• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora

“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
110 vjet Pavarësi. Po bashkim kombëtar?
“Në 1945-ën, Mehmet Shehu thirri vjehrrin tim, Qamil Vlorën, që ishte i biri i Ismail Qemalit dhe i kërkoi…”/ Historia e panjohur e djalit të Plakut të Vlorës, që u burgos nga Enver Hoxha
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora

Nga Gëzim Llojdia 

Memorie.al / Shkreptima e një blici regjistron një dokument historik. Arti i dhomës së errtë regjistroi dhe dokumentoi shumë nga ngjarjet e mëdha historike të vendit tonë. Në këtë kontekst fotografia e Qeverisë së Vlorës e realizuar nga Petro Dhimitri në nëntorin e vitit 1913, mbetet autentike dhe një ndër dokumentet e vetëm historike të ngjarjes madhore të kombit shqiptar. Kjo fotografi, është realizuar në përvjetorin e parë të Pavarësisë. Kështu, që rruga e kërkimit dhe ndriçimit të së vërtetës mbetet tej mase e gjatë. Kjo fotografi ka qarkulluar nëpër të gjitha botimet. Është menduar se është realizuar në vjeshtën e madhe historike të vitit 1912, në të vërtetë shkreptima e dritësimit ka ngjarë një vit më vonë.

Ndën ritmin e kërkimeve për të shqyrtuar historinë e një fotoje, që ka qarkulluar për 50 vjet ndër botimet brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke u paraqitur si fotoja e ditës kur u shpallë pavarësia kombëtare, historianët tanë nuk na thanë asgjë, ndërsa ata që ishin koshient, në vend të shkrimit të datës 28 nëntor 1913 dhe të fiksimit të vendit në ballkonin e shtëpisë muze të Pavarësisë, selia e qeverisë së Vlorës, shkruanin: 28 nëntor 1912.

Mbetemi koshient se fotografia nuk paraqiste çastin kulmor të ditëve të fundit të vjeshtës së tretë të vitit 1912. Ndonëse ajo mbetet e rrallë dhe e pazëvendësueshme. Shkreptima e saj është një histori. Përpara historisë shtangemi dhe befasohemi. Kemi një dokument të pazëvendësueshëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

Shtegtimi i viteve nga nëntori i vitit 1912, na e ka kufizuar historinë, por jo të vërtetën. Gjithsesi, kjo foto e vitit 1913, është domethënëse dhe një realitet historik. Në fund limitojnë më mirë se asgjë, është dhe kjo foto, që paraqet nëntorin e vitit 1913, një vit nga ngritja flamurit.

Pamjet e saj sjellin ata burrat e shquar të kombit që i dhanë emër Pavarësisë tonë kombëtare. Përjetësimi i historisë nga fotografët e shquar shqiptarë të kohës, meriton vëmendje të madhe. Nëse nuk do të ishin edhe këta ato ditë do të na mbeteshin të mangëta. Prandaj kjo foto ka një rëndësi të madhe. Vërtet është realizuar në harkun kohor të 365 ditëve më vonë por, ajo tregon më shumë sjell pamje të Qeverisë së Vlorës në ballkonin e selisë së sajë në Skelë të Vlorës.

Kabineti i Ismail Qemalit, kush e realizoi fotografinë e vitit 1913?

Identifikimi i fotografisë që ruhet dhe dëshmohet historia jonë e Pavarësisë e kanë bërë studiuesit e fotografisë. Bëhet fjalë për fotografinë që tregon kabinetin e Qeverisë së Ismail Qemalit në nëntorin e vitit 1913. Çfarë tregon fotografia? Kabineti i qeverisë ka dalë në ballkonin e selisë së qeverisë së Vlorës. Reshti i parë identifikon Ismail Qemalin dhe katër pjesëtarë të qeverisë dhe pas këtij rreshtimi janë pjesëtarët e tjerë të kabinetit.

Në anën e majtë është një flamur. Godina si seli ka qenë strehë e qeverisë dhe ajo ka dy dritare në katin e sipërm, ku dallohen edhe persona të tjerë. Përpara saj shquhen qytetarë me flamuj kombëtar në duar.

Si dhe kush e realizoi fotografinë?

Një kronike mbi Petro Dhimitrin, ‘Fotografin’ (1869-1946) Publikuar nga Albania Site me Friday, 18 September 2009, thuhet se: “Më 1912 në Vlorë, Petro Fotografi gdhendi në dru bocën e flamurit dhe bashkë me Marigo Posion e Thanas Floqin, stampoi me mijëra flamurë e qylafë që zbukuruan Vlorën më 28 nëntor 1912”. (”Zëri i Vlorës”. Vlorë, 12 tetor 1972).

“Atë ditë në Vlorë kishin ardhur me mijëra nga gjithë anët e Shqipërisë” – vazhdon shkrimi. “Ishin burra që e kishin shkuar gjithë jetën e tyre në male, duke luftuar për këtë ditë. Ishin shqiptarë të mërgimit që kishin dhënë mendje, pasuri, djalëri për lirinë e atdheut.

Kishin zbritur nga malet, nga fshatra e qytete edhe që të gjithë burra, gra, djem e pleq po qanin me lot prej gëzimit. Flamuri i Shqipërisë atë ditë, më tepër se kurdoherë, ishte simbol lirie dhe shkaba e zezë me dy krerë në fushë të kuqe i kujtonte popullit zinë e madhe e të gjatë që kishte kaluar dhe luftërat e famshme kundër tiranisë pesë shekullore”.

Thanas Floqi në kujtimet e tij do të shprehej kështu: “Po gjatë atyre ditëve historike bashkë me kunatën e vëllait tim, Marigo Posion, si dhe me Petro Fotografin, kemi përgatitur dhe gdhendur në dru bocën e flamurit që u përdor mandej për riprodhimin e qindra e mijëra flamurëve të tjerë që u valëvitën gjatë festës nëpër qytetin historik të Vlorës”. (Kujtime të Thanas Floqit me titull “Jetëshkrimi im”, ruhet nga familja e tij.)

Është merita e usta Petros që sot, shohim me admirim fotografitë e kremtimit të përvjetorit të parë të shpalljes së Pavarësisë. Fotografia e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, si dhe ajo e Ismail Qemalit e të tjerëve në ballkon, janë vepra të pavdekshme të patriotit korçar, zotit Petro.

Në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë, siç tregojnë foto-grafitë, ai së bashku me patriotë të tjerë ka festuar rrugëve të qytetit të Vlorës për këtë ngjarje, duke mbajtur në duar portretin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut dhe flamurin kuqezi.

Studiuesi Qerim Vrioni, në botimin: “150 Vjet fotografi shqiptare”, midis të tjerash, shkruan: “Petro Dhimitri (1861-1946). Petro Dhimitri, ka qene edhe pjesëtar i çetave te Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos dhe ka lënë disa foto te dramës “Besa” te Sami Frasherit, e cila u shfaq ne Korçë më 1908.

Të veçanta për vlerat historike, janë fotot e Petro Dhimitrit në Vlorë, me rastin e përvjetorit te parë të Pavarësisë (28.11.1913) sidomos ajo që paraqet Ismail Qemalin, me anëtarët e kabinetit në ballkonin e ndërtesës së qeverisë.

Banesa e familjes Vlora

Eqerem bej Vlora, te kujtimet e tij, midis të tjerash, thotë: “Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë ne shtëpinë e kushëririt, Xhemilit, për të takuar kryetarin e Qeverise së Përkohshme. Shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haremllekut dhe kishte jo katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse, hyra në sallën e katit përdhes, ku ishin shkallët e mëdha”. Më tej ai shprehet: “Në katin e sipërm, ishte sallon i madh, pajisur me mobilie të bukura të stilit bidermajer…”!

Ajo ishte ndërtuar në vendin që e zë lulishtja, në qendër të qytetit, pranë “Sheshit të Flamurit…! Ndërtesa është rrënuar rreth vitit 1925. Ajo zinte sipërfaqe prej 4.53 hektarë. Në një nga ballkonet e mesit të kësaj shtëpie, Ismail Qemali ngriti Flamurin. Banesa tipike ku u ngrit flamuri, ishte e Xhemil Beut dhe gjendej larg të pares, qindra metra.

Fotografia që pasqyron këtë çast, tregonte një ndërtesë dy kate me ballkon, që ishte e vendosur në buzë të detit, ndërsa shtëpia e Vlorajve, në ndërtesën e quajtur Selamllëk, në katin e dytë të saj, u mbajt Kuvendi i Vlorë, që gjendej në sheshin ku është monumenti dhe hotel “Sazani” sot, paraqiste një ndërtim me stil të veçantë të kohës me tre kate lartësi dhe një numër dritaresh ku flamuri është ngritur aty ku ishte edhe hyrja për në banesë.

Ndërtesa e flamurit, është prishur sipas disa të dhënave në vitin 1925 dhe u kthye në lulishte. Në krye të Bashkisë ishte Qazim Kokoshi, kur ndërtesat u shembën. Nga ai kompleks, kjo që ka mbetur, i përket Eqrem beut.

Godina, seli e qeverisë në vitin 1913

Historia e kësaj ndërtese, përshkohet se deri në vitin 1939, vazhdoi të kryente funksionet e Muzeut Arkeologjik, u inaugurua më 8 tetor 1937. Në vitin 1939, pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës. Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962, me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi italian në vitin 1939.

Pas këtij viti, ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare. Brenda saj janë sistemuar foto, dokumente, armë, vepra arti, relike të personaliteteve shqiptarë të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare. Në këtë ndërtesë, janë zyrat e Lef Nosit, Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorës, etj. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sule, kam një ofertë për ju nga ‘Dinamo’ e Bukureshtit, ku trajneri Luçesku, ka kërkuar që nga Shqipëria, të sillni vetëm Demollarin…”! Historia e panjohur e legjendës së dy “Dinamove”...!

Next Post

Kalendari Historik 28 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Gogo Nushi, në relacionet drejtuar Enverit, i shkruan: Këtë shpirt terrorist, e pamë në Tiranë, ku ne, vramë 60 vetë…”/ Kur komunistët, realizuan “Natën e Shën Bartolomeut”, në nëntorin e ’44-ës
Dossier

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

June 24, 2026
Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare
Dossier

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

June 24, 2026
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës
Dossier

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

June 23, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën

June 22, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Krimet e komunistëve gjatë luftës civile në Itali dhe komploti i heshtjes mbi historiografinë gjatë dhe pas luftës, janë njësoj me krimet e luftës civile në Shqipëri …”/ Refleksionet e përkthyesit të njohur

June 21, 2026
“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 28 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme