• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, October 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Është plot hire dhe e pa rezistueshme, por përveçse është peri, ajo është e gojës dhe çapraze…”/ Historia e rrallë e vajzës së internuar, që u martua me drejtorin e burgut, i preferuari i Mehmet Shehut

Nga Elisabeta Ilnica

-Ngjarja e panjohur me oficerin rebel nga Tepelena, që tronditi udhëheqjen e lartë komuniste, deri Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun-

Memorie.al / Ajo ishte shumë e bukur, çapkëne dhe e gojës. Një nivicjote që të bënte për vete, por… ishte vajza e “armikut”. Shumëkush druhej t’i fliste, sepse asokohe mund ta pësoje për pak gjë, ndërsa Zeman Saliaj, shkoi deri aty sa ta marrte për grua. Ja sepse ishte kokëshkretë, ja se i kishte shpatullat e ngrohta, Zemani nuk pyeti për askënd. Një dashuri e pazakontë, lindur në kushtet e internimit, veçse ai aty ishte drejtori dhe ajo e dënuara. Një histori, jehona e së cilës shkoi deri lart, tek Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.  

Komunistët krijuan sistemin e kampeve të përqendrimit, menjëherë sa morën pushtetin në fund të 1944-ës. Qëllimi fillestar i kampeve, ishte të internonte familjet e të burgosurve politikë dhe të presë familjet e shpërngulura të ish-klasave të ulëta, për të zënë shtëpitë e tyre, me anëtarët e regjimit të ri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

Më vonë, kur filloi qëndresa kundër komunizmit, nisën tentativat masive për arratisje jashtë shtetit. Këto kampe u zgjeruan më shumë për të përfshirë të gjithë elementët e cilësuar të rrezikshëm për regjimin, fshatarët e pabindur, familjet ose farefisin e atyre, që kishin arritur të iknin jashtë vendit.

Aty nga 15 shtatori 1947, ish-kryeministri Enver Hoxha, pranoi qenien e kampeve të përqendrimit. Në një fjalim të madh të mbajtur në Shkodër, ai deklaroi se elementët kundërshtarë, ishin të internuar në kampe të tilla. Kështu, duke filluar pas prishjes me Titon, Byronë Informative në 1948-ën, qeveria e Tiranës filloi heqjen e një numri të madh njerëzish, duke marrë persona nga një pjesë e vendit dhe duke i vendosur ata në kampe përqendrimi, në një cep tjetër.

Nga fundi i 1949-ës, pas vrasjes së Bardhok Bibës, ministri i Brendshëm, gjeneral Mehmet Shehu, ndërmori një varg të madh internimesh. Në një ekspeditë ndëshkimore, në këtë krahinë ai hoqi rreth 400 veta nga krahina, për në kampet e Jugut. Si rregull, njerëzit nga Veriu, u dërguan në kampe në Jug, sidomos në Tepelenë, Himarë (Porto Palermo), Fier, Berat etj. Ndërsa njerëzit e Jugut, u internuan në Krujë, Burrel, Kamzë, Valias, Cërrik dhe vende të tjera në Veri.

Kështu ndodhi edhe me familjen e Misto Papadhimës, një avokat që u arratis në Greqi, por që bashkëshortja dhe 5 vajzat, përfunduan në kampin e Krujës. Aty ku nga mizëria e internimit lindi një dashuri, fundi i lumtur i së cilës është i paprecedentë në diktaturën e Enver Hoxhës…!

Nica ishte vajza e madhe e familjes Papadhima, nga Nivica e Delvinës. I ati i saj, avokati Misto Papadhima, ishte partizan gjatë Luftës. Pas çlirimit, doli hapur kundër diktaturës komuniste, që po instalohej me shpejtësi. Ai u arratis drejt Greqisë, fill pas çlirimit, në dhjetor të vitit 1944, pasi ishte informuar më parë, se kishte dalë urdhër arresti për të.

Pasuria iu konfiskua, përfshirë shtëpinë. Gruaja Ana dhe pesë vajzat; Nica, Lilika, Minerva, Elsa dhe Jorgjia, u internuan vetëm me rrobat e trupit. Pasi ndërruan disa zona internimi, në vitin 1950, u dërguan në kampin e Krujës, një rrethim me tela me gjemba, që ruhej nga policia.

Ato ishin nën mbikëqyrjen e komandantit të kampit, toger Zeman Saliaj, që njëkohësisht ishte dhe drejtor burgu. Zemani asokohe ishte në kulmin e karrierës, kishte qenë drejtor i kampit të internimit në Tepelenë, ishte transferuar në Krujë, ishte mjaft i preferuar nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Mehmet Shehu, aq sa përflitej për zëvendësministër i tij.

Por karriera iu përmbys, që në çastin kur u takua me Nicën, për dashurinë e së cilës braktisi gjithçka dhe nga drejtor burgu, përfundoi në një ofiçinë, në Sukth. Kjo lidhje ishte aq e fortë, saqë edhe pas ndërhyrjeve direkte të ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu, çifti nuk u arrit të ndahej.

Përpjekjet e Mehmet Shehut, pushuan atëherë kur mori vesh se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe Nica lindi në Shkodër, djalin e Zemanit. Atëherë ministri i Brendshëm, i dërgoi një letër Enver Hoxhës, ku i kërkoi lirimin nga detyra të Zemanit, me argumentimin: “Duke parë qëndrimin e tija në punë dhe fejesën e tija me vajza reaksionare, jemi të mendimit, të qitet në lirim. Lutem për aprovim. Ministër i Punëve të Brendshme, Gjeneral Lejtnant Mehmet Shehu”.

NICA, E PA REZISTUESHME
Në raportimet e ndryshme të vitit 1950-1953 nga Dega e Brendshme që bëhen për lidhjen e Zemanit me Nicën, bie në sy që; pavarësisht se ajo cilësohet vazhdimisht, si “vajza e armikut”, “reaksionarja”, etj., theksohet fakti që është shumë e bukur.

“Është plot hire dhe e pa rezistueshme”, shkruhet në njërën nga letrat, si për të justifikuar në njëfarë mënyre zgjedhjen e Zemanit dhe për ta lehtësuar “fajin” që u martua me “armiken e klasës”. Në një tjetër letër, që zv/drejtori i Policisë së Krujës, i dërgon Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet ndër të tjera se; “përveçse është peri, Nica është fort e gojës dhe çapraze”.

“Është e vështirë që të flasësh me të dy. Zemani dhe Nica, ndryshe tregojnë dhe ndryshe veprojnë. Ata janë fejuar në fshehtësi. Nica është shumë e bukur dhe e shkathët dhe ia ka prishur mendjen Zemanit. Ajo po pret një fëmijë dhe nuk kemi më çfarë të bëjmë, Zemani e ka ndarë mendjen, për ta marrë”, thuhet në letër.

Pas këtyre raportimeve, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu “u dorëzuan”, duke e lënë çiftin që të vijojë jetën e tyre. Zemanit ia morën shtëpinë, që kishte në “Rrugën e Kavajës” dhe e çuan të jetojë në një dhomë, në dalje të Tiranës, aty ku lindi e rriti edhe 3 djem të tjerë.

E punësuan në SMT-në e Sukthit, në ofiçinë, ndërsa Nica e nisi fillimisht mbarë, si ekonomiste, por shpejt përfundoi si pastruese në kopsht. Zeman Saliaj, ndërroi jetë në dhjetor të vitit 1993, ndërsa Nica, u shua në nëntor 2014. Në të njëjtën dhomë, ku e dërgoi të jetojë regjimi komunist…!

Kampet e përqendrimit

Nga 40 burgje politike dhe kampe përqendrimi, që kanë qenë në veprim në Shqipëri, nga viti 1944, thuhet se mbi 16 mijë njerëz, humbën jetën në një kohë prej 10 vjetësh. Mësohet se nga mbarimi i luftës, 80 mijë persona, kanë kaluar nga këto burgje dhe kampe përqendrimi. Numri i përgjithshëm i banorëve në to, sot çmohet të jetë 10–15 mijë veta, ndërsa numri në burgjet politike, çmohet të jetë rreth 10 mijë.

Nga mbarimi i luftës, një numër amnistish janë dekretuar në Shqipëri, por ato kanë qenë të shtyra kryesisht nga një dëshirë e autoriteteve të hiqnin qafe elementet joprodhues dhe të bënin vend për arritje të reja. Këto të dhëna bëhen publike nga kapitulli i dytë i raportit të qeverisë amerikane për shkeljen e të drejtave të njeriut në vitin 1955, i titulluar “Puna e detyrueshme në kampet e ndërtimit në Shqipëri”.

Eshtrat e babait

Nica nuk arriti të takohej më me të atin, Misto Papadhima, sa ishte gjallë. Ai ndërroi jetë në arrati, në Greqi dhe pas rënies së regjimit komunist, ajo nisi kërkimin e eshtrave të të atit. Arriti ta gjejë dhe bëri një rivarrim ceremonial në Tiranë, pranë nënës së saj, Ana. Memorie.al

Marrë nga panorama.com.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si vdiq në kampin e Vlashukut, i dënuari Bejo Vrazhdua, nga Bolena e Vlorës, pasi toger Ademi, s’e ktheu penicilinën oleoze, që Dr. Hysenbegasi, i’a dha për të birin...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga Vlora

Next Post

“Kur më thirrën në Komitetin e Partisë së Shkodrës, më thanë; fanelën e ‘Vllaznisë’, mund ta mbash, vetëm nëse divorcohesh nga gruaja dhe...”! / Dëshmia e rrallë e ish-portierit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Dossier

“Në ‘76-ën, kur e arrestuan Haxhi Balliun, Refatin e thërresin në Degën e Brendshme të Librazhdit, ku e torturojnë dhe i kërkojnë të dëshmojë për Haxhiun…” / Historia e trishtë e familjes Dosku

October 26, 2025
“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi
Dossier

“Daut Gurra strehoi për disa kohë, shtatë partizanë që kishin ngrirë, por pas 1944-ës, familja e tij u masakrua, dy djemtë ia burgosën, ‘për atentat ndaj Hrushovit’ …”/ Historia e trishtë e fisit nga Librazhdi

October 25, 2025
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

October 24, 2025
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 23, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 24, 2025
Next Post
“Kur më thirrën në Komitetin e Partisë së Shkodrës, më thanë; fanelën e ‘Vllaznisë’, mund ta mbash, vetëm nëse divorcohesh nga gruaja dhe…”! / Dëshmia e rrallë e ish-portierit të njohur

“Kur më thirrën në Komitetin e Partisë së Shkodrës, më thanë; fanelën e ‘Vllaznisë’, mund ta mbash, vetëm nëse divorcohesh nga gruaja dhe...”! / Dëshmia e rrallë e ish-portierit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme