• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, January 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Edhe në kampet e burgjet komuniste, ka pas ‘qënie njerëzore’, siç ishte reshter Jonuzi nga Berati dhe nji kapter nga Vlora, të cilët, kur ne ishim në qeli…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

“Lutjeve të nanës që pyeste ata Sigurimit, se; ku e kam djalin, i përgjigjeshin me tallje; nuk është larg, ti e di se ku janë varrezat…”?! / Kujtimet e Sami Repishtit, i arratisur nga Shqipëria, në 1959-ën
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Në kampin e Bedenit ku ishte komandant Haxhi Pela, një të dënuar nga fshati Bushkash, e lidhën pas shtyllës dhe aty ai…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Më dënuan me pushkatim, pasi UDB-ja kishte njoftuar Sigurimin se kisha ndihmuar për arratisjen e nipit të Abaz Kupit dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit
“Kur u’a shpjegova gjëndjen në Kosovë dhe Jugosllavi oficerëve të Ministrisë së Brendëshme, ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-deputetit dhe diplomatit, Esat Myftari
Memorie.al

Nga Kozeta Zylo 

Pjesa e parë

Memorie.al / Profesor Sami Repishti është figurë e ndritur e kombit shqiptar, ai është dëshmitar okular i ferrit komunist, ku për pasojë u burgos me vite të tëra, në Shqipërinë komuniste (1946-56), dhe Jugosllavinë komuniste (1959-‘60). Këtë kalvar vuajtje e hoqën mbi shpinën e tyre dhe familja e tij e shumëvuajtur. Si një intelektual erudit, ai me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer në publicistikë, letërsi dhe politikë. Mesazhet që përcjell herë pas here për Shqiperinë dhe Kosovën, janë të qarta, si para auditorit amerikan e deri në Shtepinë e Bardhë, ai shpreson, se një ditë do të vijë demokracia e vërtetë dhe liria e plotë në mëmëdheun tonë të shumëvuajtur dhe për të gjithë familjen njerëzore…një dhe e pandarë!

Profesor Repishti, ju jeni një prej viktimave të terrorit komunist, si ish i burgosur i atij regjimi ç’mund t’ju thoni lexuesve të shumtë, për vitet tuaja në burgjet famëkeqe të Shqipërisë?

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

Kam qenë viktimë koshiente e terrorit komunist në Shqipëni. Kam kundërshtuar me bindje regjimin komunist që në ditët e para, sepse që në fillim “Shteti” filloi shtypjen dhe ushtroi terrorin. Kam dëshmuar arrestime, burgosje, ekzekutime publike pa gjyq, dhe atmosferën e frikës që krijon cdo terror, pavarësisht nga ngjyra. Jam nji deshmitar okular. Arsyeja e dytë e revoltimit dhe e veprimtarisë anti-qeveritare, ishte atmosfera thellësisht kundërshtare e popullsisë së Shkodrës, qytet dhe fshatra. Kjo atmosferë u acarua akoma më shumë në muajtë e parë të vitit 1945, me persekutimet sistematike të Klerit Katolik shqiptar, me qendër në Shkodër.

Shpresa e qeverisë komuniste se me persekutimin e Klerit Katolik, do të fitonte “simpatinë” e pjesës myslimane u shua me shpejtësi, dhe u zëvendsua me nji frymë solidariteti qytetar shkodran, që u revelue ma vonë gjatë gjyqeve të vazhdueshme, ku të akuzuarit ishin myslimanë e katolikë. Kjo atmosferë ka orientuar edhe veprimtarinë time. Arsyeja e tretë ka nji dozë naiviteti djaloshar. Shpresonim se “aleatët e mëdhenj” anglo-amerikanë, do të ndërhynin diplomatikisht për të dënuar regjimin e posavendosur, dhe te krijonin kondita për nje zhvillim demokratik të vendit, e të shoqënisë shqiptare.

Kjo nuk ngjau! Europa ishte e lodhur nga Lufta e dytë Botërore, dhe kishte nevojë për rindërtim të vendeve të shkatërruara nga lufta, Shqipëria hyri nën tutelën jugosllave të “shokut” Tito, i cili ishte nje satelit i Bashkimit Sovjetik dhe Stalinit. Shqipëria ishte kështu sub-satelit i Kampit Socialist. Në këtë pozitë nënshtrimi të plotë, Shqipëria nuk kishte konditat e nevojshme për të vepruar lirisht. Ajo u bind verbërisht instruksioneve të Beogradit, i cili kishte planet e tija “imperialiste” ndaj Shqipërisë: kolonizimin e vendit politikisht, ekonomikisht, dhe sllavizimin e shoqënisë shqiptare, si dhe zgjidhjen e përhershme të problemit të Kosovës, mundësisht me inkorporimin e Shqipërisë në Jugosllavi, në formën e nji republike të shtatë jugosllave.

Nji skenar i këtillë i tmerrshëm, natyrisht lehtësonte punën tonë propagandistike “kundër pushtetit”, dhe gjente jehonë të madhe në popullsinë e Shkodrës, një qytet me histori shekullore konfliktesh kundër sulmeve sllave (serbe e malazeze). Por “momenti” politik ishte kundër nesh. Pika kulmore e pakënaqësisë së përgjithshme, u arrit më 9 shtator 1946, kur fshatarët e Postribes (në rrethe të Shkodrës), sulmuan me armë qytetin, luftuan nëpër rrugët e qytetit, por u thyen me humbje të mëdha. Si rrjedhim, filloi vala e ekzekutimeve pa gjyq, dhe e arrestimeve masive në qytet e rrethe. Viktimat e pushkatuara ishin më shumë se 100, ndërsa numri i të arrestuemve, sidomos në qytet, kaloi shifrën 1.200, të ndryme në 11 burgjet e Shkodrës.

Në këtë valë terrori u përfshiva edhe unë, së bashku me një grup studentësh aktivë. Torturat e përdoruna kundër “armiqve të popullit”, nuk mund të përshkruhen. Disa të arrestuar kryen vetëvrasje, duke mos duruar dhimbjet. Shume të tjerë u sakatuen për jetë. Pjesa tjetër, përfshi edhe mua, kaluan 14 muaj në hetuesi, para se të dilnin në gjyqe -të hapura dhe të fshehta- ku dënimet jepeshin simbas udhëzimeve të organeve partiake. Kjo shkelje kaq flagrante e ligjit, ishte “norma” e vendosur nga “diktatura e proletariatit”. Unë u dënova, më 27 nëntor 1947, me 15 vjet burgim të rëndë e punë të detyrueshme. Nga ky dënim kam vuajtur 10 vjet në burgun e Shkodrës, dhe kampet e shfarosjes së Bedenit e Maliqit, dhe në kënetat e Myzeqesë, aerodromin e Beratit dhe të Rinasit(Tiranë) nga ku jam liruar (1956).

Trajtimi ynë nga rojet në burgje ka qenë thjesht shtazarak. Asnji ligj nuk mbronte të burgosurit që ishin lanë në mëshirën e oficerëve kriminelë dhe rojeve të kuqe të indoktrinueme, e të egërsuar nga “edukimi i propagandës ditore” të dhënë nga komisarët politikë, dhe njekohesisht viktimë e nivelit tyre shumë të ulët arsimor (shumë ishin analfabetë). Ata urrenin me gjithë shpirt “shkollarët armiq të popullit e të partisë”. Deri në vitin 1951, kemi pasë vetëm nji racion bukë për 24 orë. Mbas viti 1951, na kanë ushqyer me supë fasulesh pa asnji ndryshim, me muaj të gjatë. Në kampe kishin patate, fasule dhe lakra të ziera me ujë e kripë, dhe pothuajse pa vaj. Ky ushqim vrau dhe sëmuri shumë të burgosur, sidomos pleqtë.

Terrori i kampit është vështirë të shpjegohet: i përditshëm, që në mëngjes deri në darkë. Nga një herë, edhe nata kalohej jashtë, të lidhur për peme ose shtylla druri. Puna ishte e rëndë, norma e lartë, konditat shumë të vështira, dhe nën frikën e kamxhikut të rojeve që e përdornin pa mëshirë. Ne punonim në ujë të moçaleve deri në brez, me shushunja që na pinin gjakun. Një trajtim më të egër se të tjerët kishin “shkollarët armiq të popullit e të partisë” që kishin “helmuar mendjet e fshatarëve të varfër”. Ato mbrëmje, rreshtat e gjatë të sëmurëve, pleqve dhe atyre që nuk kishin fuqi të mjaftueshme për punë e që nuk plotësonin “normën”, nuk lejoheshin për të marrë racionin e bukës as për të shkuar në krevat deri në mesnatë.

Të nesërmen, të këputur nga uria e nga pagjumësia ktheheshin në kanal me këmbënguljen e atij që kërkon plotësimin e “normës”, për të siguruar bukën e gojës. Ka mjaft libra të botuar në Shqiperi, që tregojnë me hollësi këtë regjim tmerri në burgje dhe kampe, disa herë në përpjestime të pabesueshme, por të shumtën e rasteve të paaftë për të përshkruar si duhet monstruozitetin e diktaturës. Më kujtohet një tregim i kampeve naziste. Nji i burgosur i lutej rojes naziste ta vriste, se nuk duronte torturat. Roja qeshte dhe thoshte: “Jo! Duhet të jetosh e të tregosh atë që ke parë, – vazhdonte roja, – dhe jam i sigurt se bota nuk do të besoj tregimin tënd. Atëhere, do të jete vdekja e vërtetë për ty”. E pabesueshme!

Ç’ju detyroi ju në atë udhëkryq ku ndodhej Shqipëria, të ktheheshit në atdhe, kur ju mund të bënit një jetë shumë më komode, në Itali?

U ktheva në Shqipëri për të ndihmuar rezistencën kundër okupatorit. Si çdo i ri (në moshën 18-19 vjeçare) sidomos një i ri me arsim të lartë, isha i bindur se atje në malet e Shqipërisë, ishte vendi im. Qëndrimi në Itali u bë moralisht i padurueshëm. Njëkohësisht, mosnjohja e realitetit shqiptar, ndihmoi në formimin e nji bindje të këtillë. Personalisht, isha i ndarë në mes bindjes sime, se Shqipëria kishte nevojë për kuadro të arsimuar në Europë, që të ndihmohej zhvillimi ekonomik e shoqëror i saj; nga ana tjetër, Italia ishte një shtet okupator i vendit tim, dhe ishte detyra e të gjithëve ta luftonim pa kompromis. Qëndrimi im në Itali, në fakt, ishte nji formë kompromisi, që nuk mund ta pranoja më gjatë. Kështu që vendosa të kthehem posa kalova provimet e vitit të parë, në qershor 1943.

Ju në botën çnjerëzore të burgut u takuat dhe me dashurinë, me viktimat e atij sistemi, por që me botën e tyre të pasur shpirtërore, ju e mundët kërcënimin e vdekjes, si ndiheni për këtë?

Në “boten çnjerëzore të burgut”, aty ku fshihet tortura dhe ku sundon pa ndërprerje kërcënimi i vdekjes, të gjithë ndihen të dënuar me vdekje. Një ndjenjë njerëzore që dashuron jetën, e përbuzë vdekjen, është dominante në situata të këtilla. Kjo ndjenjë e përbashkët e rrezikut imminent, nxitë mëshirën dhe dashurinë për njeri tjetrin, dhe të të gjithëve për çdonjerin individ që vuan: viktimën. Kjo ndjenjë njihet me emrin solidaritet: solidariteti i të dënuareve me vdekje, i të torturuarëve, i të përbuzurve, i të përndjekurve, i të gjithë atyre që keqtrajtohen ose e ndjejnë veten “më pak se njeri”, inferior, qytetar të dorës së dytë, të nxjerrur jashtë kufijve të shoqërisë njerëzore. Solidariteti i të burgosurve, është ilaçi i mbijetesës.

Jo vetëm sepse në shoqëri me të tjerët bashkëvuajtës, solidariteti largon mjerimin e vetmisë mbytëse, por solidariteti ofron mundësinë për të ndihmuar tjetrin, vllaun në vuajtje, dhe ky akt lartëson sedrën personale të të burgosurit, ai jep si të thuash, një dimension të ri arsyes, për të mbijetuar me një sens krenarie të pakrahasueshme.

Persekutorët akoma nuk e kanë pranuar fajin publikisht, për toturat që u bënin të dënuarve, internuarve, syrgjynosurve, a ju frikëson kjo gjendje fluide dhe pse?

Po, frikësohem. Mosnjohja e mospranimi i krimit-fajit nga fajtori, nuk ndihmon procesin e “catharsis”, që ngjet në situata të këtilla. Nji zhvillim fatkeq lejon harresën, që në këto raste për mua, është vdekja e dytë e viktimës. Aty ku mbretëron errësira, aty kultivohet krimi. Breznitë e reja po rriten pa njohë të vërtetën mbi sistemet totalitare, mendimet dhe aktet e tyre, e sidomos shkatërrimin e pariparueshëm të pëlhurës shoqërore të vendit. Diktatura komuniste në Shqipëri ka vrarë elitën, ka toleruar mediokritetin, dhe ka lartësuar fundrritë e shoqërisë. Fibra morale e kësaj shoqërie, është dëmtuar aq rëndë sa që sot mendohet për së mbrapshti, dhe punohet pa asnji skrupull moral. Nje brezni e tërë eshtë humbur, dhe kam frikë se edhe nje tjetër e dytë do të sakrifikohet në llumin që mbuloi vendin, për një gjysmë shekulli.

A mendonit në burg se një ditë do të vinte “dita e lirisë”, dhe a kishit plane për këtë ditë të madhe në mendjen tuaj, në fshehtësi me bashkëvuajtësit tuaj?

Po! Shpresa për lirim nga burgu, është e përhershme tek çdo i burgosur. Ajo na mbante të gjallë. Ditën e lirisë, e prisnim të vinte me lëkundje sismike në vendin tonë. Ndërtesa komuniste dukej e fortë në sipërfaqe, por ajo përmbante nji seri kontradiktash të paevitueshme, karakteristike për çdo diktaturë. Njeriu i shtypur lufton për liri, dhe kurdo herë që i jepet rasti ai, ose ajo, shpërthen. Në shumë raste elemente të diktaturës kanë brejtje ndërgjegje, humbin enthusiasmin fillestar “revolucionar’, pendohen dhe kërkojnë për të riparuar dëmin e shkaktuar, për të ndihmuar viktimat. Kjo është një karakteristikë universale. Këtë proces e kemi parë edhe në Shqipëri- edhe në burg.

“Planet për të ardhmen e vendit tonë”, kanë qenë subjekti kryesor i çdo bisedimi në burg. Ka pasë mjaft ndasi në opinionet e të burgosurve të edukuar, sidomos tek ata që kishin “bagazhe” të së kaluarës në kurriz. Por të rinjtë idealistë e pa “bagazhe”, ishin entuziastë se do të vinte dita kur mendja dhe aftësia e tyre, do të viheshin në shërbim të atdheut. Unë kam ëndërruar gjithëherë një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike, të bashkuar dhe perëndimore (tani europiane). Përgatitja ime arsimore dhe edukimi politik para, dhe gjatë burgut më kanë kondicionue për nje qëndrim të këtille. Akoma sot, mendoj si më parë. Idealizëm djaloshar? Ndoshta! Por nuk mund të heq dorë nga ai qëndrim, sepse për mue do të ishte vdekja ime morale. Kjo ndoshta shkakton edhe pesimizmin tim sot me klasën politike shqiptare e gjendjen në Shqipëri.

Në ato skuta të errta nëntokësore, a kishte ndonjë ushtarak, që dhe pse mbante kërbaçin në dore së jashtmi, shpirti dhe sytë i flisnin diçka tjetër?

Po! Ka pasë “qënie njerëzore” në burgjet komuniste. Më kujtohet reshter Jonuzi nga Berati dhe nji kapter nga Vlora (emni nuk më kujtohet), që kanë rrezikuar shumë për të na ndihmuar në ditë të vështira. Është e papërshkrueshme ndjenja e lehtësimit që mbush zemrën e të burgosurit, kur “polici’ ose “oficeri”, nuk zbaton urdhërat e superiorit për torturë. Aty duket sikur ushqehet shpresa se ka akoma zemër-bardhë në këtë botë të së keqes, ku ata “që i ka zënë rreziku” e, në kondita të vështira, rrezikojnë jetën e tyre për të lehtësuar vuajtjet e të tjerëve. Elementë të këtillë ngjallin besimin në mirësinë e natyrës njerëzore…edhe në konditat më anti-njerëzore.

Ju keni qenë direkt punëtor krahu, në tharjen e kënetës së Maliqit, në ç’kushte punonit atje?

Është e vështirë të përshkruhet Maliqi. Është shkruar diçka për këtë “njollë të zezë” të historisë sonë. Maliqi ka qenë nji kamp punë çfarosje, ku shqiptari vritej nga shqiptari, me urdhër nga “shoku Tito” në Beograd – e vritej me dru, me hekur, me mbytje në ujin e kënetës, me urim, me pagjumësi, me punë jashtë fuqive njerëzore, me çveshje lakuriq në netët e ftohta, ose i lidhun për shtylle etj. Perveç kësaj, komanda e kampit, nxiste të burgosurit ordinerë, një ushtri e vërtetë elementësh të degjeneruar, si dhe ish-komunistë të penduar, për të spiunuar, provokuar, dhe rrahur të burgosunit politikë. Kjo na detyroi të mbrohemi kolektivisht dhe të frikësojmë me hakmarrje sulmuesit./ Memorie.al

                                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 9 Janar 2026

Next Post

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

Artikuj të ngjashëm

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur
Intervista

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

January 2, 2026
“Kur ‘Gazi’ dhe ‘Ifa’ lanë xhadenë dhe u futën në rrugën e baltosur të Ardenicës, më kapi makthi: mos sjellja e butë e shefit të Degës Brendshme, ishte kurth, pasi…”!/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Intervista

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

December 27, 2025
“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Intervista

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

December 14, 2025
“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake
Intervista

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

December 12, 2025
“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës
Intervista

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Stak Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni, e shpëtuan Iballën nga masakrat e Brigadës së VI-të të Haki Toskës dhe Jaho Gjolikut…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për shtrembërimet e Xhemal Meçit
Intervista

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
Next Post
“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme