• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dy diktatura përballë njëra-tjetrës

Agim Rexhepi Memorie.al
Shkodra Memorie.al
Memorie.al Llesh Marashi i kapur nga forcat e Divizionit te Mbrojtjes se Popullit. Shkoder 1945
prift gjyq Memorie.al
Shkodra 1944 Memorie.al
Shkodra Memorie.al
Shkodra Memorie.al
Memorie.al

Dr. Agim Rexhep Neziri

Reflektim mbi dy ngjarje të përjetuara në shtëpinë tonë në qytetin e Shkodrës, në nëntorin e 1944-ës dhe tre katër vjet më pas…

Memorie.al/ Ngjarjet që po i përshkruaj më poshtë në këtë shkrim i kam përjetuar vetë personalisht dhe e para ka ndodhur plot 75 vjet më parë, pikërisht në ditë e para të nëntorit 1944 kur në qytetin e Shkodrës ndodheshin ende forcat pushtuese naziste gjermane dhe djemtë e Nacionalçlirimtares akoma nuk kishin zbritur nga malet si fitimtarë, siç thuhej atëhere, kurse ngjarja tjetër ka ndodhur tre katër vjet më vonë.

Edhe pse në nëntorin e vitit 1944 unë isha në moshën 6-vjeçare, e mbaj mënd shumë mirë dhe kujtoj atmosferën e vrazhdë në qytetin tonë të Shkodrës me krismat e pushkëve dhe artilerisë, por gjithashtu edhe jehonën e shpresës “për liri e për shpëtim, që ndihej se po ktheheshin fitimtarë djemtë e Luftës Nacionalçlirimtare”, ndër të cilët kishim edhe njerëz tanë të afërt.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Një ditë fillim nëntori 1944, rrëmbyeshëm, në shtëpinë tonë u futën një grup ushtarakësh gjermanë, të cilët me tone të ashpra i kërkuan tim eti, Rexhep Nezirit, profesor në gjimnazin e Shkodrës, që katin e parë të shtëpisë sonë dykatëshe, ta lironim për të strehuar rreth dhjetë ushtarë, mes të cilëve edhe një toger. Diçka e tillë kishte ndodhur pothuajse në të gjitha shtëpitë e lagjes Rus, që shtrihej deri në periferinë veriore të qytetit, në rrugën drejt Koplikut-Hani i Hotit-Podgoricë.

U detyruam të zbatonim urdhërin. Liruam katin e parë, kryesisht dhomën e madhe të pritjes, të pajisur me mobilje të rënda, të reja e moderne. Menjëherë, u vendosën me shtretër portativë në dy dhoma ushtarët, e në dhomën më të vogël togeri.

Atmosfera ishte e rëndë. Natë e ditë dëgjoheshin uturimat e makinave ushtarake që grupoheshin në Shkodër, për t’u drejtuar drejt veriut, Podgoricës, e më tej. Shpesh ndihej edhe zhurma e skuadriljeve të avionëve anglezë si dhe kundërpërgjigja e një mitralozi kundërajror të vendosur mbi një kamion në oborrin e shtëpisë sonë. Ne, të frikësuar vraponim nën pushimin e shkallëve që çonin në katin e dytë. Siç thuhej, këto avionë në fakt kishin objektiv Podgoricën.

Por tmerrin e vërtetë e kaluam, kur në njërën prej këtyre ditëve erdhi për inspektim kapiteni gjerman, i cili si i çakërdisur me tone të ashpra e kërcënuese akuzonte me britma e gjeste të tmerrshme babain tonë, ngaqë kishte larguar mobiliet nga dhoma e madhe e pritjes. E kur babai, në gjermanisht, i shpjegonte se urdhëri ishte dhënë për “lirim të dhomave”, ai u egërsua aq shumë, sa nxori revolen e ia drejtoi babait. Ishte vetëm fati e ndërhyrja e togerit çek, inxhinier që kishte studiuar në Francë, e që me babain e bashkonte interesi për gjuhën frënge dhe për lajmet në radio nga fronti antigjerman, që e shpëtuan tim atë. Togeri çek, siç duket i mobilizuar me forcë, sillej shumë normalisht dhe me edukatë me familjen tonë. Për çudi, edhe ushtarët që alternoheshin edhe me të tjerë, silleshin në mënyrë shumë korrekte.

Pak e papritur nga një pushtues…, ata dhe për fëmijët, tregoheshin të kujdesshëm, ku shpesh, mua, e fëmijëve të tjerë të shtëpisë i dhuronin çokollata, komposto, biskota speciale, etj. Përveç këtij furnizimi suplementar të bollshëm, ata furnizoheshin rregullisht edhe me ushqim të ngrohtë, kryesisht pure patatesh e shnitzel nga kuzhina fushore në afërsi të shtëpisë tonë, me gjithë që ishin në tërheqje e në disfatë.

Veç kësaj, më bënte përshtypje rregulli e pastërtia shembullore që mbanin. Ushtarët gjermanë largonin çdo mbeturinë pas konsumit dhe groposnin në një cep të oborrit kutitë metalike të konservave, të cilat, pas dhjetëra vitesh, për të verifikuar kujtesën time, i kam gjetur 50 cm nën tokë dhe i kam eliminuar.

Pas një nate ankthi të vërtetë, të natës 27-28 nëntor 1944, natë me krisma të jashtëzakonshme pushkësh, mitralozësh dhe bombash, që kulmuan me shpërthime të llahtarshme bombash e municionesh të shkaktuara nga hedhja në erë nga vetë gjermanët e disa depove municionesh, mes të cilave edhe një shtëpie të kushërinjve tonë në lagjen Rus, e nesërmja qe një ditë me borë, por edhe me diell e me gëzimin mbarëpopullor të lirisë. Bëheshin manifestime të zhurmshme në Pijacë e afër prefekturës, ku ne si fëmijë shkonim të gëzuar, duke lodruar nëpër rrugë. Ishte koha kur dëgjoheshin edhe thirrjet “Çurçill-Stalin-Ruzvelt”, që pas pak kohësh u zëvendësuan me thirrjet “Enver-Tito-Stalin”.

Lufta kishte mbaruar, por në Shkodër vinin për t’u grumbulluar forca ushtarake të mëdha nga jugu. Gëzimin e madh, se “tani ishim të lirë e do të hanim me lugë floriri”, e ndërprisnin herë pas here shpërthime aksidentale të mbeturinave të bombave të mbetura, që fëmijët e vegjël i merrnin si lojë, por më pas shihnim shokët tanë të gjakosur, kur i drejtonin për në spital.

Por, pak më vonë, në orët e para të mëngjesit, filluam të zgjoheshim nga krisma në Zallin e Kirit, ku thuhej se pushkatoheshin “armiqtë e tradhtarët e popullit”, mes të cilëve edhe priftërinj e klerikë të shquar. Ndodhte, që në disa pika të qytetit,  fëmijët e lagjes sonë, shkonin të shihnin persona të varur me gjuhën jashtë, si Llesh Marashin, apo Prekë Calin. Tregimet e këtyre shokëve na llahtarisnin.

Krahas gëzimit që u hapën shkollat e ne filluam mësimin në klasën e parë, dëgjonim edhe lajme të rënda si tatimet e jashtëzakonshme e të papërballueshme për shumë qytetarëve shkodranë, që në pamundësi për shlyerje, i sekuestrohej e shtetëzohej shtëpia dhe pasuria. Këta pronarë, më së shumti përfundonin në hauret e bashkëqytetarëve të tjerë. Këtë fat patën edhe shumë njerëz të afërt të familjes sonë.

Ndërsa në shtëpinë tonë ndodhi disi ndryshe. Theksoj se shtëpia jonë dykatëshe ishte e re dhe e ndërtuar vetëm para pak muajsh, me shumë sakrifica, pas një djegieje aksidentale.

Fillimisht, në katin e parë futën për strehim forcërisht, familjen e një tregtari të cilit i kishin sekuestruar shtëpinë e tij trekatëshe në qendër të Shkodrës. Por, pas disa muajsh e nxorën prej nesh, si i padenjë për të jetuar në një shtëpi të re e të mirë si e jona.

Në fillim verën e vitit 1948, një ekip nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit e Këshilli i Lagjes, erdhën në shtëpinë tonë me një propozim të çuditshëm, duke iu drejtuar nënës time: “Ju e dini se vëllezërit tanë jugosllavë janë duke na ndihmuar në veprën shumë të  madhe e të rëndësishme, hekurudhën Shkodër-Podgoricë, që tashme ka filluar. Dy inxhinierë jugosllavë, do vinë të strehohen në shtëpinë tuaj, dhe ju duhet ta lironi atë sa më parë”.

Një gjë e tillë na ra si bombë. Theksoj se në shtëpi ishim tre fëmijë të vegjël, unë më i madhi 10-vjeçar. Babai, në atë periudhë, ishte me punë larg, në Elbasan, ku punonte si mësues në Normalen e Elbasanit. Refuzimi ynë për t’u larguar nga shtëpia e kërkesa për të qëndruar, të paktën në një pjesë të shtëpisë tonë, me argumentin se edhe gjermanët nuk na nxorën, por na lejuan të bashkëjetonim në njërin kat të shtëpisë, dhe që tre dhomat e katit të parë ishin të mjaftueshme për dy inxhinierët, ranë në vesh të shurdhër. Ekipi çuditej se si ne nuk kuptonim se inxhinierët, që do të banonin në ditët e fundjavës, pasi kohën tjetër ishin me punë në Bajzë, kishin nevojë për qetësi e relaks, pa njerëz nëpër këmbë.

Meqë ne prapë “nuk po arrinim të kuptonim”, njëri prej tyre na “ndihmoi” duke na thënë në mënyrë konfidenciale: “Ju lirojeni shtëpinë vullnetarisht, se në fund të fundit, shteti di edhe t’jua shtetëzojë përgjithmonë, ndërsa kur të mbarojë hekurudha, ju prapë do ta merrni shtëpinë tuaj”.

Ne, “vullnetarisht”, e liruam shtëpinë, duke kërkuar favorin që të strehoheshim në një shtëpi sa më afër tonës, sepse kishim edhe kopshtin që na shërbente si ekonomi ndihmëse, në rrethana ku jetonim vetëm më një gjysëm rroge mësuesi.

Na u plotësua vetëm kërkesa e parë. Na vunë në dispozicion dy dhoma përdhese në haurin e komshinjve, kurse për kopshtin na këshilluan të hiqnim dorë, sepse dy inxhinierët, vëllezër jugosllavë, mund të preferonin që të shëtisnin nëpër kopsht të pa bezdisur.

Kjo maskaradë përfundoi me një fund të lumtur. Ndërsa familja jonë po punonte për të pastruar e sistemuar haurin e komshinjve, ku do të strehoheshim, u dëgjua lajmi se “tradhëtoj Tito-ja”. Ishte besoj, qershori i vitit 1948, kur u prishën totalisht marëdhëniet vëllazërore me jugosllavët. Menjëherë e ndërpremë punën e u futëm në shtëpinë tonë, ku jo pa peripeci të tjera të këtij lloji, jetojmë edhe sot. Këto ”peripeci” u ndodhën pothuaj shumicës së shtëpive shkodrane, të cilat u mbushën me qeraxhinj të paftuar,  ushtarakë e civilë nga jugu, për dekada të tëra. Situata kishte marrë përmasa të tilla, saqë një humorist shkodran pati pyetur: A është më e madhe Toskëria apo Italia?! Kjo sepse në kohën e pushtimit italian nuk pati qeraxhinj të tillë, të futur forcërisht tek prona e tjetrit./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share8TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmia e kolonel Hados, ish-atashe në Kinë: Intrigat e Enverit me “tezat e zeza” konfliktuan Mehmetin me Ballukun që në ’66-ën dhe më dënuan 10 vjet në burgun e Burrelit…

Next Post

Përse Çamëria historikisht nuk ka qenë tokë e Greqisë.../Revista “Vatra Shqiptare” që nxirrte Radio-Tirana në 1941-in

Artikuj të ngjashëm

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

May 5, 2026
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959
Dossier

“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

May 5, 2026
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
Dossier

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 4, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
Next Post
Çameria Memorie.al

Përse Çamëria historikisht nuk ka qenë tokë e Greqisë.../Revista “Vatra Shqiptare” që nxirrte Radio-Tirana në 1941-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme