NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e tridhjetë e një
-VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –
Memorie.al/Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.
Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë
Kjo ёshtё Pretenca e Prokurorit, në përfundim të gjykimit kundёr tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agostin Preçi, Pjetёr Biba, Zef Nishi dhe Fran Noci, tё akuzuar pёr veprimtarinё armiqёsore kundёr pushtetit Popullor për veprën penale të “sabotimit” sipas neneve 72 dhe “Agjtacionit dhe propagandes” parashikuar nga Neni 73 tё K. Penal si dhe kundёr tё pandehurit Ndue Leti, i akuzuar sipas nenve 73/1 dhe 80/1 tё K. Penal.
Çdo lexues, pa pasur asnjë lloj kulture juridike, kupton se ky ёshtё njё pamflet politik. Nga ana ligjore, bazuar nё “normat jurirdike penale dhe proceduriale tё kohёs”, prej çdo personi qё ka sadopak haber nga kjo shkencё, ёshtё nje montazh akuzash me falsifikime ordinere deri nё atё tё fakteve, datave, si dhe nё ndryshimin e kohёve tё fakteve penale me njё qёllim tё vetёm, vendosjen e të pandehurit, priftit Dom Shtjefёn Kurtit, nё krye tё njё organizate sabotuese, me anё tё manovrёs sё ndryshimit tё kualififkimit ligjor tё veprёs penale tё vjedhjes, nё atё tё sabotimit. E gjitha kjo bёhet me qëllimin kriminal të dёnimin kapital tё priftit, pasi nuk kishte asnjё mundёsi tjetёr pёr, ta implikuar atё me personat e tjerё qё kryenin vjedhje, përveçse për ta kualifikuar në rolin e nxitësit, apo atë të shtytësit, role këto që nuk mund ta shpienin në pushkatim.
Pra, ekzistonte mundёsia pёr ta kualifikuar atё si nxitёs, sipas parashikimeve tё nenit 13 te K. Penal tё kohёs, por nuk mund t’i jepnin cilёsitё e organizatorit dhe as atë tё ekzekutorit, pasi nuk kishte asnjё element, pёr t’i marrë kёto cilёsi, për pasojë, vetёm me njёrёn nga kёto cilёsi, mund ta dёnonin me vdekje atё, sipas “urdhёrit” qё kishin marrё nga Udhёheqja. Sigurisht qё tё dyja dispozitat, si ajo e “vjedhjes nё pёrpjestime tё mёdha”, dhe ajo e “sabotimit”, kishin pёr maksimum dёnimi atё me vdekje, por me kёtё kualifikim, prifti nuk rezultonte nё pozitat e ekzekutorit apo organizatorit, pasi, sё pari, nuk do të ishte aspak e besueshme akuza nga opinioni publik dhe së dyti, ai mund të pushkatohej vetёm nё rastin e ekzekutimit tё disa prej bashkёpunëtoreve tё tjerё, veprim i cili do të ishte shumё disproporcional nё opinion dhe si i tillë, duhej shmangur. Mënyra? U shpik sabotimi. Një shpikje e paskrupullt, e cila nuk kishte asgjë të mbështetur në ligj dhe në provat e grumbulluara, por duhej, duhej se kështu e kërkonte udhëheqja!
Neni 13, Bashkёpunёtorёt
“Bashkёpunёtore quhen, pёrveç ekzekutorёve dhe organizatorёt, shtytёsit dhe ndihmёsit. Ekzekutorё quhen personat qё kanё marrё pjesё drejt pёr drejt nё kryerjen e krimit. Organizatorё quhen personat qё kanё krijuar njё organizatё kriminale ose, qё udhёheqin atё si dhe personat qё kanё pёrgatitur planin e kryerjes se krimit, ose qё udhёheqin kryerjen e tij. Shtytёs quhen personat qё kanё shtyrё tjetrin nё kryerjen e krimit. Ndihmёs quhen personat qё kanё dhёnё ndihmё nё kryerjen e krimit me kёshilla, udhёzime, dhёnie mjetesh dhe largim pengesash, ose duke premtuar qё me parё fshehjen e kriminelit ose tё gjurmave tё krimit.”
Nga analiza ligjore e kësaj dispozite të pjesës së përgjithshme të K. Penal të kohës, përcaktohet se cilët janë cilësisht rolet në kryerjen e një vepre penale në formën e bashkëpunimit. E sollëm të plotë këtë dispozitë, për të kuptuar lexuesi se ustallarët ligjzbatues të kohës, e kishin krejt të pamundur që me cilësimin e veprës penale të vjedhjes, të pandehurit Dom Shtjefen Kurtit, t’i atribuoheshin role kryesore në vjedhje, kështu që duhej sajuar një vepër tjetër penale dhe ajo u shpik, siç kemi theksuar, ajo e sabotimit, pasi në këtë vepër ishte më e lehte, për t’i dhënë rol kryesor, me qëllim për ta dënuar me vdekje!
Neni 14 Pёrgjegjёsia e bashkёpunёtorёve
“Organizatorёt, shtytёsit dhe ndihmёsit pёr krimin e kryer kanё pёrgjegjёsi penale njё lloj si ekzekutorёt. Nё caktimin e dёnimit pёr bashkёpunetorёt gjykata duhet tё marrё parasysh shkallёn dhe karakterin e pjesёmarrjes tё secilit prej tyre nё kryerjen e krimit. Pjesёmarresi i organizatёs kriminale ka pёrgjegjёsi penale jo vetёm pёr krimet nё tё cilat ai ka marrё pjesё drejtpёrdrejtё, por edhe për krimet e kryera nga pjesёmarrës tё tjerё tё organizatёs kriminale, nё qoftё se ka pasur dijeni se kryerja e kёtyre krimeve hynte nё planin e veprimtarisё sё organizatёs kriminale. Shtytёsit dhe ndihmёsit kanё pёrgjegjёsi penale pёr pёrgatitje sipas nenit 10 tё ketij kodi edhe nё qoftё se personi, tё cilin e kanё shtyrё pёr kryerjen e krimit ose te cilit i kanё dhenё ndihme, nuk kryen asnjё vepёr kriminale”.
Pra ligji parashikon se: Organizatorёt, shtytёsit dhe ndihmёsit pёr krimin e kryer kanё pёrgjegjёsi penale njё lloj si ekzekutorёt. Nё caktimin e dёnimit pёr bashkёpunetorёt gjykata duhet tё marrё parasysh shkallёn dhe karakterin e pjesёmarrjes tё secilit prej tyre nё kryerjen e krimit”
Nga ky paragraf kuptohet se kanë përgjegjesi penale personat e marrë të pandehur në cilësite e mësiperme, por në caktimin e dënimit, gjykata duhet të marrë në konsideratë, shkallën e pjesëmarrjes së sejcilit në kryerjen e krimit. Pikërisht ky parashikim, e pengonte gjykatën për ta vendosur në krye të pandehurin Dom Shtjefën Kurtin, me qëllimin e paravendosur për dënimin e tij kapital.
Atёherё u ndryshua cilёsimi ligjor i veprimeve tё tё gjithё grupit. Mirёpo ky ndryshim bёhet lehtёsisht i lexueshem pasi ёshtё kryer pёr qёllime jashtё ligjore, duke mos pasur asnjё lloj lidhje me veprimet dhe mosveprimet e tё pandehurve të tjerë. Aq i vёrtetё ёshtё ky ndryshim sa, si nё pretencёn e Prokurorit, ashtu edhe nё vendimet e gjykatave, kёrkimi dhe arsyetimi pёrgjatё gjithё shtrirjes sё tyre, bёjnё fjalё pёr vjedhje dhe agjitacion dhe nё asnjё moment pёr sabotim. Le t’i shohim me rradhё.
Duke hartuar njё pretencё absolutisht tё pavёrtetё, pёrsa i pёrket veprёs penale tё sabotimit, Prokurori i lejon vetes marrёzira tё tilla. Themi marrëzira, pasi në kuptim të ligjit ai kryen një krim, për të ardhur të postulati i famshëm “çdo veprim kriminal, le gjurmë dhe këto gjurmë të çojnë te autori i tyre”, pasi nuk ka krim të përsosur. Kësisoj Prokurori kryen një krim, të cilit gjykata e Krujës i jep formën e ligjit, për të mbërritur te Gjykata e Lartë, e cila nuk mbetet më pas, për ta përmbyllur në Presidiumin e Kuvendit Popullor, që le në fuqi vendimin për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit! Prokurori dhe më pas gjykatat, përpiqen që dështimet në sistemin kooperativist t’ia mveshin disa vjedhjeve të kryera përgjate viteve 1958 e në vijim, deri në arrestimin e grupit në fillim të vitit 1970, që të japin konotacionin e rrënimit të kooperatives se Gurëzit, me qëllim justifikimin e dënimeve të renda, por mungesa e dijeve rreth punëve të bujqesisë, i ka çuar në gafën e rëndë që vijon më poshtë:
“…Nё vitn 1970, nё sajё tё masave organizative, edukative dhe bindёse qё u morёn, si dhe goditja dhe eleminimi i kёtij grupi armiqёsor, rriti besimin e koperativistёve ndaj punёs sё pёrbashkёt dhe shtoi interesimin e tyre ndaj problemeve qё prokupojnё koperativёn. Kjo solli si pasojё qё nё kёto vite sektori i Gurëzit jo vetёm tё dalё nga prapambetja, por tё jetё sektori mё i mirё i kёsaj koperative. Shifrat dhe faktet e pёrmendura nga shumё diskutantё qё morёn fjalёn nё kёtё gjyq, ishin kuptimplotё dhe bindёse pёr konkluzionin e nxjerrё. Lind pyetja? A do kishin mundur tё pandehurit qё me veprimtaritё e tyre tё arrinin nё shkatёrrimin e Koperativёs? Jemi shumё tё sigurtё se ato as do mund tё realizonin ёndrrёn e tyre sepse kёtu nё fshatin e Gurëzit, jeton dhe punon njё popull qё ёshtё i lidhur ngushtё me partinё, me koperativёn, qё do dhe e ruan pronёn e koperativёs si sytё e ballit, që e shikon me optimizёm, qё krenohet me sukses por asnjёherё nuk pajtohet me tё metat. Kёtu militojnё komunistёt, kuadrot, organet e pushtetit, e tё tjerё, tё cilat shpejt a vonё janё nё gjendje tё zbulojnё, tё kapin dhe tё godasin çdo veprimtari qё cёnon interesat e Partisё dhe të shtetit. Edhe kёtё veprimtari tё kёtyre tё pandehurve janё pikёrisht komunistёt, kuadrot, dhe vetё populli i Gurëzit qё e zbuloi”.
Pas këtij paragafi të prokurorit në pretencёn e tij, duke falsifikuar dhe zhvendosur kohёt e “fakteve penale”, vijmё tek vetёasgjёsimi logjik dhe ligjor i akuzёs sё tij. Prokurori pretendon se:
“…Shkallёn mё tё lartё veprimtaria armiqёsore e kёtyre tё pandehurve, e arriti nёn drejtimin e tё pandehurit Shtjefёn Kurti gjatё vitit 1969. Nё verёn e vitit 1969, i pandehuri Shtjefёn Kurti, Zef Nishi dhe Pjetёr Biba, takohen nё dhomёn e tё pandehurit Shtjefёn ku, zhvillojnё qё tё tre biseda me karakter armiqёsore si, pёr rrёzimin e pushtetit e tё tjera”.
Pra kulmi i veprimtarise armiqёsore tё tё pandehurve paska qenё gjatё vitit 1969. Mirёpo darka pragmatike ёshtё ngrёnё nё fund tё nёntorit, ose nё fillim tё dhjetorit 1969! Duke i dhёnё atribute tё jashtёzakonshme kёsaj darke, akuza dhe gjykata mё pas kanё asgjёsuar veten, duke lidhur kohёn me tё keqe tё kooperativёs me kohёn me tё mirё tё saj, me një periudhe vetёm njёmujore, çka nuk ka asnjё lloj mundёsie praktike, pasi punët e bujqёsisё, pёr çdo lloj arritje, apo vjelje prodhimi, kёrkojnë njё punё pёrgatitore, tё paktёn gjashtё mujore, shtuar kёsaj ciklin mbjellje-korrje, pёr tё lashtat, ta zёmё tetor-qershor-korrik, apo misri dhe prodhimet e tjera qё pёrkojnё me fazёn kohore, mars-prill dhe vjelja e tyre nё tetor-nentor! ”…Nё vitin 1970, nё sajё tё masave organizative, edukative dhe bindёse qё u morёn si dhe goditja dhe eleminimi i kёtij grupi armiqёsor, rriti besimin e koperativistёve ndaj punёs sё pёrbashkёt dhe shtoi interesimin e tyre ndaj problemeve qё prokupojnё koperativёn. Kjo solli si pasojё qё nё kёto vite sektori i Gurëzit, jo vetёm tё dalё nga prapambetja, por tё jetё sektori mё i mirё i kёsaj kooperative”.
Nёse do t’i besojmё analizёs sё prokurorit dhe gjykatave mё pas, darka e famshme rezulton të ishte preludi i nxjerrjes nga prapambetja tё kooperativёs sё Gurëzit dhe kurresesi kulmi i veprimtarisё armiqёsore! Falsifikimet ndjekin njёra tjetrёn. Ёshtё e provuar nё dhjetra e qindra akte qё ndodhen nё dosjet e gjurmimit operativ, pёrgjatё pёrpunimit 2/B dhe 2/A, si dhe hetimit, se darka e famshme ёshtё ngrёnё nё fundin e vitit 1969, ndёrsa Prokurori e sposton atё, nё verё tё po atij viti, me qёllim qё muajt e fundit tё vitit 1969, të ishin kulmi i veprimtarise armiqёsore! Nё disa paragrafё me poshtё kёtё e pranon edhe Prokurori, duke harruar se çfarë ka shkruar me lart. Ja çfare thote ai: ”…Nё fundin e vitit 1969, nё darkёn e organizuar me pjesёmarrjen e tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Zef Nishi e Pjetёr Biba, ku kanё asistuar pёr njё kohё dhe Davë e Prena Biba, pёrveç bisedave pёr rrёzimin e pushtetit, pёr arratisje jashtё shtetit e tё tjera, ёshtё thёnё nga i pandehuri Shtjefёn qё, tё vidhnin me qёllim qё tё bёhen njerёzit e pakёnaqur, tё ulet vlera e ditёs sё punёs, tё ngrihen njerёzit nё revoltё pёr shkatёrrimin e kooperativёs. Edhe pas kёsaj shpjegojnё tё pandehurit Mark Marku, Zef Nishi e Pjetёr Biba, ne i vijuam vjedhjet pёr tё realizuar kёtё porosi. Bisedat e zhvilluara nё kёtё darkё veç tё katёr tё pandehurve, i shpjegojnё edhe dёshmitarёt Dava e Prena Biba”.
Të mashtrosh kërkohet minimalisht të kesh kujtesë të fortë, dhe Prokurori që mbahej si ujët e pakët të drejtesisë së asaj kohe, shquhej për përgatitjen e tij, aq sa e ka mbylluar karierën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por nuk paska qenë aq i zoti sa t’i fshijë gjurmët e tij! As grupe mafiozesh nuk kryejnë falsifikime tё tilla dhe tё mendosh se kjo pretencё eshte shndёrruar nё vendim gjykate dhe ky vendim ёshtё lёnё nё fuqi me tё njёjtin arsyetim nga Gjykata e Lartё e R. P. Shqipёrisё, ky ёshtё njё turp!
Për të “provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshem” akuzat, Prokurori merr atributet e kryetarit tё kooperatives, sipas paragrafit tё mёposhtёm, duke dhënë këshilla dhe udhëzime përkatëse:
“…Tё mos vihen tё tillë si magazinierё, brigadier, roje, transportues, etj., njerёz tё tipit tё Luigj Vatёs, Gjok Marka, Diles, Marash Prekёs, Zef Pali Beqiri, Mark Marku, Pjetёr Bibёs, Pjetёr Mitzhit, etj., sepse kjo ёshtё njёsoj sikur ti varёsh ujkut mёlçinё nё qafё. Nё kёto detyra duhen vendosur njerёz qё pёrveçse e kryejnё punёn por janё nё tё njёjtёn kohё tё ndershёm, tё pakomprometuar dhe qё u dhimbset prona e pёrbashkёt. Dhe njerёz tё tillё ka shumё e kudo. Gjithashtu lёvizjes sё mallrave, produkteve bujqёsore, nga ara nё magazinё, nga magazina nё mulli, nё furrё apo nё treg, t’u japin rёndёsinё e duhur. Tё zbatohen me pёrpikmёri tё gjitha rregullat shtetёrore mbi qarkullimin e mallrave, sepse nё çdo cёnim tё kёtyre rregullave, formon njё tё çarё tё cilёn elementi armik dhe keqbёrёs e shfrytёzon mё sё miri, ashtu siç e ka shfrytёzuar ky grup pёr tё arritur qëllimet e tij kriminale. Tё mos nёnvlerёsohen zbatimi i rregullave dhe tё justifikohen dobёsite me mungesat e peshoreve apo mjeteve tё tjera, nё fushatat apo nё nevojat e prodhimit. Besimi ndaj njerёzve duhet tё ekzistojё por krahas kёsaj duhet tё ekzistojё te kontrolli i rreptё mbi njerёzit dhe ky kontroll, nuk ka si tё bёhet jashtё zbatimit tё rregullave shtetёrore mbi qarkullimin e mallrave”.
Kjo është një estradë më vete, por një estradë tragjike!
«Nё kёto raste i pandehuri Shtjefёn, vjen nё dijeni tё vjedhjeve qё zhvillonte Zef Nishi me Pjetёr Bibёn dhe nё pёrfundim tё bisedёs, i ka thёnё tё pandehurve tё tjerё qё: vidhni, se vidhni djersёn tuaj. I pandehuri Pjetёr Biba shpjegon nё verёn e vitit 1969, nё fund tё bisedave tona, Shtjefni tha : vidhni, se merrni djersen tuaj. Unё mё parё, – thotё i pandehuri, – i kisha shpjeguar Shtjefnit se, me Zef Nishin vidhnim. Nё lidhje me kёtё i pandehuri Shtjefёn Kurti tha: Unё i thashё Zef Nishit qё ёshtё mirё mё dalё me vjedh, kёshtu qё pakёsohen tё ardhurat e popullit, e populli tё ngrej krye e tё shkatёrrojё kooperativёn, bile tё ngreni dhe tё tjerё pёr tё vjedhur”.
Përgjigja e të pandehurit Dom Shtjefën Kurti, vendosur në paragrafin e fundit, lehtësisht kuptohet se në çfarë kushtesh i është marrë ky deklarim, pasi asnjëri nga të gjithe të pandehurit, nuk e ka deklaruar këtë frazë, pa fillimin e hetuesisë intensive, që do të thotë marrje në pyetje nën dajak të të gjithëve. Megjithatë, në fillim të këtij paragrafi, theksohet se: “I pandehuri Shtjefёn, vjen nё dijeni tё vjedhjeve qё zhvillonte Zef Nishi me Pjetёr Bibёn dhe nё pёrfundim tё bisedёs, u ka thёnё tё pandehurve tё tjerё qё: vidhni, se vidhni djersёn tuaj”. Pra prifti në fund të vitit 1969, vjen në dijeni se këta persona vidhnin (jo sabotonin), por viti 1970, rezulton si vit i sukseshem, sipas prokurorit! Kështu me radhë, prokurori rrotullon fakte dhe deklarime, që përjashtojnë, apo “kacafyten” me njëra tjetrën, të cilat nga çdo kush, kuptohet se ishte një çorbë e pangrënëshme prej askujt!
Prokurori e vijon kështu pretencen e tij:
“Shpjegimet e dhёna nga i pandehuri Mark Marku, i konfirmojnё edhe tё pandehurit Pjetёr Biba, Fran Ndoci dhe nё njё farë masё edhe i pandehuri Ndue Leti. Nё lidhje me kёtё i pandehuri Fran Ndoci ka shpjeguar: “Bisedat i kemi filluar nga viti 1963 – 1964, me Mark Markun, kemi biseduar pёr jetёn e keqe nё kooperativё dhe pёr tё mirat kur ishim privat. Ne kemi dёshiruar qё sistemi kooperativist tё ndryshojё e tё vijё sistemi privat. Mё poshtё i pandehuri Fran Ndoci shpjegon se nё bisedat e mёvonshme me tё pandehurin Agustin Preçi, kemi krahasuar jetёn nё Shqipёri me atё nё shtetet e huaja. Kemi folur pёr liri nё kёto vende, kemi biseduar pёr arratisje, pёr minosjen e momentit tё Stalinit etj. Bisesat tona nё kёtё drejtim thotё i pandehuri Fran janё tё panumёrta. Unё, – thotё i pandehuri, – kam dёshirё qё kooperativa tё bashkohet”.
Nga ky paragraf kuptohet se koha e fillimit të kësaj veprimtarie ishte më përpara se Dom Shtjefën Kurti të lirohej nga burgu.
“…Edhe i pandehuri Ndue në hetuesi si dhe para gjykatës ka pranuar se me të pandehurin e sipër përmendur edhe të tjerë kanё zhvilluar biseda amiqësore. I pandehuri shpjegon: “Kemi folur se sistemi koperativist nuk është i mirё, nuk është në favorin e popullit, nuk të lejon të zhvillosh pasurinë private e të kemi të ardhura të mira. Në vitin 1962 deri në 1965, me Mark Markun thonin se sistemi koperativist nuk ёshtё pёr tё mirёn e popullit. Kemi folur kundёr sistemit kooperativist. Masat pёr zvogёlimin e kopshteve personale i kam quajtur tё padrejta qё e varfёruan popullin”. “I pandehuri Zef Nishi, ka shpjeguar se, Ndue Leti mё foli pёr tё ardhurat e pakta, pёr vёshtirёsitё dhe si shkaktarё pёr kёtё gjendje e quante koperativёn dhe sistemin koperativist”.
Ky paragraf e shtyn edhe më tej në kohë veprimtarinë armiqsore të “drejtuar dhe organizuar” nga Dom Shtjefën Kurti.
Pretenca vijon me thagmën e mëposhtme:
“…Nga provat e grumbulluara gjatё hetimit tё çёshtjes, si dhe nga ato tё administruara gjatё gjykimit tё saj, rezultoi se akuza nё ngarkim tё tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agustin Preçi, Zef Nishi, Fran Ndoci, pёr krimet e parashikuara nga neni 72 dhe 73/1 të K. Penal, ёshtё e provuar. Tё pandehurit pra kanё kryer krimin e sabotimit tё ekonomisё me anё tё vjedhjeve dhe dёmtimeve si dhe njёkohёsisht kanё zhvilluar agjitacion dhe propagandё kundёr pushtetit popullor. Gjithashtu edhe akuzat nё ngarkim tё tё pandehurit Ndue Leti pёr krimet e parashikuara nga nenet 73/1 dhe 80/1 rezultuan tё provuara”.
Këtu kemi një “shpikje”. Tё pandehurit pra kanё kryer krimin e sabotimit tё ekonomisё me anё tё vjedhjeve…! Vjedhja transformohet në sabotim!!! Neni 72 i Kodit Penal të kohës parashikon: “Sabotimi, d.m.th., veprimi ose mosveprimi që synon minimin e industrisë, ekonomisë bujqësore…”! Pra vjedhja nuk është minim, por vjedhje! Po sa është në total kjo vjedhje që prokurorit i përhiret si sabotim?! Këtë përgjigje na e jep vetë Prokurori, madje edhe gjykatat më pas: “…I pandehuri Ndue Leti pёr njё periudhё tё gjatё kohe qё nga viti 1962 nё bashkёpunim me tё pandehurin Pjetёr Biba dhe mё vonё nga viti 1965 nё bashkёpunim me tё pandehurin Mark Marku, ka pёrvetёsuar tepricat e krijuara nё mullirin e koperativёs, duke i’u shitur 200 kg. miell misri Pashkё Mirit, 150 kg. Fran Nokёs, 100 kg. Baftё Ali Hysenit.
Po nё vitin 1964 – 1965, i pandehuri Ndue nga drithi i pёrvetёsuar, i ka shitur 150 kg. pёrsёri Pashkë Mirit. Nё bashkёpunim me Mark Markun, i kanё shitur 300 kg. miell misri Martin Rrokut, ndёrsa 200 kg. Bajram Cafit. Nё vitin 1966-1967, i pandehuri Ndue Leti nё bashkёpunim me tё pandehurin Fran Ndoci dhe Bajram Cafi, kanё vjedhur natёn nё magazinё tё brigadёs sё tretё, 700 kg. misёr dhe tё hollat e realizuara i kanё ndarё midis tyre. Nё vitin 1968, i pandehuri Ndue nё marrёveshje me Gjok Nikёn, ka pёrvetёsuar nё katёr raste 330 kg. misёr duke i ndarё midis tyre. Nё vitin 1968, nga mulliri i koperativёs, Ndue Leti ka pёrvetёsuar 12 copё thasё, 100 kg. grurё dhe 20 kg. misёr, ia ka shitur Kol Shytit, si dhe 116 lek nga ujimi i kooperativёs bujqёsore Ishullit Lezhё. Nё kёto kushte i pandehuri Ndue Leti ka kryer krimin e parashikuar nga neni 80/1 K.Penal duke pёrvetёsuar nё bashkёpunim dhe veçmas pasurinё kooperativiste nё njё shumё prej 5900 lek. Gjithashtu i pandehuri Ndue Leti dhe Pjetёr Biba, gjatё vitit 1968-1969 dhe me persona tё tjerё, kanё luajtur bixhoz duke kryer kёshtu krimin e parashikuar nga neni 285/11 tё K. Penal“. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016