kryer ndonjë “vepër penale”, ose ndonjë “Krim”, pa qenë të dënuar dhe pa ndonjë vendim nga gjykata, siç thuhet në ligjet, njerëzit e familjes (gruaja, djali dhe vajza me dy fëmijë), mbahen të internuar?! Përse, në bazë të çfarë ligji? (Kështu ka edhe familje të tjera, me sa dëgjoj).

Thuhet se këto “internime”, u bëkan me vendim të një “komisioni” që ekzistoka dhe veproka, diku pranë Këshillit të Ministrave, apo pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mbase ka ndonjë vendim të qeverisë, ose dekret-ligj, për një “komision” të tillë, këtë nuk e di, por duke i’u referuar atyre që radhita më lart, nga Kushtetuta, Kodi Penal e të tjera ligje të botuara, më lejoni të them, se ky “komision”, me të tilla veprime, na paska fuqira mbi Kushtetutën, Kodin Penal, etj., mbi të gjitha ligjet.

E kuptoj, mendjet obskurantiste, të etura për fuqi, me synimet që kishin dhe prej xhelatësh të Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut me bandën e tyre’, mund të shpiknin nga gjërat më monstruoze, duke marrë nëpër këmbë ligje, të drejta dhe jetë njerëzish, sepse ishin për dhunën pa ligje (shtet pa dhunë nuk ka, por me ligje), donin edhe t’i kishin duart të lira, kudo e për çdo gjë, duke e vënë veten mbi ligjet dhe organet përkatëse ligjvënëse, ose të ngarkuara, për zbatimin e mbrojtjen e ligjeve, që nga Kuvendi Popullor e, Presidiumi i tij, e deri të gjykatat, prokuroritë etj., për qëllimet e tyre të njohura tanimë. Po përse të mbahen ende “relike” të tilla, të shëmtuara?! Pak i dëmtuan ato partinë dhe vendin?!

Kujt i duhen dhe kush mund të ketë dobi prej tyre? Përgjigja del vetiu: Duhen hedhur poshtë, ato veç dëmtojnë. Në vazhdim të sa u përpoqa të qartësoj, tani do të ndalem pak te dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Nr. 7015, datë 6.1, 1986) për faljen me rastin e 40- vjetorit të shpalljes së Republikës, që më nxiti edhe për këtë letër se them të drejtën, se shpresat që mund të behej diçka për ato familjet tona ishin të mëdha.

Në dekret thuhet: “Falen të gjithë personat e dënuar me ndalim të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie të caktuar, me heqjen e së drejtës së zgjedhjeve. Me dëbim ose internim të cilët dënimin kryesor e kanë vuajtur, u është falur ose u falet në bazë të këtij dekreti” (neni 1, pika 8).

Pra falen “personat e dënuar” me “dëbim ose internim”, pra personat që kanë kryer “vepra penale”, “krime”, të “dënuar” nga “gjykatat”, – por nuk falen, nuk përfitojnë nga ky dekret i organit më të lartë shtetëror, Presidiumit të Kuvendit Popullor, të dëbuarit dhe të internuarit, pa “vepra penale”, pa ndonjë “Krim”, të padënuar nga ndonjë gjykatë, siç është edhe rasti i familjes sime, sepse për të (dhe të tjera si ajo), ka vendosur një “komision suprem”, që duket se qenka me i lartë e, më i fuqishëm, se edhe vetë Presidiumi i Kuvendit Popullor, që na paskësh në dorë, fatin e tyre dhe nuk njohka asnjë ligj! Po kjo?!

(Dhe, si për ironi të fatit, pikërisht atë ditë – më 10 janar 1986, kur u botua në shtyp dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, meqë vajzës me dy fëmijë, i mbaronte afati i internimit, pas dy pesëvjeçarëve, i njoftuan vendimin e këtij “komisioni suprem”, që i jepte edhe një pesëvjeçar tjetër, shtesë. Dhe më e pakuptueshmja akoma: ndërsa Kodi Penal, për ata që kanë kryer “vera penale”, “krime” dhe “dënohen” nga “gjykatat”, parashikon; një deri në pesë vjet (Nenet 26 e 27), ky “komision suprem”, jep dënime mbi gjykatat dhe jashtë çdo ligji, për njerëzit pa “vepra penale”, pa “krime”, të “padënuar” nga “gjykatat”, pra krejt të pafaj “internime” me pesëvjeçarë dhe jo për një e dy, por tre e më shumë!.

Mbase është menduar gjë, për me pas lidhur me këto lloj internimesh, duke ua hequr për fare (ç’ka do të ishte më se e drejtë), por, veç çështjes konkrete – lidhur me familjen time, për të cilën jam drejtpërdrejt i interesuar dhe i shqetësuar, e kam fjalën edhe në përgjithësi: shteti, duhet shkarkuar doemos dhe sa më parë nga barra të tilla, që vazhdojnë të rëndojnë mbi të, si mbetje nga e shkuara.

Edhe diçka tjetër: duke qenë e internuar, megjithëse inxhiniere, sot bën punë të rëndomta në bujqësi. S’merret, pra, me profesionin e saj. Kush e ka vendosur këtë?! Po ai “Komision suprem”, kuptohet. Kurse në Kodin Penal, thuhet shprehimisht:

“Ndalimi i ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie të caktuar, jepet për një kohë, nga një, gjer në pesë vjet, kur gjykata konstaton se i dënuari, i ka shpërdoruar ato dhe çmon se nuk duhet t’i ushtrojë, në të ardhmen” (Neni 24)

Pra; kur gjykata konstaton se “i dënuari” i ka “shpërdoruar” ato. Kurse në rastin konkret, s’bëhet fjalë as për “gjykata”, as “për të dënuar”, as për “shpërdorim” të profesionit, sepse në fakt, atë s’e lanë të punonte veç dy javë të vetme, si inxhiniere! Në të mirë të shtetit, të vendit dhe të njerëzve, të shikohen e të vihen në vend këto gjëra dhe shkelje të rënda të ligjshmërisë. Më dhëmb, pa ju them, ndryshe do të heshtja, por s’mundem.

  1. Ime shoqe, Violeta, ju ka dërguar afro dy vjet më parë, siç më pat njoftuar atëhere, një letër, ku ju paraqiste gjendjen e saj shëndetësore (ka bërë gjashtë operacione, dy prej të cilëve për tumore, tani vuan edhe nga zemra, veç rrjedhojave të tjera të moshës) dhe kushtet e vështira e të rënda të internimit, atje në Fishtë, duke ju kërkuar t’i hiqej internimi…!

Përgjigjja që i dhatë, me sa më pat njoftuar ato ditë, ishte se; do të shikohet çështja, në kohën e duhur. Mirëpo pas disa muajve, në janarin e 1985-ës, kur e mbushte afatin e internimit dhe ishte rasti – “koha e duhur”, si e patën kuptuar përgjigjen tuaj, të shikohej heqja e masës të internimit dhe kthimi atje ku pat qenë më parë, i vajti vendimi, i të ashtuquajturit; “komision suprem”, që i shtonte edhe një 5 vjeçar tjetër internim, duke e lënë po atje në Fishtë!

Pas gjithë këtyre, të ishte pa kuptim, t’ju drejtohej përsëri, për t’ju thënë, si e çfarë ndodh, prandaj mendova t’ju drejtohem unë, kësaj radhe. Me këtë rast desha t’ju them, se nga sa më shkruajnë fëmijët, gjendja e saj shëndetësore, po vete në rënie dhe mos përfitimi nga falja e fundit, që bëri Presidiumi i Kuvendit Popullor i rëndoi, sepse me sa duket, qe folur shumë dhe shpresat qenë të mëdha gjithandej. 

Burrel, 5 shkurt 1986  

T’I THEMI TË VËRTETAT ASHTU SIÇ JANË

Edhe dy letrat e mëposhtme dërguar Ramiz Alisë, meqë janë të gjata e me ca hollësira, si dhe për të mënjanuar ndonjë përsëritje jepen të shkurtuara. Sa kemi hyrë në vitin ’90-të.

Nga letra e parë: Po ju drejtohem përsëri, kësaj radhe jo aq për vete – për këtë tragjedinë time, që po vazhdon. Përse? Atë e dini ju, e di edhe unë, disi edhe jua kam thënë. E dinë edhe shumë të tjerë, që kanë sy e shohin, kanë mend e gjykojnë, tjetër pse nuk flasin, hapur, kuptohet. 

Pse jo aq, për vete? E shoh se nuk ka kuptim, të mbetem akoma tek “e drejta”, duke e kërkuar atë në bazë të normave e ligjeve të shtetit, siç edhe kam bërë, sepse është e kotë: kaluan kaq vjet dhe “e drejta”, s’dha asgjë. S’dha sepse, punët e kryera jashtë normave e pa ligje, nuk zgjidhen me norma e ligje: kot e kërkoj atë – “të drejtën”, atje ku ajo është shkelur me vetëdije e paramendim. Prandaj, çështja do parë në një plan tjetër, më të gjerë, në atë politik, sepse vetëm mbi atë bazë, mund të marrë zgjidhje. Pra edhe unë po kaloj, në këtë plan.

Vendosa t’ja shkruaj si një shtetas cilido, personit me funksionet më të larta të vendit – në parti e në shtet, veç pa nguruar të shprehem, ashtu siç mendoj, jashtë skemave, hosanave e mënyrave servile të rretheve zyrtare. S’është keq për cilindo drejtues, të dëgjojë herë pas here edhe zëra të tjera, nga ata që s’dinë të mbajnë iso, që i shohin gjërat edhe nga këndvështrime të tjera, pse jo edhe të kundërta. Si do të m’i quani, gjithë sa do të flas, është puna juaj.

Mund që, as të mos i lexoni, të mos i përfillni, të qeshni ose edhe të zemëroheni. Sidoqoftë, ju flas hapur dhe gjithmonë nga pozitat e njeriut, që e do vendin e tij. T’i shohim e t’i themi të vërtetat, ashtu siç janë – Kjo është një kërkesë e kohës sot, së cilës duhet t’i përmbahemi fort, si për ndodhjet e mëparshme, ashtu edhe për zhvillimet e sotme, ndryshe do të vazhdojmë të pengohemi, për ecjen përpara. Dhe kjo nuk bëhet me tërhiq e mos këput, ose me arna, sigurisht: as edhe me rrëmujë. Konkretisht:

-1973-ja (Plenumi i IV i Komitetit Qendror të PPSh-së) nuk ishte një ngjarje çfarëdo, aq më pak “Kulturore” – lidhur me letërsinë e artet, ose “modat” në rini dhe “liberalizimin” në këto sfera, siç u vu theksi dhe u bë aq zhurmë.

Nuk marr përsipër të bëj vlerësime në tërësi, ose veç e veç, për çështje të caktuara, por koha ka nxjerrë në shesh tani: se rrjedhojat qenë e mbeten të rënda, edhe sepse asnjëherë nuk u tha e vërteta, u shtrembërua ose u la e errët, ç’ka vazhdon edhe sot. E rëndë dhe me pasoja kjo, jo vetëm për të shkuarën, sepse historia do ta bëje të veten dhe do të verë në vend, çdo gjë, por dëmi më i madh, është për të sotmen, po u zgjat akoma edhe për të ardhmen.

Vihet pyetja; pse ndodh kështu?! Përgjigjja është: jo vetëm sepse tabutë rreth tyre, kanë ngrirë gjithçka, nuk lënë të bësh çap përpara, por mungojnë edhe vullnetet, për të parë me sy kritik të shkuarën. Deri kur? Veç e vërteta nuk mbytet, e kotë çdo përpjekje për ta hedhur në harresë, vjen dita dhe ajo do të flasë. Kujt i duhet kjo?

S’është e para here, që ju shkruaj për këtë çështje. Mirëpo ç’bëhet? Pse nuk veprohet, çfarë pengon? Ta themi shqip: për ato ka folur Enver Hoxha dhe si të bëhet ndryshe tani? Qenë vite të trazuara ato. Koha, faktet e reja, zhvillimet e ndodhura kanë çuar në vlerësime të tjera dhe kërkojnë ndreqje, jo vetëm për ngjarje historike, por edhe për ligjësi e fenomene në proces.

Asgjë e jashtëzakonshme pra. 

– Ligji është dhunuar keq. (Mjaft të kujtojmë se katër ministra të Brendshëm, janë dënuar për krime e veprime të paligjshme) Kjo është e vërteta. Faktet janë të shumta, askush nuk mund të thotë sot, se nuk dihen. Mbase edhe nuk diheshin, por sot dihen. Mbase edhe nuk diheshin, por sot dihen, njerëzit i kanë denoncuar.

Këto vitet e fundit, edhe më shumë. Do të sjell edhe rastin tim – arrestimin, hetuesinë, gjyqin e dënimin, edhe denoncimin që ju kam bërë, duke kërkuar mbrojtje ligjshmërie nga Gjykata e Lartë, edhe ankesën për mosveprim e mos përgjigje nga ana e saj, drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor, për të cilat ju jeni në dijeni, më së miri. Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 16 Tetor 2023

Next Post

“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si...”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si…”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”

“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si...”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!