• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Xhavit Qesja, Pëllumb Dishnica dhe Maqo Çomo, presin me padurim rrëzimin e pushtetit dhe të tre ngritën dolli për…”/ Përgjimet e “Shkëlzenit” në kampin e Zvërnecit

“Xhavit Qesja, Pëllumb Dishnica dhe Maqo Çomo, presin me padurim rrëzimin e pushtetit dhe të tre ngritën dolli për…”/ Përgjimet e “Shkëlzenit” në kampin e Zvërnecit
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit

“Pas dhënies së dënimit me vdekje për Bahri Omarin në ‘Gjyqin Special’, motra e Enverit, erdhi tek ne dhe i tha babait…”/ Rrëfimi i të birit të Koçi Xoxes, për ngjarjen e shumëpërfolur
“Xhavit Qesja, Pëllumb Dishnica dhe Maqo Çomo, presin me padurim rrëzimin e pushtetit dhe të tre ngritën dolli për…”/ Përgjimet e “Shkëlzenit” në kampin e Zvërnecit
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Xhavit Qesja, Pëllumb Dishnica dhe Maqo Çomo, presin me padurim rrëzimin e pushtetit dhe të tre ngritën dolli për…”/ Përgjimet e “Shkëlzenit” në kampin e Zvërnecit
“Shoku Hrushov, unë u detyrova të arratisem dhe të vendosem në Beograd, pasi Enver Hoxha më…”/ Historia e panjohur e ministrit që denoncoi krimet e Enverit dhe nepotizmin e ‘Bllokut’!
“Si u helmua babai im, Tuk Jakova, në Spitalin Civil të Tiranës në ‘59-ën, pas urdhrit të Enverit, që u zbatua nga…”/ Dëshmia e Agim Jakovës dhe kërkesa për kryeministrin e sotëm

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e një

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe perkusioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Relacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi ndjekjen dhe survejimin e Pëllumb Dishnicës, si element antiparti, që nga viti 1955

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                 “Tepër Sekret”

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                            Tiranë, më 23.10.1961

DREJTORIA E SIGURIMIT TË SHTETIT

Nr. 05

                                                                    R E L A C I O N

                         MBI TË DHËNAT PËR PËLLUMB DISHNICËN DHE XHAVIT QESEN

Në vendin tonë, thotë Xhaviti, ka njerëz që shumë gjëra i shohin se nuk janë të drejta, por nuk flasin se kanë frikë dhe e pësojnë si Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu, të cilët sot qëndrojnë në burg vetëm se patën guxim të thonë të vërtetën.

Liri Gega e Dali Ndreu u pushkatuan sepse ata dinin shumë sekrete të Partisë dhe që udhëheqjes së sotme nuk i intereson të dalin në shesh. Sot në vendin tonë, thotë Xhaviti, ka më shumë terror e vrasje se në kohën e Koçi Xoxes.

Arratisjen e Panajot Plakut, Xhavit Qesja e konsideron si një akt trimëria dhe vepër të rëndësishme politike, duke thënë se Panajoti do të sqarojë Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe do të nxjerrë në shesh të palarat e Partisë tonë, etj.

Në bazë të këtyre të dhënave, në vitin 1958, Xhavit Qesja u internua në kondita izolimi në rrethin e Vlorës për 5 vjet kohë, ku vazhdon të jetë edhe sot.

Gjatë qëndrimit të tij në kamp, Xhaviti vazhdon të zhvillojë aktivitet të theksuar armiqësor. Ai jo vetëm që mbron me këmbëngulje pikëpamjet revizioniste, por bashkë me Pëllumb Dishnicën, manifeston hapur shpresa për ndryshimin e situatës në vendin tonë.

Të dy këta, me fjalët më armiqësore për Partinë dhe Udhëheqjen tone, janë bërë të padurueshëm edhe për të internuarit e tjerë, duke kaluar çdo kufi. Sipas tyre sot asgjë e mirë nuk bëhet për socializmin dhe popullin. E kanë bërë zakon që ta paraqesin të bardhën të zezë.

Kështu p.sh., kujdesin që tregon Partia për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe kulturale të masave punonjëse të vendit tonë, e konsiderojnë si demostracion dhe gjëra boshe. Gjersa Partia jonë kish marrëdhënie normale me udhëheqjen e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, këta nuk linin gjë pa thënë kundër Bashkimit Sovjetik dhe Hrushovit, ndërsa me acarimin e këtyre marrëdhënieve, ata marrin anën e kundërt, duke folur me admirim për Hrushovin dhe thurin çdo shpifje për Partinë dhe udhëheqjen tone.

Xhavit Qesja, duke shfaqur mendimin e tij për sqarimin e pozitës së tyre, thotë: “Më mirë të turbullohet një herë e mirë, që të kullojnë më pasë, nuk kalohet kështu me mballoma”!

Akuzon Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si luftë nxitëse, duke thënë se kinezët kërkojnë luftë sepse ata nisen nga këto pozita:

Kinezët kanë një nivel shumë të ulët ekonomik e kultural dhe  nuk humbasin ndonjë gjë të madhe nga lufta.

Përsa u takon rezervave njerëzore, kinezët edhe gjysmën e popullsisë të humbasin, nuk tremben nga shfarosja.

Forcimin e marrëdhënieve të Partisë sonë me Partinë Komuniste Kineze, Xhaviti e konsideron si një diçka për të cilën udhëheqja e jonë nuk është nisur nga çështje parimore por nga pozita ekstremiste si në çdo rast të mëparshëm.

Duke folur rreth njerëzve të Luftën Nacionalçlirimtare, Xhaviti ka thënë: “Luftën e fituan indiferentët, ata që kullotën Zogun, Italinë, Gjermaninë dhe neve. Mirë që luftuam, por ç’na u desh që llapëm, thuaj amin si gjithë të tjerët”!

I burgosuri Taho Sejko, duke folur rreth veprimtarisë armiqësore që ka zhvilluar me Panajot Plakun, midis të tjerave deponon: “Panajot Plaku më ka thënë se në vendin tonë ekziston një opozitë në kundërshtim me udhëheqjen e Partisë e të Shtetit, e cila, sipas Panajotit, qe goditur rëndë me përjashtimin e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut nga Komiteti Qendror dhe se në këtë opozitë bënte pjesë edhe Xhavit Qesja”.

Xhavit Qesja dhe Pëllumb Dishnica, që nga dita e shkuarjes në Kampin e Zvërnecit e deri më sot, janë lidhur shumë ngushtë midis tyre. Ata kanë pikëpamje të njëjta dhe gjuhë të përbashkët me komentet armiqësore. Sillen para të internuarve të tjerë si heronj dhe ideologë kryesor për gjithë kampin.

Mundohen që të afrojnë pas vetes së tyre të gjithë ata që paraqiten më të vendosur për kundër Partisë e Shtetit tonë. Çdo i interesuar tjetër që ka shkuar atje mbas tyre, e kanë bërë akoma që në ditën e parë ta heqin më një anë, ta informojnë për gjendjen e brendshme të kampit dhe t’i udhëzojnë se si të sillen, se me kë të shoqërohen dhe nga kush të ruhen. Kështu p.sh., ata kanë vepruar me Filip Ahmetin, Kadri Hoxhën dhe Maqo Çomon.

Duke përfituar nga koha që kanë në kamp dhe nga gabimet lidhur me punën e agjenturës atje (nga konditat konkrete që ekzistojnë atje), ata kanë mundur të deshifrojnë dy nga agjentët tonë, të cilët i provokojnë shpesh dhe rëndë para të tjerëve, duke shkaktuar kështu edhe skandale që kanë arritur deri në rrahje, gjë kjo që ka sjellë dhe vështirësi të madhe për agjenturën tonë në kryerjen e detyrave të ngarkuara.

Si Pëllumbi dhe Xhaviti, duke komentuar situatën e krijuar aktualisht dhe mundësinë e marrjes së masave të tjera më të rënda ndaj tyre, kanë thënë: “Koha nuk i lejon për masa më të rënda, s’kanë kohë të merren me ne tani”. (Kjo sidomos tani vonë mbas shkuarjes së Maqo Çomos në kamp, i cili i ka informuar me hollësi për çdo gjë rreth situatës).

Megjithëse të ndarë në grupe dhe tarafe të veçantë, agjentura jonë ka mundur të marrë të dhëna të plota dhe sinjalizime, sipas të cilave rezulton se Xhaviti dhe Pëllumbi (bashkë me ta dhe Maqo Çomo) manifestojnë shpresa të hapat dhe të sigurta për ndryshimin e situatës. Ata, me mënyra të ndryshme deklarojnë se shumë shpejt do vijë dita që të lirohen nga internimi dhe do priten “me nderime e tufa me lule”.

Duke u mbështetur në materialet e sipërme, të cilat janë një përmbledhje shumë e shkurtër e aktivitetit të tyre armiqësor, propozojmë që Pëllumb Dishnica dhe Xhavit Qesja të arrestohen.

Theksojmë se arrestimi i tyre do të sjellë këto rezultate për punën tonë: Në radhë të parë goditja e tyre do të bëjë presion në elementët e tjerë anti-parti që ndodhen në kamp dhe të lirë, që paraqesin rrezikshmëri në situatën aktuale.

Do të dalin materiale të tjera të plota mbi aktivitetin e tyre armiqësor dhe për element të tjerë anti-parti, për të cilët organet tona deri më sot kanë vetëm disa sinjalizime. Do të zbulohen kanalet e mundshme të ndërlidhjes së tyre me elementë të tjerë anti-parti jashtë kampit, pasi në këtë drejtim organet tona kanë disa të dhëna.

                           KRYETARI I DEGËS SË II-të

                             KOLONEL (Filat Muço)

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shkëlzeni”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në kampin e Ishullit të Zvërnecit

Marrë nga Kapiten Maliq Mersini

  Dhënë nga B.p. “Shkëlzeni”

   Vlorë, më 5.11.1961

                                                              R A P O R T

Në prag, gjatë dhe mbas Kongresit të XXII të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Xhavit Qesen, Pëllumb Dishnicën, Maqo Çomon etj., u ishte ngritur shumë hunda duke pritur përmbysjen në Shqipëri, aq sa më 6 nëntor arritën të organizojnë manifestim, për të shprehur entuziazmin për sulmet e Hurshovit, kundër partisë së Punës së Shqipërisë, në të cilën foli Xhavit Qesja, duke ngritur gotën për Hrushovin.

Më nëntor erdhi kapiten Maliqi që bëri paralajmërimin: “Kini mendjen, mos ju gënjejë mëndja se bëhet përmbysej në Shqipëri”. Të nesërmen erdhën gazetat me fjalimin e shokut Enver, me rastin e 20 vjetorit të Partisë.

Pas kësaj, duke sikur ju ul hunda një pjese se filluan të veçohen njëri prej tjetrit, ndërsa Xhaviti, Pëllumbi dhe Maqo, vazhdojnë akoma të rrinë dy e nga dy, apo të tre bashkë, duke biseduar, për të treguar se nuk u ka rënë morali, këndojnë një këngë, etj.

Iljaz Ahmeti dhe Foni Qirjako, thonë se edhe disa ditë do të presim dhe pastaj do të kërkojmë kolonel Filatin, ose një përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar sqarim se si do të bëhet puna e jonë. Xhaferri i tha Fonit se edhe ai është dakord.

Kështu pra, në qoftë se e shikoni të arsyeshme të vij dikush, është rasti për t’u kërkuar llogari se ç’thuhet këtu, çmendohet, por lutem të kihet kujdes e të mos u jepet rast, për të kuptuar se ju dini ndonjë gjë, mbi qëndrimet e njërit ose tjetrit.

                                                                                          “Shkëlzeni”

                                                            I M P L I K I M I

                                      “Në ngarkim të quajturit, Xhavit Qeses”

                     NË PROCESIN E DATËS 16.3.1961, TAHIR DEMI DEPONON:

Në mars të vjetit 1957, Xhavit Qesja është caktuar Nën /Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Elbasanit. Di që Xhaviti, ditët e para të ardhjes të tija në Elbasan, është takuar me Bedri Spahinë.

Mbasi u lidh me Bedrinë, Xhaviti më ka prurë një letër mua nga Bedriu, në të cilën më shkruante se Xhaviti, është njeriu i joni, kështu që me të mund të bisedoj lirisht. Xhaviti, ishte në dijeni që Bedriu dhe Tuku, ishin në lidhje me Panajot Plakun, pra, kundër udhëheqjes së Partisë.

Për lidhjet tona me Zbulimin Grek, nuk kemi biseduar ndonjëherë.

VËRTETOHET NJËSIA ME ORIGJINALIN

   P. Op. Hekuran Ismaili

       Dt.2.6.1964

Proces-verbali i nënkryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Vlorës, Niko Paskali, për sekuestrimin e librave të Xhavit Qeses, të cilat ai ja dërgonte nënës së tij, në Durrës

                                                       Proces-verbal

I mbajtur sot më datën 5.5.1966, në degën e Punëve të Brendshme Vlorë, nga unë zv/Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Niko Paskali, duke pasur dhe Punëtorin Operativ, Renza Alimema, i cili është i ngarkuar me funksionin e Komandantit të Kampit të Internimit të Ishullit Zvërnec.

Ky proces-verbal mbahet mbi ndalimin e një sasie librash të ndryshme të internuarit Xhavit Hajdar Qeses, i cili ja dërgon familjes së tij në Durrës (me këtë adresë; Sabrie Qeses, Durrës).

Nga kontrolli që u bë këtyre librave, u konstatua se kishte shënime të bërë nga i internuari Xhavit Qesja, të cilat lënë dyshime për veprimtari armiqësore, se këto libra ju dërguan Drejtorisë së I-rë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë, i kanë marrë në bazë të rregullave të caktuara.

Ky proces-verbal mbahet në një kopje, duke ja bashkangjitur dokumenteve të tija./Memorie.al

ZV/KRYETARI I DEGËS SË PUNËVE TË BRENDSHME        PUNËTORI OPERATIV                                               NIKO PASKALI                                                                   RENZA MEMA

                                                  Vijon numri e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Si u gjet e varur në shtëpinë e saj, bashkëshortja e ministrit të Punëve të Jashtme, Nesti Nase, pasi...”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Next Post

“Lideri nuk lind…bëhet”

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“Lideri nuk lind…bëhet”

“Lideri nuk lind…bëhet”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!