• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Duart i kishte të nxira nga shenjat e prangave dhe t’i kërkoje të fliste për burgun, ishte si t’i hapje plagën, pasi në hetuesi…”/ Dëshmia e trishtë e muzikantit të njohur, për Bianca de Korvin Balliçi

Nga Ani Jaupaj

-Rrëfimi i kitaristit të njohur Alfons Balliçi, për gruan austriake të xhaxhait të tij, që vuajti 11 vite në burgjet komuniste –

Memorie.al / E vërteta mbi jetën e gazetares dhe konteshës austriake, Bianca de Korvin Balliçi. Si e la Vjenën për të ndjekur pas njeriun e zemrës, arrestimi që në vitin 1946 si agjente e anglo-amerikanëve, vitet e burgut e më pas vitet e psikiatrisë. Nipi i të shoqit, muzikanti i njohur Alfons Balliçi, tregonte se si e ka njohur konteshën, pasioni i përbashkët për muzikën dhe heshtja rreth ngjarjeve të burgut, pas daljes. Korrespondenca dhe ndihmat që ajo dërgonte. Sa herë takon personazhe të një kohe për të cilën vetëm ke lexuar, të ngulitet, qoftë edhe një detaj. Nuk harroj, për shembull, kur e bija e Eqrem bej Vlorës, më pat thënë për të ëmën, se refuzoi ta zhvendoste jetën në Vjenë, vetëm pse dritaret, me xhama të dyfishtë, krijonin avuj në hapësirën mes tyre.

E bezdiste. Nuk ishte kjo pamja që donte të shihte përditë. Ky detaj ngulitet, sepse tregon mundësinë e atyre njerëzve për të zgjedhur e për të qenë tekanjozë deri në çudi. Personazhi i sotshëm mbase kishte kapriciot e veta atmosferike, ama e la Vjenën, vendin e saj, siç thuhet, për dashurinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë

Bianca de Korvin, u martua me një shqiptar, Adem Balliçin, prej të cilit mori më vonë edhe mbiemrin. Ata që e kanë njohur, familjarët e mbetur gjallë nga familja, ku Bianka u martua, tregojnë se në Austri, pat qenë e martuar me një kont.

Prandaj edhe, siç ishte e zakonshme të veproje përpara një konteshë, në darkat e sallonet vjeneze, të ftuarit ngriheshin në këmbë sapo ajo hynte. I gjithë ky luks e jetë mondane u përmbys, sapo u vendos këtu. Siç ndodhi, fundja, edhe me Vlorajt. Në Shqipëri e kanë njohur, ata pak njerëz që mundën, si Bianka Balliçi.

Gazetarja austriake, që edhe pas zhvendosjes vazhdoi të punojë si korrespondente e një gazete në vendin e saj, jetoi shumë pak kohë e lirë në Tiranë. E akuzuar si ndërlidhëse e amerikanëve me Shqipërinë, Bianka u burgos e u torturua në mënyrë të tmerrshme nga regjimi komunist. Dosjet thonë se i patën thyer shtyllën kurrizore, e se gjendja e saj arriti deri në çmenduri. Është larguar nga Tirana, gjysmë e vdekur.

Këtë pamje monstruoze të ikjes së saj, nuk e ka të ruajtur në kujtesë Alfons Balliçi. Kitaristi i njohur, ishte djali i vëllait të të shoqit, Ademit. Patën jetuar për pak vite bashkë në Elbasan, kur ai ishte ende një djalosh 17-vjeçar, i pasionuar pas muzikës. Se ç’kujtonte Alfonsi, na i tregon vetë, ndonëse insistonte vazhdimisht, duke na thënë se kujtimet i ka të s’fumuara, prej viteve që kanë kaluar tashmë edhe për të.

Z. Alfons, si e kujtoni Bianka Balliçin?

Kanë kaluar shumë vite e jeta ka bërë të sajën, ama e kujtoj Biankën, sepse nuk kam qenë fare i vogël, kur ajo u largua nga Shqipëria. U martua me xhaxhain tim, Adem Balliçin. Ai pat shkuar për studime në Vjenë, ku u njohën e u martuan. Jetuan atje, deri sa u detyruan të ktheheshin në ’44-n. Siç thanë pas kthimit, Bianka kishte qenë një herë e martuar në vendin e saj me një kont e, pas vdekjes së tij, ishte martuar sërish me Ademin. Mua më bëri përshtypje qëkur erdhi në kohët e para, sepse e njihte mirë muzikën dhe luante në piano. Meqenëse unë isha i dhënë pas kitarës dhe kisha nisur bashkë me tim atë, të punoja që në moshën 4-vjeçare, kjo bëhej shpesh temë bisede për ne. Sigurisht, aq sa na u lejua, sepse Bianka nuk jetoi gjatë në liri. U burgos më ’46-ën.

Me ç’akuzë?

Vetëm fakti që ishte e huaj, siç mund të dini shumë raste të ngjashme, mjaftonte për të qenë në shënjestër. Por konkretisht u akuzua, si; “bashkëpunëtore e grupit të Kënetës së Maliqit”. Këto unë i mësova më vonë, sepse atë kohë nuk mund t’i kuptoja.

Megjithatë, mund të kuptonit që ishte një grua ndryshe nga të tjerat, qoftë edhe vetëm prej faktit që luante në piano…?!

Kjo po, të bënte përshtypje menjëherë. Ishte grua me shpirt të madh dhe kjo u vërtetua për ne edhe pas ikjes së saj nga Shqipëria. Vazhdoi të ruante korrespondencën me ne, shkëmbenim letra. Ka dërguar edhe dhurata. Më kujtohen disa pallto e xhaketa që dërgoi për disa nga familjarët. Mua më pati nisur disa partitura të Shopenit, të cilat ishin të përdorura, pra dukej që kishin qenë të sajat. I kam ruajtur, i kam ende sot. Gjithashtu, pak kohë pas largimit, dërgoi paratë, që të bëhej varri i Ademit.

Po kur ishte këtu, ç’marrëdhënie kishit me të? Për shembull, në burg a shkonit ta vizitonit? Ndoshta jo ju, por babai…?!

Jo, këtë nuk e bënim. Shkonte vetëm xhaxhai. Kjo ishte një temë që ishte diskutuar në familjen tonë dhe ishte mirëkuptuar nga ana e tij. Ashtu funksiononin gjërat atëherë, nuk mund të përfshiheshe, sepse e pësoje edhe vetë. Por pas daljes nga burgu, ajo erdhi sërish te ne, deri sa u largua për në Itali e mandej në Zagreb, ku kishte njërën nga motrat. Ndërkaq xhaxhai kishte vdekur.

A ju tregoi gjë se ç’kishte kaluar në burg? Kujtoni gjë?

Kujtoj sidomos që fjala të cilën përdorte më shpesh pas daljes nga burgu, ishte “e tmerrshme”. E thoshte gati për çdo gjë. Torturat që i kishin bërë në burg, kishin qenë të tilla. Duart i kishte ende të nxira nga shenjat e prangave dhe, t’i kërkoje të fliste për burgun, ishte si t’i hapje sërish plagën. Lëre këtë bisedë, thoshte. Nga njëra anë, kishte të drejtë, edhe pse nuk duhej folur shumë për këtë gjë.

Sepse Sigurimi e kishte ende nën vëzhgim…?

Ma merr mendja që po, patjetër, ishte e skeduar. Kujtoj tim atë që më porosiste, të mos flisja jashtë për këtë çështje, asnjë fjalë, por as me të, të mos bëja biseda, sepse nuk i dihej.

Në fakt, a patët ju penalizime për këtë shkak?

M’u mohua e drejta për të studiuar në Lice, pavarësisht rezultateve të mia që dallonin e, ishin absolute. Unë me kitarën isha marrë që 4 vjeç dhe nuk kisha faj që isha e prerë për atë gjë. Kështu që qe vetëm për këtë shkak. Por masa ekstreme, si internime apo të tjera, jo, sepse ju thashë që ne qëndruam thuajse të distancuar.

Kur erdhën nga Vjena ku u vendosën, ku jetoi Bianka me Ademin?

Morën një shtëpi në krah të Ambasadës amerikane. Ishte një vilë, të cilën pas ikjes, ajo na e la ne.

Thuhet se nuk ishte e rastësishme vendndodhja e shtëpisë. Se i shërbente për të qenë pranë ambasadës…?!

Këtë nuk di t’jua them.

Po për torturat që i janë bërë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, dini gjë?

Jo, në atë kohë nuk u tha kjo gjë. Tortura i ishin bërë patjetër, por ne dinim që i ishin bërë në burg, ku ndenji për 11 vjet. Memorie.al

Marrë nga “Une Gruaja” në  “Panorama” 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Mars 2024

Next Post

“Unë, si inxhinier i ri zviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e, tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave...”/ Dëshmia e rrallë e njeriut, që projektoi Urën e Matit në Milot

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë
Intervista

November 14, 2025
“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë
Intervista

“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë

November 14, 2025
“Kur luajtëm me Kelnin në Gjermani, unë takova një shqiptar të arratisur dhe kur i tregova oficerit të Sigurimit që na shoqëronte, ai më…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, legjendës së futbollit korçar

November 13, 2025
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Intervista

“Kur i kërkuan Mihallaq Ziçishtit që, të më lejonte të luaja me ‘Partizanin’, ai u tha; ‘sa të më punojë patllakja, që më ka dhënë Enver Hoxha, ti Vaso…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar

November 13, 2025
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Intervista

“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

November 12, 2025
“O Zot, ç’vend ideal për t’u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! – më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

November 9, 2025
Next Post
“Unë, si inxhinier i ri zviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e, tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave…”/ Dëshmia e rrallë e njeriut, që projektoi Urën e Matit në Milot

“Unë, si inxhinier i ri zviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e, tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave...”/ Dëshmia e rrallë e njeriut, që projektoi Urën e Matit në Milot

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme