• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948

“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Çfarë bisedova me Monsinjor Thaçin e Vinçens Prenushin në zyrën time, kurse Sali Myftija dhe Hafiz Ali Tari, janë…”/ Dokumentet e panjohura
Letra sekrete e Enverit: Klerikët, me përjashtim të katolikëve, janë injorantë, dinë lutje përmendësh si hoxhallarët, por do i rrafshojmë nga faqja e dheut…”
“Në krye të njerëzve të Sigurimit që më arrestuan, ishte Çesk Shoshi, kurse prokurori, Aranit Çela, dha 11 dënime me vdekje për…”/ Dëshmia e ish pjesëtarit të organizatës

Nga Frank Shkreli

-VRASJET MAKABËR TË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI DHE SHTETI QË ENDE NUK I KA DËNUAR ATO ZYRTARISHT, NJË NJOLLË E ZEZË PËR KOMBIN SHQIPTAR!-

Memorie.al / Me 31 korrik, 1948, plot 75-vjet më parë, xhelatët e diktaturës së regjimit komunist të Enver Hoxhës mbytën, pas torturave më çnjerëzore dy, ndër të parët e shumë klerikëve katolikë, por edhe të tjerë – Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin. I mbytën për së gjalli, sipas dëshmitarëve dhe të dhënave dokumentare, për mbytjen e tyre, pasi ishin arrestuar për “veprimtari armiqësore”, duke i hedhur në një grope, ose pus ujërash të zeza në Koplik, ku është zhvilluar hetuesia kundër këtyre dy meshtarëve të pafajshëm. I torturuan egërsisht në mënyrën më barbare e të pashpirtshme, që mundej. Pas torturave, i futën të gjallë në një pus ujërash të zeza dhe i lanë aty dy klerikët e pafajshëm, Dom Pjetër Çunin dhe Dom Lekë Sirdanin – derisa më në fund vdiqën aty në fund të pusit, nga torturat e përfaqësuesve të regjimit komunist enverist, 75-vjet më parë, më 31 korrik 1948.

Këta të dy, ashtu siç ishte rasti me shumë nga klerikët katolikë shqiptarë, të vrarë nga regjimi komunist, vetëm e vetëm se ishin të tillë, përfaqësues të Kishës Katolike Shqiptare, të cilët sipas urdhrave të themeluesve komunistë serbo-malazezë të Partisë Komuniste Shqiptare, duhej të zhdukeshin nga faqja e dheut, sepse ata ishin kundërshtarët më të vendosur të regjimit komunist shqiptar, themeluar në bazë të ideologjisë komuniste sllavo-aziatike dhe pengesa kryesore e vendosjes së një regjimi komunist në Shqipëri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Dom Aleksandër Sirdani e Dom Pjetër Çuni, kanë qenë dy figura nga më të shquara, jo vetëm të Kishës Katolike, por edhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, sidomos Dom Lekë (Aleksandër) Sirdani, edhe një nga penat më të njohura në vend. Shkrimet e tija janë botuar në shumë organe të shtypit të kohës, veçanërisht në revistën famëmadhe të jezuitëve shqiptarë, ‘LEKA’.

Për xhelatët ekzekutues, nuk kishte rëndësi fakti se klerikët e martirizuar, në të vërtetë, përbënin kolonën vertebrore të një shoqërie shqiptare të organizuar për qëndresë në kryengritjet kombëtare që nga Skënderbeu e deri në Ditën e Pavarësisë, që ky grup i veçantë mbajti gjallë shqiptarizmin për pesë shekuj robërie otomane, që ky grup i veçantë lëvroi gjuhën shqipe dhe e mësoi atë në shkolla se; historia e kombit shqiptar nuk njeh nji rast të vetëm kur Kleri dhe besimtarët katolikë, të mos kenë qenë pjesëmarrës, e në shumë raste udhëheqës në kalvarin shumë shekullor të vendit tonë e, në luftat kundër armiqve kërcënues, e tashti vonë, në forcimin e nji Shqipnie të lirë që përpiqet me qenë evropiane, është shprehur i nderuari Profesor Sami Repishti, i cili ka kaluar vite të tëra në burgjet e Enver Hoxhës, së bashku me shumë prej klerikëve katolikë shqiptarë.

Të dy këta martirë të Fesë e të Atdheut, kanë shërbyer në famullitë e Kishës Katolike në Malësinë e Madhe të Mbi-Shkodrës. Për martirizimin e tyre nga komunizmi, Dom Pjetër Çuni dhe Dom Aleksandër Sirdani, janë shpallur të lum (një term fetar ky që përcakton hapin e parë drejtë shenjtërimit nga Kisha Katolike Universale), së bashku me 36 martirë të tjerë shqiptarë të diktaturës komuniste.

Martirët e Komunizmit – Kisha Katolike në Shqipëri

Mbytja e Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit, në rrethanat më barbare, pas torturave të tmerrshme anti-njerëzore, por edhe mijëra e mijëra kundërshtarëve të tjerë, viktima të regjimit komunist enverist, civilë e klerikë që kanë pësuar të njëjtin fat të keq për veten dhe për Shqipërinë, ishte një krim kundër njerëzimit, atëherë dhe mbetet i tillë edhe sot, 33 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe të ashtuquajturit tranzicionit politik “post-komunist”.

Në rastin e Shqipërisë, krimet gjysëm shekullore të komunizmit, mbeten ende një krim i pandëshkuar dhe i pa dënuar si i tillë, nga qeveritë “demokratike”, “post-komuniste”, të dy partive kryesore politike të vendit, gjatë tri dekadave të kaluara në Shqipëri. Për shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore e Qendrore, sot pjesëtare të NATO-s dhe anëtare të Bashkimit Evropian, ndryshe nga Shqipëria e cila pretendon se dëshiron të jetë pjesë e të gjitha integrimeve euro-atlantike, krimet e regjimeve të komunizmit, i kanë konsideruar si Krime Kundër Njerëzimit!

Ato i kanë dënuar krimet e komunizmit anë e mbanë Evropës, si krime kundër njerëzimit dhe janë distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara kriminale e diktaturës komuniste në vendet e tyre, gjatë shekullit XX-të. Por, jo Shqipëria! Krimet barbare të regjimit komunist atje, siç ishte vrasja e këtyre dy klerikëve të pafajshëm 75-vjet më pare, kanë lenë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmerrshme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, jo vetëm në sistemin ligjor dhe të drejtësisë, por dhe në zhvillimet politike aktuale.

Një përvjetor si ky na kujton, fatkeqësisht, tmerret e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Në formën e tij djallëzore, mund të mos jetë më ky regjim, por trashëgimia dhe fryma e tij mbijeton me nostalgjikët e tij që ushtrojnë sot detyrat më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Qeveritë e të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik, për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, siç ka bërë e gjithë Evropa.

Por, as për të caktuar një ditë në vit në kujtim të viktimave të pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri, martirë, siç ishin Dom Pjetër Çuni e Dom Lekë Sirdani. E kam thënë shpesh dhe do vazhdoj ta theksoj, për derisa nuk ka një ndryshim rrënjësor në atë vend, në lidhje me krimet dhe me viktimat e komunizmit, se për fatin e keq të Kombit shqiptar, Shqipëria e sotme, anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, (NATO), që njëherazi pretendon se aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore e Qendrore, që nuk është distancuar, zyrtarisht, shpirtërisht as moralisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.

Në këtë ditë përkujtimore të mbytjes (vdekjes barbare) së Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit, detyrohem të pyes, si në të kaluarën: kur do të njohin Shqipëria dhe Kosova krimet e komunizmit dhe kur do i dënojnë ato, zyrtarisht?! Kur do të kujtojnë Tirana dhe Prishtina zyrtare, viktimat shqiptare të atij regjimi barbar sllavo-aziatik, anë e mbanë trojeve shqiptare, prej një gjysëm shekulli?!

Ky shkrim imi sot, është në përputhje me besimin tim të thellë se përpjekjet e njerëzve vullnetmirë sot kundër komunizmit, duhet të pasqyrojnë kujtesën e viktimave të komunizmit, ashtu siç është shprehur edhe shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, se këto përpjekje duhet të jenë, “Një luftë e kujtesës, kundër harresës”.

Mos-kujtesa e viktimave të komunizmit dhe mos dënimi i krimeve të komunizmit në Shqipëri është një njollë e zezë për Kombin Shqiptar! Për të kujtuar, pra, krimet e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, me qëllim që atë akte barbare, të mos përsëriten më dhe për të festuar, njëkohësisht, lirinë dhe drejtësinë që na ofron Amerika.

Në mbrojtje të lirinë së vërtetë, ndonëse jo të përsosur, e të cilën e dëshirojmë, për të cilën luftojmë për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trevat e veta. Por pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, aktualiteti politik në vend po tregon, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por ai rrugëtim nuk është më as i sigurt dhe as i besueshëm, as për ndërkombëtarët dhe as për shqiptarët, një prej faktorëve që po shkakton zbrazjen e Shqipërisë nga rinia e saj dhe nga më të mirët e Kombit.

“Krimet e komunizmit në Shqipëri dhe kudo janë një çështje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar ndaj viktimave të komunizmit – të gjallë e të vdekur – në atë vend dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, për të cilat askush as nuk flet për to. Ne, nga ana jonë, nuk do të heshtim! I përjetshëm qoftë kujtimi i Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit dhe i të gjitha viktimave të komunizmit, pa dallim, në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ashtu si helmuan me një injeksion Haki Mulletin në spitalin e burgut, edhe Kamber Lipeshani infermieri i burgut të Burrelit, me urdhër nga shefat e tij...”/ Historitë tronditëse të regjimit komunist

Next Post

Kalendari Historik 03 Gusht 2023

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2023

Kalendari Historik 03 Gusht 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!