• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet
“Ahmet Kolgjini, nuk ishte kryengritës, siç ishin shokët e tjerë të vuajtjeve në kampin e Spaçit, si Xhelal Koprencka dhe Fadil Kokomani; rezistenca e tij ish…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik nga Kukësi
Memorie.al

Nga Feti ZENELI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Rastësia e solli që të njihem këto ditë me Safet Kolgjinin nga Lusëna e Ujmishtit, që shtrihet në skajin lindor të krahinës së Lumës. Sapo më përmendi vendlindjen, menjëherë më erdhën në kujtesë emrat e dy personaliteteve të njohura të kombit tonë nga ky fshat; Tahir Kolgjinit dhe Baba Reshat Bardhit (Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit për vitet 1993-2011). E pyes për Tahirin e më përgjigjet se me të; “janë degë të të njëjtit trung stërgjyshor”, i mbjellë aty qysh herët, ndërkohë që rreth e qark nuk kishte këmbë njeriu.  Këtë e dëshmon dhe historia, ku fisi Kolgjini (Gjeta Kola) qëndron në zanafillë të krijimit të fshatit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për fisin Peposhi (Pepa). Të dy këto fise kanë ardhur nga Lura e Dibrës; u shtuan mes vetes, por dhe me të tjerë, duke arritur që në fund të viteve ’80-të, fshati të numëronte mbi 350 shtëpi.

                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

Gjithçka e kupton nga rrëfimi i shtruar Safetit, i cili ndonëse i mesmi i vëllezërve është bërë për ta një krah i fortë mbështetës. Ishte 19 vjeç, kur babai i tyre u invalidizua, për shkak se i prenë njërën këmbë të gangrenizuar nga të ftohtit. I përballur qysh në fëmijëri dhe me ashpërsitë e fatit politik, që si për të gjithë, e diktonte të jetuarit në një sistem ekonomiko-shoqëror plotë vështirësi e mungesa, u burrërua para kohe…!

Ka lindur në 13 mars të vitit 1954. Nuk mundi ta njihte gjyshin, pasi ai edhe Xhemalin, babain e Safetit, e la të vogël, vetëm 6 vjeç. E la fëmijë, por dhe pa krah vëllazërie, aq të domosdoshme për kohë të vështira, pasi gjatë vitit 1917 dy djemtë e tij më të mëdhenj u ndanë para kohe nga jeta.

Ky fat i keq ju kompensua nga përkujdesja mëmësore e një gruaje fisnike si Rabie Tusha (Rabe), që jetoi plotë 105 vite, si dhe e motra, Life Kolgjini, 10 vjeçe më e madhe. Gjithsesi nga gjysh Safeti, trashëgoi emrin; një emër i nderuar nga puna plotë përkushtim e sakrifica. Nga babai trashëgoi vitalitetin përballë sprovave të Zotit.

Po flasim për burra që në çfarëdolloj përballjeje kanë qëndruar në këmbë (edhe me një këmbë si Xhemali), si “gjenin përgjegjës” i fisit që krijoi fshatin. Ndaj në këto raste barra e trashëgimisë kërkon shpatulla të forta morale për ta mbajtur.

Janë barrë që të kërrusin, këto, po qe se nuk e mban trupin drejtë. Kështu që, në një farë mënyre, trashëgimi i emrit shndërrohej për Safetin në një borxh, i cili duhej shlyer me punë e përpjekje nderuese. Po kur bashkë me emrin trashëgon dhe mbiemrin, atëhere barra e përgjegjësisë bëhet akoma më e madhe, momenti midis vëzhgimit dhe veprimit ka kaluar në favor të këtij të fundit.

Nga ana tjetër, koha dhe sistemi i ri politiko-shoqëror, që ishte instaluar pas çlirimit të vendit, ishin në disfavor të objektivave dhe e synimeve që mund t’i vendosje vetes, sado burrë i rrallë të ishe. Në këto kushte, pavarësisht gjithçkaje që mund të trashëgoje nga paraardhësit e tu, mbetej thjeshtë puna, ajo që mund të shfrytëzoje për të arritur objektivat e përcaktuara.

Bëhej fjalë për një lloj pune, e cila përveç forcës fizike, të vetmen filozofi inkurajuese ku mund të mbështeteshe ishte gjithçka buronte nga vargjet e Naimit: “Punë, punë natë e ditë,/ Që të shohim pakëz dritë”. Në atë periudhë një shprehje e tillë përdorej rëndom, si këshillë e kërkesë për çdo aspekt të jetës e veprimtarisë shoqërore, përfshi dhe shkollën.

Ndërkohë, rruga e vetme për t’i dhënë emër virtytit, kalonte nga përballja me vështirësi të shumta, ku më e vështirë se të dije ishte të fusje në punë atë ç’ka dije, pasi të diktonin atë ç’ka dinin e dëshironin të tjerët. Nuk kishe mundësi zgjedhjeje, dhe më e vështirë se të shfaqje pavarësinë, ishte të ruaje dinjitetin tënd, përballë kulisave për denatyrimin e shpirtit njerëzor të atyre që rridhnin nga familje tradicionale e fise me emër të madh.

“Ishte shtator i vitit 1961, kur fillova klasën e parë fillore -tregon Safeti. -Sapo kishte ndodhur prishja e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Situata politiko-shoqërore, por kryesisht ajo ekonomike shfaqnin problematika të shumta. Gjithë këtë impakt negativ e merrja nga sjellja e më të rriturve, pavarësisht se nuk kuptoja shumë.

Sidoqoftë, gjithçka qartësohej, teksa, fjala vjen, edhe shkronjat e Abetares i shkruaja (jo vetëm unë por gjithë klasa) me një penë primitive, ku si bisht i saj përdorej druri i shtogut dhe si bojë rrushi i qenit. Si mbarova klasën e parë, gjatë verës mblidhja qershikla (boronica) dhe bimë medicinale; i shisja për të blerë libra e veshje. Kjo histori vit pas viti, derisa mbarova tetëvjeçaren, po në fshat”.

Pavarësisht vështirësive e mungesave të shumta, Safeti ia doli të arrij rezultate shumë të mira në mësime. Aplikoi për shkollën e mesme. Duke patur parasysh që qysh nga viti i parë deri në të tetën, në mjaft shfaqje e konkurse artistike ishte aktivizuar si kërcimtar e recitues, kërkoi që të shkonte në Liceun Artistik.

Po, meqë rregulli formal ishte që duheshin zgjedhur tre degë, shton Politeknikumin “7 Nëntori” dhe Mjekësinë. “Qava tre ditë rresht, – thotë Safeti, – kur pashë që më kishin dërguar për murator, një kurs dy-vjeçar në të ashtuquajturën “Shkollë e Rezervave të Punës” në Shkodër.

Përjetova një zhgënjim të madh, kur vura re që në degë të zgjedhura kishin vajtur fëmijë të atyre me mbështetje politike. Megjithatë shkova, përfundova vetëm semestrin e parë dhe u ktheva. Kaq zgjati i gjithë shkollimi im, 15 vjeç fillova punë, për të mos u shkëputur më prej saj. Po edhe për punë duhej të iknim larg, për të fshehur disi trashëgimin farefisnore, që ishte një disavantazh për kohën, ku vlerësoheshin e përkraheshin njerëz nga shtresat e ulëta. Mesa kujtoj ka qenë 22 mars 1969, Dita e Sulltan Novruzit, kur u nisa nga shtëpia në drejtim të Burrelit, ku kisha vëllain e madh, Sedin, që punonte në Ndërmarrjen Rruga-Ura…”.

Qëndroi aty për pak kohë. Filloi punë me orar të reduktuar. Punonte dhe paguhej për 6 orë, kaq ja lejonte mosha. Ndodhi tërmeti i 3 prillit 1969 në fshatrat Izvor e Rabie të Tepelenës. Gjithë Shqipëria u ngrit në këmbë, siç thuhej në propagandën e asaj kohe. Mes tyre dhe brigada e vëllait të Safetit. Sedi takohet më të dhe i thotë të kthehet në vendlindje. “Mirë”, i përgjigjet të vëllait, ndërsa në mendje kishte diçka tjetër. Niset pas tij me makina të rastit. Nga Burreli në Laç udhëton me një “Skodë”, në karroceri. Pastaj merë trenin deri në Fier. Mbërrin aty në orët e vona të mbrëmjes dhe sistemohet në hotelin e qytetit. Ndjehet keq teksa shikon rreth e qark njerëz të veshur më mirë se sa ai. Më shumë se çdo gjë tjetër stononin opingat. Me vete kishte vetëm 450 lekë. Të nesërmen në mëngjes shkon në Pazar e blen një palë atlete 390 lekë. Mbetet me 10 lekë në xhep. Destinacioni i fundit ishte Izvori dhe Rabija e Tepelenës. Del tek kryqëzimi i rrugëve të Fierit për në Jug. Qëndroi për gati 7-8 orë në pritje, sa vjen një makinë nga ato të qymyrit dhe polici rrugor e ndihmon, duke i thënë shoferit se ku duhej ta çonte.

Mbërrin rreth orës 10 të natës në Izvor, prej andej duke pyetur udhëton në këmbë e soset në Rabije pas dy orësh. Punon atje rreth dy muaj e gjysëm. Ishte periudhë vere, u çonte ujë aksionistëve. Fitoi gati 12 mijë lekë të vjetra. Kthehet në vendlindje, gjysmat e këtyre lekëve ja dorëzon babait. Me pjesën e mbetur të tyre niset në kërkim të punës së re. Për rreth 3 vite, deri sa shkoi ushtar, punoi në 3 ndërmarrje të ndryshme; në Rruga-Ura e NSHN Kukës dhe HEC-in e Vaut të Dejës.

Pas 3 vitesh ushtri në Tropojë, fillon punë në ndërmarrjen Gjeologjike të Kalimashit, rreth 50 km larg fshatit të tij, ku qëndroi plotë 17 vite deri në fillim të viteve ’90. Sakrifica më e madhe ishte se këtë rrugë vajtja-ardhje e bënte çdo ditë. Ngrihej në orën 3 e gjysëm të natës për të mbërritur në Kalimash në 7 të mëngjesit. Një pjesë të rrugës e bënte me këmbë, pjesën tjetër me autobus. E njëjta gjë dhe në kthim. Megjithatë u shqua në punë, arriti rezultate të larta, ndaj dhe u dekorua me “Urdhër pune Klasi 3” dhe “Urdhër pune Klasi 2”.

Ishin sakrifica që bëheshin për ndërgjegjen dhe nderin e familjes e të fisit. Sidoqoftë, kur mendonte që dy vëllezërit e tij vuanin pasojat e kooperativizmit malor, nuk e kishte ndërgjegjen të qetë; i delte shpesh ai pak gjumë i natës, që bënte. Dikur kishte njohur rastësisht kryetarin e Këshillit të fshatit Pezë-Helmës. Gjen mundësinë e flet me të për vëllezërit, t’i transferonte afër kryeqytetit. Bien dakord. Ishte verë e vitin 1986. Në një nga këto ditë sajon një rrugë furnizimi për në Tiranë me makinën e ndërmarrjes.

“Një rrugë e dy punë”, siç i thonë në gjuhën popullore. Ngarkojnë ato pak orendi dhe niset bashkë me vëllezërit rreth orës 12 të natës. Për të mos rënë në sy të njerëzve udhëtojnë në një rrugë rurale, Grykës së Fanit, në gjurmët e sotme të Rrugës së Kombit. Kryetari i Këshillit të Pezë-Helmësit i pret mirë dhe i sistemon në shtëpinë e tij. Nisen letrat e para nga fshati. U bë problem i madh dhe kryetari u dorëzua, pasi e kërcënuan me masa disiplinore nga organet përkatëse të partisë e pushtetit.

Kështu që Safeti me të vëllezërit, pasi qëndruan për afro 4-5 ditë në Hotel Internacional, gjejnë një mundësi të re sistemimi në Dias të Petrelës. Blejnë një shtëpi aty, kuptohet të vjetruar e të amortizuar, për 150 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë fillojnë dhe punë; Sedi në minierën e Kërrabës, kurse Besniku në kooperativë. Pas kësaj zgjidhjeje për vëllezërit, Safeti ndjehej më i qetë dhe vazhdon punë në ndërmarrjen gjeologjike të Kalimashit.

U bashkohet vëllezërve në fillim të viteve ’90. Në ’93-shin punon si menaxher autobusi në linjën Tiranë-Korçë, ku përballet me problematikën traumatizuese të emigrantëve që ktheshin nga Greqia ato vitet e para. Ndërmend i vijnë fjalët e një poeti anglez të shekullit të 17-të, që ja kishte perifrazuar një mësues nga zonat veriore, të cilin e kishte njohur si pasagjer në autobus, teksa kthehej dhe ai i zhgënjyer nga Greqia: “Ata që jetojnë në atdhe dhe mësojnë të njohin Zotin dhe vetë-veten, nuk kanë nevojë të shkojnë me tej”.

Ndaj nuk vonon shumë dhe së bashku me vëllain e vogël, Besnikun, hapin një servis makinash. Tani në këtë lloj biznesi, përfshi dhe tregtinë për pjesë këmbimi janë të punësuar të tre djemtë e Safetit (Ylli, Dashi dhe Agroni). Po kështu djali i Sedës, Nazmiu dhe djali i Besnikut, Eltoni, që kuptohet, kanë bizneset e tyre të veçanta. Të gjithë janë rregulluar si jo më mirë, por Safetit edhe sot i rrjedhin lot nga sytë për një djalë, që i trashëgoi emrin e të atit, Xhemalit, i cili do të ishte përkrah tre vëllezërve të tjerë, dhe që fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 21 vjeçare, për shkaqe natyrore. Ndaj i del në mënyrë të natyrshme thënia: “Kur ka dëshirë e vullnet, njeriu bën çdo gjë, veç atyre që i ka Zoti në dorë”.

Po kështu një peng tjetër, si pinjoll i fisit që krijoi fshatin, është dhe shpopullimi i vendit nga rinia. “Shumica e tyre kanë emigruar në Angli e vende të tjera perëndimore, dhe as kanë ndërmend të kthehen, -thotë ai. -Por dashuria për vendin fillon nga dashuria për familjen, fisin e fshatin…”. Roli i Safetit por dhe i dy vëllezërve të tij në edukimin familjar të fëmijëve të tyre me punën dhe dashurinë për njeri – tjetrin sintetizohet tek fjalët që na tha Agroni (djali i Safetit): “Mundin e babës e kena borxh, që as jeta s’na del me e la”. Këto fjalë të vlerësimit prindëror, që një historian romak i quan “…ligji i parë i natyrës”, përveç dashuri, përcjellin mirënjohje, angazhim e betim trashëgimtarësh të denjë të fisit Kolgjini për të mos humbur identitetin kombëtar. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ata fiksuan imazhet e para të fotografisë shqiptare, figurat e pavarësisë, por emrat e tyre njihen fare, pak, pasi vdiqën në mjerim, apo azilin e pleqve, si...”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të celuloidit

Next Post

“Kur unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, Kasem Trebeshina disa hapa prapa nesh, e qëlloi në kokë dhe Sulo u rrëzua i vdekur...”/ Deklarata e rrallë për hetuesin e Sigurimit, në 1982-in

Artikuj të ngjashëm

“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 21, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Kur Abaz Kupit i treguan, se djali i bajraktarit të Tropojës, komunist në batalionin ‘Perlat Rexhepi’, e preu në besë Patër Lek Lulin, i dërgoi fjalë Sali Manit…”/ Historia e panjohur e vrasjes së klerikut të famshëm

November 16, 2025
“Më 27 shtator 1942, Çabej i dërgoi letër Ernest Koliqit, ku i kërkoi ta hiqte si anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, pasi, aty ishte edhe…”/ Historia e panjohur e profesorit dhe akademikut të njohur
Personazh

“Në dosjen e Sigurimit për Prof. Çabejn, agjenti ‘Shigjeta’, më 20 tetor 1957, informonte se; ‘Prof. i Universitetit të Tiranës, Q. Turdiu, M. Karajani e Rr. Zojzi, janë…”/ In memoriam për profesorin e famshëm

November 15, 2025
“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit
Personazh

“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

November 15, 2025
Next Post
”Ylvija, infermieria që vishej me shumë elegance, ra në dashuri me Braho Kuçin, komandantin e rojeve të spitalit, por më pas ajo, edhe me të sëmurët…”/ Kujtimet e panjohura, të mjekut italian të partizanëve

“Kur unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, Kasem Trebeshina disa hapa prapa nesh, e qëlloi në kokë dhe Sulo u rrëzua i vdekur...”/ Deklarata e rrallë për hetuesin e Sigurimit, në 1982-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme