• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Enver Hoxha ishte mik i ngushtë me babanë tim, Ali Këlcyrën, që student në Francë dhe ai erdhi në shtëpi kur linda unë e, kur vdiq xhaxhai…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”

“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kam fillue pregaditjen e memoarëve, por më duhen shpjegime ma t’gjona e një autoriteti si ju…”/ Letrat e panjohura të Mbretit Zog në ’60-ën, me ish-kryeministrin e Shqipërisë

Nga Ani Jaupaj

Pjesa e dytë

Memorie.al / Hana, e bija e Ali Këlcyrës, i dënuar tri herë me vdekje nga qeveria e Mbretit Zog dhe nga diktatura e Enver Hoxhës, një nga themeluesit e “Ballit Kombëtar”, rrëfen jetën e saj dhe të familjes. Që nga lindja në Paris, shtegtimet e vazhdueshme nga një shtet në tjetër in, lidhjet me të atin dhe brenga që nuk arriti të krijonte një familje të sajën. Rrugës, tek ecën përkrah Hana Këlcyrës, ajo kërkon ndjesë përse nuk mund të ecë në krahun e djathtë. “Të më falni, pse më të vegjlit duhen të rrinë gjithnjë në krahun e majtë kur ecin vetë i dytë, por unë kështu jam mësuar që fare e vogël e nuk mundem ta ndryshoj”.

Më shumë se një zakon instinktiv, nuk dija t’i jepja shpjegim tjetër gjithë kësaj, por ja që Hana e kishte. “Kur isha e vogël dhe ecja me babain në rrugë, më vinte gjithnjë në anën e majtë të tij. Për shkak se ishte i kërcënuar me vdekje, anën e djathtë, pra dhe dorën e djathtë, donte ta kishte gjithnjë të lirë. Janë të pakta vitet që kam ecur krah tij, krahasuar me pjesën tjetër të jetës, por ja që nuk kam arritur ta ndryshoj”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

                                                               Vijon nga numri kaluar

Znj. Hana, ju jeni larguar sërish familjarisht me ardhjen e komunizmit…?

Ikja e ’44-ës, ka qenë një histori më vete, ka tre etapa, ikjen nga Këlcyra, Fieri e, pastaj nga Tirana. E gjitha zgjati një vit, që ishte i dhimbsur, sepse ne dëshpëroheshim gjithnjë e më tepër pas çdo largimi. Nuk dinim në do të ktheheshim më apo jo mbrapsht.

Në fund të 1944-ës, në Shkodër, në vijim të avancimit komunist drejt veriut, krerët e Ballit Kombëtar, por edhe të grupimeve të tjera politike nacionaliste, u grumbulluan në Shkodër.

Marrja e vendimeve praktike ishte e vështirë; Ndërsa, sipas fjalëve pritej zbarkimi anglo-amerikan në bregdetin tonë, kur kontaktet me misionarët britanikë ishin ndërprerë, ditët kalonin dhe forcat partizane i afroheshin Shkodrës.

Kështu, në pamundësi të një kundërshtimi të organizuar ushtarak ndaj tyre, vjen tek ne Vehbi Frashëri, djali i madh i Mehdi bej Frashërit, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë, por që kish marrëdhënie të mira me gjermanët, pasi ai kish studiuar në Gjermani, duke ofruar ndërmjetësimin e tij, për të organizuar largimin tonë me kolonat ushtarake gjermane.

Komanda gjermane, ndonëse “Balli Kombëtar” i kishte luftuar ata për oportunizëm politik (në kuadër të një përkrahje politike të mëpasshme nga perëndimorët, kundrejt vendosjes së një regjimi komunist), pranoi që vetëm krerët e “Ballit Kombëtar”, për të cilët gjermanët ishin të sigurt që nuk kishin përdorur armë kundër ushtarakëve gjermanë, të largoheshin përkrah tyre, duke përjashtuar ushtarët e tjerë të “Ballit Kombëtar”.

Por ky propozim refuzohet kategorikisht nga krerët e “Ballit Kombëtar”. Atëherë, Vehbi Frashëri, na ndihmon me mundësinë e tre anijeve të ankoruara në Tivar, të kalojmë Adriatikun, me dijeninë e gjermanëve. Në këtë rast, komandanti gjerman tha:

“Ndonëse është e rrezikshme të kalosh detin tani, sepse është në shumë vende i minuar, do të ishte më mirë të rrezikojnë jetën e tyre, sesa të bien të gjallë në duar të komunizmit. Ne, të paktën, mund të shpëtojmë një pjesë të nacionalistëve të Shqipërisë”.

Kështu ne largohemi me det, deri në Otranto, pranë bregut 15 km. Në ngushticë, si vend i pa minuar, vendosëm të kalonim detin për në Brindizi. Në Brindisi, aleatët na futën në një haur kuajsh, ku unë kuptova për herë të parë ç’është emigracioni. Dhimbja ime u shpreh me të qara të pafundme, që bezdisnin të gjithë të pranishmit, shqiptarë edhe ata, që kishim udhëtuar bashkë drejt lirisë e jetës.

Prej të qarave të mia, babai bën të më qetësojë. Dalim së bashku jashtë e, më pyet përse qaja. Unë i përgjigjem: “Ne nuk do të kthehemi më në shtëpi”. Por babai më siguron se e shumta për tre muaj ne do të kthehemi në Këlcyrë” – e me përqafon fort. Nga mënyra e tij e shtrëngimit, kuptova që ai më donte shumë.

Pse kishit dyshuar ju për këtë?

Po. Sepse më kujtoheshin të qarat e fshatarëve kur i takoja, meqenëse nuk isha djalë dhe mendoja se mund të ishte i pezmatuar nga mungesa e trashëgimtarit të familjes. Po një arsye tjetër, ishte edhe ikja nga vendi ynë.

Unë ndihesha e dashuruar me Këlcyrën, por jo vetëm. Unë ndërkohë njoha vendim tim, njoha Vlorën, Fierin, Beratin, Kavajën, Elbasanin, Tiranën, Shkodrën dhe ato ishin të mrekullueshme.

Cilat kishin qenë marrëdhëniet e mëparshme të Ali Këlcyrës me Enver Hoxhën, sepse ishin njohur që kur ky i fundit ka qenë student?

Po. Enver Hoxha ka ardhur për ngushëllim te babai, kur i vdiq vëllai, Faik Këlcyra. Ndërkaq, një fill tjetër lidhës ishte edhe kunati i Enverit, shoku dhe miku i tij i mirë, Bahri Omari. Pak kohë pas vdekjes së xhaxhait, kam lindur unë, dhe këtë herë Enveri erdhi për të uruar.

Gjithashtu i ka kërkuar babait, deri edhe të bëhej pjesë e organizatës “Bashkimi Kombëtar”, pas humbjes së bursës së shtetit të studimeve në Francë. Babai refuzoi, sepse kjo ishte një organizatë kundër qeverisë, që i kishte dhënë mundësinë atij për të studiuar. Mendoj se ky çast mund të ketë qenë fillimi i urrejtjes së Hoxhës, ndaj babait, edhe pse Enveri ende, nuk ishte i përfshirë në idetë marksiste.

Më pas… si ndodhi transferimi në Vjenë, ku jetoni edhe sot?

Sekretari i parë i Ambasadës së SHBA-ve në Romë, Z. Stivens, me origjinë të vjetër shqiptare nga Korça, i kërkoi babait një njeri që dinte gjermanisht, shqip dhe anglisht. Kërkojnë kështu adresën time, por ai i këshillon të kontaktojnë prof. Ernest Koliqin, i cili, pa ditur gjë, i adreson sërish tek unë. Kështu shkova në Vjenë, ku punoja si “desk officer” për Shqipërinë, siç quhej puna që bëja atje; Dëgjoja nga radiot shqiptare lajmet dhe i përktheja.

Me babain, çfarë bëhej ndërkaq?

Vijoi me punët e tij, derisa vdiq më 24 shtator të 1963-shit. Vdekja e tij, të paktën, ka qenë ashtu siç e dëshironte dhe kishte thënë ngaherë: pasi e kishte kaluar ditën në kodrat e Romës, ishte larë një orë më parë me ujë të ftohtë, kishte kryer të gjitha ritualet e tij dhe më pas i kishte rënë hemorragji cerebrale.

Meqenëse jemi në kohë zgjedhjesh, të sjellim diçka prej kohës së tij të fushatës, kur kandidonte për deputet në Gjirokastër…?

Po, ajo ka qenë fushata e tij e parë, kur kandidoi për Gjirokastrën. E nisi nga fshati Brezhan i Këlcyrës, vend ku shpjegoi për herë të parë, se ç’është demokracia dhe pas gjithë fjalimeve, ai pyet pjesëmarrësit se; çfarë dëshire konkrete kishin që ai të mund t’ia paraqiste Parlamentit.

Përgjigja ishte “Duam kullota”. Babai u kujtoi të gjithëve se kullotat ishin përballë tyre, por dëgjuesit ia kthyen se; bëhej fjalë për pronat e familjes së tij, Këlcyra. Në këtë pikë, babai deklaron: “Nga ky moment, këto kullota bëhen tuajat”.

Ai ua fali kullotat e tij fshatarëve të Brezhanit, pasi si formim politik, ishte pro reformës agrare dhe zhvillimit bujqësor të vendit. Më vonë, këto kullota u sekuestruan nga regjimi komunist, si pronë e familjes Këlcyra dhe m’i rikthyen mua, si pronaren e tyre.

Babai nuk e kish regjistruar këtë falje në kadastër, pasi zakonet e kohës ishin, që burrat mbahen pas fjalës. Por edhe unë sot, duke marrë parasysh dëshirën e tim eti, kam refuzuar marrjen e këtyre kullotave.

Ç’ndryshime shihni në Parlamentin e dy kohëve?

Ajo që unë di me siguri, është se Parlamenti nuk ka qenë për babain një fushë për të pasur e ndërtuar armiqësi personale, por për të mbrojtur idetë dhe interesat e vendit, Kombit. Po ju sjell edhe një shembull: në rastin e një ligji që u hodh në Parlament nga grupi konservator e, që babai e aprovonte parimisht, Stavro Vinjau i thotë se; sado që je demokrat, je ende përkrah me propozimet e bejlerëve.

Babai u nxeh dhe e qëllon, ndërkohë që opozita brohoret. Nuk kalon një çast dhe babai e ngre, e përqafon dhe i kërkon falje publikisht. Mjerisht, sot një akt i tillë, është i pakonceptueshëm në debatet parlamentare në Tiranë. Edhe fjala ‘më fal’, nuk përdoret më.

Tani që nuk punoni më, si është jeta juaj në Vjenë?

Kam shtëpitë e mia, që i konsideroj si fëmijë, sepse i kam ndërtuar vetë, me duart e mia. Njëra i ngjan Këlcyrës, shtëpi suedeze në miniaturë, tjetra është si muze.

Kush ishte Ali Këlcyra?

Ali Këlcyra u lind në Këlcyrë më 28 maj 1891. Xhaxhai i tij, Veli bej Këlcyra, nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në Stamboll. Studion në “Mulqije”, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike, Stamboll.

Me shpërthimin e Luftës parë Ballkanike, kthehet në Këlcyrë dhe shpallja e Pavarësisë e gjen në Atdhe. Gjatë pushtimit të jugut të Shqipërisë nga ushtritë greke, largohet në Vlorë.

Përshëndet Princ Vidin e Princeshën Sofie, që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara. Lë atdheun dhe vendoset në San Demetrio Korona, tek arbëreshët e Italisë. Në vitin 1915, vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, kohë kur përqafon idetë social-demokrate dhe njihet me shokun e betejave të ardhshme, Stavro Vinjau. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themistokli Gërmenjin e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.

Në vitin 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë, themelohet organizata që u quajt “Mbrojtja Kombëtare”. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e Mbrojtjes Kombëtare kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve, që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke e, ishin vendosur rreth kufirit.

Merr pjesë në Kongresin e Lushnjës, zgjidhet në Kuvendin Kombëtar, si deputet i Prefekturës së Gjirokastrës dhe qysh në seancën e parë, propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Lëvizja e Qershorit, shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut, për 15 vjet. Më 1920-ën, mori pjesë në Luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian.

Gjatë viteve 1921-1924, zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit. Nga pikëpamja politike, u rreshtua në krahun demokrat. Ndërsa udhëheqësi kryesor i krahut demokrat, Fan Noli, kishte pozicionin e qendrës së majtë, Ali Këlcyra, shpalosi programin e qendrës së djathtë.

Marrëdhëniet mes tij dhe Nolit filluan të ftoheshin, për arsye se Noli miratoi për qeverinë që formoi, një program krejtësisht të qendrës së majtë. Ky program u bë shkak që Aliu, të mos merrte pjesë në “Qeverinë e Qershorit”.

Shkëputja e tij me Nolin u legalizua, nga formimi i dy partive paralele, njëra me emrin “Çlirimi Nacional”, me kryetar Fan Nolin, me program të qendrës së majtë, tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar Sotir Pecin, në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë.

Në vitin 1925 themelohet në Bari organizata “Bashkimi Kombëtar”, ku zgjidhet në komitetin drejtues, si sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë, lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij, për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e Kryetarit të Republikës”.

Në Fletoren Zyrtare, botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar”, deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit, “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën pro-fashiste të Mbretit Zog, duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin”, etj. Kur Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në nëntor 1941, filloi të zgjerohej, shqetësimet e nacionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën. Në 1939-ën, bashkë me Mehdi Frashërin, është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në “Nacionalizma shqiptare-Balli Kombëtar”.

Ata, fill pas Konferencës së Pezës, themeluan organizatën “Balli Kombëtar”, shtyllën kurrizore të së cilës e përbënin krerët e dikurshëm të “Bashkimit Kombëtar”. Në 1944-ën, nga tribuna e Kongresit të “Ballit Kombëtar”, shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile.

Në këtë moment, hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar, për t’i bërë ballë luftës në dy krahë. Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen, të hipur në një varkë, mbërrijnë në Bari dhe dorëzohet me të tjerë tek aleatët. Mbyllet në kampin “Santa Fara”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Indrit Cara e kuptoi se autokolona me studentët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ po shkonte të shtypte revoltën në ‘Qytetin Studenti’, ai iu bërtiti...”/ Historia e panjohur e kavajasit rebel

Next Post

“Nga Qafë-Bari, ashtu me rroba burgu, më dërguan në zyrën e ministrit të Brendshëm, që më komunikoi faljen, por unë refuzova dhe i thashë...”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut që u dënua 20 vite burg

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
“Aspirant Refati, i ra me dru në kokë të burgosunin që shkoi tek telat, ta vrisnin rojet, e shtriu për tokë dhe me një gur të madh që mezi e ngriti, i ra në…”/ Ngjarja tronditëse në kampin e Rinasit në ’56-ën

“Nga Qafë-Bari, ashtu me rroba burgu, më dërguan në zyrën e ministrit të Brendshëm, që më komunikoi faljen, por unë refuzova dhe i thashë...”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut që u dënua 20 vite burg

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!