• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Dom Luigj Pici, kryetari i Frontit Demokratik Nacionalçlirimtar të Shkodrës në ’45-ën, që u vra nga Sigurimi, se mbrojti klerikët e akuzuar për armët në Kishën e Fretërve

Nga Caf Jonuc Culaj

Memorie.al/ Në moshën 39 vjeçare u nda nga jeta Dom Luigj Pici, të cilin e kam njohun personalisht. U vra pabesisht në Reç e aty edhe i pushuan eshtrat e tij. Populli e deshti shumë. Për 45 vite do të gjendej dikush, mysliman a i krishterë, që do të vendoste në çdo 10 nëntor mbi varrin e tij lule, nuk kishte as kryq e as emën, por të gjithë e dinin se kush pushonte aty. Në heshtje populli hidhte sytë tek ai varr, për sytë e tij ai ishte një lapidar.

Dom Luigj Pici u lind në Ulqin në vitin 1907, i ati, Nushi, si atdhetar, dëshironte bashkimin e trojeve shqiptare në një të vetëm. Pat miqësi edhe me Cafo Beg Ulqinin e atdhetarë të tjerë që e dëshironin këtë bashkim. Pas gjashtë viteve, kur Luigji ishte vetëm 6 vjeç, i ati u vendos në Shkodër, duke lanë mbrapa shtëpi e pasuri. Kishte 3 djem e të gjithë i shkolloi. Luigjit i dha drejtim fetar. Më vitin 1926 ai u shugurua prift dhe pas kësaj, filloi detyrën në fshatin Mali Kolaj, pranë Velipojës, ku la kujtime shumë të mira. Qe fare i ri, vetëm 19 vjeç.

Mandej u transferue në famullinë e Reçit (Malësi e Madhe). Aty meshoi, punoi e jetoi deri në vitin 1946, kur dhe dha shpirt. Atëhere unë sapo kisha lindur dhe ma shumë e njoha nga prindërit dhe bashkëfshatarët e mi. Ma vonë e njoha nga afër, kur më mësoi shkrim e këndim. Në fshat nuk kishte shkollë e Kopliku apo Bajza, për moshën teme ishin larg. Unë, ndonëse i besimit islam, qeshë nxënësi i tij. Edhe sot kujtoj kërkesat e tij në mësimet që na i jepte në shtëpinë ku banonte e ku vullnetarisht e kryente edhe detyrën e mësuesit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Për të, si myslimanët dhe të krishterët, qenë njëlloj. Ai gjithmonë bënte thirrje për bashkim në mes tyre. Nuk më harrohet sa herë theksonte: “Na bashkon gjaku, gjuha dhe historia. Para se me kenë katolik a myslimanë, jemi shqiptar dhe për ma tepër i për i përkasim nji rrace të zgjedhun”. Nuk mungonte nga ai, me çka i ndodhej, edhe ndihma materiale për ma të vobegtit. Fëmija këto nuk i harron.

Një ditë para 7 prillit 1939, për çudinë e shumë kujt, ai i’u bashkue grupit të malësorëve që marshoi te Nënprefektura e Koplikut për të kërkue armë, por pa rezultat. (Fashizmi po e kërcënonte seriozisht Shqipninë).

Edhe sot pas kaq vjetësh, më kujtohet jo mue, por kujtdo që jeton e që mban mënd mirë në atë kohë, se ai më 9 prill te (e Diela e Pashkës) në Kishën e Reçit tha fjalën që duhej të ishte gdhendun diku: “Sot populli shqiptar po provon pushtimin fashist. Krishti dy herë ka qa; njëherë kur lindi dhe njëherë në fund, jo se po vdiste, por se po e shihte vendin të pushtuem nga të huajt”. Me këto fjalë dhe me qëndrimin e mëvonshëm e provoi veten si antifashist nga ma të mirët. U kërcënua nga pushtuesit, por u mbrojt nga populli. S’ka qeveri që mund t’i dalë para popullit, kur ky asht i vendosun në çështjen e vet.

Dom Luigj Pici, përveçse meshtar, u bë dhe luftëtar i lirisë. Mbajti kryqin, por dhe pushkën. Bekoi njerëzit, por edhe luftoi kundër të huajt. U bë burim frymëzimi për malësorët kur morri pjesë në shumë aksione antifashiste (prerja e telave telefonike në korrik 1942, sulmi kundër postës së policisë në Vrakë, pas disa muajsh, apo edhe në Luftën e Reçit në fund të gushtit 1943). Dom Luigj Pici, morri pjesë dhe u zgjodh edhe në forumet ma të nalta të krijueme nga Lufta Antifashiste, si në Dobraç e mandej në Shkodër (1943), ai u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Qarkut të Shkodrës.

Me mbarimin e Luftës, qe kryetar i Frontit të Qarkut, kurse në gusht 1945, në Kongresin e Parë të Frontit Demokratik të Shqipërisë, do të zgjidhej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik. I’u propozue edhe detyra e Ministrit të Arsimit, por ai preferoi të kryente detyrën e tij si meshtar në Reç.

Dom Luigj Pici luftoi për demokraci, por ajo u vra sa ishte foshnje. Regjimi i montuem në Shqipni, e morri nëpër këmbë. Pas zgjedhjeve të dhjetorit 1945, shumë deputetë që kishin vizione të gjana për demokracinë, kërkuan në Parlamentin Shqiptar, pluralizmin, kërkuan për nji qeveri me bazë të gjanë, ku të përfaqësoheshin të gjitha rrymat politike. Mirëpo Enver Hoxha me shokët e tij nuk e lejoi. Ideatorët progresistë u shpallën armiq. Për rrjedhojë u banë gjyqe fallso, e u pushkatuan shumë figura të shqueme si: Shefqet Beja, Kol Kuqali e Riza Dani, Kol Prela etj. Shumë të tjerë u dënuan me afate të gjata burgimi. Të gjithë këta ishin shokë ideali të Dom Luigj Picit e shumë klerikëve të tjerë. Edhe ndaj këtyre të fundit u montuan gjyqe e u dhanë dënime kapitale. Për Dom Luigj Picin kjo ishte tragjedi, sepse ai kishte luftue në emën të së drejtës dhe për të drejtën e jo për poshtërsinë e krimin e organizuem.

Në këtë situate, Dom Luigj Pici nuk mund të heshtëte. Me kurajën dhe guximin që e karakterizonte, pa përfillë rrezikun që e kanoste, deponoi para trupit gjykues një deklaratë, me anë të së cilës ai demaskoi, intrigat e shpifjet në adresë të Klerit, duke akuzue me fakte organet e Sigurimit të Shtetit, si fabrikues të akuzave të pa qena e duke kërkue që klerikët që po gjykoheshin (sepse gjoja kishin grumbullue armë në Kishën e Fretnëve për të rrëzue pushtetin komunist), të deklaroheshin të pafajshëm. (Ma vonë do të merrej vesh, se armët në këtë Kishë i kishte futë vetë Sigurimi. Dekonspiruesi i këtij akti kriminal, ndonëse oficer i këtij shërbimi, do të dënohej me vdekje).

Deklarata e Dom Luigj Picit, bani bujë. U thirr nga Koci Xoxe, Ministër i Punëve të Brendshme dhe i’u kërkue që ta tërhiqte atë, por ai nuk mund të pranonte që njerëz të pafajshëm të dënoheshin padrejtësisht. Atëhere, për të erdhën dënimet shkallë shkallë. U organizuen mbledhje në lagje të qytetit dhe nëpër fshatra, duke kërku që ai të mos bënte pjesë në asnjë forum shtetnor. Ky ishte fillimi për me vazhdue me asgjësimin fizik.

Më 10 nëntor 1946 dy oficerë të Sigurimit të Shtetit, të hipun në nji motoçikletë shkuen në Reç dhe në lagjen Ulnikaj takohen me Dom Luigj Picin. Pas nji bisede të zhvillueme aty, njeni prej tyne e qëllon me pistoletë, kurse tjetri e përfundon veprën kriminale, me një breshni automatiku. Nuk u vra vetëm ai, por i gjithë populli i Reçit dhe i fshatrave përreth.

Duhej të vinte demokracia që Dom Luigj Pici të rivlerësohej. Eshtnat e tij u rivarrosën në Shkodër, duke iu bashkue prindërve të tij. Një funksionar i lartë i shtetit shqiptar, që i kishte shërbye për disa dekada regjimit komunist të Enver Hoxhës, por që më pas do të dënohej prej tij, kur morri vesh se ishte bë rivarrimi i eshtnave të Dom Luigj Picit tha: “Po ta dija do të kisha shkue në këtë ceremoni të fundit, sepse ai ka qenë njeri i madh dhe nuk duhej të përfundonte ashtu”. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Maj

Next Post

Ramiz Alia: “Në Institutin e Arteve nuk shkoi njeri në mbledhjet e hapura të organizatës bazë, se atje nuk i duan komunistët…”/ Debatet për kinematografinë në Komitetin Qendror, në ’90-tën

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Ramiz Alia: “Në Institutin e Arteve nuk shkoi njeri në mbledhjet e hapura të organizatës bazë, se atje nuk i duan komunistët…”/ Debatet për kinematografinë në Komitetin Qendror, në ’90-tën

Ramiz Alia: “Në Institutin e Arteve nuk shkoi njeri në mbledhjet e hapura të organizatës bazë, se atje nuk i duan komunistët…”/ Debatet për kinematografinë në Komitetin Qendror, në ’90-tën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!