• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Edhe po të mos ishte arratisur vëllai im piktor, do më thoshin; ke qenë shok dhe bashkë redaktor në emisionin e Rinisë, me armikun e popullit, Vangjel Lezho dhe…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Pas mbledhjes së 81 Partive, ne dolëm te stacioni ‘Kievski Vokzall’, për të përcjellë Enver Hoxhën dhe delegacionin tonë, ku rusët na ndiqnin me keqardhje, kur si të çmendur…”/ Kujtimet e ish-studentit të Moskës
“Pas mbledhjes së 81 Partive, ne dolëm te stacioni ‘Kievski Vokzall’, për të përcjellë Enver Hoxhën dhe delegacionin tonë, ku rusët na ndiqnin me keqardhje, kur si të çmendur…”/ Kujtimet e ish-studentit të Moskës
“Pasi kryetari lexoi dënimet me vdekje, Vangjeli, m’i nguli sytë, sikur nëpërmjet atij shikimi, nxitonte të më linte amanetin, për…”/ Dëshmia rrëqethëse e shkrimtarit dhe publicistit të njohur
“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti – piktor dhe i treti…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik
“Kur i kërkoi burrit, ta çonte tek prindërit, sepse nuk mund të duronte, të flinte me një njeri të përlyem, atij i kërceu tërbimi, e lidhi këmbë e duar pas trarit të ahurit dhe…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik
“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti – piktor dhe i treti…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

Nga Sokrat Shyti

Pjesa e njëzetetre

Memorie.al /Shkrimtari Sokrat Shyti është i “panjohuri i madh” që prej disa vitesh ka shfaqur majën e ajsbergut të krijimtarisë së tij letrare. E them këtë duke u nisur nga ajo sasi e pakët e librave të tij të botuar në këto vitet e fundit dhe kryesisht romanit voluminoz “Nata fantazmë” (Tiranë 2014). Romanet: “PËRTEJ MISTERIT”, “MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, “GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, “KOLONELI KRYEDHJAK”, “SHPRESAT E NËMURA”, “PËSHTJELLIMET E FATIT” I, II, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”, si dhe vepra të tjera, të gjitha romane, me nga 350 – 550 faqe, janë në dorëshkrime që presin të botohen. Ëndrrat dhe vrulli i parë i romancierit të ri, që kthehej nga studimet jashtë shtetit plot energji e dashuri për artin dhe letërsinë, u prenë që herët nga tehu i egër i diktaturës komuniste.

Kush është Sokrat Shyti?

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

I kthyer nga studimet në Universitetin Shtetëror të Moskës, fill pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjete në vitin 1960, Sokrat Shyti, punon në Radio “Diapazon” (që aso kohe gjendej në rrugën e Kavajës), në një redaksi me miqtë e tij gazetarë – Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani – që të dy, mandej, të arrestuar, e më vonë, të pushkatuar nga regjimi komunist. Përveç radios, Sokrati 21 vjeçar, nëse e përfytyrojmë, ka asokohe interesa pasionante letrare. Shkruan romanin e parë “Madam doktoresha” dhe është në prag të botimit, por… ajme! Fill pas arrestimit të miqve, si për ta mbushur kupën, një vëlla i tij piktor, arratiset jashtë shtetit.

Sokratin e arrestojnë në shtator 1963, ndërsa në nëntor të atij viti, e internojnë familjarisht, (me nënën dhe motrën e vogël), në një vend midis Ardenicës dhe Kolonjës së Lushnjës. Për 27 vjet rresht, familja banon në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ndërsa Sokrati u nënshtrohet punëve të detyruara. Përgjatë 27 viteve, ai është i shtrënguar ligjërisht të paraqitet tre herë në ditë, tek i plotfuqishmi i zonës. Nuk ka të drejtë të lëvizë nga vendi i internimit, është i privuar nga çdo lloj dokumenti, etj. Në këto kushte, mes një kasolleje lopësh, ai lindi dhe rriti fëmijët. Pikërisht nga mbi këtë ngjarje, apo më saktë një histori tejet e gjatë persekutimi, është bazuar ai për të shkruar librin “Mbijetesa në kasollen e lopës”!

         Agron Tufa

                                                            Vijon nga numri i kaluar

PJESË NGA LIBRI, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”   

Ky mendim më shkaktoi dhimbje therëse në krejt trupin. Sepse më dukej tmerrësisht cinike të heqësh qafe nga rruga e krijimtarisë një shkrimtar, nën shtysën e urrejtjes, duke patur frikë mos ndriçimi i veprës së tij letrare, lëshon hije mbi sinorin e paprekshëm të autoritetit, i cili kurrsesi nuk duhet të ceket e cënohet, madje as të hamendësohet nga dikush! (Fakti që tregimi im humoristik, në dy pjesë, “Teto Maga”, u botua në revistën letrare “Nëntori” i cunguar, vetëm pjesa e parë, pa shënimin e domosdoshëm redaktorial (vijon), ndërsa pjesa e dytë, nuk doli në dritë, (megjithëse u redaktua nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve), në kohën kur unë punoja si gazetar në Radio-difuzion, ishte sulm i parë ndaj meje dhe krijimtarisë time.

U dha kambana e alarmit: “Je i padëshirueshëm për elitën e shkrimtarëve të pushtetshëm, që marrin çmime dhe vlerësime qeveritare, përmenden orë e çast si apostuj, lexohen fragmentet e veprave të tyre në Radio, nga aktorët më të shquar, zbërthehen në programet mësimore me detaje në shkolla, nga mësuesit e letërsisë, marrin pjesë në takimet solemne shtetërore, ftohen në darka e dreka partiake e qeveritare, zgjidhen në forume drejtuese të rëndësishme në rang Republike”!

Fakti i dytë; ndonëse jo drejtpërdrejt personal, kishte domethënie përgjithësuese, sepse lufta e hapur në faqet e shtypit zyrtar dhe letrar, kundër brezit të shkrimtarëve veteranë të moshuar, (Musaraj, Spasse, Shuteriqi, Gjata, Çaçi e tjerë), nga shkrimtarët e elitës, para së gjithash dëshmonte se kjo mësymje, nxitet me përkrahjen dhe mbështetjen e “Udhëheqësit legjendar”, “Zeusit” të popullit shqiptar dhe Partisë së Punës, Enver Hoxhës, sepse pushtetet në dorën e tij të hekurt, do ta kenë lëbyrjen e madhështisë vetëm nëpërmjet bujës marramendëse të figurave tronditëse letrare, që do ta mitizojnë si Perëndi!

Veteranët e letrave, le të merren me kujtimet e Luftës, le të hedhin mbresat nëpër libra, sipas fantazisë së tyre, sigurisht duke nxjerrë gjithnjë në pah rolin e Partisë Komuniste. “Çlirimtarët”, “Belxhiku që këndonte vendçe”, “Epopeja e Ballit Kombëtar”, “Këneta”, “Ashtu Myzeqe”, e ndonjë libër tjetër, nuk pasqyrojnë atë çfarë i duhet “Zeusit”. Sepse kush i njeh më mirë se ai misteret e Luftës, në ç’kushte u “krijua” Partia Komuniste Shqiptare? Askush.

Prandaj profkat e shkrimtarëve veteranë, u duhen e shumta kryesisht ish-partizanëve, që kanë dëshirë të lexojnë. Madje as këta s’janë plotësisht të kënaqur, pasi i duan ngjarjet sipas këndvështrimit të tyre. Përsa u përket ndjesive të Komandantit legjendar, i cili nuk i vë fare në refene këto libra, as që bëhet fjalë. Historia e Luftës dhe vazhdimësia e ndërtimit të socializmit, do shkruhet vetëm sipas këndvështrimit të tij, nga stafi i racës së historianëve, që u vjen ndoresh të kullandrisin turlisoj marifetesh bindëse.

Në kushtet e reja të Lëvizjes Komuniste ndërkombëtare, kur nga trungu i Kampit Socialist u shkëputën. Kina gjigante dhe Shqipëria strategjike, Enver Hoxhës i duheshin më shumë se çdo gjë shpërthime të vrullshme frymëzimi, të cilat e vendosin figurën e tij mitike në Olimp, atje ku rri “Zeusi”, që proletarët e botës mbarë, ta shohin e të dinë nga përhapen rrezet dritëdhënëse të Marksizëm-Leninizmit! Këtë mision të rëndësishëm e përmbushin vetëm shkrimtarët e elitës, të cilët janë të gatshëm ta vënë frymëzimin e tyre tronditës, në shërbim të madhështisë së pashembullt të vizionarit më të madh të shekullit XX-të!

Poemat me patos himnizues, figurat letrare me tharm satanik, “mbijetesa e kombit shqiptar, varet nga ekzistenca e Partisë Komuniste”, krahasimi i firmës së themeluesit të Partisë, me vetëtimën në qiellin me shtrëngata e suferinë, vargu bombastik “I përkasim Komunizmit”! (që u mësuan përmendesh nga të gjithë nxënësit e shkollave brenda pak ditëve), romani i bujshëm që e përshkruan Enver Hoxhën; Udhëheqës të mbinatyrshëm, me forcë titanike, (sipas proces-verbalit të Byrosë Politike) dhe që u përkthyen në disa gjuhë, bashkë me veprat e Dishepullit, përbënin për “Zeusin” shërbimin më të çmuar, ndaj autorët merituan vlerësimet më të larta, si elitë letrare vendosnin për fatin e çdo shkrimtari e poeti: puthadorët dhe adhuruesit e tyre ngjisnin shkallët e karrierës. Ndërsa ata që futeshin në fokusin e urrejtjes, fundoseshin në humnerën e asgjësimit!…

Shqyrtimi me hollësi i këtyre dy fakteve, më krijuan bindjen se, edhe po të mos kishte ndodhur arratisja e vëllait tim piktor, që solli si pasojë internimin e skëterrshëm në kasollen e lopës, me siguri do të sajohej një marifet tjetër ideologjik, i cili në redaksitë e Radios, kurdiset pa vështirësi. Dhe pa asnjë mëdyshje do më degdisnin e do më syrgjynosnin diku, me motivin:

“Ke qenë shok dhe bashkë-redaktor në emisionin e Rinisë, me armikun e popullit, Vangjel Lezho, ke punuar në një zyrë, ke manifestuar në emisione dhe shkrime të ndryshme artistike, mendime të dyzuara, me synime keqdashëse e armiqësore të caktuara, dhe për të mos u zbuluar përdore humorin si maskim”! Madje mund të sajonin lehtësisht edhe një gjyq farsë, ku si prova të pa kundërshtuara, mund të sillnin tregimin e gjatë në dy pjesë, “Teto Maga”, si dhe dorëshkrimin e pabotuar të romanit humoristik, “Madam Doktoresha, në fragmentet e të cilëve natyrshëm gjenden grimca satire, që hetuesit e zellshëm shpirtzinj të Diktaturës së Proletariatit, i interpretojnë sipas prizmit klasor.

Këtë arsyetim bindës e përforcoi forma krejt e veçantë poshtëruese e dënimit, vendosja në kasollen e lopës. Ndihmësi i sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë, më la të shtangur, kur më tha se; Shoku Qemal, e pyeti drejtpërdrejt kryetarin e Degës së Brendshme: “Kujt i shkoi të parit ndërmend kasollja e lopës, në Ardenicë, si strehë internimi? Ky mendim i çuditshëm erdhi prej andej, apo i shkrepi dikujt në kokë këtu?! Sepse s’besoj që në Vendimin e Komisionit Qeveritar, të shkruhen hollësi të tilla.

Atëherë duhet të jetë shtyrë nga dikush që e urren gazetarin dhe duke shfrytëzuar rastin e fatkeqësisë, e cila mund t’i ndodhë çdo njeriu, nuk ka ngurruar t’i fryjë në vesh, duke i kërkuar ekzekutorit të vendimit, favorin më shpirtzi: mbajeni këlyshin të veçuar, pranë një kafshe, që t’i mpihet mendja e t’i rrudhet zëri! Ndërsa ju, drejtuesit e këtushëm të Diktaturës së Proletariatit, s’e keni vënë fare ujin në zjarr, të hetoni e zbuloni pse kjo masë e çuditshme për këtë familje, e cila deri dje ka qenë ndër më të nderuarat e qytetit!

Duke u trajtuar si familje krimineli, me mosndërhyrjen tuaj i keni shkaktuar një dramë tmerrësisht të dhimbshme, shoku kryetar! Kjo nuk ju falet, për më tepër juve, që shkruani libra me kujtime dhe duhet të mos ju mungojë ndjeshmëria. Me siguri në këtë çast, duhet ta përfytyroni sa shumë e keni torturuar nënën e kësaj familje, jo vetëm duke e syrgjynosur në kasollen e lopës, si kafshë, por dhe duke mos lejuar djalin e madh, aktorin e Teatrit Popullor, ta shohë e ta përqafojë! Të njëjtën gjë keni bërë edhe për vajzën e madhe të martuar këtu, që punon si centraliste në Postë. Këto tortura shpirtërore ua kalojnë disa herë torturave trupore.

Po të mos kishte rastisur largimi i personazhit në trupën amatore të teatrit dhe të dilte domosdoshmëria e zëvendësimit urgjent e rolit, me një amator tjetër, e cila mbërriti deri tek unë si çështje e nderë e pazgjidhur, nëse mund të pranohet gazetari i internuar, Sokrat Shyti, sepse askush nuk i doli zot ta merrte përsipër këtë barrë, dhe në qoftë se këndvështrimi im, do të pështjellohej nga terri i dendur i luftës së klasave, atëhere trajtimi mizor ndaj kësaj familjeje, mund vazhdonte deri në pafundësi!

Jo vetëm neve, që jemi drejtuesit kryesorë të këtij rrethi, por çdo njeriu të thjeshtë i rrëqethet mishi, kur dëgjon ndodhi të tilla, që vëllai i madh dhe motra e madhe, tremben deri në llahtarisje të takojnë nënën, vëllanë, motrën e vogël, të cilët edhe pse janë krejt të pafajshëm, cilësohen nga shteti ‘të deklasuar’, sipas ligjeve tona, dhe për rrjedhojë i humbasin te gjitha të drejtat e qytetarisë”!

Këto fjalë u ngulitën thellë në vetëdijen time, mbetën në kujtesë si pohimi më tronditës, për faktin se dolën nga goja e drejtuesit kryesor të rrethit, gjë që përbën dukurinë më të rrallë e të jashtëzakonshme, në klimën tmerrësisht të acartë të luftës klasore, e cila propagandohej me bujë e mburrje nga shumica e funksionarëve të lartë partiake e shtetërorë, si boshti vertebror i Diktaturës së Proletariatit, epiqendra e një egërsie inkuizicioni të pandërprerë deri në brezin e shtatë, dhe shërbente si shpjegim bazë, pse komunizmi ka jetëgjatësi të pafund!…

Prania ime ne grupin amator të teatrit ripërtëriu gjendjen e sfilitur shpirtërore, shkriu energjinë e ngrirë rinore dhe rifuti në rrjedhën normale dinjitetin e nëpërkëmbur, i cili gjatë këtyre tre viteve kishte rënë përtokë. Shokët dhe shoqet më jepnin vazhdimisht kuraje t’i harroja përjetimet e hidhura ose, t’i quaja ëndrra tmerrësisht të llahtarshme, që dalëngadalë do të fshihen nga kujtesa, përderisa këtë çështje e mori në dorë sekretari i Parë i Komitetit të Partisë, i vetmi në rreth me fuqi të plota, kundër të cilit nuk del asnjë t’ia kundërshtojë urdhrin.

Kthesa filloi me vajtjen e nënës dhe motrës së vogël në shtëpinë e motrës se madhe. Sepse prej këtij çasti, mënyra jonë e jetesës pësoi ndryshim rrënjësor: Flinim si njerëz, në krevat, brenda një strehe të përshtatshme për banim, me tavan e dysheme prej dërrase, me banjë brenda banesës dhe hapësirë të bollshme, madje në kushte edhe më të mira, duke e krahasuar me Tiranën, ku kishim vetëm një kthinë.

Bashkëshorti i motrës s’dinte si ta shprehte gëzimin e brendshëm, që iu dha mundësia praktike të shpaloste mikpritjen, jo thjesht për t’i treguar opinionit të jashtëm, karakterin e tij të vërtetë njerëzor, sa dhe të kënaqte shpirtin e ndrydhur, të burgosur në qelinë e skëterrshme të normave skllavëruese të statutit të Partisë, i cili se linte të hidhte një hap atje ku dëshironte. Veçanërisht e brente përbrenda jehona e ndërgjegjes, (si reumatizma në kocka, që na shfaqet herë pas herë në forma të ndryshme), duke i shkaktuar dhimbje e dëshpërim, ngaqë rrugët dhe mundësitë e ndërlidhjes, përgjoheshin nga spiunët dhe shenja më e vogël e përpjekjes për të dalë nga karantina, sillte me vete shkatërrim të familjes.

Ndaj, herë pas here, e paralajmëronin të tregohej mjaft i kujdesshëm, te mos shqetësohet e dëshpërohet pse janë ngrirë e përkeqësuar marrëdhëniet me vjehrrën, kunatin dhe kunatën e internuar, pasi tundimi i këtij mendimi, bart me vete rrezikun e shpërbërjes në vatrën familjare: para së gjithash do të goditin rrufetë e përjashtimit nga Partia, të pushimit nga puna bashkë me gruan dhe mos të duket habi e madhe, të përfshijë stuhia e vendimit të komisioni të rrethit, për dëbim nga qyteti i Lushnjes, pa përmendur fatin e djemve të rritur! Në kushtet e censurës së skëterrshme, ishte i detyruar të bindej e të ecte në rrugën që e urdhëronin, si kali me frerët në goje, i cili drejtohet andej nga e tërheqin.

Sa herë shkonte e kthehej nga puna, ndjente shigjetimet e vëzhgimeve kureshtare tinëzare, që e tejçonin nga të gjithë drejtimet. Disa luteshin në heshtje e, prisnin me padurim mos këtij i prishet mendja dhe lajthitet, thyen rregullin e ngurtë të statutit, dërgon dikë të takohet me ish-gazetarin në parcelat e arave, kur shkon t’u çojë naftë traktoristëve, me shpresë se në këto hapësira ndërpriten vëzhgimet, pasi spiunët zënë shtigje të caktuara vrojtimi. (Pritshmëria e ankthshme lidhej drejtpërdrejt me vendin e punës dhe përjashtimin nga Partia, dy pikat nevralgjike më të domosdoshme, që u sillnin këtyre përfitime materiale). Pothuaj e njëjta gjë vërehej, edhe gjatë orarit zyrtar.

Ai e dinte saktësisht cilët sy ndiqnin tinëzisht lëvizjet e tij, cilët veshë përgjonin bashkëbisedimet në organizatën bazë të Partisë, në mbledhjet e bashkimeve profesionale, në format e edukimit, dhe në mbledhjet e Frontit Demokratik. Prandaj tregohej mjaft i kujdesshëm, ndrydhej gjithnjë brenda normave të etikës komuniste, për të mos ngjallur as dyshimin më të vogël në mendjen merimangë të spiunëve.

Kur e thërrisnin në Komitetin e Partisë instruktorët, për të dhënë udhëzimet e reja të Byrosë së rrethit, apo e tërhiqte veçmas sekretari organizativ, për ndonjë porosi, në tru i lëvrinte larva gërryese e befasisë, se dikush nga spiunët ka sajuar shpifjen e ndyrë, nën shtysën dhe mbështetjen e dikujt me ndikim, që i ka vënë syrin vendit të shefit te llogarisë, në Bankën e Shtetit, për t’ia dhuruar njërit prej njerëzve të tij.

Ky makth i përhershëm e shoqëronte edhe kur shkonte në Komitetin Ekzekutiv, por sidomos në plenumet e rrethit (pavarësisht nga tematika), pasi nuk kalonte asnjë rast të mos theksohej forcimi i vigjilencës revolucionare, ashpërsimi i luftës së klasave në gjirin e popullit dhe familjes, gjatë minutave të nxehta të diskutimeve, kur pjesëmarrësit mbanin veshët ngrehur mos shpërthente krejt befas ndonjë bombë tymëse apo shashkë zhurmuese, pas së cilës përmenden emra konkrete.

Këto çaste të makthshme e tronditëse, i linin disa sekonda pa frymë, deri atëhere që drejtuesi i mbledhjes ndizte dritën jeshile, të përfundimit të punimeve. Prandaj zemër-dobëtit, që i përballonin me shumë sforcime rrahjet e shpeshta gjatë tundimeve pritëse, merrnin me vete barna frenuese e qetësuese, për t’i gëlltitur para se të kalojnë në aritmi e, të ngadalësojnë bubullimat e kraharorit. Ndërsa gjatë pushimeve, mes seancave, shkonin tek bufeja të pinin kafen, që të mblidhnin mendjen e të qetësonin zemrën.

Këta e shihnin njeri-tjetrin me të njëjtin vështrim të ankthshëm: “Ia hodhëm dhe këtë herë”! Sepse tashmë e dinin që hijet e vigjilencës revolucionare dhe luftës së klasave, marrin trajtat e fantazmave, të cilat të llahtarisin krejt befas. Ndaj sekretarët e organizatave bazë, prisnin zemër dridhur gjakprishur e mendje çakërdisur, çfarë do të thuhej në raport, sa goditje do marrin këtë radhë, pasi nëpërmjet tyre, kuptojnë cilin kanë shkelur në kallo, kujt nga instruktorët kalemxhinj, që përpiluan raportin, nuk ia kanë përmbushur deri në një, kërkesën apo porosinë e dhënë.

Por bashkëshorti i motrës, ndryshe nga shumica, (duke qenë i përpikte në përmbushjen e detyrës shtetërore dhe shembull ndershmërie), nuk trembej mos prekej apo fshikej për mangësi në drejtim të disiplinës proletare dhe moralit. Megjithatë, e brente përbrenda shqetësimi mos dikush gjatë diskutimeve të lira, përmend krejt befas njollën e damkosjes të kunatit të arratisur, dhe kërkon të mbahet qëndrim nga organet drejtuese të Partisë, duke e mbështetur mendimin e tij “parimor”, tek ashpërsimi i luftës se klasave, sipas mësimeve dritëdhënëse të Partisë dhe shokut Enver.

(Në fakt, trembja e tij kishte një shkak konkret real, sepse në një takim me sekretarët e organizatave bazë, njeri prej tyre i drejtoi presidiumit të mbledhjes pyetjen me helm dhe “spec djegës”, sa të gjithë e mbajtën frymën pezull, për të dëgjuar përgjigjen).

– “Ka raste kur drejtuesit mbyllin njërin sy e vesh, para marrjes së masave të rrepta, kur vërehet zbutja e luftës së klasave”? – pyeti ky.

– “Para se gjithash ju duhet të dini dhe ta fiksoni një herë e përgjithnjë në kokë, se jo çdo gjë shtrohet për shqyrtim e zgjidhje, në mbledhjet e organizatës bazë. Sepse ka raste me ngjarje të veçanta, që nuk i përket organizatës bazë të Partisë, ndaj çështja as shtrohet e, as vihen pikëpyetje”, – ktheu përgjigjen me zgjuarsi drejtuesi i mbledhjes, duke e detyruar të krekosurin, të struket në vendin e tij, si pulë e lagur.

(Megjithatë, shumë nga të pranishmit e kuptuan cilin sekretar organizate bazë synoi të godiste me pyetjen e tij, kodoshi i vënë enkas nga dikush. Tjetër gjë që i doli huq, pasi drejtuesi me nuhatje të hollë, i ngriti parapritë “betoni”, dhe gati sa nuk i tha fare troç: “Mendja jote sa një mel, nuk i rrok dot problemet e mprehta të shtetit tonë, ndaj merru me veten tënde”!).

Të gjitha këto çështje të brendshme, në formë kurthesh e prapaskenash, m’i shtjelloi vetë burri i motrës një mbrëmje, kur po rrinim vetëm në kthinën e pritjes, sepse e ndjente të domosdoshme të shfajësohej para meje, pse qe i detyruar të futej kaq kohë në zhguallin e vetëpërmbajtjes, si kusht për mbijetesë. Prandaj unë e dëgjova në heshtje deri në fund pa ndërhyrë, e lashë të shfrynte gjithë dertet e këtyre viteve dhe të shpjegonte pse ndodhi kjo “ftohje” e dhimbshme, për të dy palët!

– “Ndërsa ju i hapeshit njëri-tjetrit, nëna të qante ty hallin dhe shprehte ankesa ndaj nesh, pse nuk bënim asnjë përpjekje për t’ju ndihmuar, (dhe kishte plotësisht e drejtë, sepse përveç vuajtjes, i dhembte shpirti, i dukej sikur dy më të rriturit e familjes prindërore, i kishim kthyer krahët dhe kishte mbetur vetëm me ty, në gjendjen më mjerane, pa përkrahje e të ardhura!), unë dhe ime shoqe këtu, përpëliteshim në heshtjen tonë, sepse nuk na e mbante të shfaqnim asnjë mendim, pasi të dy e dinim saktësisht, që të gjitha shtigjet ishin zënë me drizë, na dukej e kotë të rrihnim ujë në havan. Megjithëse je gazetar e shkrimtar, ke fantazi, prapë nuk e merr dot me mend si u ndjeva, kur ndihmësi i sekretarit të Parë, me njoftoi për kthesën e madhe, pas së cilës do niste një mbarësi për familjen e vjehrrës time!…

Para së gjithash m’u hoq megojeza dhe freri, u riktheva prapë në njeri, zhvesha parzmoren, që më pengonte të sillesha ashtu si më takonte, të nderoja e respektoja nënën e sime shoqeje, kunatin dhe kunatën. Ky kumt zboi hijen tinëzare të ndëshkimit, që më ndiqte pas kudo ndodhesha: në punë, në rrugë, në çdo mbledhje partie. Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komanda e Xhandarmërisë së Qarkut të Vardarit në Shkup, i raportonte MPB-së në Beograd, për një mbledhje të parisë shqiptare më 20 mars 1939 në Tiranë...”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Shkupi

Next Post

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion...”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion...”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!