• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Enveri dërgonte Haxhi Lleshin në Banovinë të Vardarit dhe porosiste që të demaskonin çështjen e Shqipërisë Etnike, komisari politik i Divizionit të Parë, Hysni Kapo…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
“Enveri dërgonte Haxhi Lleshin në Banovinë të Vardarit dhe porosiste që të demaskonin çështjen e Shqipërisë Etnike, komisari politik i Divizionit të Parë, Hysni Kapo…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra
“Vjehrrin tim, e dogjën në furrë në ’48-ën, e akuzuan si agjent të anglo-amerikanëve, edhe vjehrra u burgos në ’78-ën, se foli për figurën morale të Enverit, si…”!/ Dëshmia tragjike, për ish-sekretarin e Koci Xoxes
“Natën e 23 nëntorit ‘44, te Monopoli i Duhanit në Tetovë, UDB-ja ekzekutoi rreth 300 shqiptarë të pafajshëm nga…”/ Historia e panjohur e masakrave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi
“Kosova, djepi i shqiptarizmit”, libri i intelektualit Hamit Kokalari nga Gjirokastra, që bëri jehonë në vitin 1943 dhe që Nexhmije Hoxha s’pranoi ta ribotonte
Brigadat partizane Jugosllave ne Kosove 1945.
“Bandat terroriste të Hysni Kapos, Spiro Kolekës e Manush Myftiut, me njësitet guerile, vranë me atentate 257 vlonjatë …”/ Libri i Aranit Hoxhës “Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës”
“Enveri dërgonte Haxhi Lleshin në Banovinë të Vardarit dhe porosiste që të demaskonin çështjen e Shqipërisë Etnike, komisari politik i Divizionit të Parë, Hysni Kapo…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

Nga Eugen SHEHU

– MASAKRA E BLLACËS NË KARADAK TË SHKUPIT DËSHMI RRËQETHËSE E ANTISHQIPTARIZMIT SLLAVO-MAQEDONAS –

Memorie.al / Banorët e Maqedonisë shqiptare, ashtu sikundër gjithë populli ynë, në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore, ditën të orientoheshin në kahjen e forcave që luftuan nazifashizmin, për liri, pavarësi, kufij etnikë, sipas të drejtave të botës së qytetëruar. Aspirata e ligjshme për bashkimin kombëtar, nuk do t’i dhurohet askurrë kombit tonë, përkundrazi do t’i privohej në çdo moment edhe atëherë kur forcat politike brenda shtetit amë dhe jashtë tij, do të rreshtoheshin përkrah aleatëve. Kështu, ndërsa shqiptarët ishin rreshtuar në frontin e madh të luftës për liri dhe derdhnin gjakun e tyre, udhëheqja e Partisë Komuniste Jugosllave, ideonte në Beograd  të tjera pranga robërie në duart e shqiptarëve, të tjerë kalvare të pafund vuajtjesh.

Mendoj se rishikimi në mënyrë serioze i të ashtuquajturave Federatë Ballkanike dhe Shtabi Ushtarak Ballkanik, me pjesëmarrjen e komunistëve sllav, grek dhe shqiptarë, do të na çojë tek ideja e një shovinizmi krejt të hapur, qysh përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sipas vetë memuareve të Tempos, përfaqësuesi jugosllav në këto takime, Beogradi në lidhje me vijueshmërinë e Shtabit Ndërballkanik, kërkonte pos të tjerave;

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Zhvillimin e luftës nacionalçlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni.

-Krijimin e unitetit të aksionit ushtarak të të gjithë fuqive nacionalçlirimtare komuniste të vendeve ballkanike.

-Kërkon që të evidentohen përçarjet shoviniste mes popujve të Ballkanit, deri tek fitorja e plotë e demokracisë komuniste dhe krijimi i Konfederatës Ballkanike.

-Kërkon angazhimin e njësive shqiptare për ta ngritur në luftë popullin shqiptar të Kosovës dhe atë të përfshirë në Banovinën e Vardarit.

-Kërkon që shtabet supreme të shteteve ballkanike të deklarohen për pranimin e të drejtës së popullit maqedonas për vet-vendosje”

(Tempo, “Revolucija koja teçe”, libri III, Beograd, fq.85)

Pra, pavarësisht propagandës të rrejshme në Kosovë e vise të Maqedonisë shqiptare, Beogradi shoven, e kishte shumë të qartë të ardhmen e popujve që do të udhëhiqte, përmes butaforisë groteske të internacionalizmit proletar. Është e lehtë të kuptosh se pas togfjalëshit “përçarje shoviniste”, Beogradi shoven, nënkuptonte pikërisht luftën  e drejtë të nacionalizmit shqiptar, për të jetuar i lirë në trojet e veta etnike. Ai e parashihte si shovinizëm, krijimin e një qeverie kombëtare në shtetin amë, siç parashihte po të tillë krijimin e Komisariatit të Lartë Civil, për Tokat e Lirueme, formacionet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare në duart e udhëheqjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit, etj.

Njëherazi përfaqësuesit jugosllav, në takimin tri palësh në fjalë, kërkuan të firmoset vendosja e popullit sllavo-maqedonas, kur aty jo vetëm që mungonte përfaqësuesi i tyre, por në përgjithësi si komb as që njihej. Dhe paradoksi më i skajshëm, ishte e ashtuquajtura “demokraci komuniste”, çka nënkuptonte luftë vëllavrasëse midis shqiptarëve, për të vendosur Beogradi shoven, pushtetin e vet në Kosovë, përmes klikës komuniste të Fadil Hoxhës e Ali Shukriut, më pas kolonializimin e Maqedonisë shqiptare, duke duke shpallur si “komb”, një popullatë së cilës si emër i përshtatet emri i fëmijës së lindur pa babë, i hedhur në një garbiçe, por që në rritje do të shndërrohej në azhder. Nëse ky do të ishte vetëm qëndrimi i palës jugosllave, kjo do të ishte vetëm gjysma e të keqes.

Por në mënyrë krejt të turpshme dhe absurde, ky ishte edhe qëndrimi i klikës komuniste të shtetit amë në Tiranë,klikë e cila po forconte pozitat e saj, falë përkrahjes pa rezerva (në rrafshin ideologjik), të Beogradit e Moskës. Kështu, ndërsa Enver Hoxha dërgonte Haxhi Lleshin në “Banovinë të Vardarit”, midis të tjerave e porosiste që formacionet nacionalçlirimtare shqiptare, duhet demaskonin të gjithë ata që trumbetonin çështjen e Shqipërisë Etnike, pasi këtë do ta vendoste vetë populli pas luftës. Ndërsa komisari politik i Divizionit të Parë Sulmues, Hysni Kapo, me radiograme të veçantë, porosiste komunistët shqiptarë të luftonin me çdo mjet (nënkupto edhe me dhunë), shfaqjet e nacionalizmit në radhët e nacionalçlirimtarëve shqiptarë.

Dihet tanimë se në prag të kapitullimit të Bullgarisë, gjendja politike dhe ushtarake në vise të Maqedonisë shqiptare, do të pësonte përthyerje të tjera. Të gjendur përballë faktesh të tillë, çubrilloviqët nuk mund të rrinin në heshtje. Shtabi Suprem i Jugosllavisë, në mënyrë urgjente dërgoi në këto vise një aradhë të tërë kuadrosh politikë dhe ushtarakë, të cilët me përvojën e tyre, do të merrnin në duar qeverisjen vendore, pas largimit të trupave bullgare, si edhe do të përpiqeshin të zvogëlonin ndikimin e nacionalistëve në këtë trevë shqiptare.

Në të vërtetë, me rrënimin e plotë të monarkisë bullgare, shumë kriminelë lufte apo antishqiptarë të lindur e të tërbuar, që deri asaj kohe i patën shërbyer Bullgarisë, tashmë ngarendën të rreshtohen në radhët e “nacionalçlirimtarëve maqedonas”, pavarësisht se i njihnin mirë krimet e bëra nga ana e tyre, ata jo vetëm që u pranuan në radhët e komunistëve sllav në aradhat e tyre kriminele, por u dhanë edhe grada të larta në hierarkinë ushtarake, me ç’rast këta të fundit, do të ishin në radhët e para të terrorit ndaj popullsisë së pambrojtur, në viset etnike shqiptare të Maqedonisë.

Më 2 shtator 1944, shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave, mori vendimin famëkeq për shndërrimin e Shtabit kryesor të Kosovës në Shtab Operativ dhe gati dy javë më pas, me një tjetër vendim arbitrar Shtabi Operativ në fjalë, u vu nën varësinë kryesore të Shtabit Kryesor të Serbisë. Menjëherë pas këtyre dy vendimeve, në vise të Maqedonisë shqiptare do të ngarendin mijëra e mijëra ushtarë të rregullt, të formacioneve ushtarake serbe, çetnikë e kriminelë gjithfarësh, vetëm e vetëm që të shpartalloheshin e asgjësoheshin plotësisht qëndresën e shqiptarëve, e cila po organizohej më së miri prej nacionalistëve, si në shtetin amë, ashtu edhe në Kosovë e, Maqedoninë shqiptare.

Në librin  e tij “Organizimi ,përbërja dhe veprimi i aradhave partizane në vitet 1943-1944”, Aleksandër Spasovski, me një rrëfim urrejtës ndaj nacionalistëve shqiptarë, ai pranon krimin komunist sllav, kur thotë se në verën e vitit 1944, në Karadak të Shkupit e rrethina, vepronin njësitet çetnike të Drazha Mihajlloviqit, të komanduara nga Nikodin Urdareviq. “Gjatë shtator-tetorit, këto formacione luftarake kanë zhvilluar luftime të rrepta dhe të suksesshme, kundër forcave balliste”, sipas tij.

Kësisoj, për të ardhur tek masakra e kryer në natën e Bajramit më 16 nëntorin  e vitit 1944. Por përse u gjet pikërisht ky fshat, për t’u kryer krejt ai terror fizik?! Kjo pyetje mund të sjell hamendje nga më të ndryshmet, por gjithsesi po të vrojtosh teatrin e veprimeve luftarake të asaj kohe, në vise të Maqedonisë shqiptare, lehtësisht bindesh se vepra në fjalë, ka qenë vazhdim i dhunës sistematike ndaj shqiptarëve për shkombëtarizimin e tyre, aneksimin  e tokave shqiptare dhe mbi të gjitha këto krime, hapnin rrugë për ngritjen e një kombi të paqenë. Por natyrisht, këtë masakër mund ta ketë shpejtuar edhe sukseset që patën forcat nacionaliste të udhëhequra nga Mulla Idriz Gjilani, të cilat çuan në qindra të vrarë dhe të plagosur, numrin e aradhave partizane dhe atyre çetnike.

Madje i këtij mendimi rezulton të jetë edhe B. Gola, ish oficer në aradhat nacionalçlirimtare, i cili duke folur mbi shkaqet e masakrës së Bllacës, shkruan; “Aty muarëm vesh se luftëtarët e Mulla Idriz Gjilanit, Brigadën e 17 maqedonase, e kishin zmbrapsur në shenjë hakmarrjeje për krimet e kryera ndaj popullit të pafajshëm dhe se Brigada e 16 (ose siç i thoshin atëherë; brigada serbo-çetnike e Malit të Zi dhe Shkupit), ishte shpartalluar fare. Brigada e 16 maqedonase, ashtu e shpartalluar, mbërrin në një fshat shqiptar të Shkupit, në Bllacë dhe në shenjë hakmarrjeje, i shfaros pothuaj të gjithë meshkujt e fshatit, ndonëse ata nuk kishin lidhje me ngjarjet luftarake, që ishin përjetuar në Gjilan”. (Gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, 27 shkurt 1997, Shkup).

Pra, ndonëse të shpartalluar, serbo-çetnikët dhe vëllezërit e tyre sllavo-maqedonas, ashtu sikundër ajo bisha në grahmat e fundit, që kërkon vetëm gjak, kanë mundur të hyjnë në Bllacë, me rreth 300-350 forca të armatosura mirë, aty kanë bërë thirrje që të gjithë meshkujt të mblidhen në shesh të fshatit, se do t’u komunikohej diçka. Tentativa e fshatarit të parë, që ka dashur të çajë rrethimin, ka përfunduar me pushkatimin në vend. Pas kësaj banorët e Bllacës, e kanë paraparë se ishte e pamundur të kundërshtoje. Pasi janë mbledhur të gjithë, janë lidhur me tela me gjemba apo rripa të pushkëve dhe kush ka kundërshtuar, është mbushur me gjak prej rrahjeve.

Tek vendi i quajtur Arat e Bardhëve, dikush ka pyetur një oficer sllavo-maqedonas, se ku po i çonin. Dëshmitarët okularë të ngjarjes tregojnë, se ai u qëllua menjëherë dhe ngase ishte lidhur me birin e vet, duke e qëlluar edhe atë për vdekje. Pas kësaj, secili prej fshatarëve të pambrojtur të Bllacës, e ka kuptuar kasaphanën që i priste. Njëri prej dëshmitarëve të ngjarjes, Haxhi Emin Bardhi, midis të tjerave rrëfen; “Nuk shkuam as 10-15 metra dhe përsëri i merrnin të lidhurit ushtarët e parë dhe aty, në një grop, i pushkatonin, kurse ne nga radhët e fundit në thonin:-Shikoni se si i pushkatojmë, edhe juve do t’ju vijë radha.

Edhe mua më erdhi radha. Më urdhëruan të ndalem dhe shtien drejt meje. Unë u ndera në tokë, dhe shihja se si plumbat më vinin përreth, po nuk më qëlluan. Është interesante, se nuk ndjeja kur farë frike nga vdekja. Frikën e vetme e përjetova kur pash se drejt meje, po vinte një ushtar. Më ra me shkelm, (unë u shtjeva si i vdekur) dhe u largua. Aty ikën, së pari në lumë, Nuhi Koka, Sadriu i Bislimit, Mustafë Zeka dhe Sali Kovaçi. Ashtu i shtrirë dëgjoja krismat e pushkëve afër Ujit të Thartë dhe e merrja me mend, se po vrisnin. Afër meje kishte qenë Fasli Amati, të cilit ia kishin vrarë babanë dhe vëllain.

Nuk mund ta këpusja litarin. U përgjaka shumë në duar. As brezin nuk e arrija dot. Sakaq dëgjova psherëtimë, ishte Fasli Amati. E kuptova se ishte gjallë. Atij ia kishin lënduar krahun. E luta ta kthej shpinën. Ashtu veproi. Unë zvarritshëm, hypa mbi të vdekurit pranë meje dhe ia zgjidha litarin Fsliut. Pastaj ai donte të më zgjidhë mua, por meqë dorën e djathtë e kishte të plagosur, kurrsesi me një dorë, ta zgjidhte nyjën. Mua mu kujtua se kisha një brisk (thikë të vogël) në xhep. Fasliu atë e kapi me dhëmbë dhe ma këputi brezin. Pasi u lirova, Rasimin e sapo vdekur e bëmë xhenaze dhe ikëm në mal” (F. Curri “Fati ynë në peshojë”, Shkup 1994, faqe 32-33).

E shoh të udhës të sjell në këto shënime, emrat e një pjese të konsiderueshme të fshatarëve të pafajshëm të Bllacës, të cilët u martirizuan nga dora gjakatare të komunisto-çetnikëve sllavo-maqedonas. Janë disa burime ku mund të gjenden këto emra, por gjithsesi, historiografia e jonë pajtohet në idenë, se për arsye të viteve që kanë kaluar, varrit kolektiv apo mungesave të theksuara të regjistrimeve në këto zona, kjo listë assesi nuk mund të jetë e plotë. Sidoqoftë ato martirë që dihen, janë;

1-Qamil Jakupi                32-Sami jahiu                   63-Sabedin Sinani             94-Avdil Bardhi         

 2-Shabi Jakupi                33-Mustafë Aliu               64-Jonuz Beqiri                 95-Zelfi Bardhi

 3-Haki Jmishi                  34-Mirtezan Mynishi        65-Rushit Qahili                96-Rustem Bardhi

 4-Tahir Jmishi                 35-Ziber Sefa                    66-Jahi Qahili                    97-Mustafë Bardhi

 5-Eshref Jmishi               36- Xhevid Osmani           67-Mehmet Toçi                98-Zajdin Bardhi

 6-Sinan Luçi                    37-Behar Sula                   68-Rrahman Ahmeti         99-Hebib Bardhi

 7-Daut Luçi                     38-Lush Elmazi                 69-Osman Ahmeti           100-Kurtish Bardhi

 8-Hamid Luçi                  39-Brahim Rahmani         70-Naip Ahmeti               101-Idriz Ferra

 9-Sherif Luçi                   40-Rrahman Kovaçi          71-Beran Ajeti                  102-Xhevit Ferra

10-Tanush Metushi          41-Miftar Kovaçi               72-Hazis Shima               103-Brahim Ferra

11-Halim Metushi           42-Hamdi Hasani              73-Rushan Isufi                104-Milaim Ferra

12-Mustafë Shehu          43-Qazim Hasani               74-Azem Bislimi              105-Hasan Ferra

13-Mihal Domi               44-Muharrem Berani         75-Ismail hasani               106-Qamil Ferra

14-Sejfulla Shehu           45-Shaban Sinani               76-Islam Saliu                  107-Rushit Ferra

15-Ali Shehu                  46-Hamdi Sinani                 77-Sabit Saliu                  108-Shukri Ferra

16-Ali Tahiri                    47-Nebi Brahimi                 78-Rushit Nuredini          109-Daut Ferra

17-Beram Kurtishi          48-Rifat jahiu                      79-Xhelil Nuredini           110-Nuhi Ferra

18-Hazis Sefa                 49-Alush jahiu                     80-Vehbi Ismaili              111- Riza Doçi

19-Halit Sefa                  50-Jonuz Hasani                  81-Sinan Haliti                112- Hazis Doçi

20-Ramadan Ibrahimi    51-Rasim Hasani                 82-Kasam Haliti               113-Islam Doçi

21-Betush Ismaili           52-Naip Mysliu                    83-Memish Amati           114-Muharrem Doçi

22-Hamil Hasani            53-Jehi Ferati                       84-Halil Amati                 115-Shaqip Doçi

23-Ismail Veliu               54-Shukri Beqiri                   85-Arif Amati                   116-Emin Doçi

24-Mehmet Veliu           55-Sabedin Ramadani         86-Rasim Amati               117-Xhemal Doçi

25-Refat Brahimi            56-Latif Ramadani               87-Ibish Amati                 118-Nebi Doçi

26-Abedin Bafti              57-Fariz Saliu                      88-Metush Amati             119-Avdi Doçi

27-Raif Elmazi                58-Bektash Rustemi            89-Hashim Amati             120  deri më 127 ??

28-Halim Avdyli             59-Nezir Miftari                   90-Zylbejar Amati

29-Junuz Elmazi             60-Beram ramizi                  91-Fasli Bardhi

30-Metush Islami           61-Zenun Fetahi                  92-Sahit Bardhi

31-Xhemal Sula              62-Asllan Fetahi                   93-Ali Bardhi                  ………………………

Masakra e Bllacës, assesi nuk mund të shihet e shkëputur nga maskara të tjera shnjerzore të kryera prej sllavo-maqedonasve në vise të Maqedonisë shqiptare. Në të vërtetë, ajo filloi në nëntorin  e vitit 1944, për të vijuar më pas dekada të tëra. Propaganda komuniste serbo-sllavo-maqedonase, e pse jo dhe ajo e komunistëve shqiptarë, u përpoq të mbante në errësirë këtë masakër, duke shkruar në shtypin e vet për “disa të vrarë në Bllacë, pjesëtarë të ‘Ballit Kombëtar’ dhe bashkëpunëtorë të armikut”. Në të vërtetë, lista e emrave, ku nuk mungojnë moshat pothuaj fëmijërore, rrëfen për të kundërtën e asaj që rreket të shpjegojë historiografia sllavo-komuniste.

Menjëherë sapo u vendos pushteti komunist sllavo-maqedonas në janarin e vitit 1945, në Bllacë u dogjën dhjetëra shtëpi, u mbyllën shkollat në gjuhën shqipe dhe kush prej fshatarëve të mbetur, kërkonin të flisnin mbi tragjedinë e Ujit të Thartë, ai burgosej dhe torturohej mizorisht në kaza-matet e Idrizovës e, deri në Goli Otokun e largët. Eshtrat e martirëve të Bllacës, tashmë do të ngritën në lapidar martirësh, ata tashmë i nderon kombi i nderon dhe Zoti, megjithatë ende sot, thërrasin për shpagë. Krimet sllavo-maqedonase, ndonëse jo në këto dimensione, por ende sot, shfaqen të rrezikshëm në viset etnike të shqiptarëve, në Fyromin  e sodit. Memorie.al

Bern-Zvicër

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 7 Nëntor 2024

Next Post

“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!