• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Dramën ‘Shtëpia nr. 1961’, Shpëtimi ma dha vetë për ta lexuar, por ndodhi fatkeqësia dhe lajmin për vdekjen e tij, unë…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur për dramaturgun e talentuar!

“Kujtoj ngjarjen e frikshme, kur një burrë u afrua dhe pyeti për të bijën, ishte babai i shoqes sonë që kishte vdekur dhe ishte ngritur nga…”/ Historia e panjohur e gazetarit dhe dramaturgut të zhdukur

“Te studio, gjeta rojen e Klubit të Shkrimtarëve, F.C., që bënte sikur rregullonte çelësin e derës dhe mes agjentëve të tjerë të Sigurimit, dallova sekretarin e Lidhjes…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të Edison Gjergos
“Dramën ‘Shtëpia nr. 1961’, Shpëtimi ma dha vetë për ta lexuar, por ndodhi fatkeqësia dhe lajmin për vdekjen e tij, unë…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit të njohur për dramaturgun e talentuar!
“Kujtoj ngjarjen e frikshme, kur një burrë u afrua dhe pyeti për të bijën, ishte babai i shoqes sonë që kishte vdekur dhe ishte ngritur nga…”/ Historia e panjohur e gazetarit dhe dramaturgut të zhdukur
“Kujtoj ngjarjen e frikshme, kur një burrë u afrua dhe pyeti për të bijën, ishte babai i shoqes sonë që kishte vdekur dhe ishte ngritur nga…”/ Historia e panjohur e gazetarit dhe dramaturgut të zhdukur
“Kujtoj ngjarjen e frikshme, kur një burrë u afrua dhe pyeti për të bijën, ishte babai i shoqes sonë që kishte vdekur dhe ishte ngritur nga…”/ Historia e panjohur e gazetarit dhe dramaturgut të zhdukur
“Kujtoj ngjarjen e frikshme, kur një burrë u afrua dhe pyeti për të bijën, ishte babai i shoqes sonë që kishte vdekur dhe ishte ngritur nga…”/ Historia e panjohur e gazetarit dhe dramaturgut të zhdukur

Nga Elsa Demo

Memorie.al / I sjellim lexuesit për herë të parë një fragmentth nga drama e pabotuar e Shpëtim Ginës, e shkruar në fillim të viteve ’70-të. Prishja e miqësisë shqiptaro-ruse, në një version unik, si dramë njerëzore. Sot, pas shumë vitesh nga fundi tragjik i shkrimtarit të mos pranuar 23-vjeçar. “Kudo flitet se punët janë keq. Ne u prishëm me miqtë dhe dikush tha se zemërimi i miqve të prishur është më i tmerrshmi”! Ç‘ndodhi më pas? Erdhën hijet, survejimi, shkatërrimi i intimitetit, goditja e dashurive aty ku ishin të forta, të rinjtë u bënë pleq dhe pleqtë u bënë fëmijë. Erdhi koha e bllokadave. Një izolim më i madh se izolimi ku e kishte futur hyrja në bllokun e kuq komunist Shqipërinë.

Më 1959, Hrushovi vuri tullën e parë në themelet e Pallatit të Kulturës në Tiranë, që do të ndërtohej sipas modelit të arkitekturës ruse. Dy vjet më pas, 1961, çifti Hrushov-Hoxha u prishën përgjithmonë. Drama “Shtëpia Nr. 1961” e Shpëtim Ginës, ngrihet mbi këtë vit.

Personazhi që flet për zemërimin e miqve është një arkitekt. E kush më mirë se një arkitekt, mund të flasë për strukturën e një regjimi që e kishte futur vendin në rrugë qorre: “Nuk ka rrugë tjetër. Andej ka ujqër dhe imperialistë. Do na e marrin. Ta çojmë zvarrë në komunizëm. Atje e shtrojmë në dru”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka

“Ideja e tij ishte që Kosova të përmbyste regjimin e Titos, të krijohej një Parti Komuniste në Kosovë e, pastaj t’i bashkohej…”/ Dëshmia e historianit të njohur për letrën e Enverit dërguar Stalinit

Sot, pas shumë vitesh nga fundi tragjik i dramaturgut Shpëtim Gina, po botojmë për herë të parë një fragmentth nga drama në fjalë. Autori i 7 dramave gjithsej, në thelb të panjohura për lexuesin, e shkroi “Shtëpinë Nr. 1961”, në një kohë kur shkroi gjithë të tjera, në harkun e viteve 1970-1974. Në 15 gusht 1974 ai u gjet i mbytur në lumin e Drojës afër Mamurrasit, në rrethana misterioze, gjatë kohës që ishte në zbor.

Kjo dramë që të motrat e Ginës e dinin që ekzistonte, u ra në dorë nga regjisori Viktor Gjika, të cilit dramaturgu ia kishte dhënë për ta lexuar. Kur në Teatrin Kombëtar vihej në skenë për herë të parë një dramë e Ginës, “Pesha e paqes” (“Akuza”- është titulli origjinal), Gjika dorëzoi dorëshkrimin origjinal, që e kishte ruajtur për mbi 30 vjet.

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ginës, regjisori Pali Kuke, thotë se është kaq domethënës fakti, që; “ky çun në një kohë kur shteti që kishte vendosur telin me gjemba nuk lejonte qarkullimin e modernistëve, dhe Shpëtimi s‘i njihte modernistët, ai shkruante si një modernist”.

Gina adhuronte Dostojevskin, Heminguejin, lexonte poezi nga Elyari, Aragoni, Jevtushenko, por ishte vonë të thuash që ai u influencua nga këta dhe të tjerë. Fakti që ai lëvroi, pas poezisë vetëm dramën, është një ambicie për të kërkuar në një shteg të pashkelur, një tipar që vetëm talentet e dëshmojnë.

Gina nuk është njohës i kultivuar i teknikës dramaturgjike, por ai ndërton një arkitekturë të vetën që forcën e ka në elementë të tjerë, në dialogët e dendur dhe të fortë psikologjikë, në shthurjen e një mënyre monotone të rrëfimit teatral, në kapërcimet e papritura, sa në skena të vogla të realitetit, në ato të mëdhatë, të botës së mendimit.

Edhe tek “Shtëpia Nr. 1961” që e motra, Mira Gina, na e ofroi, gjejmë një dramë jo aq mirë të organizuar sa “Akuza”, që kemi parë dhe lexuar, apo sa “Armiqtë”, që do të vihej në skenë nga regjisori Mihal Luarasi, por u ndalua para pak premierës. Nuk është kjo dramë aq e fortë sa “Akuza”, po njëlloj si “Akuza”, ajo na ngjall një tablo moderne, ku rëndësi nuk merr lënda, objekti, por zhbërja e lëndës, e objektit për të dalë tek esenca e tij, ku ngjizet një marrëdhënie jo e drejtpërdrejtë njerëzore, por analogjia e një realiteti të shpirtëzuar, të errët, të kotë, të frikshëm.

Kemi të bëjmë me një dramë për diabolizimin e pushtetit, për arkitekturën e tij të padeshifrueshme prej Minotauri. Të gjitha këto s‘kishin si të mos e bënin të papranuar veprën e Ginës, e cila kalonte megjithatë nën dorë në rrethet e artistëve më të njohur të kohës, në Tiranën e viteve ’70-të.

Gina ka bashkëpunuar si skenarist i disa dokumentarëve të Pali Kukes dhe të Mevlan Shanajt. Pali Kuke kujton dokumentarin “Berati”, i realizuar në vitin 1972. “Berati u ndërpre, dhe për këtë na çuan deri në Pleniumin e IV-ët. E gjithë aroma e Beratit, si xhirohej, si flitej, ishte ndryshe dhe për rrjedhojë i shtyu aparatçinjtë, për të cilët mendonim se nuk mund të të lexonin, metaforën apo elipsën në atë film, ta ndalonin. Në fakt ata i lexuan këto tek “Berati”.

Pali Kuke është një nga ata që i ka lexuar dramat e Ginës dhe mendon se në një vështrim të duken të errëta, por nuk janë aspak të errëta siç mund të mendohet. “Shkurt janë të veçanta. Shpëtimi ishte për simbolikën. Ke të bësh me një figurë fare të veçantë në gjithë këtë qiell artistësh shqiptarë”.

Pali Kuke pranoi se mund të bëjë një dokumentar për një personazh fare të panjohur të letrave, duke iu referuar librit me kujtime të së motrës, Adelina Gina, “Ku e çuat Shpëtimin”? “Do të ishte një film shumë modern, që do të fillonte me ndërprerjen, ashtu si jeta e Shpëtim Ginës dhe vepra e tij e mos aprovuar, nuk mund të konceptohej ndryshe”.

VIKTOR GJIKA “DONTE TË MBËRRINTE TEK E VËRTETA E MADHE”

Regjisori Viktor Gjika, një nga miqtë e Shpëtim Ginës, i cili ruajti për 30 vjet dorëshkrimin e dramës “Shtëpia Nr. 1961”, komenton disa nga veprat e dramaturgut.

Z. Gjika, si e mbani mend Shpëtim Ginën?

Të veçantë, shumë të veçantë?

Çfarë e bënte të veçantë?

Mendimet e tij, dramat që shkruante. Nuk them që dramat e tij ishin të përsosura, por kërkimet brenda tyre ishin tejet interesante, sidomos për kohën.

Si ju ra në dorë drama “Shtëpia Nr. 1961” që i është dorëzuar më në fund familjes?

Shpëtimi ma dha me dorën e tij për ta lexuar. Kishte nevojë për ta përpunuar. Por ndodhi ajo që ndodhi. Lajmin për vdekjen e tij e përjetova si një fatkeqësi totale.

Çfarë mendoni për dramat e tij?

Dramat e Shpëtimit duken të errëta, por ato kanë një gjuhë të nëndheshme. E tillë është “Shtëpia Nr. 1961. Por ajo që më ka pëlqyer më shumë, është drama “Akuzë”. Të bën përshtypje kurajoja e një djali kaq të ri. Për mua mbeti një talent që fatkeqësisht nuk e arriti plotësisht atë që kërkonte, s‘mundi.

A shprehte mes jush ato mendime që shfaqen në dramat e tij dhe që bien ndesh me gjithë frymën e një regjimi diktatorial?

S‘mund të thuhet plotësisht kjo. Ai e kishte më tepër si kërkesë ndaj artit dhe jo ndaj marrëzive të së përditshmes sonë. Përfundimisht them se; edhe aty ku Shpëtim Gina arriti me artin e tij, për mua është shumë.

Ajo që të godet në atë që krijoi, është alegoria, sepse ky djalë donte të mbërrinte tek e vërteta e madhe. Nuk është çështja këtu as ta mbivlerësojmë, po as të nënvlerësojmë, duke mos e botuar. Vepra e Shpëtim Ginës ka nevojë të redaktohet nga dikush, që e do këtë autor.

 EKSKLUZIVE

“Shtëpia Nr. 1961”

Dialogu ndërmjet dy personazheve qendrorë të dramës, arkitektit Madu, që pushteti e ka ngarkuar me detyrë të ndërtojë një pallat i cili do t‘i sillte një fatkeqësi, dhe Skulptorit, një i huaj restaurator, që kishte ardhur në Shqipëri në kohën e miqësisë së vendit tonë me Bllokun Komunist. Referencat për figurën e diktatorit janë të qarta. Ja dialogu, për shtetin, politikën dhe artin.

Madu – Përse erdhe ti në Shqipëri?

Skulptori – Për të restauruar atë skulpturën, që ju më vonë ta kishit si perëndinë tuaj.

Madu – Ne nuk kemi perëndi.

Skulptori – Çdo popull ka bazën e tij shpirtërore. Ju do kishit atë.

Madu – Ku është statuja?

Skulptori – Po dehet.

Madu – Ajo nuk është njeri.

Skulptori – Artisti veprën e tij gjithmonë e jetëson duke e krahasuar me njerëzit. Ky është ngushëllimi i artit. Në këtë mënyrë ne s‘jemi vetëm, ndonëse jashtë gjithçkaje që s‘ka të bëjë me të bukurën, artin.

Madu – Ju pëlqen politika?

Skulptori – Koktejli më është dukur i kotë. Është i përzier dhe kuptohet se ka mungesë sinqeriteti…!

Madu – E dini sa peshon bllokada?

Skulptori – Pyetjet tuaja janë të çuditshme. Kurse jeni mjaft i ri!

Madu – Ju po ikni…?!

Skulptori – (E ndërpret) Unë akoma s‘kam vendosur.

Madu – S‘ju përket të vendosni. (Pas pak) I morët të gjitha dhe po ikni. Shtritë përreth bllokadën.

Skulptori – Kjo është politikë e hapët. Do ju lutesha të mos e vazhdojmë në këtë mënyrë bisedën. Një artisti të vërtetë, mund t‘i prishet shija në biseda të tilla.

Madu – Kjo që flasim ka të bëjë me politikën?

Skulptori – Më duket se po.

Madu – Atëherë ju e njihni mirë politikën.

Skulptori – Unë njoh politikë statujash. Është shumë bukur të merresh me diplomaci statujash. Ato kanë ecur me karvanet në mesjetë dhe kanë bërë udhëtime të gjata nëpër viset e humbura. Ajo statuja e dehur ka një tendosje të tmerrshme muskujsh, ma dhanë për ta restauruar. Sikur vazhdon të rendë mbi një kalë fluturues, mes armiqsh që e ndjekin. Ja nga kush e njoh unë politikën dhe ja cila më largon më tepër.

Madu – Edhe një statujë e lashtë ka diçka nga koha e sotme.

Skulptori – Si jo! Njerëzit janë si shtetet dhe në ndërtimin e tyre konstruktiv, s‘kanë ndryshuar kurrë. Shtetet shahen me njëri tjetrin, përdhunojnë ishujt e virgjër, bëjnë plot maskarallëqe dhe të nesërmen i qeshin njëri tjetrit. Statujat nuk kanë ndryshuar vetëm se arti gjithmonë ka qenë jashtë politikës. Ç‘na duhet ne politika?

Madu – Po pallati?

Skulptori – Na duhet. Duhet të jetë një faltore për njerëzit që s‘përzjehen me dobësinë e përgjithshme që quhet politikë. Politika është gjendja e të dehurit e kombeve. Në në gjendje të tillë, e shumta mund të riprodhojë veten por asgjë jashtë saj. Kështu artisti duhet t‘i largohet…!

Madu – Pallati që do t‘iu shërbente njerëzve të cilët i largohen politikës, në ndërtimin e tij i nënshtrohet kësaj. Përse ikët, kushe braktisi? Ai duhet ngritur. Ndërtesa nuk i përket asnjë diplomacie. Mund të organizoni një kryqëzatë artistësh (tallet) për të mbrojtur këtë ndërtesë “fatkeqe” që duhet t‘i nënshtrohet politikës? Fati i saj është i tmerrshëm. Mendoni sikur ju vetë të ishit prej tullash dhe t‘ju nënshtronin në këtë mënyrë. Do ishit një ndërtesë po në kubaturë por me kubaturë të…!

Skulptori – Ajo është viktimë. Por mund të them se askush nuk do të më ndihmonte mua. Biles s‘do lejoja. Ai do zgjaste dorën do zhdukej në fatin tim.

Madu – Ikni!

Skulptori – Edhe kjo është politikë. Duket që ju i zgjatët dorën asaj ndërtese dhe ajo ju dha fatin e saj. Të jesh viktimë është një kënaqësi e abstraguar për një artist të vërtetë.

Madu – Edhe të jesh i ikur, është një tradhti që politika e dënon, duke e quajtur armik. Kjo sjell luftën.

Skulptori- Ah luftë! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë...”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

Next Post

“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë...”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Enver Hoxhën unë e kam njohur shumë herët, në vitet e luftës, por nuk e mendoja kurrë, që do të shndërrohej në diktator, kurse për portretin e tij…”/ Dëshmia e rrallë, e kompozitores së njohur, Dhora Leka
Intervista

September 16, 2025
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën
Intervista

“Ideja e tij ishte që Kosova të përmbyste regjimin e Titos, të krijohej një Parti Komuniste në Kosovë e, pastaj t’i bashkohej…”/ Dëshmia e historianit të njohur për letrën e Enverit dërguar Stalinit

September 14, 2025
“Vjehrrin tim, Arshiun, e nxiti Sigurimi të bënte vetëvrasje, duke u hedhur nga një urë në periferi të Fierit, që populli të thoshte; ja kështu e kanë Shehajt…”! / Dëshmia e rrallë e bashkëshortes së nipit të Mehmet Shehut

September 12, 2025
“Nga H. Kapo, T. Jakova e R. Çitaku, te Ruhi Hado, lista e 114 diplomatëve që përfaqësuan Shqipërinë në arenën ndërkombëtare…”/ Intervista me studiuesin e njohur të diplomacisë
Intervista

“Nga H. Kapo, T. Jakova e R. Çitaku, te Ruhi Hado, lista e 114 diplomatëve që përfaqësuan Shqipërinë në arenën ndërkombëtare…”/ Intervista me studiuesin e njohur të diplomacisë

September 11, 2025
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
Intervista

“Shqipëria rrezikonte të mbetej si Koreja e Veriut dhe për t’i çjerrë maskën presidentit e regjimit, për të inkurajuar një lëvizje demokratike, më duhej…”/ Intervista e panjohur e Kadaresë për revistën amerikane  

September 11, 2025
“Pas ministrit italian, Dino Grandi, foli babai im, Fuad Asllani dhe të nesërmen, plot 12 gazeta londineze, shkruan për fjalimin e delegacionit tonë…”/ Historia e panjohur e diplomacisë shqiptare

September 10, 2025
Next Post
“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë...”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme