• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Alizot Emiri

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi…”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi…”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest
“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi…”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest
“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

Pjesa e njëmbëdhjetë

                                  Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                       DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Drejtori i Parkut Automobilistik të Fushë-Arrëzit, Arif Halili, bëri të pamundurën të më rregullonte, por përgjigjja e kreut të RTSH-së, Marash Hajati, ishte denoncuese …”! / Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

                                                         Vijon nga numri kaluar

                                      – MBRESA E KUJTIME PËR ALIZOT EMIRIN –

EVANTIA ZIKU

ALIZOTI NE BUDAPEST

U befasova kur vajza jonë, Almira, mbesa e Alizot Emirit, më tregoi në telefon e entuziazmuar, se, rastësisht, në Budapest ishte njohur me një greke, në familjen e se cilës në Greqi, kishte mbetur i paharruar kujtimi i gjyshit, Alizot Emirit!

Ç’ne?!!

Alizoti nuk ka asnjë lidhje, nuk ka qenë asnjëherë në Greqi!

Plus, që ne, që fëmijë, kemi dëgjuar për masakrat e tmerret që kanë shkaktuar grekët në jug të Shqipërisë. Në Gjirokastër është trashëguar kujtimi i hidhur i atyre mizorive. Ne shikonim gjithmonë brimën e hapur tek këmba e monumentit të Çerçiz Topullit, nga një plumb i breshërisë së qëlluar prej bandave të armatosura greke në Gjirokastër.

– “Mundohu ta sqarosh arsyen pse ruajnë respekt për gjyshin” – porosita vajzën. – “Mund të jetë diçka interesante edhe për ta vendosur në librin me kujtime për Alizotin”.

Vajza e z. Jorgji Ziko (Zikos Georgios), zonja Evantia, është spikere dhe redaktore e emisioneve të muzikës në Radio Tilos (Tilos – e ndaluar) në Hungari, Budapest.

Kjo Radio prezantoi një program me muzikë në një shtëpi kulture në Budapest. Për çudi, muzika ishte ballkanase. Almira, si drejtuese e aktivitetit artistik në këtë shtëpi kulture, u kënaq veçanërisht dhe shkoi t’i përgëzojë për këtë program organizatorët, duke ju treguar se ajo është shqiptare dhe ky program ju duk si i përgatitur për të…! I thanë se formuluesja e programit, është gjithashtu nga ato anë.

Shkoi ta takonte tek Radio-Tilos, duke menduar se do të “zbulonte” një shqiptare. Takoi një zonjë. Quhej Evantia, ishte greke.

– “Oh sa mirë, jemi gjitone”! – u mjaftua dhe me kaq Almira.

– “Unë jam shqiptare, nga Gjirokastra, quhem Almira Emiri”!

– “Nga Gjirokastra?! Në Gjirokastër, familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar”! – ju përgjigj e entuziazmuar znj. Evantia. – “Emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare”!

– “Gjyshi im”! – shpërtheu Almira.

– “Si është e mundur…”?!

Zonja Evantia pranoi me kënaqësi të shkruajë imazhin e këtij kujtimi, që ngjall respekt e mirësi. Zonja Evanti, e lindur e rritur në Budapest, e shkruajti hungarisht.

Familja Emiri, pjesë e legjendës

Édesapám Zikos Georgios a görög polgárháború alatt Gjirokaster mellett egy menekült táborba került, körülbelül 10 éves volt, Alizot nélkül elfelejtett volna görögül. Alizot nem tudjuk hogyan, beszerezte a tankönyveket, elöszõr abc-s könyvet aztán amikor kiderült hogy édesapám már idõsebb, megszerezte a másodikosok és harmadikos könyveket is.

Az akkori görög albán viszonyban ez szinte lehetetlen feladat lehetett a számára. Édesapám nem mesélte el hogy tudott kiszökni a táborból, de valahogy minden héten megfordult a boltban, Alizot segitségével albánul is megtanult. A Zikos családban családi legendánkban tartózik Alizot és az egész Emiri család mert Alizot felesége talán vagy valamilyen nõrokon) gyakran süteményel várta, ami akkor elképzelhetetlen lukszus volt a helyieknek is, hát még a menekülteknek. Isten áldja az ilyen tiszta és jó emberek emlékét.

Evantia Ziku, Budapest 7 mars, 2011

Tim at, Zikos Georgios, gjatë luftës civile greke, e kishin dërguar në kamp refugjatësh në një fshat pranë Gjirokastrës. Ishte vetëm 10 vjeç dhe pa Alizotin do kishte harruar greqishten. Alizoti, nuk e dimë se si, i gjente libra greqisht, në fillim me abetare dhe më vonë, kur e kuptoi se ishte më i madh, i gjente libra të klasës së dytë, ose të tretë.

Në marrëdhëniet shqiptaro greke atëherë, kjo gjë ishte krejtësisht e pamundur për të (Alizotin). Babai im, nuk na ka treguar se si ka mundur të arratisej përgjithmonë nga kampi i refugjatëve, por çdo javë, ai ishte tek dyqani i Alizotit. Me ndihmën e Tij, ka mësuar edhe shqip.

Në familjen Zikos, Alizoti dhe familja Emiri, janë pjesë e legjendës tonë familjare, sepse gruaja e Alizotit (ndoshta, ose një grua e familjes) i gatuante shpesh edhe ëmbëlsira. Është e pakonceptueshme kjo sjellje kaq njerëzore, sepse dhe për vendasit, këto ishin gjëra luksoze e aq më tepër për refugjatët.

Zoti bekoftë kujtimin e njerëzve të tillë, të pastër dhe të mirë. / Memorie.al

Evantia Ziku, Budapest, 7 mars 2011

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante...”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

Next Post

“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol...”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu

Artikuj të ngjashëm

“Drejtori i Parkut Automobilistik të Fushë-Arrëzit, Arif Halili, bëri të pamundurën të më rregullonte, por përgjigjja e kreut të RTSH-së, Marash Hajati, ishte denoncuese …”! / Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Kujtime

March 28, 2026
“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Kujtime

“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 28, 2026
“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Kujtime

“Në nëntor ’81, kur Mehmet Shehut po i bëhej ‘gjyqi’ në parti, më thirri Miti Tona, shefi shtypit në Komitetin Qendror, i cili më tha; do të them një sekret…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 28, 2026
“Në fund të atij takimi disa minutash me kryetarin e Gjykatës së Lartë, aty në Shtëpinë e Pritjes në Berat, para se të ndaheshim, ai më tha;….”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Kujtime

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 25, 2026
“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol…”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu

“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol...”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme